Home

Lajme

Islam Lauka – Saranda Bogujevci rrnoi për me tregue

No Comments Lajme Opinion

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, shprehu “shqetësimin” e thellë se disa po abuzojnë politikisht me temën e të pagjeturve, duke futur në këtë listë edhe Saranda Bogujevcin, të mbijetuarën e një masakre të tmerrshme serbe, ku ajo humbi nënën, dy vëllezërit, gjyshen dhe të afërm të tjerë të saj.
Ndërkohë, mbëmë në “Pressing”, Selmanaj deklaroi se Kuvendi i Kosovës dhe Komisioni Parlamentar cënojnë dinjitetin tonë si qeveritarë, në rast se na thërrasin kaq shpesh për të njëjtën ҫështje (të tё pagjeturve).
Për pikën e parë, mendoj se fytyra e Saranda Bogujevcit është fytyra e Kosovës së martirizuar dhe e dhëmbjes së pafund njerëzore, por edhe e nderit, krenarisë dhe dinjitetit të femrës shqiptare, ndërsa ajo e Driton Selmanajt është fytyra e kastës së paligjshme dhe mujshare të Kosovës, e kapluar, siҫ thotë Kadare, nga tri babëzi-etja për para, për pushtet dhe për lavdi.
Saranda Bogujevci rrnoi për me tregue atë të vërtetë që nëna dhe vëllezërit e saj nuk arritën ta thonë. Ajo përfaqëson zërin e tyre dhe të të gjithë viktimave të dhunës shtetërore serbe në Kosovë.
Driton Selmanaj përfaqëson “heshtjen e blerë” për krimet e djeshme serbe dhe vullnetin politik për pazaret e sotme me Serbinë, të një klase politike, të zvetënuar moralisht.
Po të flasim me gjuhën e Migjenit tonë të madh, Driton Selmanaj përfaqëson “derrin e kënaqun”, ndërsa Saranda Bogujevci “Sokratin e vuejtun”.
Mbahu, si gjithmonë, Saranda Bogujevci, me ty jemi, një popull e një komb i tërë!
Për ҫështjen e dytë, me keqardhje konstatoj se qeveritarët e sotëm ose nuk i njohin raportet midis ekzekutivit dhe legjislativit ose akoma mё keq, i njohin dhe i shkelin, apo i shtrembёrojnё ato me vetёdije. Në shoqëritë demokratike ekzekutivi i jep llogari legjislativit, sa herë që ky i fundit e sheh të nevojshme dhe për ҫdo gjë, që e gjykon se paraqet interes për vendin. E tillё ёshtё ҫështja shumё e ndjeshme e të tё pagjeturve. Përse iu cënoka dinjiteti zëvendëskryeministrit Selmanaj në rast se Kuvendi ose Komisioni Parlamentar vendosin ta trajtojnë kёtё temё, shpesh e më shpesh, aq më tepër kur ka 20 vjet që nuk është zgjidhur?
Ka ndodhur që ministrat e qeverisë Hoti kanë refuzuar të shkojnë në mbledhjet e komisioneve parlamentare, por edhe kur kanë shkuar, me arrogancë ua kanë imponuar kohën e qëndrimit të tyre aty. Vetë Hoti u largua dje nga Kuvendi me pretekstin e një bisede telefonike me presidentin e Francës, Makron. Kryeministri dhe vartësit e tij duhet ta kuptojnë se as ata, as Makroni, nuk janë, as nuk mund të jenë mbi Kuvendin e Kosovës. Apo me këto qëndrime qeveritarët tanë duan të tregojnë se i kanë hipur në qafë, jo vetëm popullit por edhe organit legjislativ që i ka zgjedhur? Në rast se është kështu, atëherё mund të thuhet se qeveria Hoti është kthyer në autoritare dhe, si të tillë, qytetarët e Kosovës duhet t`ia tregojnë vendin.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *