Home

Lajme

Kosovës i duhen Kurti, Osmani dhe një elitë e gjeneratë e re politike

No Comments Lajme Opinion

NGA SKËNDER SADRI KAPITI

Tani besoj se gjithçka, dhe gjithë opinioni kosovar është ndërgjegjsuar se ka ikur koha e elitës dhe e gjeneratës së vjetër politike në Kosovë, pasi ajo tashmë është e lodhur, e vjetëruar, e konsumuar dhe tepër e bajatshme.

Elita dhe gjenerata e vjetër politike në Kosovë është bërë barrë, havale dhe bllokadë, pengesë dhe gurë në rrota në rrugën drejt zhvillimit e progresit civil, demokratik,patriotik dhe integrues të Kosovës.

Elita e vjetër është shterpëzuar dhe e stërkonsumuar sa që nuk mund të prodhojë më jo alternativa politike, por madje as mashtrime e as gënjeshtra sepse edhe atyre u ka dalë boja dhe janë harxhuar.

Elita e vjetër është gërryer nga hajnija, korrupsioni dhe nga papërgjegjshmëria publike e kombëtare.

Kosova ka nevojë për gjeneratë politike të re, ka nevojë që shtetin dhe demokracinë ta drejtojë elita e re politike si Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe të tjerë të cilët janë të aftë, vizionarë dhe të pastër e që nuk janë të kapur, as të shtrënguar dhe nuk kanë borxhe e as kusure krimi, korrupsioni, hajnije e tradhtie.

Partitë politike në Kosovë, si LDK-ja e PDK-ja p.sh. e ndonjë tjetër, pra ato më të konsumuarat politikisht si dhe të diskredituara, të gërryera e të brejtura nga pushteti duhet të kalojnë për shumë kohë në opozitë dhe të rifillojnë gjenerimin dhe prurje politike të reja dhe të të rinjve e të alteranativave ndryshe duke braktisur trashëgiminë e “elitarëve” të sotëm të tyre në mënyrë që të fillojnë pak e nga pak që ato të bëhen e të fitojnë besimin publik tashmë të humbur.

Ka jo pak nga ata, qoftë vendorë apo ndërkombëtarë që thonë se nuk parashikohet se çfarë do të ndodhë tani në politikën e brëndshme në Kosovë?!

Po u them atyre se ju jeni disa hapa mbrapa mënçurimit të popullit të Kosovës.

Si nuk mund të parashikohet se çfarë mund të ndodhë?!

A nuk e keni parë dhe a nuk morët leksion nga vullneti i popullit të Kosovës me 6 Tetor 2019, kur vota popullore ndëshkoi elitën e vjetër politike?!

Po, është fakt se ky ndëshkim duhet të ishte shumë më i ashpër e më i thellë në mënyrë që t’ia pamundësonte mundësinë dhe kundërveprimin regresiv që bëri elita e vjetër politike me puçin parlamentar që rrëzoi legjitimitetin popullor të 6 Tetorit 2019, gjë që ia pamundësoi elitës së re politike që të vazhdonte qeverisjen.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune në Podujevë ku fitoi për kryetar komune kandidati i VETËVENDOSJES vertetuan se opinioni qytetar në Kosovë tashmë është më shumë se kurrë i ndërgjegjsuar për ta ndëshkuar në themel dhe thellë eliten e vjetër politike, për ta dërguar atë në pension.

Qeveria jolegjitime Hoti që ka uzurpuar legjitimitetin demokratik si dhe zgjedhjet në Podujevë e kanë vënë politikën kosovare para një alternative detyruese dhe determinante, atë që Kosova duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme në mënyrë që demokracia ta ndëshkojë të paduhurën, të dëmshmen, penguesen, bllokuesen dhe kunderintegruesen e cila është elita e vjetër politike; si dhe demokracia kosovare me zgjedhjet e reja të ftojë dhe t’ia besojë politikën,

demokracinë, drejtimin e shoqërisë dhe të shtetit gjeneratës dhe elitës së re politike. Kjo është aternativa dhe zgjidhja e duhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *