Home

Lajme

Ne bashkepunim me Universitetin e Columbias nen drejtimin e Dr. David L. Phillips dhe Ministres se Puneve te Jashtme te Kosoves znj. Meliza Haradinaj sot u realizua seminari: “Forcimi i maredhenieve SHBA-Kosove gjate administrates se presidentit Biden”.

No Comments Aktualitet Lajme

Nga Dritan Demiraj
Te nderuar miq!

Ne bashkepunim me Universitetin e Columbias nen drejtimin e Dr. David L. Phillips dhe Ministres se Puneve te Jashtme te Kosoves znj. Meliza Haradinaj sot u realizua seminari: “Forcimi i maredhenieve SHBA-Kosove gjate administrates se presidentit Biden”.

Ne te moren pjese dhe dhame mendimet tona disa anetare te shquar te diaspores shqiptaro-amerikane si Richard Lukaj, Avni Mustafaj, John Dauti, Avdi Gecaj, Mark Kosmo, Teuta Kukleci, Venera Kusari, Drilon Gashi, Mithat Gashi dhe Aferdita Jakupi.

Te gjithe rame dakort se prioritet kryesor gjate administrates Biden duhet te jete anetaresimi i Kosoves ne Nato, duke filluar fillimisht me pjesmarrjen e saj ne Partneritetin per Paqe dhe hap pas hapi drejt anetaresimit te saj te plote.

Hapi i pare eshte padyshim transformimi i FSK ne forca te armatosura (FAK). Me pas pergatitja e nje plani 10 vjeçar bashkepunimi kryesisht me Republiken e Shqiperise, nen mbeshtetejn e DoD dhe partnereve te tjere, ngritja sa me e shpejte e kapaciteteve operacionale, te intelligences ushtarake, krijimi i njesive te perbashketa me qellim dislokimin ne zona te nxehta ne bashkepunim te ngushte me DoD.

Permes kesaj axhende, masave, reformave Kosova do te jete ne gjendje qe te permiresoje partneritetin strategjjk me DoD, duke kaluar nepermjet nje reforme te thelle dhe gjitheperfshirese ne fushen e mbrotjes.

Hapi i dyte do te jete pergatitja e nje plani modernizimi ne drejtim te kater fushave kryesore: “Shoot, move, communicate & medicate”. Kjo nenkupton kompletimin me armatimin e duhur baze dhe te rende, transportin taktik dhe operacional te te gjitha njesive te FAK-ut, stervitjen e tyre me doktrinat dhe standartet e NATOs, pajisjet e komunikimit, ndihmes se shpejte, pajisjet e zbulimit ushtarak, etj dhe me procedurat standarte operacionale te veprimit ne zonat operacionale, etj.

Hapi trete: Pergatitja e nje Regimenti te Operacioneve Speciale ne bashkepunim me Drejtorine e Intelligences Ushtarake e gatshme te dislokohet ne çdo cep te globit ne mbeshtetje te operacioneve dhe luftes kunder terrorizmit ne bashkeveprim me njesite amerikane dhe shqiptare, duke i ofruar aleances njesi cilesore ne kete drejtim.

Hapi i katert: Pergatitja e Strategjise se Sigurise Kombetare, Strategjise Ushtarake ne bashkepunim me Republiken e Shqiperise, rritja e buxheteve te mbrojtjes dhe krijimi i njesive rezerviste, si nje element shtese ne rastin e nevojes per te kontribuar gjate emergjencave civile ose per çdo te papritur.

Se fundi: Meqenese buxheti, strukturat, sasia e forcave , etj jane te vogla do te ishte shume productive qe te dy vendet si Shqiperia dhe Kosova te intensifikonim ndjeshem bashkepunimin ushtarak midis njeri tjetrit, ne menyre qe pilotet e FA te ardhshme te Kosoves te pergatiten tek Regjimenti jone i helikoptereve dhe disa njesi si: forcat speciale, komando, njesi nga intelligenca ushtarake, pilotet e mjeteve ajrore, njesia e kerkim-shpetimit, etj te sterviteshin bashke dhe te dislokoheshin se bashku ne funksion te misioneve te aleances dhe SHBA-ve.

Per me teper theksuam rendesine e e anetaresimit te Kosoves ne NATO, e cila do te sherbente si nje “deterrence” e fuqishme per parandalimin e provokimeve dhe kercenimeve te vazhdueshme serbo-ruse ne rajonin e Ballkanit.

Gjithashtu u diskutua se çdo korrigjim kufiri ose mundesi shkembimi territoresh duhet te jene te perjashtuara nga çdo bisedim i ardhshem me Serbine.

Takimet e ardhshme midis dy vendeve duhet te behen nen drejtimin e nje te derguari special per dialogun Kosove Serbi, por duke patur parasysh parimin e reciprocitetit dhe te dy vendet duhet te trajtohen ne menyre te njejte.

Gjate çdo dialogu, njohja e Kosoves ne kufirin ekzistues dhe brenda Kushtetutes se Republikes se Kosoves duhet te jene kushte qe nuk duhet te negociohen, duke mos pranuar gjithashtu kopetencat ekzekutive te Associacionit te Komunave Serbe. Ne kete kontekst, integriteti territorial, karakteri unitar dhe rendi kushtetues i Kosoves duhet te jene te panegocueshme.

D. D. Michigan.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *