Home

Lajme

Diana Ziu – A duhet te jete ky vit një festival konkurimi apo duhet te jete nje festival kurimi?…

No Comments Lajme Opinion

Mbi dhimbjen qe ne dhe e gjithe bota po kalon sot, nuk duhet te humbasim me nje harrese te trashe dhe me nje mendje te thare pa shpirt. Fjala jonë duhet te jete arma me e forte e shpirtit. Fjala duhet të kete efekt mendimi per te sheruar, ajo duhet te levrohet kujdesshem, te rrjedhe si puhize, si flad qe flladit dhe zhvillon mendjen, dhe mbush mushkerite me ajer te paster dhe te dlire.

Unë nuk kam mundesi t’a zhvendos malin, edhe sikur me hamendje te momentit t’a imjagjioj…
Por, unë nuk mund te marr perpjete perrenjte, kur me ngazellimin e tingullit shkruaj ne heshtje, kompozoj…
Sot, as etjen pemes nuk mund t’ia shuaj, pasi nuk ngopet kurre dhe, nuk dua te deshtoj’…

Unë i kujdesem falenderimit te fryteve qe rilindin hapesirave, jeten me kohën magjike ekzistente e pranoj…
Me rrezen e drites vershojne, vrapojnë mrekullite, dua te ike edhe ky i mallkuar virus, qe jetet perpin nuk do t’ia dije… Dhe me pas te vije dita plot jete dhe gjalleri, me ajrin e pastruar frymemarja te gezoje liri…

Ky frymezim me erdhi ne mendje, tek po shkruaja kengen e ketij viti per festivalin 59-te. Kjo eshte nje kenge per Shpirtrat e trazuar, me tekst te poetes Ardiana Dhimiter Mitrushi. Kjo kenge me frymezoi nga fjalët e ndjera te tekstit, të cilat bëjnë fjalë per kohën sot dhe, që të gjithë ne po kalojmë, dhe gjithashtu sesi po e ndjen dhe vete poetja në jeten e saj. Kjo këngë eshte nje ballade qe qendron bukur dhe eshte goditje shume e forte per mua si kompozitore.

Tashmë jemi ne prag te festivalit te 59-te dhe, ky po realizohet ne nje kohe teper te veshtire. Festivali në vetvete eshte nje feste vertet, por eshte edhe nje tradite e bukur. Ne kete feste paraqiten shume kenge, te cilat jane nje dhurate e bukur e fundvitit. Krijuesi cdo vit sjellin melodite, kenge te reja qe konkurojne respektivisht dhe mbartin emocionet te ndryshme.Pra, gjithcka per nje jete me te bukur, plot optimizem, plot kenge te larmishme, me ngjyra dhe me tekste te shumellojshme.

Por, a duhet te jete ky vit një festival konkurimi apo duhet te jete nje festival kurimi?…
A mos valle eshte me mire qe krijimet dhe kenget me te bukura nga kengetaret me te mire, te organizohet nje koncert madheshtor?…

Këtij viti, me këtë pandemi globale që ka rrëmbyer jetë njerëzish, ka trimfuar në betejat e shumta njerezore, por sot, ne te gjallet qe po perjetojme keto forma pandemike monstruoze na duhet qetesia, na duhet siguria, na duhet momenti krijues, kurues. Nuk dua te shoh me konkurenca dhe gara egoiste me shpirtin e plagosur.

Sot me shume se kurre ne na duhet nje koncert madheshtor, nje koncert per viktimat qe padrejtesisht kane humbur jeten nga kjo beteje tragjike. Mendoj qe nje pjese monetare nga fondi i majme i festivalit, t’u jepet te gjithe njerezve qe nuk kane mundesine te kurohen apo te jetojne normalisht. Sigurisht nje humanizem i tille dhe teper madhor te akordohet nga stafi i RTSh-se, nga shteti, nga ne taksa paguesit.

Vetë kryemistri zoti Rama duhet të japë mbështejen kryesore për këtë veprim human. Dhe dihet që angazhimet e tij në ditët e fundit kanë qenë tepër direkte për të gjithë popullin tonë. Propozimi eshte qe kete vit, që vete zoti kryeminister te marre projektin ne dore,(sigurisht me stafin e tij drejtues), dhe te sjelle kete koncert fest si nje kurim zemrash dhe si forme lutjeje per viktimat e pafajshme te kombit.

Nese ne nuk do te marrim pjese ne eurosong, kjo nuk do te sillte nje deshtim kombetar. Por, kjo do te ishte nje pikenisje dhe thirrje qe vjen nga nje vend i vogel si ne dhe, për t’u bere model per boten e madhe sot, dhe pikerisht ne kete kohe kritike te pandemise globale. Kjo ishte arsyeja qe une si Diana Ziu nuk e solla kengen time per konkurim.

Ne bashkepunim mendimi me poeten Ardiana dhe, duke sinkronizuar gjendjen pandemike si ne Shqiperi dhe ne Shetet e bashkuara te Amerikes ku ajo jeton prej shume vitesh, ne ndjeme nje lloj pergjegjesie shpirterore te njejte. Dhe kjo ishte nje nga arsyet qe mua si Diane kenga me erdhi si nje proteste brenda ndergjegjes time dhe, thjeshte per te mos konkuruar.

Nuk eshte momenti sot qe te ushtrojme kritiken per nivelin dhe organizimin e festivalit, qe padyshim ka shume per te thene, por sot une po e shoh ne nje kendveshtrim hyjnor, poe shoh si nje rekuem dhe respekt per njerezit. Po shoh qe vemendja e popullit eshte perqendruar drejt jetes dhe sherimit psikologjik te saj.

Ne si artiste kemi nje detyre morale dhe shpirterore dhe duhet te jemi me shume se kurre prane njerezve. Kjo nepermjet nje koncerti siç permenda me lart, ku madheshtia do te qendroje tek humanizmi i cdo njerit nga ne, dhe cdo krijues do te fale nje kenge per jete njeriu, dhe gjithe koncerti te jete nje dhurate humane, bamiresi per popullin. Per mua si Diana Ziu ky eshte festivali, eurosong dhe kenga me e bukur e vitit, pra te shpetojme jete njerezish. Diana Ziu…

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *