Home

Lajme

Ankthi në kohën e Pandemisë

No Comments Shendetesi

Të kuptuarit të ankthit mbart vështirësi për tu shpjeguar. Ankthi është një gjendje psikologjike, e cila lidhet përgjithësisht me ndjesi të pakëndshme si padurimi, stresi, mërzia, pasiguria e tepruar, frika etj., të cilat vijnë si rezultat i ndryshimit të kushteve normale të jetesës, sidomos kur ato ndodhin në mënyrë drastike.

Gjatë vitit 2020, komunitetit mbarë global, iu desh të përballej me një ndryshim të regjimit normal të jetës, si pasojë e pandemisë Covid-19. Pezullimi i gati të gjithë aktiviteteve jetësore, si puna, dëfrimi, socializimi etj., për muaj me rradhë, solli një ndryshim drastik të stilit të jetesës për njerëzit, ndryshim i cili shkaktoi përmbysje të ndjesive dhe emocioneve tek ata, duke i bërë të ndihen të pasigurt, të lëkunden në botëkuptimet tyre të përgjithshshme për jetën dhe veten. Heqja dorë nga zakonet e së përditshmes dhe kalimi nga një rutinë në një tjetër, nxit sforcim psikologjik, i cili ndikon në shëndetin mendor të njerëzve dhe bën që ata të jenë të lëkundur e vazhdimisht të ndihen të vakët, pesimistë.

E gjithë kjo gjendje e trazuar emocionale përkthehet në ankth dhe stres, i cili përjetohet në forma të ndryshme në varësi të shkallës së përshtatjes që njerëzit kanë kur gjenden në situata te tilla. Përjetimi i ankthit varion në bazë të aftësisë së individit për të përballuar presione, nga niveli i presionit që individi përjeton, nga forma si e koncepton dhe si e përballon një presion të caktuar etj.

Gjatë periudhës së pandemisë, për të lehtësuar gjendjen e ankthit dhe stresit, shumë psikologë sugjerojnë kryerjen e aktiviteteve të ndryshme brenda mjediseve shtëpiake, çlirimit të emocioneve në forma të ndryshme, si dhe një balancim të jetës sociale, me jetën në shtëpi.

Ndonëse izolimi i parë ka përfunduar, njerezit i frikë një izolimi të dytë, çka rrit edhe më shumë shancet për përjetimin e ndjenjave të stresit e ankthit. Në kushte të tilla, ajo çfarë është e rëndësishme të theksohet, është ruajtja e qetësisë mendore dhe emocionale tek individët, gjetja e ekuilibrave emocionalë dhe kapërcimi i ndjesive negative.

Duhet të kujdesemi për veten dhe ndjesitë tona, si dhe të kapërcejmë situata të tilla me optimizëm, pasi kjo është forma më e mirë për të përballuar gjithë këtë situatë të përkohshme që pandemia ka shkaktuar. Duhet të jemi optimistë, se do i kthehemi normalitetit dhe jetës sociale si më parë.

  • Alkida Myftaraj, Përfaqësuese e Forumit Rinor të Egos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *