Home

Lajme

Greqi / Shkon në 90 numri i shqiptarëve të zhdukur, mes tyre dhe gjashtë vajza.

No Comments Aktualitet Lajme

Shpetim Zinxhiria
I bej thirrje shtetit tim të ktheje fytyrën vetëm njëhere nga emigracioni shqiptar në Greqi se nuk bën keq…
Fatkeqësisht lista e shqiptarëve të zhdukur në Greqi nga muaji në muaj rritet dhe askush nuk merret me këtë problem. Dikush duhet të jape alarmin për të filluar hetimet të mëtejshme për këto zhdukje te mistershme, duke mos përjashtuar vdekjet e 200 shqiptarve te vrarë ku nga këta 26 kanë humbur jeten në burgjet e Greqisë. ky numër i madh tregon se kemi te bejme me nje fenomen shqtësues që mesa duket nuk ka ndermend të pushojë.
Deri më tani janë bërë të mundur te zbulohen 90 raste, nga të cilat janë identifikuar me emra dhe fotografi.
Mosha që kanë humbur gjurmët është 13-49 vjeç. Nga 83 shqiptarë të identifikuar 24 prej tyre janë nga 13-20 vjeç, ndërsa gjashte prej tyre janë femra nga mosha 15-29 vjeç.
Dihet qe jane gjashte ministri qe kane për detyrë menaxhimin e emigracionit shqiptar, shto ketu edhe ministrin Majko dhe Ambasaden Shqiptare ne Greqi, ku të gjitha këto dikastre dhe institucione nuk kane bere asgjë për të zbardhur këto vrasje apo zhdukje misterioze. Por…
Lista e plotë…!

  1. Zamir Xhevahir Avdiu 20 vjeç nga Vojnik, Berat, Në maj të 1991 është nisur për në Greqi dhe që nga ajo ditë ka humbur gjurmë.
  2. Jetnor Meta 19 vjeç dhe Valmir Metja (kusherinjë) emigrojnë për në Greqi më 11 dhjetor të 1990 , sendet e tyre u gjenden ne kufi. Në ate kohe kalimi i paligjshëm i kufirit quhej arratisje. Sipas familjes ata kishin mbritur mire ne Athinë.
  3. Pëllumb Flamur Beqiraj 19 vjeç nga Kuçova, larguar për në Greqi më 27 maj 1991, ndërsa lidhja telefonike me familjen ka qenë në gusht po te këtij viti.
  4. Dhurata Neki Dervishi 15 vjeçe nga Berati. Ka jetuar ne Greqi dhe me 21 prill të 1991 është larguar nga shtepia në drejtim të paditur.
  5. Lorenc Theodhoraq Kaça 13 vjeç nga Korca. Më 18 janar 1991 niset për ne Greqi me nje grup shokësh nëpërmjet pikes kufitare të Kapshticës. Që nga ajo kohë nuk ka pasur asnjë kontakt me familjen.
  6. Agron Mëhalla 15 vjeç nga fshati Mollas të Elbasanit emigroi me një grup shokësh, zhdukur më 3 gusht të 1992 në Kastoria.
  7. Klement Skender Lezo 16 vjeç nga Kuçova. Shkon në Greqi më 9 korrik 1992 sëbashku me djalin e dajës. Kontakti i fundit me familjen ka qene nga ishulli Egjinas më 24 dhjetor po të këtij viti.
  8. Lavdosh Sinanaj 22 vjeç nga Vlora emigron sebashku me të vëllain për në Greqi nga mali në Kapshticë humbet gjurmët 14 tetor 1992 ku telefonon me te afermit e familjes se ka mbritur mire ne Greqi.
  9. Florin Gjergji 19 vjeç nga Lezha nga Kapshtica më 5 maj 1992 emigron ne Greqi me disa shokë. Nga qyteti Agrinio ka humbur kontaktin me familjen ne nendor po te këtij viti. Ai kishte emigruar edhe dy here më parë por ishte kthyer nga policia greke.
  10. Artan Losha 18 vjeç nga Burreli i martuar me një fëmijë ka humbur kontaktet me familjen nga Veria në Greqi më 11/01/1993. La shkollën përgjysëm dhe u nis ne Greqi.
  11. Anila Ritvan Bregu 17 vjeçe nga Berati. Humbi kontaktet më 28 shtator 1993 nga Berati në moshën 17 vjeçe. Familjarët kanë dëgjuar se ajo mund të jetojë në nje fshat të Patrës në Greqi, është e martuar me një greq që quhet Ilia dhe kanë dy fëmijë. Kushërira e Anilës ka shkuar dhe e ka takuar këtë vajzë por ajo i ka thënë se quhej Amelia jo Anila dhe se ishte nga Bullgaria. Të afërmit ende e kërkojnë pas kaq vitesh sepse nuk dijnë asgjë të saktë për fatin e saj.
  12. Kadri Veli Bajrami 26 vjeç nga Kurbini emigroi për në Greqi më 9 gusht te 1993.
  13. Franc Pjetri 18 vjeç ka humbur lidhjet me familjen më 22 shtator 1993, ku sëbashku me shokun e tij Eduard Zef Hyseni me një furgon janë larguar për në Greqi.
  14. Ana Fotaq Pondikati 18 vjeçe nga Nepravishta,Gjirokastër. Ka humbur kontaktet me familjen shtator 1994 nga Athina. Ana është larguar nga shtëpia në muajin qershor të vitit 1994.
  15. Gjelosh Ded Ceca nga Bugjon, Pukë. U nis për në Greqi më 25 shtator të 1994 dhe punonte ne nje fshat te Kastorias. Por herën e fundit ai është ndjekur nga policia kur ishte në punë ne vjeljen e mollëve. Ende nuk dihet fati i tij.
  16. Ylber Meta 16 vjeç nga fshati Bllac e Bulqizes emigron ne Greqi në mars te 1994 ku punon tre muaj dhe kapet nga policia dhe kthehet ne familje ku qendron 5 ditë dhe niset përseri në dhe humbet gjurmët në 4 Qershor 1994 ne Selanik.
  17. +3 Aleks Kecani 20 vjec, Flamur Balaj 23 vjec, Agostin Paplekaj 20 vjec, Pavlin Gjergji 23 vjec . U nisën për në Greqi, humbën gjurmët më 26 marsi i vitit 1995.
  18. Alban Arifi 19 vjeç nga Korça, humbet kontaktin me familjen me 26/12/1995 në Athinës, më pare kishte punuar rreth dy vite ne fshatrat e Korçës. Ai doli te takonte ne Portin e Pireut dy shokë po nuk mbriti kurrë për ti takuar..
  19. Aleksander Nikoll Tanushi 18 vjeç nga Vau i Dejës. Kishte tentuar të largohej disa herë drejt Greqisë por ishte kapur nga polica. Më datën 8 mars 1995 ai bëri përpjekjen e fundit të cilën e realizoi me sukses. Pas tre javesh ai lajmëron familjen se kishte mbërritur shëndosh e mirë. Telefonatat ishin të rregullta deri më datën 10 gusht 1995 kur ai bisedoi për herë të fundit me të afërmit dhe që atëherë nuk dihet më asgjë për fatin e tij.
  20. Agostin Papleka nga Tropoja niset ne Greqi sëbashku me tre shokë me destinacion Verian, humb kontaktin me familjen më 26 mars te vitit 1995.
  21. Belisar Subashi 15 vjeç sëbashku me vëllain emigron ne Greqi në këmbë dhe pas shtatë ditës mbrijnë në ishullin Rodos. Humb gurmët më 25 shtator të 1995.
  22. Petrit Culaj 19 vjeç nga fshati Barajtush nga Malësia e Madhe, niset per ne Greqi ne korrik te 1995, kishte emigruar dhe më parë në Greqi.
  23. Flamur Balaj nga Tropoja niset ne Greqi sëbashku me tre shokë me destinacion Verian, humb kontaktin me familjen më 26 mars te vitit 1995.
  24. Alfred Palucaj 17 vjeçar ka humbur kontaktin me familjen në korrik të vitit 1996, nga fshati Sërriq i Pukës, sëbashku me dy shokë të tjerë nga qyteti i Lezhes janë nisur për në Greqi. Kanë mbritur në Trikalla, ku Alfredin e ka marrë një pronar greke për punë si çoban.
  25. Edmond Kananaj 20 vjeç nga fshati Armen i Vlorës, ka humbur kontaktin me familjen me 8 korrik të 1997 ku ka folur ne telefon për të fundit herë nga Pireu.
  26. Alban Vait Hoxha 24 vjeç nga Tirana. U largua për në Greqi më 5 qershor 1997. Kontakti i fundit me familjen kanë qenë në nëndor të 1998 nga Selaniku.
  27. Altin Zekaj 16 vjeç nga Vlora emigrant në Greqi humbi kontaktin me familjen nga Pirgo më me 4 nëndor te 1998, më parë kishte punuar kamarier ne ishullin e Kretes.
  28. Gëzim Kica 19 vjeç nga Berati. komunikimi i fundit me familjen e tij ka qenë më 8 mars të 1998 me telefon nga Athina. Më parë kishte punuar në Pirgo Ilias në Patra.
  29. Agim Shaqo Sulaj 34 vjeç nga Bozhigrad i Korçës ka emigruar drejt Greqisë me disa shokë më 1998 dhe ka humbur kontaktet me familjen që nga ajo kohë.
  30. Fitimtar Pal Ndosha 25 vjeç nga Puka. U largua për në Greqi më 1993 dhe për të fundit here ka komunikuar me familjen më 1999.
  31. Flogert Muça, 34 vjeç, u zhduk nga zona e Marusit në Athinë, Greqi, më 9 dhjetor 2017.
  32. Fran Preng Zefi 23 vjeç nga Tale, Lezhë. Më 22 korrik të 1999 niset për emigrim, disa shokë thane familjes se tij se ishte pare në Greqi dhe se do te emigronte përseri në një shtet tjetër. që nga ajomkëhë ka humbur kontaktin me familjen.
  33. Eduart Aliaj (24 vjeç) humbet kontaktet me familjen me 31 gusht te 2002 nga Athina.
  34. Geraldo Dauti 35 vjeç nga Erseka emigron ne Greqi sëbashku me nje shok me 13 prill 2001.
  35. Gjergji Zhupani nga Gramshi sot në Durrës emigrant në Larisa humbi kontaktet ne në mars të vitit 2001. Ai punonte si blegtor te Panajotos Bogdanos, është ky i fundit që njofton zhdukjen e tij. Familja dyshon te pronari grek.
  36. Bujar Riza Dervishi 27 vjeç nga fshati Gjon, Martanesh. Në datën 23 dhjetor të vitit 2003 flet ne telefon me villain. Por pas asaj telefonate ai zhduket pa lënë gjurmë dhe që atëherë askush nuk e di çfarë ka ndodhur me të. Prej vitit 2000 ai punonte në një fabrikë prodhimi materialesh plastike në Sindos të Selanikut.
  37. Plarent Dautllari 18 vjeç nga Korca ka udheturar 4 dite ne kembe nga Mali i Gramozit dhe ka humbur kontaktin me familjen më 4 qershor 1994 në Trikalla në Greqi.
  38. Lulzim Gjonaj. Emigroi në Greqi në vitin 1994, u nis për të parën herë, por kishte probleme me dokumentacionin. Për këtë arsye, ai kapet nga policia ndërsa bën burgun. Pasi doli nga burgu rikthehet në atdhe. Lulzimi u ka pohuar të afërmve ai do të largohej përsëri për të disatën herë në Greqi.
  39. Pavlin Gjergji 23 vjeç, niset për në Greqi sëbashku me tre shokë për në Veria, humb kontaktin me familjen më 26 mars te vitit 1995.
  40. Paulin Preng Gjikolaj 29 vjeç nga Mirdita. që nga 1990, Paulini jetonte në Athinë të Greqisë. Pas ishte rikthyer në Shqipëri, më 5 tetor 1995 ai vendos sërish të largohej drejt shtetit grek. Përpara se të nisej ai u ka thënë të afërmve se do shkonte të takonte disa shokë dhe pas dy javësh do vinte sërish në shtëpi. Që prej 5 tetorit të vitit 1995 nuk ka asnjë shenjë jete nga Paulini.
  41. Renato Qerimi 26 vjeç nga Policani, me banim në Tiranë, Emigroi në Iraklio të Greqisë më 1992 dhe humbi kontaktin me familjen në vitin 1995.
  42. Lulëzim Gjonaj nga Tropoja me banim në Tiranë, largohet nga Shqiperia ne vitin në shtator të 1995 për ne Greqi dhe ka humbur kontaktin me familjen.
  43. Mbarime Shefqet Rrapaj 29 vjeçe nga Selenica e Vlorës. Humbi kontaktet me familjen më 1995 nga Athina.
  44. Taulant Mehalla 18 vjeç nga djali më i madh i shtepisë nga Mollasi i Elbasanit, emigron ne Kozani në Greqi më 3/08/1992, që nga kjo ditë ka humbur kontaktet me familjen.
  45. Ilirjan Çaniku 20 vjeç nga Sanxhaku i Lacit i martuar, më 3/03/1993 ka humbur kontaktet me familjen kur eshte nisur per ne Greqi.
  46. Ilir Gjoka 49 vjeç nga Librazhdi babai i tre fëmijëve, ka humbur kontaktin me familjen ne 2006 nga Kavalla e Greqisë.I kishte premtuar gruas dhe fëmijëve se do ti merrte në Greqi në vitin 2002.
  47. Ilmi Haziz Çela 25 vjec nga Skrapari. Ka humbur gjurmët nga Janina në shtator te 1993, diten qe mbushi 25 vjeç, dyshohet se është mbyllur në manastir në Agion Oros.
  48. Iglin Dalip Zdrava 24 vjeç nga Deshiran, Elbasan. Ka humbur kontaktin me familjen nga Agio Anargio, Athinë më 16 gusht 2008, ka qenë pa dokumenta legalizimi, si dhe ka patur nga policia nje urdher largimi nga Greqia ( apelasi)
  49. Saba Kala, 18 vjeç nga Bulqiza më 25.03/1994 me kater shoke janë drejtuar për në Kastoria të Greqisë. Edhe pse kanë kalur 25 vite familjarët nuk dinë ende asgjë për të.
  50. Shaqir Ndreu 35 vjeç nga Burreli, ku me disa shokë nga Shkodra niset për në Greqi më 15 korrik. Ka humbur kontaktet me familjen tre javë më pas.
  51. Lefter Luman Beqari 27 vjeç nga Përmeti ku sëbashku me kunatin e tij nisen për në Greqi më 18 janar 1995. Nga fshati Solinas te Kallamates më 5 mars ka humbur gjurmët.
  52. Lulëzim Gjonaj nga Tropoja me banim në Tiranë, largohet nga Shqiperia ne vitin në shtator të 1995 për ne Greqi dhe ka humbur kontaktin me familjen.
  53. Vesel Bajram Skura 22 vjeç nga Dibra. Humbi kotaet me familjen në mars te 1996 nga Greqia. Më 6 janar të vitit 1996, Veseli është nisur nga Maqedonia në drejtim të Greqisë. Pas dy muajve familarët kanë humbur lidhjet me të.
  54. Niko Aliaj 22 vjeç nga Gorishta, emigron nga mali në Konispol për ne Greqi dhe humbet kontaktet nga Gumenica me 20 janar 1996 tek po kalonin rrjedhjen e lumit, por disa thone eshte gjallë te tjere jo…Familja dyshon se djali i tyre ndodhet ne burg.
  55. Klement Rustem Metushi 17 vjec, emigron sëbashku me villain etij me 1992 ne Greqi, nga Selaniku kontakti I fundit me familjen ka qenë dhjetor 1997.
  56. + 3 – Atlin Lika 13 vjeç, nga Dibra me 3 shokë emigron në Greqi dhe punon çoban
    në një fshat te Selanikut, humbet gjurmët në maj 1998 si shkak i nje vrasje nga nje vendaspasi tentoi te grabisnin nje stan me tre shoke te tij.Asnje informacion dhe asnje hetim për katër shqiptarët e zdukur.
  57. Kujtim Ali Çaushi 39 vjeç babai i tre femijeve nga Kalivaçi, Tepelene emigroi ne Greqi me vize pune më 15 Korrik te 1999 dhe nga Livadhjaja kontakti i fundit ishte më 15 Gusht te 1999.
  58. Ylli Lazer Palnikaj 20 vjeç nga Lekbibaj, Tropojë. U nis për në Greqi më 22 qershor 1999 nga Kapshtica. Kontakti I fundit ka qenë nga fshati Stavros te qytetit Lamia më 27 mars 2001.
  59. Ilir Gjoka 49 vjeç nga Librazhdi babai i tre fëmijëve, ka humbur kontaktin me familjen ne 2006 nga Kavalla e Greqisë, I kishte premtuar gruas dhe fëmijëve se do ti merrte në Greqi në vitin 2002.
  60. Enver Gega 18 vjeç nga Librazhdi humb kontaktin me familjen më 24 korrik 2002. Ai emigron me nje grup shokësh dhe punonte çoban ne Greqi, duke mbajtur kontakte të regullta me familjen. Po janë shokët që japin njoftimin se Enverin e kane rrëmbyer kater njerez te armatosur. Ai kishte lënë takim me të jatin për tu kthyer ne Shqipëri, po që nuk u bë. Sot ai figuron i zhdukur
  61. 52+ 5 Vilson Gjuta 20 vjeç nga Kukësi me banim në Kamëz më 4/01/2003 sëbashku me një grup shokësh nisen për në Greqi. Nga 11 shokë që u nisën për në Greqi vetëm 5-së prej tyre u kthyhen gjallë, 5-së të tjerë humbën jetën gjatë rrugës, ndërsa fati i Vilsonit nuk dihet. Sipas familjes ata janë nisur për ne Greqi nga mali i Gramozit, ku më pas u gjetën edhe trupat pa jetë. (Për këtë ngjarrje kanë shkruar mediat më 9 janar te 2003).
  62. Gjon Toni 37 vjeç babai i tre fëmijëvenga Shkodra. Emigroi ne Greqi dhe punonte në Bujqësi ne Selanik. Kontakti i fundit me familjen ishte në 30 qershor 2009.
  63. Erjon Gjolena 26 vjeç nga Belshi i Elbasanit,emigron ne Ekaterini ne Greqi, pas katër ditësh udhetimi ne kembe,më 8/03/2010 ka humbur kontaktin me familjen, e cila e ka kerkuar ne shtetin fqinjë edhe në polici…
  64. Roland Dauti 26 vjeç ka humbur kontaktet me famijen nga Greqia më 22 gusht të vitit 2011.
  65. Gramoz Lulaj 40 vjeç emigron ne Greqi ne vitin 1991 dhe humb kontaktin me familje me 18 korrik 2013, punonte murator në një firmë greke.
  66. Kristina Dodaj 15 vjeçe humb gjurmët më 14 maj 2013 në Thermos /Greqi
  67. Maksim Trimi 32 vjeç nga Gramshi, u nis në Greqi në maj 2014 ku punonte çoban në Selanik pa dokumeta të rregullta, figuron i humbur që nga 30 qershori 2014.
  68. Sokol Kozicit 43 vjec babai i dy femijeve nga Starova/ Pogradec, ka humbur kontaktet me familjen më 10 shtator 2015 nga Santorini, punonte i ligjshëm në Greqi dhe i paisur me leje 10-vjeçare.
  69. Gezim Kolici 44 vjeç, nga Shkodra punonte dhe jetojnte në Greqi, në korrik të 2016 ka humbur kontaktin me familjen e tij.
  70. Lulzim Mone 41 vjeç nga Librazhdi ka humbur kontaktin me familjen që nga janari i vitit 2016 , më parë kishte emigruar në Greqi.
  71. ZH.Z. 20 vjeçe nga fshati Hinkë, Ura Vajgurore. U nis për në Greqi në tetor 2017. Babai i saj ka bere denoncimin ne policinë e Beratit më 3 nëndor 2017.
  72. Afrim Vesha, 40 vjeç nga Berati babai i dy fëmijëve emigroi ne Greqi ne tetor te 2017 dhe punonte ne Janine, ne mbledhje ullinjesh, kontakti i fundit me familjen 2 nendor 2017.
  73. Ylli Elmadhi 46 vjeç nga Kavaja dhe ka shkuar në ishullin e Kretës dhe ka humbur gjurmët në 22 shkurt te vitit 2018.
  74. Skënder Toska,35 vjeç baba i dy fëmijëve ka humbur gjurmët që prej 1 prillit nga Korfuzi. Sipas policisë greke të Korfuzit 35-vjeçari ka humbur nga zona e Kato Korakiana, ku ai kishte shkuar për të punuar për disa ditë.
  75. Ardian Hysa 38 vjeç nga Gramshi, babai i dy femijeve humbet kontaktet me familjen më 10 nendor 2017, duke i telefonuar se është nisur drejt Greqisë.Sipas policisë nga sistemi TIMS nuk figuron qe te kete kaluar kufirin, por më parë ai kishte punuar ne vendin fqinje.
  76. Flogert Muçaj 34 vjeç banues në Marusi/Athinë, ka humbur gjurmët më 9 dhjetor 2017 në Greqi, njoftim i policisë greke.
  77. Ylli Elmadhi nga Kavaja 46 vjeç emigron për në Greqi me 22 shkurt 2018. Policia shqiptare i konfirmon familjes se ne perputhje me sistemin TIMS ai ka kaluar kufirin për në Greqi.
  78. Nikoll Beleshi 41 vjeç nga Lezha niset për në Greqi për të takuar djalin me 17 nendor të 2018, pasi kishte 7 vjet pa e pare
  79. Lorenc Meta 26 vjeç nga Fieri humb më 29 korrik 2019 kontaktet nga ishulli Chios/Greqi. Shqiptari kishte shkuar për 20 ditë pushime për të takuar familjen, por është zhdukur pa asnjë gjurmë.
  80. Halit Laka 19 vjeç Komuna Buz i Tepelenës dhe Albert Veliaj , punonin ilegal në ullishte dhe ndalohen nga policia në Selanik me 19 qershor te 2019, qe nga ajo dite ata figurojne te humbur. Njoftimin e ben te ditur familja e Halitit me 24 qershor.Kontakti i fundit me familjen e tij Haliti e pati me motrën e tij duke i thene se i kishte kapur policia pasi ishin pa leje qendrimi.
    Nuk duhen haruar zhdukja e 32 dibranëve më 9 mars 1996, ku u fol nga te afërmit se këta ndodhen ne burgun e Korfuzit, ende sot figurojnë të humbur aq sa shteti shqiptar nuk ka vene kurre ujin ne zjarr. Ashtu si nuk duhet anashkaluar gjithashtu edhe zhdukja e 480 femijeve shqiptarë me 2000-2002 në shtepinë barmirese “Agios Varvara” në Athinë…Por kjo vlen për një shtet serioz dhe jo allashqiptarçe që emigrantët i shikon si një barrë e rëndë, pasi deri më sot nuk ka filluar asnjë hetim.
    Kete shkrim doja ta beja ripostim nga postimi i gazetarit Shpetim Zinxhiria. Nuk munda ashtu dhe e bera ne tjeter menyre.. Nje kambane alarmi te ciles gazetari ka kohe qe i bie. Me ne fund k/ministri, Ministri i Diaspores, Ministri i jashtem (ne detyre), autoritetet perfaqesuese te Shtetit Shqiptar ne Greqi duhet te kuptojne se behet fjale per njerez, behet fjale per shqiptare. Zbardhje e te gjitha rasteve duhet te jete kusht nga qeverria ne bisedimet me Greqine. Paskemi nje shtet aq te mbaruar sa nuk mbledh dot as kufoma.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *