Home

Lajme

Qyteti mbeti prapa nesh

No Comments Argëtim Letersi

Nga Suzana Gervalla

Para 50 vjetësh, më 27 shkurt 1967, Jusufi dhe unë, në një ditë të ftohtë dimri, lidhëm jetën me njëri-tjetrin përgjithmonë. Vitet që pasuan shpesh ishin të rënda, të hidhura dhe plot sfida, por gjithnjë të mbushura me dashuri, poezi dhe muzikë. Në mbrëmjen e martesës sonë, Jusufi e shkroi këtë poezi, për të ngurosur përgjithmonë atmosferën e asaj dite.
Qyteti mbeti prapa nesh
Frori kërcënohej atë ditë me borë e acar
Thurte kurora t’bardha mbi drunj e pullaz’
Atëbotë stolisur ballin ta kam me luleborë
Pa miq e prindër shkuam të bënim kurorë
Si dy shtegtarë të lodhur u gjetëm n’fërfllazë
N’krahët e natës u lëshuam, kërkuam konak
Në një kasolle t’vjetër ku s’na gjet njeri
U strehuam
Ngadalë po ngrysej nata
Diku larg diktuam një kasolle
Andej na drejtoi shtrëngata
Po na grishte e tymit larg një fjollë
Me neveri e dro atë botë kemi pritur
Mos farë dore e vrazhdë vjen të na shqetësojë
Frori lazdrohej atë ditë si ndonjë fëmijë
Përmes gishtash përpihej, kërcënohej t’i ngrijë
Atëbotë n’sytë e shqetësuar kam parë një shkëlqim
Që kërkonte në mua një mbështjetje, ngushëllim
Prapa mbeti qyteti dhe tërë ajo rrëmujë
Horizontet e zbehta dhe netët pa gjumë
Lamtumirën e fundit ia thamë përgjithmonë
Fëmijërisë së pabrenga dhe djalërisë sonë.
Mengadalë po ngrysej nata…
Jusuf Gërvalla, 27 shkurt 1967

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *