Home

Lajme

URIME 28 NËNTORIN – DITEN E FLAMURIT

No Comments Argëtim Histori

Urime 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit Shqipëri, Kosovë, Iliridë, Çameri, Preshevë, Ulqin, Plavë e Guci. Urime edhe të gjithë shqiptarëve në diasporë.
28 Nëntori i vitit 1912, Dita e Flamurit dhe Dita e Pavarësisë gjithëshqiptare, që u përgjysmua, është dita më e rëndësishme në historinë e kombit tonë.

Urime te Gjith SHQIPTARVE ku do qe ndollen diten e Flamurit,diten e 28 Nentorit

28 Nentor 1912 – ne Vlore, pikerishte ne kohen kur kishin mberrite 83 delegate nga te gjitha krahinat shqiptare, duke kapercyer veshtiresi te shumta nga shkaku i luftes qe ziente ne te kater anet, do te hynte ne historine tone, si dita me e madhe e kombit shqiptar. Ne mes te nje entuziasmi te papershkrueshem plaku i Vlores Ismail Bej Qemali, ngriti ne ballkonin e Bashkise se Vlores flamurin e Skenderbeut, flamurin qe e kishte qendise me doren e vet nje zonje shqiptare e quajtur Marigo.

— Ngritja e flamurit kombetar ne Vlore – 28 Nentor.1912, ishte nje akt historik, qe siç tregoj historia do t’ua ngrente lart krenarine e shqiptarve, dinjitetin dhe gezimin. Mbasi ky ishte po ai flamur kuq e zi, flamur i luftrave heroike, i vuajtjeve dhe gjakut te derdhur, i shume viktimave te rinise deri ne mosha te ndryshme, te rene deshmor per ideale, kombetare, per nje te ardhme me te mire te shqiptareve,per nje Shqiperi, te lire, sovrane e te pavarur.

— Me aktin e Shpalljes se Pavaresise se Shqiperise, Kryetari i Qeverise se Perkoheshme, Ismail Bej Qemali, nje dite pas ngritjes se flamurit dhe shpalljes se pavaresis, me 29 Nentor 1912, i njoftoj per aktin historik gjashte Fuqite e Medha : Angline, Italine, Austro-Hungarine, Francen, Gjermanine dhe Rusine. Po ashtu per kete vendim plaku i Vlores Ismail Beu, i njoftoj edhe shtetet ballkanike, Rumanine, Malin e Zi, Serbine, Bullgarine, Greqine dhe Turqine, duke kerkuar nga ata qe te njihnin aktin e Pavaresise si shprehje e vullnetit politik te popullit shqiptar.

Urime dhe gezuar festa !

Kalofshi sa me bukur ne vatrat tuaja familjare,kudo ku ndolleni e kudo ku jetoni !

Per shume mot gezuar !

Danimarke – Kopenhage ,28 Nentor 2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *