Home

Lajme

Miletiç në gjendje të rëndë, hedh akuza drejt UÇK-së: Ata kurrë nuk kishin…

No Comments Aktualitet Lajme

Ndryshimi në postin e presidentit të ShBA-ve ishte “drita jeshile” për forcimin e fundamentalizmit shqiptar dhe forcimin e mos-durimit ndaj popullit serb në Kosovë ka vlerësuar për “Kosovo-online” kryetari i Qendrës për studime globale në Beograd Dejan Miletiç, transmeton “Bota sot”.

Bisedimet nën kupolën e BE –së do të vazhdojnë me 10 dhjetor në niveli teknik dhe do të bisedohet çështja e pasurisë dhe kërkesave financiare. I dërguari special për dialogun mes Beogradit edhe Prishtinës Miroslav Lajçak vazhdimin e sheh si “rrugë të gjatë edhe të shtrembër” – rrugën deri tek zgjidhja gjithëpërfshirëse, ndërsa Miletiç konsideron se për shkak të raportit të Prishtinës bisedimet janë ngadalësuar edhe janë pa perspektivë të qartë.

“Dialog është vdekur . Kosova qartë jep për të kuptuar se nuk ka synim bisedimet. Ata kurrë nuk kishin synim të bisedojnë. Vetëm nën presionin e perëndimit kanë krijuar imazhin sikur marrin pjesë në dialog. Në Kosovë konsiderojnë se çdo gjë iu lejohet, sepse nuk janë mësuar të mendojnë për kompromis”, tha ai.

Kriza institucionale dhe gjykimi i Thaçit dhe tjerëve në Hagë edhe më shumë largojnë Prishtinën nga tavolina e bisedimeve shprehet Miletiç.

“Në Kosovë nuk ka institucione stabile, as potencial të nxirret diçka pos konflikteve dhe luftës eventuale. Atje zotëron mafia dhe mbetjet e UÇK-së terroriste dhe organizata kriminale. Shohim se shumica e politikanëve nga funksionet e larta janë me akuza për krime. Këta janë njerëz qe ishin partner me perëndimin, por shohim se vizioni për “shtetin e ri të Kosovës” nuk funksionon, shohim se ai është projekt i pasuksesshëm i perëndimit sa më shumë refuzohet gjasat për paqe edhe stabilitet në regjion”, thotë Miletiç.

Para Gjykatës Speciale të Kosovës me seli në Hagë gjendet sfida serioze e gjykimit të udhëheqësve të UÇK-së.

“Praktika flet se shqiptarët deri tash kanë gjetur mënyrën që të nxirren, por kësaj radhe perëndimi ka qëndrim tjetër ndaj proceseve. Vështirë se të akuzuarit mund të nxirren, mbaj shpresën se drejtësia vonon por arrihet”, vlerësoi Miletiç.

Burimi/botasot.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *