Home

Lajme

Llesh Marashi komandant i çetes se pare partizane…!

No Comments Argëtim Histori

Tuk Jakova me disa shoke te tjere te Qarkorit te Partise per Shkodren mesuan faktin e prishjes se Llesh Marashit me pushtuesit Italiane dhe, duke marre parasysh se Lleshi ishte oficer i pergatitur, ishte malesor me autoritet dhe kishte nje rreth te gjere familjar dhe miqesore, do te ishte mire qe te terhiqej ne anen e L.A.N.C. Mbas bisedimesh te gjata, Lleshi pranoi bashkepunimin me partizanet ne luften kunder pushtueseve fashist dhe, ne pranveren e vitit 1943 ne Bjeshket e Domnit, r behet nje mbeledhje e tere partizaneve, qe vepronin ne Mbishkoder. Madje, ne kete mbledhje vijne edhe partizan te rinj nga qyteti. Behet riorganizimi i cetes se pare Partizane. Ketu zgjidhet Llesh Marashi, si nacionalist, komandant i cetes se pare Partizane, nderkohe qe Qamil Gavoci zgjidhet komisar i asaj cete Partizane. Te dy keta drejtues hartojne programin per te bashkpunuar dhe organizuar punen per te luftuar kunder pushtuesit Italian e tradhtareve te vendit. Ky bashkpunim vazhdoi disa kohe midis Llesh Marashit dhe shokeve te Qarkorit te Partise e, sidomos, shokeve qe vepronin ne fshate. Pa kaluar shume dite nga riorganizimi i cetes se pare, ne shtepine e Halil Muhos ne Dodc behet nje mbeledhje e rendesishme, ku marrin pjese shoket kryesore te Qarkorit dhe cetes partizane, si Tuk Jakova, Zija Dibra, Fahri Ramadani, Gjovalin Luka, Avdyl Bekteshi, Bejto Faslia e te tjere, nga ana tjeter, edhe Llesh Marashi me 7 burra qe e shoqeronin, gjithe vellezerit nipat dhe miqte e tij. Mbas kesaj mbeledhjeje, te nesermen u organizua mbeledhja e popullit tek xhamia e Recit, ku moren pjese mbi 200 vete. Ketu folen shoket kryesor te partizaneve. Foli dhe Llesh Marashi, qe u degjua me vemendje.
Mbas mbeledhjes se Recit shoket kryesor, si Tuk Jakova, Zija Dibra, Bejto Faslia, Fahri Ramadani, Gjovalin Luka, bashke me Llesh Marashin me shoqeruesit e tij, shkuan ne Zagore, fjeten ne shtepite e Llesh Marashit, Rrok Kantit dhe te disa te tjereve.
Diten e dyte ne Zagore Lleshi organizoi mbledhjen e popullit te xhamia e Zagores, por, per hi te se vertetes, ne mbeledhje erdhen vetem 25 burra. Edhe keta nuk e priten hice mire kete mbeledhje. Mjaft syresh treguan shenja frikesimi, duke thene: jemi popull i vogel, i paorganizuar, popull fukara etj. Ne keto kushte vazhdonin te thonin ata, nuk mund te marrim veten ne qafe, sepse Italia eshte e madhe shume e armatosur! Ne kete cast ka nderhyre me ashpersi Llesh Marashi ndaj bashkefshatareve te ti, duke u thene shokeve: shkoni nga Reci e nga Rrjolli, se me keto do merrem une. Do te punoj me popullin dhe, shume shpejt, kane per tu krijuar dhe dy ceta partizane, njera ne Shkrel dhe tjetra ne Koplik e Bajze.Keto ceta as qe u krijuan ndonjehere nga ana e Lleshit! Ky vazhdoi te qenderonte si komandant i cetes se pare deri ne gusht te vitit 1943. Pas kesaj kohe ai do te hynte ne lidhje me kreret e Ballit Kombetar. Nderkohe vihet ne pritje per te bashkpunuar me nazistet gjerman. Ne fakt merr pjese ne luften e Recit, por pa treguar asgje nga cilesite e tij si partizan dhe nga aftesite si kuader. Me 9 shtator 1943, me ardhjen e pushtuesve nazist, Llesh Marashi lidhet e bashkpunon me gjermanet. Madje tani merr edhe grada e funksione te larta! Cfare nuk shfrytezoi e cfare nuk beri ne sherbim te nazisteve! Tani ai do te tregonte tere aftesite e tij per te spiunuar, kapur e burgosur shoke te Qarkorit, komuniste te thjeshte, militante te Levizjes, partizane, pjestare te bazave te luftes, e tjere e tjere.
Marre nga libri e VERTETA, autor: Abdyl Sadiku (Ndreca)

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *