Home

Lajme

Zija Vukaj – POLIGAMI MODERNE

No Comments Lajme Opinion

Tashmë nuk lejohet as të befasohemi nga kafshllëku i neveritshëm që na serviret nga skllevërit e gjasme qytetërimit bashkëkohor. Na rreh si çekan kërcënimi i modernëve: “Ç’keni, pse çuditeni? Pse i thoni e keqe hales amerikane? A nuk e dini që është hale amerikane? A nuk e ndjeni erën e mirë që kundërmon haleja perëndimore? Me këtë sens nënshtrimi dhe servilizmi provincial, majmunët shqiptarë që nuk kanë asnjë veti origjinale veç majmunepsjes, na sollën të gjitha ekskrementet sociale, të paketuara në trajta televizive nga të katër anët e globit. Këtu nuk ka risi, krijimtari, produktivitet. Ka kopje shkarravinaqe të emisioneve të televizionëve të vendeve të tjera. Transmetohen sidomos trajtat më të shpifura të zjarrmive dhe të mjerimeve Orwelliane, si fermë kafshësh, Big brother etj. dhe së fundmi, për turpin dhe nënshtrimin më fyes të qenies njerëzore të gjinisë femërore emisioni “Love Story”. Kush do të jetë vallë ai individ dykëmbësh që e sjell në botën shqiptare një perversitet të tillë. Një individ që ka meritën se është mashkull, ka shumë para dhe shëndet prej demi, jeton në një atmosferë patriarkati, në një stallë femrash të pafajshme shqiptare, gjë që ofendon, zhvlerëson, fyen, poshtëron në mënyrën më të përbuzshme gjithë njerëzit e gjinisë femërore. Një stil jetese më i zi se në traditën e sulltanëve. Haremi i tij freskohet çdo javë me prurje të reja viktimash, që presin të martohen me gallofin me pamje mëzati race, i cili don ta provojë çdo viktimë që sjellin prurjet e reja javore. Ky maskilizëm i neveritshëm proklamohet në kanalin televiziv, duke i bërë shërbim zhvlerësimit të femrës. Çuditem se si shoqatat e femrave që ankohen dhe militojnë për të drejtat e tyre dhe e zhvillojnë veprimtarinë e tyre në qiell, nuk e shohin krimin që luhet ndaj tyre në tokë. Maskilizëm kriminal, sepse po të ishte feminizëm, do të kishim një situatë tjetër. Do të kishim njëzet meshkuj të cilët do të synonin të martoheshin me një femër, e cila do të zgjidhte njërin prej tyre, pasi t’i kishte provuar të gjithë si bostanin ose kungujt. Të tjerët do të ishin baxhanakë. Si tek “Vjeshta e Xheladin Beut”! Mirëpo, kjo gjë e ndyrë duhet gëlltitur me pëlqim, pasi është kopjuar nga jashtë. Dhe aftësia për të kopjuar shprehet në këtë mënyrë. Lot, vaje, pishina, puthje aksidentale, të dëshiruara, të qëllimshme, të paqëllimshme, të keqkuptuara. Një lumë libidik i pakontrollueshëm dhe një HARUSHAN potent, që lundron në këtë lumë dhe që tallet me genin e racës sonë; racë e lavdishme nga ku ka dalë edhe ai vetë.
(dash)

Burimi/Facebook

At Gjergj Fishtes – Dekorata e Flamurit Kombetar ( Pas vdekjes )

No Comments Argëtim Letersi

Ilir Meta

Me rastin e 80-Vjetorit të ndarjes nga jeta, në vlerësim të veprës atdhetare dhe të rolit të jashtëzakonshëm në fushat e gjuhës dhe të letërsisë shqipe, arsimit e kulturës, diplomacisë, politikës e teologjisë, si dhe për meritat e Tij historike në krijimin e alfabetit shqip dhe në proceset shtetformuese, kam sot nderin e veçantë të çmoj me Dekoratën më të lartë në Republikën e Shqipërisë, At Gjergj Fishtën, atdhetarin, historianin, gjuhëtarin e madh, diplomatin dhe iluministin e shquar, për të cilin interesat kombëtare ishin po aq të shenjta, sa vetë besimi që i përkiste.
Nëpërmjet veprave të Tij të çmuara artistike, ai ngriti lart, shpalosi botërisht dhe skaliti në përjetësi vlerat dhe virtytet e veçanta autoktone, si dhe përpjekjet e parreshtura të kombit shqiptar për liri, mbrojtje të trojeve shqiptare dhe të sovranitetit të vendit.
Vepra e Tij e vyer do ta ndriçojë përherë kombin tonë për të tejkaluar çdo sprovë në mbrojtje të Pavarësisë, Lirisë, Demokracisë dhe të ardhmes europiane.

Burimi/Facebook

Imazhi mund të përmbajë: 1 person

Plani 5 vjeçar i krijimtarisë sime (2015 – 2020) përfundoi. Ky është bilanci:

No Comments Argëtim Letersi

43 premiera kombëtare dhe botërore iu shtuan krijimtarisë sime gjatë këtij pesëvjeçari, të dala këto në skenë apo YouTube. Nga këto: 4 vepra klasike, 2 muzikë filmi, 8 këngë për të rritur, 16 këngë për fëmijë, libri autobiografik prej 588 faqesh “Rrëfimet e një kompozitori shqiptar”, etj, pa llogaritur 3 krijime që u anuluan për shkak të Kovidit.
Ju uroj të gjithëve një Vit të Ri të mbarë e të shëndetshëm!
Lista e detajuar si më poshtë:

 2015
  1. Libri autobiografik “Rrëfimet e një kompozitori shqiptar” (588 faqe) – Shtëpia botuese “Ada”
  2. Rapsodi Shqiptare për Orkestër Sinfonike (Tiranë, dhe Fier) 2016
  3. Kuartet Harqesh me 4 kohë, (New York)
    (Koha e 1rë e këtij kuarteti u luajt vite më pas në Athinë)
  4. Kuartetit fryme – Koha e 2të, (Gjermani)
  5. “Vallet Shqiptare” – Çmimi i madh. Fest. fëmijëve, (Prishtinë)
  6. “Gjuhën Ta Ushtrojmë” – Çmimi i 3të, Fest. fëmijëve, (New York)
  7. “Qukapik, O Qukapik” – Fest. Mbarëkombëtar i Fëmijëve, (Shkodër)
  8. “Alexander” – Skenë frymëzuar nga filmi (YouTube)
  9. “Independence Day” – Skenë frymëzuar nga filmi (YouTube)
  10. “Saving Private Ryan” – Skenë frymëzuar nga filmi (YouTube)
  11. “The Shawshank Redemption” – Skenë frymëzuar nga filmi (YouTube) 2017
  12. “Cicërimat” – Pjesë virtuoze për solo piano (YouTube)
  13. “Çke Bërë Ti Për Shqipëri” – Këngë për të rritur (YouTube)
  14. “Vallzo Alba” – Këngë për të rritur (YouTube)
  15. “Sa M’ka Marr Malli” – Këngë për të rritur (YouTube)
  16. Himni i Shoqatës “Jehona Shqiptare” – Këngë (YouTube)
  17. “Oh, No” – Këngë për të rritur me tekst anglisht (YouTube)
  18. “I Dua Kafshët” – Çmimi i publikut. Fest. fëmijëve, (Elbasan)
  19. “Kec Postieri” – Fest. fëmijëve, (Durrës)
  20. “Nuk Është E Thënë” – Fest. fëmijëve, (Korçë)
  21. “Zhgarravinat” – Çmimi i 2të. Fest. fëmijëve, (Gjirokastër); Çmimi 3të, (Kavajë, 2019)
  22. “The Da Vinci Code” – Skenë frymëzuar nga filmi (YouTube)
  23. “The Ten Commandments” – Skenë frymëzuar nga filmi (YouTube)
  24. “The Lord of The Rings” – Skenë frymëzuar nga filmi (YouTube)
  25. Reklamë televizive për makinën “Nissan”, Music sample (YouTube)
  26. Reklamë televizive për “Chase Bank”, Music sample (YouTube)
  27. Reklamë televizive për Supermarket “Stop & Shop”, Music sample (YouTube) 2018
  28. “Vajza Jonë Sot Nuse e Re” – Këngë e krijuar popullore (YouTube)
    29 “Atdheut” – Fest. fëmijëve, (Elbasan)
  29. “Elefanti Tek Dentisti” – Fest. Mbarëkombëtar i Fëmijëve, (Shkodër)
  30. “Emrin Vëllait Dua Unë T’ia Jap” – Çmimi 1rë. Fest. fëmijëve, (Kërçovë); Çmimi 3të. Festivali
    Ndërkombëtar, (Gjilan)
  31. “Kënga Ime Shqiptarisë” – Fest. i fëmijëve, (Durrës)
  32. “Lepurushi Dhe Ketrushi” Çmimi Special. Fest. fëmijëve, (Prishtinë)
  33. “Lule E Vogël” Çmimi Parashqevi Simaku. Fest. fëmijëve, (Kavajë) 2019
  34. Film artistik “Sfida” (Shqipëri)
  35. Film vizatimor “Miracle on Hudson” (New York)
  36. “Bandilli Seç u Mbyt” – Këngë e krijuar popullore (YouTube)
  37. “Jam Shqiptar E Bir Shqiptari” – Junior festival, (Tiranë)
  38. “Merimanga Dhe Fshesa” – Fest. fëmijëve, (Elbasan)
  39. “Monumenti” – Fest. fëmijëve, (Korçë) 2020
  40. Kuartet fryme me 3 kohë (Të tre kohët) (New York)
  41. “Një Urim Një Bekim Për Shqipërinë” (YouTube)
  42. “Është Betimi i Brezit Tone” – Fest. fëmijëve, (Korçë)

Falënderime:
Falënderoj bashkëpuntorët e krijimeve të mija gjatë këtij 5 vjeçari, regjisorët dhe producentët e filmave, Vlash Droboniku, Skënder Jaçe, Lulzim Sula; dirigjentin Alqi Lepuri (Artist i Merituar); autorët e teksteve Agim Doçi (Mjeshtër i Madh), Zhuliana Jorganxhi (Mjeshtër i Madh), Jorgo Papingji (Mjeshtër i Madh), Arben Duka, Irma Kurti, Jani Duri, botuesin e librit Roland Lushi, këngëtarët Viktor Tahiraj, Gëzim Xhaxhai, Gloria Nure, Eneida Fasko, si dhe dhjetëra fëmijë këngëtarë që bashkëpunuan me mua në realizimin e këtyre krijimeve.

Nga Aleksander Vezuli

Burimi/Facebook

HISTORIA E VITIT TË RI, FESTA QË DATON RRETH 4000 VJET MË PARË NË BABILONINË LEGJENDARE TË ANTIKITETIT

No Comments Argëtim Histori

Viti iri banilonas filloi me henen e pare te pranveres, si stina e lulezimit. Viti i ri babilonas festohej 12 dite me radhe. Secila prej ketyre diteve kishte te vecanten e vet te festimit.

Romaket festonin vitin e ri ne fund te marsit, por kalendari i tyre ishte ngaterruar me perandore te ndryshem qe nderroheshin shpesh, keshtu qe kalendari filloi te numerohej ne baze te levizjeve te diellit. Megjiate, senati Romak ne vitin 153 para krishtit, shpall 1 janarin te jete fillimi i Vitit te ri, ne kishen Katolike denoheshin festimet sikur paganizem. Por, sikur krishterim i shtrire plotesisht ne popull, kisha filloi ta gezonte respektin nga fetaret e saj. Gjate mesjetes, Kisha kundershtonte festimin e vitit te ri. Ndonese kristianet e hershem denonin zakonin si pagan, popullariteti i foshjes si simbol i rilindjes forcoi kishen ne poziten e saj. Kisha, se fundi lejoi te festohej vitin e ri me foshjen, qe simbolizonte lindjen e Jezuesit.

Vitin i ri Brazilian.

Ne Brazil viti i ri karakterizohet me ushqimin ku te gjithe brazilianet e hane ate nate. Ky eshte orizi dhe supa nga bima e narcisit, qe sipas tradites braziliane persifikon bollekun (pasurine) e popullit.

Viti i ri Britanez

Ne Britani kostumet tradicionale ishin te domosdoshme ne naten e vitit te ri. Mysafiri i pare mashkull ne shtepi konsiderohet se i sjell fat shtepise. Zakonisht ato sjellin dhurata njeri-tjetrit si para, buke dhe pije, qe do ti siguronte ata qe familja do ti kishte te gjitha keto te mira gjate vitit te ri.

Viti i ri Kamboxhian

Ne Kamboxhia perdoret kalendari Indian,me te cilin kalkulojne per fillimin e vitit te ri. Keshtu datat prej 12,13 dhe 14 prillit shenojne festen e vitit te ri dhe zgjate tri dite. Njerezit i pastrojne shtepite e tyre dhe rrine prane altarit, duke pritur shpirtin e vitit te ri “Tevada Chhnam Thmey” i cili pritet te zbresi ne toke. Statuja e Budes eshte vendosur ne altar e zbukuruar me lule, qirinj, peme, ushqim e pije. Ne diten e vitit te ri njerzit vizitojne manastirin me te afert, duke i shtene murgjeve ushqim. Ne diten e dyte njerezit festojne me njerzit e familjeve te tyre dhe i shkembejne dhuratat. Ne diten e trete ata pastrohen me statujat e Budes qe i kane ne shtepite e tyre.Zakonisht bie shi dhe femijet ua pastrojne kembet prinderve te tyre ne shenje respekti per ta.

Viti i ri Kinez.

Vi i ri ne Kine quhet “Yuan Tan” dhe ka nje histori te mrekullushme, ndoshta me interesante ne bote. 31 dhjetori festohet si nata e vitit te ri, megjithate ne traditen kineze, viti i ri kinez festohet me 5 shkurt. Viti i ri Kinez eshte shume i ngjashem me ate perendimor, por jane disa rituale tradicionale, qe e bejne ate te vecante. Keto mandje ndryshojne prej nje rajoni ne tjetrin. Origjina e vitit te ri Kinez eshte shume e vjeter. Ndryshe njihet si feste e gjate 15 diteshe e festivalit te pranveres.Pregatitjet per kete feste fillojne nje muaj me heret.Njerezit blejne dhurata dhe gjera te ndryshme, si dekorata, ushqim, veshembathje per te afermit (ngjashem si ne perendim). Ne prag te vitit te ri kinezet fillojne ti pastrojne shtepite e tyre nga pragu deri ne kulm dhe kjo eshte proces, i cili vazhdon deri ne naten e festes me qellim te pastrimit te fatit te keq. Pra qe viti i ri tju sjelle fat te mire. Shtepia zbukurohet me ngjyre te kuqe. Dyert dhe dritaret e shtepive dekorohen me gjera te gezueshme qe shtepia te pasurohet dhe te jete sa me jetegjate. Darka i gjason nje ahengu me ushqime kryesisht nga deti qe simbolizon urimet e mira per njeri-tjetrin. Ne veshjet e sejcilit prej tyre ka dieka te kuqe per largimin e mekateve te bera, perderisa e zeza dhe e bardha nuk vishen,sepse ua kujton atyre mortin.Ne mesnate, si ne mbare boten, qielli ndricohet nga fishekezjarret. Sa me shume fishekezjarre qe ka, aq me pak demone do te kete ne vendin e tyre. Fundi i vitit te ri kinez vjen me festivalin e Litarit, i cili karekterizohet me kenge, valle e lojra me litare dhe ciftezime. Kinezet me kete rast mundohen gjthsesi ti ikin ushqimit te kafshve.

Viti i ri Egjyptian.

viti i ri egjiptian eshte mjaft karakteristik. Me fillimin e muajit te pare te vitit, lumi Nil vershon dhe njerezit nuk mund te punojne. Keshtu ata festojne gjate diteve te vershimit dhe kjo feste gjate diteve te vershimit dhe kjo eshte festa e vitit te ri per ta. Kjo feste behej ne shenje nderi per Zotin Amon. Sipas rregullave te Egjiptit te vjeter ishte tradite qe grate dhe femijet e faraoneve i conin Zotit Amon lekuren e panteres ne shenje respekti dhe njerezit festonin, duke iu rene daulleve. Festa zgjat me dite te tera, deri kur ata kthehen ne tempullin e shenjte Karnak. Me kete ata edhe iu ktheheshin puneve te perditshme. Viti i ri egjiptian i sotem eshte sikurse ne gjithe boten e civilizuar me shkembime dhuratash e me gosti nga me te ndryshmet. Por edhe sot neper fshatra vazhdon tradita stergjyshrore. Kryefamiljari i shtepise p.sh. shkon ne secilen dere te shtepive te fshatit dhe ua uron bashkefshatarve festen.

Viti i ri gjerman.

Ne Gjermani njerezit merrnin akull e shkrinin bashke me nje pak leng e copen e ngelur ne gote e fusnin qe prape te ngrihej dhe nga forma e krijuar mundonin te gjenin fatin. Forma e zemres p.sh. ose e zemres do te thote martese.

Viti i ri Tibetian.

Viti i ri ne Tibet eshte i njohur me emrin Losar. Tibetianet jane trashegimtare te besimit budist. Lideri i tyre Dalai Lama kur kishte nderruar jete,nderin dhe shpirtin e tij e kishte bartur tek foshnjat. Prandaj kujdes te vecante prinderit i kushtojne edukimit te femijeve. Viti i ri atje festohet nga fundi i janarit dhe fillimi i shkurtit me daljen e henes se re. Dy ditet e fundit te vitit te vjeter quhen Gutor dhe kalohen duke u pregatitur per vitin e ri. Ne cdo shtepi pastrohet ne vecanti kuzhina e cila konsiderohet si zemra e shtepise. Pergatiten gjera te ndryshme per te ngrene dhe servohen shume mire. Ne diten e vitit te ri ata i heqin rrobat dhe i vendosin ne banjo. Pastaj ne shenje nderimi ndaj zotit, futen ne uje dhe meditojne. Duke u lutur qe demonet te jene sa me larg shtepive te tyre.Eshte karakteristike ushqimi i tyre dhe pija alkolike e quajtur Kapse e cila servohet e nxehte.

Viti i ri Zvicerian

Sipas kalendarit te Julianit viti i ri festohet me 13 janar, si dita e Silverit. Njerezit dalin ne rruge, vishen me kostume dhe kapele, duke u personifikuar me shpirtra te mire dhe te keqinj.

Viti i ri Vietnamez

Emri me popullor per vitin e ri Vietnamez eshte Tet. Edhe atje eshte nje festival i vertete, ndryshe njihet edhe si fillimi i mbjelljeve apo viti i agrikultures. Vietnamezet i kushtojne po ashtu, shume rendesi pastrimit te kuzhines, duke e lustruar ate me ngjyra ari e bakri. Besojne ne tre zotra qe i kane nga tri kembe dhe per kete arsye gjerat qe nevojiten per kuzhine jane ne tri pjese…

Pema e vitit te ri eshte prezente ne cdo familje vietnameze. Ata e dekorojne me stoli te nderyshme dhe te vietnamezet kjo behet per largimin e demoneve nga shtepia. Besojne ne kostumin e personit te pare qe shkel pragun e shtepise se tyre. Vizitojne njeri-tjetrin dhe karakteristike e tyre eshte se femijet vizitojne mesuesit e tyre, sikurse edhe tempujte e shejte.

Viti i ri Amerikan

Ne traditen amerikane besohet se syte e zeze te nje fshatari te sjellin fat. Amerikanet shikojne ndeshje hokeji neper stadiume dhe tv. Ne York Time Skuare njerezit mblidhen per te shikuar renien e molles vigane me shume ngjyra ne toke dhe me renien e saj urojne njeri tjetrin.

Viti i ri ne Afriken e Jugut

Ne Afriken e Jugut njerezit u bien kumoneve te kishes dhe shtien me arme. Ne Kejp Toen mbahen karnavale,qe zgjasin me dite te tera.

Viti i ri Skotlandez

Viti i ri Skotlandez eshte i njohur si Hogmanay. Edhe ata besojne ne ritualin e pastrimit. Pervec ushqimit tradicional dhe venes se zeze, ndizet nje zjarr i madh, ku digjet figura e nje gruaje te vjeter, qe simbolizon djegjen e te keqijave te vitit te vjeter. Ne traditen Skotlandeze shpirtrat e keqinj i kane debuar ne naten e vitit te ri, duke i futur ato ne nje qen dhe nje mace dhe duke i frikesuar keto te fundit te ikin sa me larg. Te lidhur te gjithe se bashku te mblidhen rreth zjarrit, duke vallezuar dhe kenduar kengen trdicionale Auld Lang Syne. Preferohet qe se pari ne shtepi te shkele nje burre me floke te mbyllur, me virtyte te larta, i bukur dhe duarplot.

Viti i ri Japonez

Viti i ri Japonez festohet me 1 janar mirepo ata, po ashtu, i referohen besimit ne religjonin Shinto. Qe ti largojne shpirterat e keqinj ata lidhin litare para shtepive te tyre. Litaret u sjellin fat. Me ardhjen e vitit te ri japonezet fillojne te qeshin me te madhe, duke besuar se keshtu viti do te jete me i mbare.

Viti i ri Indian

Per shkak te besimeve te ndryshme ne Indi, viti i ri festohet ne menyra te nderyshme. Karakteristike jane dritat e shumengjyrta, te cilat e mbulojne gjithe Indine. Andaj festa e vitit te ri qyhet festivali i dritave.

Viti i ri Islamik

Myslimanet vitin e ri e festojne ne baze te kalendarit musliman. Sipas ketij kalendari viti ka 12 muaj, apo 365 dite. Per kete Viti i ri islamik cdo vit shtyhet per 11 dite mbrapa. Eshte feste e vertete te muslimanet pritja e vitit te ri.

Burimi/zanimalsise.com/

Atë Gjergj Fishta dhe komedia e Kadaresë

No Comments Lajme Opinion

Prof.dr. Eshref Ymeri

Atë Gjergj Fishta

dhe komedia e Kadaresë

Dihen mirë arsyet që e patën nxitur kryediktatorin dhe kryekriminelin e popullit shqiptar Enver Hoxha, për të sulmuar egërsisht Gjergj Fishtën, i cili ishte armik i betuar i shovinizmit serbosllav. Si argat i vënë kokë e këmbë në shërbim të atij shovinizmi që prej 08 nëntorit të vitit 1941, Enver Hoxha ka pasë marrë udhëzime të prera prej Beogradit për poshtërimin e figurës së Gjergj Fishtës. Dhe jo vetëm, por edhe të figurave të tjera të shquara të katolicizmit, mbrojtës të vendosur të nacionalizmit shqiptar. Ja një shembull për ilustrim për ato udhëzime që Enver Hoxha merrte nga Beogradi, të cilat ai i zbatonte me rreptësi, si urdhrat e agait për shërbëtorin e vet:

“20 shkurt 1946… Kallxon nji zojë e cila, asokohe bante punën si përkthyese në shërbim përsonal të sekretarit të Partisë Enver Hoxhës, në marrëdhanje diplomatike me ambasadën e Jugosllavisë në Tiranë, si nji ditë, me nji bashkëfjalim ndërmjet ambasadorit titist e Enverit, ky i fundit shend e verë i paska pasë kumtue përfaqësuesit të Beogradit gati-gati si tue u krenue:

“E mbytëm Patër Anton Harapin e me të kemi plagosë për vdekje Klerin Katolik!..”.

Simbas rrëfimit të grues, ambasadori, diplomat i vjetër pan-serbian, i paska pasë përgjegjë:

“Po, po! Po keni ende gjallë Patër Gjon Shllakun, i cili peshon shumë, duhet, – vazhdoi ai, – si mbas porosisë që kam prej qeverisë sime, të zhdukni Shllakun dhe të shkatrroni kulm e temel çerdhen e Klerit Katolik në Shkodër, me në krye Françeskanët!”” (Citohet sipas: Atë Daniel Gjeçaj. “Atë Gjon Shllaku, Martir i Fesë dhe i Atdheut”, përfshirë në librin me titull “Martirizimi i kishës katolike Shqiptare 1944-1990”. Shtypshkronja “Atë Gjergj Fishta”. Tiranë 1993, f. 36).

Në qëndrimin e kryediktatorit ndaj Fishtës, nuk ka asgjë për t’u habitur, sepse, përmes argatit të vetë Enver Hoxha, Beogradi e kishte shndërruar partinë komuniste në agjenturë të serbosllavizmit. Prandaj edhe i kishte dhënë urdhra të prera për shfarosjen e të gjithë nacionalistëve të shquar që e kishin demaskuar rëndë shovinizmin serbosllav për krimet e përbindshme që kishte kryer kundër kombit shqiptar dhe sidomos kundër popullit shqiptar të Kosovës. Dhe, siç dihet, në krye të nacionalistëve të tillë qëndronte Atë Gjergj Fishta.

Duke pasur parasysh sa më sipër, vetvetiu lind pyetja:

Cilat janë arsyet që edhe Kadarea, ashtu si kryediktatori, e ka sulmuar Fishtën me një egërsi të paimagjinueshme? Mund të hamendësohet se dy janë arsyet e një sulmi të tillë:

Së pari, Kadarenë e ka pasë bluar smira për madhështinë e figurës së Fishtës, si një poet i përmasave kombëtare dhe me vlerësime jashtë vendit. Një intelektual i njohur i formatit nacionalist, ka theksuar:

“Patër Gjergjin e njihnin të gjithë akademikët si njerëz të kulturës botërore që ishin. E njihnin kryesisht si humanist të shquar, e njihnin për kulturën e tij pa anë e fund, e njihnin si gjuhëtar e si ballkanolog të shquar, e njihnin edhe për vlerësimin e rrallë që i ishte bërë në fushën e vargëzimit si “Homeri i Ri”, i përkthyer në shumë gjuhë të botës. E njihnin ata natyrisht edhe për dekoratat e titujt që i ishin akorduar: nga Austria “Ritterkreuz” më 1912, ose nga Turqia “Mearif” po më 1912, nga Vatikani “Medaglia al Merito” më 1925, nga Greqia “Phoenix” më 1931, etj. etj., e pse jo, e njihnin edhe si kandidat i propozuar për çmimin Nobel!” (Citohet sipas: Mërgim Korça. “Atë Gjergj Fishta – Filozof, Ideolog Kombëtar dhe Vizionar”. Faqja e internetit “Radi and Radi”. 15 dhjetor 2017).

Së dyti, Kadarea e ka sulmuar me egësi Fishtën për shkak të servilizmit të tij proverbial ndaj kryediktatorit. E pata theksuar edhe në esenë me titull “Servilët e Kadaresë janë si fara e gramit” (të botuar në internet më shumë se dy muaj më parë) se në librin e Petraq Kolevicës me titull “Autobiografia e Kadaresë në vargje”, dëshmohet në mënyrën më të shkëlqyer se deri në ç’nivele të larta kishte arritur filozofia e servilizmit të neveritshëm të Kadaresë ndaj diktatorit.

Sulmin më të egër kundër Fishtës, Kadarea e ndërmori në janarin e vitit 1974. Shtrohet pyetje: pse pikërisht atëherë? Përgjigjja është e thjeshtë: në dhjetor të vitit 1972 u zhvillua Festivali i 11-të i këngës në Radiotelevizion. Në atë festival u ndie një prirje për më shumë frymëmarrje të lirë, për më shumë liri mendimi. Kjo nuk i pëlqeu kryediktatorit, i cili, për shkak të murit të paprekshmërisë që kishte ngritur rreth vetes me bastionin e servilëve të të gjitha kategorive, fill pas nëntorit të vitit 1944, qe shndërruar në personin e vetëm me imunitet në Shqipëri, ndërsa të tjerët rreth dhe poshtë tij figuronin si materiale inerte. Në këto kushte, pas atij festivali, kryediktatori përgatiti truallin për thirrjen e Plenumit IV që i zhvilloi punimet më 26-28 qershnor 1973, një plenum ky që mund të vlerësohet pa asnjë mëdyshje si njëra nga faqet më kriminale dhe më të zeza në historinë e komunizmit shqiptar. Në atë plenum, kryediktatori mprehu thikat për thellimin dhe ashpërsimin e luftës së klasave në fushën e kulturës, të ekonomisë dhe të mbrojtjes, si “domeni” i gjeneralëve të ushtrisë, çka u pasua me arrestime, burgime dhe pushkatime të shumë figurave të njohura, pa i thënë asgjë mbarë opinionit publik se çfarë veprimtarie antikombëtare kishin kryer ata njerëz. Muaji janar 1974 ishte njëra nga periudhat më kulmore të histerisë që kishte shpërthyer kundër figurave të njohura të fushës së kulturës. Pikërisht sulmi që Kadarea ndërmori kundër Fishtës në atë muaj, ishte mbështetja më e fuqishme që ai i jepte kryediktatorit për krimet që ky po kryente në fushën e kulturës dhe mundësia më fantastike për ta shpëfaqur me një zell të jashtëzakonshën filozofinë e servilizmit të vet ndaj kryediktatorit.

Me zëvendësimin e sistemit komunist me sistemin neokomunist pas demoshmëtisë dhjetoriste, Kadaresë i janë bërë pyetje për sulmet e egra që pati ndërmarrë kundër Fishtës. Dhe Kadarea, në përgjigjet e veta, është munduar të përdridhet me një “shaka serioze”, duke luajtur një komedi të shpëlarë. Në njërën nga ato përgjigje, në gazetën “Korrieri” të datës 06 janar 2002, ai ka deklaruar:

“… Si shenjë dhe si provë e ndryshimit tim ka qenë kerkesa publike për botimin e Fishtës në Shqipëri. Ka qenë e para kërkesë e bërë në shtyp. Kjo ka ndodhur më 21 mars 1990, kur Shqipëria ishte ende komuniste”. (Citohet sipas: Indrit Bardhi. “Kadarea i ka borxh Gjeniut të letrave Atë Gjergj Fishtës një pendesë të besueshme”. Faqja e internetit “Proletari.com”. 25 shtator 2015).

Po atëherë si shpjegohet që një vit më vonë, në fillim të vitit 1991, Kadarea botoi librin me titull “Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe”, në të cilin, tashmë disa vite pas largimit të kryediktatorit për në botën e përtejme, sulmet kundër Fishtës shpalosen me të njëjtën egërsi, si në vitin 1974? Përgjigjja përsëri është e thjeshtë: filozofia e servilizmit ndaj diktatorit dhe smira përvëluese ndaj Fishtës kishin pushtuar çdo pore të qenies së tij. Prandaj komedinë për gjoja ndryshimin e qëndrimit ndaj Fishtës, Kadarea le t’ua bënte dalje fëmijëve të kopshteve dhe jo opinionit publik.

Në një tjetër intervistë, Kadarea thotë

“… Mendoja se heshtja totale, fshirja nga kujtesa e shkrimtarëve të ndaluar, ishte ndalimi më i keq, ishte pikërisht dëshira e vërtetë, qëllimi final i diktaturës. Ndaj kam kërkuar një zgjidhje tjetër, që e mendoja më të favorshme për shkrimtarët e dënuar e, natyrisht, për të vërtetën. Ideja ime ishte: të përmendeshin ata, me çdo kusht, qoftë edhe duke i përcjellë me kritika të rrepta. Ç’kritika mund të përdoreshin si taksë për përmendjen e emrit? Ishin pak a shumë dy modele: njëri tepër i skajshëm, si për shembull, kriminel, hienë e zezë, spiun i fashizmit, shërbëtor i pushtuesve etj. Të tilla unë nuk kam përdorur kurrë. Modeli i dytë, më i moderuar: reaksionar, konservator, patriarkal, primitiv, nacionalist, folklorist, shovinist etj”. (Citohet sipas: “Kadare: Gjykimet e mia për Fishtën dikur, të gabuara”. Faqja e internetit “portalb”. 29 dhjetor 2015).

Pra, sipas Kadaresë, që shkrimtarët e ndaluar të mos harroheshin, ata duheshin sulmuar. Vajmedet, o Kadare! Çdo komedi e ka një kufi, por kjo është komedi mbi komedi.

Pra, Kadarea deklaron se në sulmet e veta, Fishtën nuk e paska etiketuar si “spiun i fashizmit, shërbëtor i pushtuesve etj”. Po si është e vërteta?

Le të shfletojmë tribunën e mashtrimit të diktaturës komuniste “Zëri i Popullit” të datës 13 janar 1974. Aty Kadarea, i mllefosur keq kundër Fishtës, për të shpalosur filozofinë e vet të servilizmit ndaj diktatorit, shkruan:

“Në pleniumin e 4-të të Komitetit Qendror të Partisë shoku Enver, në një mënyrë thellësisht marksiste, zbërtheu esencën e vërtetë konservatore të borgjezisë dhe të revizionistit të sotëm”.

Më poshtë vazhdon furinë e egërsisë kundër Fishtës dhe jep këto vlerësime për të:

“Filoitalian i papërmbajtshëm, agjent i Vatikanit, emisar i pushtimit fashist, partizan i çkombëtarizimit dhe i romanizimit të kulturës sonë”.

Pra, në përgjigjen e vet, Kadarea i mashtron lexuesit pa iu dridhur qerpiku, duke menduar se ata e kanë kujtesën të shkurtër dhe kanë harruar se çfarë ka deklaruar ai në vitin 1974, se shprehjet “agjent i Vatikanit, emisar i pushtimit fashist”, nuk kanë ndonjë dallim nga shprehjet “spiun i fashizmit, shërbëtor i pushtuesve”.

Nëse Fishta do të kishte qenë agjent i Vatikanit dhe emisar i pushtimit fashist, ai me siguri që do të kishte pranuar dekoratën që kërkonte t’i akordonte Musolini. Po cili ishte qëndrimi i Fishtës ndaj dekoratës së Musolinit?

Në materialin e mëposhtëm, me autor intelektualin e sipërcituar Mërgim Korça, një figurë mjaft e nderuar nga radhët e nacionalistëve shqiptarë, flitet për përpjekjet e fazhizmit italian për ta joshur dhe për ta bërë për vete Fishtën, si një intelektual me shumë autoritet i kombit shqiptar. Aty thuhet:

“Pikërisht Ai duhej fillimisht mikluar e pastaj tulatur. Dhe hapin e parë qeveria fashiste italiane e bëri: i akordoi Patër Gjergj Fishtës, Provincialit të Françeskanëve të Shkodrës, me Dekret Mbretëror, një nga dekoratat më të larta që akordonte fashizmi italian! Por përgjigjja e Titanit qe e papritur, po aq sa dhe e pabesueshme. Ajo qe e prerë: ia refuzoi Duçes Dekretin Mbretëror të qeverisë Italiane duke u shprehur: “Kjo dekoratë nuk âsht për mue!””. (Citohet përsëri sipas: Mërgim Korça. “Atë Gjergj Fishta – Filozof, Ideolog Kombëtar dhe Vizionar”. Faqja e internetit “Radi and Radi”. 15 dhjetor 2017).

Kadarea e akuzonte Fishtën se ishte nacionalist. Vallë të mos e dinte Kadarea që nacionalizmi, në thelb, përfaqëson në vetvete një ideologji dhe një orientim të politikës që ka si parim themelor tezën për vlerën e kombit, si formën më të lartë (më supreme) të unitetit shoqëror në procesin e shtetformimit? Nacionalizmi, si një lëvizje politike, ka si pikësynim mbrojtjen e interesave të bashkësisë kombëtare në raport me pushtetin shtetëror. Në themelin e vet, nacionalizmi predikon besnikërinë ndaj kombit, pavarësinë politike dhe punën në të mirë të popullit, ngritjen kulturore dhe shpirtërore të tij, bashkimin e vetëdijes kombëtare për mbrojtjen e kushteve të jetesës së kombit, të territorit ku ai banon, të resurseve ekonomike dhe të vlerave shpirtërore. Ai mbështetet mbi ndjenjën kombëtare, e cila do të thotë atdhetari. Si ideologji, nacionalizmi ka për qëllim të bashkojë shtresat e ndryshme të shoqërisë, pavarësisht se ato mund të kenë edhe mospërputhje interesash, të krijojë marrëdhënie dinjitoze dhe të ndërtojë një politikë me autoritet me shtetet e tjera, duke mbrojtur atdheun nga agresionet e mundshme të shteteve shoviniste. Pra, me etiketimin e Fishtës si nacionalist, Kadarea është lodhur kot, se shqiptarët me vetëdije kombëtare janë shumë krenarë që Fishta ka qenë nacionalist.

Filozofi gjerman Shopenhauer (Arthur Schopenhauer – 1788-1860), thotë:

“Nacionalizmi është krenari për vendin, të cilit ti i përket”.

Kadarea e akuzon Fishtën dhe, ashtu si edhe kryediktatori, thotë një gënjeshtër të madhe kundër tij, duke e quajtur shovinist. Vallë nuk e dinte Kadarea që shovinizmi është ideologji që synon të përndjekë dhe të shtypë popujt e tjerë ose kombësitë e tjera? Fishta asnjëherë nuk është shprehur për përndjekjen dhe shtypjen e fqinjve serbosllavë. Ai vetëm i ka demaskuar publikisht për urrejtjen që ushqenin ndaj kombit shqiptar, të shoqëruar me epshet shoviniste për pushtimin e territoreve shqiptare dhe për shfarosjen e popullit shqiptar.

Kadarea shpif kundër Fishtës, duke e akuzuar si “partizan të shkombëtarizimit dhe të romanizimit të kulturës sonë”.

Fishta jo vetëm nuk pati folur dhe nuk pati shkruar ndonjëherë për shkombëtarizimin e shqiptarëve, por pati ngritur edhe zërin e tij të fuqishëm për ribashkimin e trojeve tona etnike. Vallë nuk e kishte lexuar Kadarea veprën “Mrizi i zanave”, në të cilën ushtojnë vargjet gjëmimtare në vijim: Po, por nesër, me ndihmë t’ Zotit, / Do t’a bajm prap Shqypni t’ lir / Prej Prevezet m’ Leqe t’ Hotit, / Prej Tivarit m’ Monastir.

Valë nuk e dinte Kadarea që Fisha ka qenë autor i tekstit të Himnit Kombëtar, me muzikë të Palok Kurtit, të cilin nxënësit e këndonin nëpër rrugët e Shkodrës që prej vitit 1913?

Edhe më e marrë është akuza e Kadaresë ndaj Fishtës për romanizimin e kulturës. Romanizim apo shkombëtarizim i kulturës, do të thotë shpërbërje deri në shkombëtarizim të gjuhës shqipe, sepse gjuha shqipe është trualli i shëndetshëm, mbi të cilin ngrihet kultura shqiptare mbarëkombëtare. Por gjuhën shqipe, gjuhën e perëndive, siç e quan Naim Frashëri, Fishta, po ashtu, e quan gjuhë e Perëndisë dhe e ka trajtuar si fëmijën e vetme, si sytë e ballit. Prandaj në poezinë ma titull “Gjuha shqype” vargjet në vijim kanë një rrezatim shkëlqimtar në mbarë trojet tona etnike: Pra, mallkue njai bir Shqyptari, / qi këtë gjuhë të Perëndis’, / trashigim, që na la i Pari, / trashigim s’ia len ai fmis.

Po Kadarea, qoftë edhe një herë të vetme gjatë këtyre 30 vjetëve që jeton në Paris, pse nuk e ndoqi shembullin e Fishtës në qëndrimin ndaj Perëndimit evropian, i cili, nën ndikimin e fuqishëm të shovinizmit rusomadh, armikut të betuar tradicional të kombit shqiptar, na copëtoi trojet etnike. Fishta i madh, duke veshur petkun e politikanit me vetëdije të lartë kombëtare, duke iu drejtuar përfaqësuesve të fuqive të mëdha në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1919, deklaroi burrërisht: “Po qe se përnjimend parimi i autodeterminacionit asht marrë prej Konferencës së Paqes si karakter themelor për trajtimin e shteteve si dhe përcaktimin e kufijve të tyne, e drejta e lypë që Shqipnia të qitet shtet më vete përmbrenda kufijve të vet etnikë dhe gjeografikë… Konferenca e Paqes kishte me ba nji paudhni të përgjakshme, po nuk e nxuer e nuk ua ktheu Shqipnisë ato toka që, Konferenca e Londonit, kundra çdo gjyqi e drejtsije, në vitin 1913 ia shkëputi Shqipnisë, për me ua lëshue grekve dhe serbve”.

Vallë nuk e di Kadarea që fjala e një shkrimtari të madh në mjetet e huaja të informimit masiv, peshon shumë më tepër sesa pesha e një shkëmbi hijerëndë? Shqiptarët me vetëdije të lartë kombëtare kanë shpresuar shumë se Kadarea do ta thotë fjalën e vet në Perëndimin evropian për krimin e rëndë që bëri Kongresi famëkeq i Berlinit dhe Konfereca edhe më famëkeqe e Londrës me copëtimin e trojeve tona etnike për interesat e klyshëve të Rusisë – grekosllavizmit. Ka kaluar më shumë se një shekull që grekosllavizmi vazhdon t’i mbajë të pushtuara trojet tona, prandaj ato duhet t’i kthehen dikur atdheut amë. Atje në Paris Kadarea është dekoruar me një medalje të Legjionit të Nderit. Për çfarë meritash para Francës i është akorduar Kadaresë ajo dekoratë? Sigurisht për interesat e Francës. Që Kadarea të mos e thotë as edhe një fjalë të vetme kur politikanë francezë sulmojnë popullin shqiptar të Kosovës dhe, rrjedhimisht, mbarë kombin shqiptar? Prandaj Kadarea s’është ndier fare për i gjallë

për rastet e mëposhtme Le të ndalemi në disa fakte konkrete:

Së pari, në mars të vitit 2015, mbarë opinioni publik shqiptar u njoh me një deklaratë skandaloze të një eurodeputeti, një shovinist francez ky në parlamentin evropian, i quajtur Emerik Shoprad (Aymeric Chauprade – 1969). Ky tellall i shovinizmit rusoserbomadh, nga tribuna e parlamentit në fjalë, shprehu tërë urrejtjen e vet për Kosovën, të cilën e etiketoi si “çerdhe të krimit”, duke deklaruar se Parisi na paska bërë, demek, një “gabim historik” me njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Sipas këtij shovinisti të regjur me dashurinë përvëlimtare për Serbinë dhe me urrejtjen shembullore për Kosovën, “Kosova kurrë s’mund të hyjë në Bashkimin Evropian”. Se Kosova, sipas këtij injoranti me gramë të madhe, jo vetëm që na qenkej “çerdhe e krimit”, por mbakej përgjegjësi edhe “për spastrimin etnik të serbëve dhe të popullatës tjetër joshqiptare” (Citohet sipas: “Europarlamentari francez: Kosova çerdhe e krimit, njohja e saj gabim historik”. Marrë nga faqja e internetit “BalkanWeb”. 02 mars 2015).

Eurodeputeti shovinist francez Aymeric Chauprade, nga tribuna e parlamentit evropian, sulmoi edhe NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për bombardimin e Sebisë në pranverën e vitit 1999. Me këtë deklaratë, ky eurodeputet shovinist francez, radhitej përkrah skifterëve ushtarakë francezë, të cilët, domosdo, me bekimin e politikës franceze, i jepnin të dhëna paraprake Beogradit për bombardimet e NATO-s. Gjenerali rus Leonid Ivashov ka deklaruar:

“Shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Francës, gjeneral-armatë Zhan Pjer Kelsh [Jean-Pierre Kelche (1942)], me të cilin unë kam marrëdhënie shumë të mira,.. nuk ka qenë përkrahës i bombardimeve kundër Jugosllavisë… Me rastin e 10-vjetorit të bombardimeve, ish-këshilltari i de Golit, gjenerali Pjer Galua [Pierre Marie Gallois (1911-2010)], pati dërguar në Beograd një videoregjistrim të një fjalimi të tij, në të cilin kishte zbuluar disa sekrete të NATO-s… (Citohet sipas: “Intervistë me gjeneral kolonel Leonid Ivashov”. Revista “Itogi”. Marrë nga faqja e internetit “russmir.info”. 27 gusht 2010).

Por shqetësim kryesor për mbarë shqiptarët atdhetarë, nuk përbënte deklarata armiqësore e një eurodeputeti francez me një formim kulturor gjysmak. Shqetësim kryesor për ta përbënte heshtja e krejt eurodeputetëve të tjerë, midis të cilëve nuk u gjend asnjë burrë për be që t’i jepte përgjigjen që Aymeric Chauprade meritonte për shpifjet që po nxirrte nga goja në adresë të Kosovës. Heshtja e eurodeputetëve vërteton më së miri deklaratën e vitit 2011 të Shefit të UNMIK-ut në Kosovë, Lamberto Zanieri. Në atë deklaratë, ai është shprehur:

“… pas ndërhyrjes ushtarake, një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare mori anën e Serbisë”. (Citohet sipas: Lamberto Zanieri. “Pas ndërhyrjes ushtarake, një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare mori anën e Serbisë”. Marrë nga faqja e internetit “Voal”. 16 prill 2011). Së dyti, gjatë fushatës së fundit zgjedhore për zgjedhjet presidenciale në Francë, “kandidatja presidenciale Marine Le Pen pati deklaruar se kur të bëhet presidente e Francës, do ta nisë anulimin e njohjes së Kosovës. Le Pen, kryetare e Frontit Demokratik, gjatë një interviste për gazetën serbe “Srpski Telegraf”, ka thënë se “Kosova është tokë e shenjtë serbe”, prandaj shteti i saj “do ta tërheqë njohjen e Kosovës”. Po ashtu, ajo tha se ndaj “serbëve është bërë padrejtësi e madhe në vitet ’90 dhe se Evropa është e obliguar të përmirësojë këtë padrejtësi”” (Citohet sipas: “Shokon Le Pen: Nëse e fitoj Francën, anuloj njohjen e Kosovës, tokë e shenjtë serbe”. Faqja e internetit “voal”. 20 mars 2017).

A mendon Kadarea se Fishta do të heshtte sikur këto deklarata amiqësore kundër kombit shqiptar të ishte e mundur t’i shkonin në vesh në botën e përtejme? Me siguri që eshtrat nga ishin e nga s’ishin andej nga i flaku kryekrimineli Enver Hoxha, do të mblidheshin bashkë dhe do të vinin ulërimëm.

Me heshtjen e tij, Kadarea është bërë palë me kastën politike shqiptare, servile e pështirë e brukselizmit, është bërë palë me brukselizmin, paçka se ky ka 20 vjet që po mban qëndrimin izolues ndaj Kosovës. Është bërë palë, sigurisht, për shkak të filozofisë së servilizmit që e mban të mbërthyer në vend. Prandaj, për t’iu servilosur Perëndimit evropian, popullin shqiptar të Kosovës e sulmoi shumë ashpër pas ngjarjve të marsit të vitit 2004, kur kriminelët serbë mbytën tre fëmijë shqiptarë në lumin e Ibrit, çka u bë shkak për shpërthimin e revoltave antiserbe në mbarë vendin. Asokohe Kadarea u pati kushtuar një artikull atyre ngjarjeve. Zëvendësi i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë periudhës mars-qershor 1999, njëkohësisht dhe oficeri që bashkërendoi bashkëveprimin midis Ushrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Aviacionit të NATO-s për rreth 10.000 operacione ajrore brenda 78 ditëve, nga 36.000 opercione gjithsej që kreu NATO-ja gjatë asaj lufte. Koloneli Dilaver Goxhai kujton:

“Të gjithë prisnin natyrshëm reagimin e shkrimtarit të madh shqiptar me reputacion ndërkombëtar, reagimin tuaj, zoti Ismail Kadare. Më falni, jo të gjithë, por ajo pjesa që quhet popull. Dhe, ja! 1 Prill 2004, të gjitha gazetat e Kosovës botuan shkrimin tuaj, me titullin shpresëdhënës: “Riparimi i së keqes”, në të cilin ju analizonit ngjarjet e 17 dhe 18 Marsit të vitit 2004 në Kosovë. Nuk mbeti gazetë pa u shitur. Si asnjëherë. Populli i lutej Zotit, besonte dhe shpresonte se mbase Kadareja nuk do të anonte nga… pikpamjet e Solanës. Por frika se Kadarea do ta dënonte popullin shqiptar në Kosovë, sikundër bëri edhe me Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni, për fat të keq, u vërtetua…. Ndoshta folët kështu, se nuk mund të bënit ndryshe, ndoshta vetë pozita juaj shoqërore dhe ndërkombëtare iu vuri në vështirësi, iu diktoi dhe iu detyroi të ishit në një zë e në një valë me Holkerin, Solanën e kompani. Shumëkush e kupton këtë pozicion delikat tuajin. Por unë jo, të më falni. Unë mendoj se kishte një rrugë tjetër, shumë më dinjitoze, për të mos rënë në këtë lloj detyrimi: mund të mos flisnit fare dhe kjo do të ishte më e ndershme. Ose mund të flisnit në përgjithësi, si shumë të tjerë, në mënyrë që askush të mos mendonte, me ose pa të drejtë, se Ismail Kadareja kërkon të fitojë kapital politik, shoqëror e moral edhe mbi fatkeqësinë e një populli… Nuk iu besoja syve kur lexoja në atë “analizë” se ngjarjet e 17 dhe 18 Marsit 2004 ishin, sipas jush, “zëmërim i verbër, vizion dritshkurtër, nga dufi katundaresk, ky sorrogat i keq i patriotizmit”. Vërtet mendoni kështu për popullin e Kosovës, zoti Kadare?… [Citohet sipas: Dilaver Goxhai (Shëtim Golemi)]. “Edhe ti Kadare e mohove UÇK-në!?… Refleksione. Në vend të një polemike”. Fragment i shkëputur nga libri “UÇK-ja dhe Kadarea”. Prishtinë 2004, f. 24, 25).

Dhe në atë artikull, mllefi i Kadaresë kundër popullit shqiptar të Kosovës arrin deri në caqet e marrëzisë, kur gjërat i hiperbolizon deri në atë shkallë absurde, saqë nxjerr nga pena një deklaratë pa kurrfarë përgjegjësie. Prandaj Koloneli Dilaver Goxhai shkruan:

“Në “analizën” për ngjarjet e marsit, ju, z. Kadare, shpreheni: “Brenda një nate u dogjën aq kisha sa ndoshta nuk janë djegur gjatë një shekulli në Europë” (po aty, f. 65).

Me sa duket, filozofia e servilizmit ndaj Perëndimit evropian, Kadaresë ia kishte fshirë nga kujtesa fjalët që i kishte shkruar dikur heroit të Kosovës Ukshin Hoti në librin “Bisedë përmes hekurash”:

“Ekziston tashmë një traditë jo e vogël e cinizmit europian kundër Shqipërisë. Është bërë zakon që të bëhen kundër saj deklarata të tilla pa drojën e ndëshkimit moral…” (po aty, f. 20).

Për t’iu servilosur Perëndimit evropian, Kadarea po me të njëjtin mllef, madje edhe më rëndë, sulmoi djelmoshat e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqeni, duke i etiketuar ata si “banditë”, “klyshë të Enverit”, “aventurierë”, “të papërgjegjshëm”, “naivë”, mendjelehtë”, “me qëllime të dyshimta”, “në shërbim të një loje antishqiptare”, “pseudopatriotë”, “mafiozë”. (Gazeta “Shekulli”. 10 mars 2001, f. 3).

Koha vërtetoi se këto epitete ishin sa të pahijshme, aq edhe të turpshme, për të cilat Kadarea nuk u pendua kurrë.

Pikërisht filozofia e servilizmit ndaj Perëndimit evropian ishte ajo që e bëri gati Kadarenë të shprehte gatishmërinë të binte në gjunjë para ambasadores së Bashkimit Evropian në Tiranë Romana Vlahutin, për kritikën që asokohe i pati bërë asaj një analist shqiptar, një diplomate kjo pa kurrfarë autoriteti, që i bënte fresk kryeministrit Rama, duke mos e thënë as edhe një fjalë të vetme për parcelat e drogës në mbarë Shqipërinë.

A ka menduar ndonjëherë Kadarea se për mbarë kombin shqiptar do të kishte qenë një mrekulli e vërtetë, sikur ai, ashtu si edhe Fishta i Madh para një shekulli, ta kishte thënë një fjalë me peshë për domosdoshmërinë e rishikimit të krimit që Perëndimi evropian kreu me copëtimin e trojeve tona etnike dhe për vënien në vend të drejtësisë, duke shtruar kërkesën për ribashkimin e tyre në një shtet të vetëm, me një stemë dhe një flanmur? A nuk ishte rasti më i mirë gjatë këtyre 30 vjetëve që Kadarea, ashtu si edhe Fishta, për një kërkesë të tillë, të vishte petkun e politikanit dhe të dilte burrërisht në skenën e Perëndimit evropian me autoritetin e një shkrimtari, të njohur në mbarë botën, duke sfiduar klasën politike shqiptare, mercenare të grekosllavizmit dhe të brukselizmit?

N mbyllje dëshiroj të theksoj edhe një herë se Kadarea, me ato që ka deklaruar se gjoja kishte ndryshuar qëndrim ndaj Fishtës, ka mashtruar, ka luajtur një komedi, çka e ka vërtetuar me fakte edhe me qëndrimin që ka mbajtur ndaj një ish-shoku të tij të dikurshëm të letrave, shkrimtarit Nasho Jorgaqi, i cili ka zbuluar dyfytyrësinë e tij si më poshtë.

Lidhur me romanin e Kadaresë “Mjegullat e Tiranës”, të botuar në vitin 2014, për të cilin autori pretendon se e paska shkruar në vitin 1958 dhe sulmon Nasho Jorgaqin për novelën “Dashuria e Mimozës”, ky i është drejtuar Kadaresë me një letër, ku, ndër të tjera, shkruan:

“Tani, pas kaq viteve, ti miku im i dikurshëm, pa pritur e pa kujtuar, merresh me këtë vepër anonimisht, pra, pa përmendur as titullin e as emrin e autorit, jo për të treguar të vërtetën ashtu siç është, po për ta shtrembëruar në mënyrë flagrante në dobi të veprës tënde. Pra, nuk ka në këtë mes asnjë qëllim dashamirës, përkundrazi, mungesë totale respekti dhe një vetëmburrje vanitoze. Ballafaqimi tendencioz i dy veprave nga ana jote kërkon t’u tregojë lexuesve të brezit të sotëm se sa i zoti e largpamës paske qenë ti atëherë, kur me intuitën e një rioshi arrije të kapërceje barrierat e letërsisë socrealiste e të ideologjisë së rreptë të kohës dhe mbërrije të shkruaje një vepër krejt të lirë e të shpenguar nga ky realitet… Tek e fundit, ia vlen barra qiranë të mistifikosh qoftë edhe një moment nga e kaluara e largët për të dëshmuar me një vepër konkrete se ti nuk ishe ashtu si të njihnim në mendimet dhe shkrimet e tua, por dikush krejt tjetër. Paskëshe qenë katërcipërisht ky i sotmi, një antisocialist apo, më saktë, një antikomunist i lindur. Por, për fat të keq, harron se kryeveprat e tua janë të frymëzuara dhe i janë kushtuar një epoke që ti e përbalt dhe e mohon. Sinqerisht që është e vështirë t’i karakterizosh të gjitha këto me një emër të vetëm” (Citohet sipas: Nasho Jorgaqi. “Letër Ismail Kadaresë. E kaluara as shitet, as blihet”. Faqja e internetit “Voal”. 20 korrik 2014).

Reagimi i Profesor Nasho Jorgaqit më solli përsëri në kujtesë esenë mjaft interesante të Profesorit Anton Nikë Berisha, me titull “Sa Ismail Kadare janë brenda Ismail Kadaresë?!”, të botuar në faqen e internetit “Syri” të datës 29 korrik 2019.

KU GABON KRYEMINISTRI YNË apo si mund ta ndihmojme ate?!

No Comments Lajme Opinion

  1. Pa u zbadhur, as në kartat greke, pranon deri në orgazëm 12 md, si me qenë zëdhënës grek;
  2. Për 8 vjet lejoi e zhvilloi negiociata okulte, ku çdo lajm vinte nga greqia dhe jo nga e jona qeveria;
  3. Në negociata u ndërruan shpesh kuajt në ecje, madje në ngjitje, pra antarët e komisioneve të palës shqiptare;
  4. Në Komisionet e palës shqiptare, s’kishte përfaqësi të disiplinave kërkimore si gjeodezi, gjeologji, gjeografi, histori, arkeologji, madje as jurist me njohje të jurisprudencës ndërkombëtare;
  5. Të gjitha bisedat në këto negociata janë bërë mbi mbi bazën e 6 md për ato pika fillimi të matjeve, dhe pala shqiptare pranon tashmë hilenë dhe tradhtinë greke, që mbasi siguruan pikat e matjeve kërkuan zgjerim me 12 md;
  6. Nuk ka marrë parasysh vendimet e Gjykatës Kushtetuese që ka zeruar ‘gafat’ e qeverive të mëparshme, dhe ky Kryeministër thellon këto gafa, sepse nuk jemi në kushtet e 6md, por të 12 md;
  7. Nuk ka thirur, sikur një herë, përfaqësues të ditur të fushave të mësipërme, as pjesëtarë të përfaqësive fetare, as përfaqësues të shoqërive apo grupeve civile, sikundër homologu i tij grek që e ka bërë në vendin e vet.
  8. Lejon dhe pranon me plot gjasa që metodika e matjeve të jetë e ndryshme midis dy palëve, ku shteti grek përfiton hapësirë detare, qysh në përcaktimin e metodës bazë të matjes (ata me vija bazë nga kepi më i dalë në veri të Korfuzit te kepi më i dalë në jug të tij, ndërsa ne me metodën e gjireve të mbyllur, nga cepi i shkëmbit te porti në Sarandë te kampi i pionerit bie fjala);
  9. Lejon dhe pranon me plot gjasa që shkëmbi i pleshtit gur tokësor, si ai i Barketës të shërbejë si pikë matje për palën greke, ku si i pabanuar që është, nuk duhet të llogaritet fare.
  10. Lejon dhe pranon me plot gjasa që ishulli Othonoi (historikisht, Fanari shqiptar), me 300 ushtarakë të shërbejë si pikë matje dhe të krahasohet e të ndahet me bregdetin e qendrueshëm Karaburun –Sarandë, që ka pas shpine 3 milion banorë.
  11. Lejon dhe pranon me plot gjasa që ishulli Othonoi të ketë peshë dhe efekt të njëjtë, me kontinentin shqiptar, ndryshe nga marrëdhëniet Greko-Italiane që ka efekt të pjessshëm;
  12. Pse nuk është përdorur Ekitija (historia, morali e drejtësia) nga pala greke? Mirë ata, po Kryeministri ynë, si bie dakord me këtë shkelje?
  13. Pse nuk është kërkuar një nga normat bazë të marrëveshjes së Detit (UNCLOS-United Nation Convent Law of the Sea ), ku neni 15 të lejon qasjen historike, ku prej 10,000 vjetësh, Butrinti ka qenë dhe ështe yni, ku Çameria prej 9900 vjetësh ka qenë yni, ku ishujt Othonoi, Erikusa kanë veçcse 100 vjet që na u rrëmbyen, sepse toka Dhėu Himare-Sarandë, e ka pasë dominuar detin.
  14. Së fundi, pa diksutime, pa negociata reale, pa zënka, pa kontradita, Kryeministri ynë deklaron i pari në një takim para dy muash ‘eureka’, pra e gjeta zgjidhjen, i thotë palës greke se: çështjen do ta çojmë në Hagë.
  15. Lindin disa apo mori pyetjesh: Pse në Hagë që ka proces pa rekurs ose të pakthyeshëm? Pse jo në Hamburg që ha diskutime pas? A po con kontradiktë apo një ujdi? Ku i ke diskutimet me Parlamentin? Po me Presidentin? Pse ky nxitim? Apo kërkon të vulosësh turpin me duart dhe vendimet e të tjerëve. Ndaj, çuarja në Hagë, nuk është thjesht nxitim, as interes politik, as mashtrim i rradhës, as poshtërsi, por thjesht tradhëti kombëtare, shitje të 1360 km2 sipërfaqe deti, uji, ajër e tokë.

Shkruar nga Sazan Guri

Burimi/Facebook

Dekriminalizimi i marihuanës në Maqedoninë e Veriut

No Comments Lajme Opinion

Hamdi Nuhiju

Ideja e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut , Zoran Zaev për dekriminalizimin e marihuanës në kohën kur Maqedonia e Veriut po edhe bota po përballet me pandeminë Kovid 19 po shikohet me dyshime dhe po sulmohet nga të gjitha anët. Momentalisht i vetmi kryeministër në Ballkanin Perëndimor është Zoran Zaev i cili në këtë temë ka nxjerr në pah objektivizmin duke lënë anash folklorizmat si dhe sjelljen anarkike e cila po del në pah në disa pjesë të Ballkanit.

Republika e Shqipërisë ka pasur probleme serioze me marihuanën, por ato kanë zgjedhur rrugën e zhbërjes totale duke mos i ofruar krahun e ndihmës së shtetit njerëzve të dëmtuar të atij vendi si dhe duke mos parë të gjitha anët e përfshira në problem.

Në Maqedoninë e Veriut është hapur një debat për idenë e cila u plasua nga kryeministri Zoran Zaev që në vende turistike dhe në Shkup të legalizohet marihuana. Kjo ide si duket po thumbohet në vazhdimësi nga zëra kritik të cilët po mbajnë anën e argumentit duke i parë dëmet e mëdha që mund të shkaktoje përdorimi i marihuanës.

Përndryshe në vende të ndryshme të botës, e sidomos në Evropë, duke marr shembull Spanjën dhe Portugalinë, në momentin e legalizimit të marihuanës, kjo substancë e dëmshme është dekriminalizuar nga grupet kriminale si dhe është ulur dukshëm numri i përdoruesve të këtyre substancave në këto vende.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk e kanë të përbashkët vetëm problemin e legalizimit të marihuanës prej të cilës varen një numër i madh i popullsive të këtyre dy shteteve. Ata gjenden në bllok për nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e tyre në Bashkimin Evropian. Sikur Maqedonia e Veriut të ishte e ndarë nga Shqipëria, thuan disa zëra, rrjedha e bisedimeve me Bashkimin Evropian do të ishte ndryshe, si dhe anasjelltas. Por bllokada historike që po i bëhet Maqedonisë së Veriut nga ana e Bullgarisë duke kërkuar që maqedonasit të pranojnë 1944 kanë qenë bullgar dhe se kanë folur gjuhën bullgare, nuk po i bën dëm vetëm Maqedonisë së Veriut dhe shqiptarëve në të. Dëmi i Bullgarisë me këto kushte të palogjikshme po prek edhe Republikën e Shqipërisë.

Problemi i Bullgarisë me Maqedoninë e Veriut edhe pse duket qartas se është problem artificial, nuk e di se ku e gjen logjikën për tu përdorur edhe me Republikën e Shqipërisë? Mendoj se tema e integrimit të këtyre dy shteteve në Bashkimin Evropian, problemi i krijuar artificialisht nga Bullgaria si dhe tema e dekriminalizimit të marihuanës në Maqedoninë e Veriut janë të lidhura shumë ndërmjet veti. Ndoshta kusht i radhës i ndonjërit prej shteteve të BE-së ndaj këtyre dy shteteve do të jetë dekriminalizimi i marihuanës. Shembulli i Shqipërisë në këtë temë nuk është model për tu zbatuar në praktikë. Pse e them këtë? Qeveria shqiptare e drejtuar nga Edi Rama nuk ka qenë deri në fund e sinqertë në luftën e saj ndaj marihuanës, siç nuk ka qenë dhe ende nuk është e sinqertë në luftën e saj ndaj bastoreve dhe kazinove.

Një qasje e këtillë e pasinqertë karshi fenomeneve të këtilla, duke e lënë arsyen anash dhe duke krijuar turbullirë, i mundëson subjekteve politike në pushtet që t`i mbushin thasët me euro dhe dollarë, ndërsa popullin ta varfërojnë. Dekriminalizimi i dukurive kriminale, i mundëson arkës shtetërore të mbushet, vë në kontroll fenomenet negative si dhe ruan ose mbron standardin jetësor të njerëzve.

Në Maqedoninë e Veriut përveç temës së dekriminalizimit të marihuanës dhe problemeve me Bullgarinë kanë dal në pah edhe reformat rrënjësore në sistemin arsimor përmes zbatimit të mësimit të integruar. Autoritetet shtetërore thuan se në këtë mënyrë do të mundësojnë ngritjen e nivelit të arsimit si dhe do të përmirësonin rezultatet e vazhdueshme negative në PISA.

Është e dukshme se Maqedonia e Veriut është duke ndryshuar gjithnjë e më shumë. Ajo që mbahet mend për një kohë të gjatë te njerëzit është mënyra e qasjes së qeverive ose autoriteteve ndaj problemeve të caktuara.

Shabe Ndoc – Babai i tha të birit:

No Comments Argëtim Letersi

⁃ U Diplomove me nder, ja një ‘Volkswagen Sedan’ që e bleva para shumë vitesh… Ka mbi 50 vjet, por para se ta marrësh, çoje në parkim dhe thuaju atyre ′′Dua ta shes′′ dhe zbulo sa të ofrojnë.
Djali shkoi te parkingu i makinave të përdorura, u kthye te babai dhe i tha: Më ofruan 2.000 $ sepse duket shumë e lodhur!
⁃ Babai tha: – Çoje në dyqanin e pengjeve”.
Djali shkoi në dyqanin e pengjeve, u kthye dhe i tha: – “Dyqani i pengjeve ofroi vetëm 1.000 $, tha se makina është shumë e vjetër”!
Në fund babai i kërkoi djalit të shkonte në një klub të vjetër makinash e t’ua tregonte dhe atyre!
Djali mori makinën dhe u nis në klub, u kthye dhe i tha babait:
⁃ Disa njerëz në klub ofruan 70.000 $ për të, pasi është një makinë ′′shumë unike dhe e kërkuar mes anëtarëve të klubit”.
Babai i tha djalit: – Doja të dije se vendi i duhur të vlerëson në mënyrën e duhur!
Nëse nuk vlerësohesh, mos u zemëro, kjo do të thotë se je në vendin e gabuar; ata që e dinë vlerën tënde, janë ata që të vlerësojnë!

  • Kurrë mos rri në vendin ku ata nuk e shohin vlerën tënde…!

Burimi/Facebook/Shabe Ndoc

Hotolishti vendi qe prodhon miliona euro, nderkohe ne banoret jetojme ne varferi ekstreme.

No Comments Argëtim Histori

Sdi nga tja nis me pare Njesia Hotolisht nder Njesite qe i zhvaten cdo dite miliona leke. Te flasim me shkoqur dhe drejteperdret dhe mos merremi me fjale te bukura.
Ne kete Njesi operojne nje ser oligarkesh qe i perpijne resurset qe kjo Njesi posedon.
1- kjo Njesi ka ne teritorin e saj 5 Hece momentalisht duke u interesur per prodhimin e energjise mesataria e cdo Heci shkon 100 mije euro ne muaj, kush me pak e kush me shum. Pra keto para delin nga kjo Njesi dhe shkojne ne duart e disa personave por pas tyre qendrojne kryebashkiake dhe deputete qe ndajne leket, nderkohe disa fshatra paguajne ujin e pijeshem
2- Ne nje zone te po kesaj Njesie operon nje firme shfrytezimi mineralesh kjo firme po ben ne mos gaboj 7 vjet dhe qe cdo dite qarkullojne kamione me mirale qe vlera e tyre shkon 4 mije euro per kamion dhe destinacioni eshte Maqedoni, zerat thone qe pas saj qendrin goca e Berishes llogarite i beni vete, nderkohe nga drejtuesit vendor ka heshtje skemi cbejme pasi eshte koncesion nderkohe bejne marrveshtje te pista
3- Kjo Njesi ka qe ne kohen e Enverit qe shfrytezohet pa kriter nga firmat e drruve, ne kete kohe qe flasim operojne 5 firma qe ne vit priten e ate mal mesatarisht 50 mije metra drru te tipit drru zjari trupa, nderkohe banoret duhet ta paguajme me detyrim taksen 20 mije leke nderkohe drurin e blejne tek firmat me nje vlere 45 mije leke metrin, pasi nese kapen ne mal duke bere drru me makine gjobiten.
Pra e kuptoni qe varferia jone eshte mendore jo ambjentale dhe ne qahemi dhe vetem qahemi qe vendi jone eshte super i varfer, jo ore lum miku ne jemi te vjedhur dhe kjo do vazhdoj deri kur ne do dime te mbrojme dhe ti vendosim ne sherbim resurset tona
Nga Ermal Poçi

Burimi/Facebook/Avokat Edmond Petraj

Hamdi Skeja – Kalvar malli !

No Comments Argëtim Letersi

(Nga vëllimi në proçes redaktimi)
U bë kohë i dashur, kohë e gjatë ,
rruga e mendimëve derdh lot malli .
Pres të vish një ditë apo natë ,
Sytë në prezencën tënde ti ç’malli .

Eh, kalvari mallit bëhet sa krejt qielli ,
sa krejt toka bëhet malli im .
Koha tek unë kujtimet sjelli ,
Si gjethët e vjeshtës plotë rënkim .
U bënë vite Baba , të gjata sa pritjet ,
vite që ike rrugës në moskthim.

Qënkën të trishta babë ikjet ,
Të dhimbshme deri në mosdurim .
Mbaj mend vetëm puthjen në ballë,
të fundit në fundprill kur ta dhashë,
Ti ke vdekur , por në mua je gjallë ,
por lamtumirë dot s’të thashë .

I urrej baba lamtumirat i urrej ,
bën mirë t’më vish nëpër ëndrra .
Lart nga qielli shpesh vërej ,
Si guri sizifit , plagët janë të rënda !
Të kërkoj çdo çast babë të kërkoj ,
po më shumë kur dhimbja më pushton djalin .
Ndërsa ti ikën me vrap vrapon ,
e unë urrej tokën, qiellin dhe malin.

Kalvar dhimbjeje malli im ,
kalvar i trishtë ikja jote .
Kalvar loti plotë trishtim ,
kalvar i pafundt’t sa qielli i kësaj bote !

©Hamdi Skeja !
Chania Crete !
2016!

Burimi/Facebook