Home

Lajme

Përgjigje për Prof. Eshref Ymer

No Comments Lajme Opinion

Nga Skënder Sadri KAPITI

I Nderuar Profesor Ymeri! E lexova unë dhe familiarët e mi letrën tuaj me Titull: ”Letër miqësore për intelektualin e njohur nacionalist Skënder Kapiti” botuar te disa portale.Për këtë Ju shpreh mirënjohjen dhe respektin e veçantë dhe të paharruar. Duke iu referuar temës të së cilës Ju i nderuar Profesor e prekni dhe i mëshoni me ndjesi të lartë e cila është kombëtarizmi dhe angazhimi intelektual për çështjen kombëtare po citoj me këtë rast diçka nga Lbri im “TRIUMFI I KOMBIT”:

“Ky pseudointelektualizëm me dëshmi , diploma e me tituj fals dhe të blerë, inferior dhe i sëmurë joshet lehtë nga lëmoshat e pushteteve, e bën mirë punën e servilit dhe “apologjinë” e dështimeve të qeverisjeve të korruptuara. Egoizmi së bashku me korrupsionin ia kanë arritur qëllimit deri diku duke përjashtuar aftësinë, moralin, dhe ndershmërinë intelektuale nga institucionet qendrore dhe ato bazë të sistemit. Ky realitet ka sjellë dekurajim shpirtëror dhe bllokimin e kapaciteteve dhe aftësive, të ekspertizmit dhe të profesionalizmit duke goditur rëndë personalitetin, lirinë, lartësinë dhe krenarinë intelektuale nga njëra anë, por edhe demokracinë e patriotizmin nga ana tjetër.( TRIUMFI I KOMBIT, faqe34).

Vendosa që t’ua kthej publiksht këtë si një përgjigje të shkurtër te disa portale të lira, të pavarura të cilat janë dritare për intelektualët e mirëfilltë shqiptar, të cilat edhe duhen falenderuar për atë mundësi të madhe komunikimi ndërintelektual që na mundësojnë.

Po Ju përgjigjem z. Profesor publikisht pasi në atë letër nuk flitej vetëm për mua por ajo ishte një dedikim që Ju u bëni gjithë intelektualëve dhe intelektualizmit patrotrik e nacionalist shqiptar. Në atë letrën Tuaj dhe jo vetëm në të, por ashtu sikurse në shumë shkrime Tuaja, Ju me talentin,dhuntinë dhe me perkushtimin

intelektual serioz dhe maksimal Tuajin, Ju i nderuar Profesor i drejtoheni, i vlerësoni dhe shprehni edhe mirenjohje dhe inkurajoni gjithe intelektualet e vërtetë dhe patriotë shqiptarë që të angazhohen për çështjen kombëtare shqiptare në të dy shtetet shqiptare.

I Nderuar Profesor! Falë teknologjisë së komunikimit e cila na mundëson që të lexojmë e të mësojmë aq shumë nga Ju si dhe nga disa akademikë të tjerë si Ju, pasi sa për mediat dhe për institucionet shtetërore në Shqipëri shumë të vërteta dhe gjëra të panjohura me rëndësi të jashtëzakonshme kombëtare do të mbesnin nëpër sënduqet e errësirës dhe injorancës.

Z. Profesor jo për kompliment, por Ju jeni pikë referimi dhe e shëmbullit më të mirë për frymëzimin dhe për edukimin patriotik e kombëtar të brezit të ri.

I Nderuar Profesor janë të rrallë që individë të tillë, intelektualë dhe akademik të tillë si Ju që të gjëndet e të mishërohen: talenti dhe dhuntia intelektuale; guximi e përkushtimi patriotik e demokratik, modestia dhe madhësia e dlirësia shpirtërore. Ju jeni shëmbulli më i mirë i intelektualizmit positiv kundër egoizmit dhr xhelozisë intelektuale negative. Kjo letra e Juaj drejtuar dhe adresuar për mua është një thirrje e Juaj që buron nga shpirti kombëtar i një shqiptari të madh e patriot drejtuar inteligjencës shqiptare që të shkundet dhe të dalë nga apatia e përgjumja. Këte letrën Tuaj e shoh dhe e vlerësoj edhe si thirrje për intelektualizmin shqiptar që ta vënë në përdorim forcën, mënçurinë dhe autoritetin për ta rrëzuar e rrënuar reputacinin, autoritetin dhe pushtetin e kësaj politike, të këtij pushteti dhe të këtij intelektualizmi politik injorant, mercenar, servil dh e dështak që kanë kapur shtetin dhe shoqërinë shqiptare.

I Nderuar Profesor Ju uroj shëndet dhe suksese.

Me respekt e mirënjohje të thellë nga Skënder Sadri KAPITI, Durrës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *