Home

Lajme

Ekskluzive nga Haga: Ja si duket burgu i “Scheveningen” në 13 foto. Zbulohen detaje të reja çfarë mund të ndodhë me fatin e Thaçit, Veselit dhe të tjerëve

No Comments Aktualitet Lajme

Pas arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, dhje të tjerëve, më 5 nëntor u transferuan këta të fundit në Hagë, me një avion ushtarak. Pas disa paraqitjeve, në kuadër të procesit gjyqësor të cilët akuzohen për krime gjatë dhe pasluftës në Kosovë, pra këta të fundit do të hetohen për 100 vrasje të kryera gjatë luftës së Kosovës dhe Serbisë në vitet 1998-1999.

Ndërsa, së fundit mësohet se ata aktualisht gjenden në paraburgim, njofton gazeta zvicerane “Le Canton27.ch”, transmeton “Bota sot”.

Njësia e Menaxhimit të Paraburgimit (DMU) e KSC siguron mirëqenien e të Burgosurve në një mjedis të sigurt. Ky burg gjendet jashtë Hagës, në periferi, respektivisht në Haaglanden të Scheveningen.

Image

Pamje nga burgu i “Scheveningen”FOTO GALERI
Haaglanden, është një burg unik në Holandë. Ky burg është i vetmi që ka një qendër kujdesi ku të paraburgosurit që kanë nevojë për kujdes mbahen 24 orë në ditë. Kjo mund të jetë kujdes fizik, por edhe psikiatrik. Ose një kombinim i të dyjave. PI Haaglanden është e vendosur në Scheveningen dhe mund të strehojë rreth 200 të arrestuar. Përveç kësaj, të dyshuarit janë vendosur gjithashtu këtu para Tribunaleve Ndërkombëtare.

Thaçit nuk i mungon ajri i pastër as peizazhi dhe bukuritë natyrore as në Hagë

Të paraburgosurit janë vendosur në mjediset e paraburgimit, të cilat menaxhohen dhe administrohen nga Njësia e Menaxhimit të Paraburgimit (“DMU”) nën autoritetin e Sekretarit. Mënyra se si administrohen institucionet e paraburgimit pasqyron kërkesat kryesore të trajtimit njerëzor dhe respektimit të dinjitetit njerëzor, dhe sigurisë.

Image

Pamje nga burgu i “Scheveningen”FOTO GALERI
Rregulloret që rregullojnë objektet e paraburgimit, përfshirë Rregulloren e Paraburgimit, gjenden këtu. Ato janë në përputhje me ligjin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut dhe standardet e pranuara ndërkombëtarisht për trajtimin e personave të privuar nga liria. Në veçanti, ata marrin parasysh Rregullat Minimale Standarde të Kombeve të Bashkuara për Trajtimin e të Burgosurve (“Rregullat Mandela”) dhe Rregullat Evropiane të Burgjeve.

Dhomat e Specializuara të Kosovës po ashtu përmes gazetës zvicerane në gjuhën shqipe “Le Canton27.ch”, kanë njoftuar se ambientet e paraburgimit inspektohen dhe monitorohen nga ICRC.

Image

Pamje nga burgu i “Scheveningen”FOTO GALERI
Kjo do të thotë që ICRC mund të kryejë inspektime të rregullta, të paparalajmëruara dhe të pavarura të Institucioneve të Paraburgimit në mënyrë që të shqyrtojë kushtet e paraburgimit dhe të sigurojë pajtueshmëri me të drejtat e njeriut, të drejtën ndërkombëtare dhe standardet e pranuara të trajtimit.

“Të paraburgosurve u lejohet qasja ditore në ajër të pastër dhe ushtrime fizike, si dhe mundësia për të marrë pjesë në aktivitete të tjera të përshtatshme rekreative. Atyre u lejohet të lexojnë dhe shkruajnë materiale dhe kanë qasje në një bibliotekë që përmban libra, revista dhe gazeta në gjuhët e tyre amtare…”, ka thënë sot për gazetën zvicerane në gjuhën shqipe “Le Canton27.ch” znj.Angela Griep, zëdhënëse e Dhomave të Specializuara.

Image

Pamje nga burgu i “Scheveningen”FOTO GALERI
Mësohet po ashtu se Thaçi, Veseli me shokët po ashtu mund të luajnë shah, futboll, dhe lojëra tjera…

Përveç kësaj, sipas znj. Gripe, të burgosurit kanë mundësi të përdorin programe radio dhe televizive, të marrin pjesë në shërbimet fetare ose shpirtërore të disponueshme, që do të thotë se ata edhe mund të falen.(“Detainees are alloëed daily access to fresh air and physical exercise, as ëell as the opportunity to participate in other suitable recreational activities.In addition, they have access to radio and television programmes and may attend available religious or spiritual services.“).

Image
Image
Image
Image
Image
Image

Burimi/botasot.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *