Home

Lajme

Greqia, Turqia dhe Serbia financuan prej 100 vjetësh politikanët shqiptarë

No Comments Lajme Opinion

Historiania Elena Kocaqi e ftuar në “360 Gradë” në Ora Neës, tha se Greqia ka financuar prej më shumë se 100 vitesh në politikën shqiptare për vendimet, ndërsa shton se aktualisht fondet që vijnë nga vendet fqinje shkojnë deri tek niveli i buxhetit të shtetit shqiptar.

Greqia ka vite që financon. Unë të paktën si historiane e kam gjetur në arkiva që para 100 vjetësh Greqia financonte politikanët tanë për vendimmarrje.

Financon Serbia, financon Turqia. Fondet që jepen në Shqipëri janë jo qindra milionë dollarë, por mendoj se është një buxhet që shkon sa buxheti i Shqipërisë. Gjithë ky investim ka prapavijë politike të qartë. E ka bazën tek nacionalizmi ekstremist, për të krijuar perandori neo-otomane, bizantine, perandori Stefan Dushani, etj.

Ky është qëllimi. Ky problem është i madh sepse dëmton interesat kombëtare. Mediat krijojnë opionin publik. E ne nuk kemi një publik të specializuar që i di problemet e brendshme dhe të jashtme.

Grekët kanë program të caktuar ndarjen veri-jug të Shqipërisë dhe rritjen artificiale të numrit të minoritarëve.

Burimi/dardaniapress.com/

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *