Home

Lajme

BULLIZMI DHE ROLI YNE

No Comments Shendetesi

Ditari i problemeve në jetë mbetet i strukturuar në rrëpirë të potencialeve që lidhen me arsyetimin, ideologjinë, kërkesën për më mirë e shumë gjendje të tjera që i vinë në ndihmë, mungesës së humanitetit! Ndonëse gënjeshtra që na bëhet të besojmë është kaq e bukur. Të gjithë jemi në dijeni të asaj çka po ndodh në rrugët tona, në dyert e shtëpisë, në dyert e shkollave, kaq sistematikisht kemi të bëjme me një formë të atillë, dënimi të pafajsisë, të një paragjykimi, pamjes, vendit ku lutet, racës, gjinisë që të tërheq, karakterin që të personifikon! Kontrollohesh për të drejtat tuaja, gjykohesh për to, ulesh dhe rrëpitesh për të gjetur të drejtën të cilën ta mësuan me emrin “liri individi”.

Bullizmi na shfaqet në mënyra të ndryshme, edhe pse ne ndoshta nuk e kuptojmë lojën që bëhet, ndoshta nuk do e kuptojmë që kemi rënë “pre” e këtij fenomeni që të vret ngadalë, sërisht duhet të gjejmë kurajon për tu informur, të marim informacion, ta kërkojmë atë, të mbrojmë personat që janë viktimë, e nëse nuk e dimë si funksionon, të pyesim dhe të bëhemi krah e nevojave të personave që nuk janë në gjendje ta përballojnë… në vija të përgjithshme, bullizmi nuk është një fenomen normal, bullizmi nuk është dicka që zhduket shpejt, është si virus që mer pamje të sjelljes njerzore i tillë, kjo sëmundje që ka prirë shoqërinë, vret! Po, vret ngadalë, pa e kuptuar, ky çrregullim mund të duket i qetë, por efekti që jep në kohë është katastrofal! Prandaj ndoshta është folur shumë për mënyrën organizative, të paraprijës së situatave, edhe pse brenda shtëpisë, qoftë edhe jashtë saj, ky fenomen nuk ndodh vetëm mbi personin që pret agresivitetin, por edhe mbi vetë agresorin.

Nëse është diçka që duhet të kuptohet, është pikërisht e veçanta! Të jesh i veçantë, të bën të jesh në kontakt të drejtëpërdrejtë në syrin e komunitetit, në syrin e njerëzve, në sytë e gjykimit, aty ku të drejtat tuaja vendosen në peshoren e padrejtësise. Çfarë ndodh?! Disa detyrohen të nënshtrohen këtij sistemi, disa të tjere detyrohen te përjashtohen fare nga shoqëria, disa zgjedhin të shpëtojnë në mënyra që bien në kundërshtim me rregullin e jetës dhe dëshirës për të gjetur një rrugëzgjidhje, por ndoshta vetëm këtu i shohim pasojat e këtij çorientimi, ndonëse mund të jemi shumë vonë për një jetë, më e pakëta që mund të bëjmë, është të privojmë këtë zgjedhje nga të tjerët.

Edhe pse në vija të përgjithshme bullizmin mund ta cilësojmë si fenomenin vulnerabël që ka mbërthyer te gjitha shtresat e shoqërisë, veçanërisht ato të reja në shkolla, mjedise publike, në komunitet, internet,  qoftë edhe në familje, pasojat psikologjike që shkaktohen nga të dyja palët, është tepër i madh, dhe kësisoj nevoja për rritjen e ndërgjegjësimit me anë të psikologëve, familjarëve dhe thelbin e komunikimit, është jashtëzakonisht e madhe. Nëse nuk mundemi të jemi ekspertë të paktën të jemi dëgjues të mirë, ta pranojmë se diçka e tillë po ndodh, dhe ta njoftojmë këtë çështje në vendin e duhur!

Zgjidhja e bullizmit, kyçi dhe thelbi i saj, është komunikimi, përkundrejt çdo arsyetimi tjetër, përkundrejt çdo trajnimi që mban thelbin e vet në informim, këtë mbështesim edhe ne… Ngrije zërin tënd, më vonë… mund të jetë shumë vonë, sot është dita jote, sot është dita e të gjithëve. Të flasësh kundrejt bullizmit i jep arsye për të jetuar një personi, thëngjilli i të cilit po konsumohet…

(Alket Sula- Përfaqësues i Forumit Rinor të Egos)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *