Home

Lajme

Dita Ndërkombëtare për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut

No Comments Aktualitet Lajme

Sot, më 10 dhjetor 2020, në Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut,
në cilësi të kryetarit që përfaqësoj Maqedoninë Veriore, i përshëndes të gjithë qytetarët e Maqedonisë Veriore dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë, në emrin tim dhe të Forumit IFGM-Maqedoni.
Miratimi i Dekleratës Universale për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (më 10 dhjetor 1948, Paris) shënon një nga ngjarjet më të rëndësishme që ndodhi pas katastrofës së Luftës së Dytë Botërore. Nënshkruese e kësaj Deklerate është dhe Republika e Maqedonisë Veriore. Kjo Deklaratë garanton të drejtat themelore të njeriut, siç janë: 1. E drejta për jetë, 2. Ndalimi i torturës, 3. Ndalimi i robërisë, 4. E drejta për gjykim të drejtë, 5. E drejta për respektim të jetës private, 6. Ndalim i diskriminimit, 7. Mbrojtja e pronës, 8. Të drejtat për arsim, 9. E drejta për lëvizje të lirë, 10. Luftë kundër korrupsionit.
Për fat të keq, për afër tri dekata, pushteti i këtij vendi, jo që nuk i respekton të drejtat dhe liritë e njeriut, por bëhen edhe shkelje flagrante duke i shtypyr qytetarët dhe duke përgaditur lloj-lloj proceses të montuara si: Rasti Gostivarit, Sopotit, Kumanovës, Brodecit, Mostra, likuidi dhe burgosja e ushtatëve të UÇK-së, rasti i komandant Telit, Harun Aliut, Rexhail Qerimit dhe rastet si në Lagjen e trimave në Kumanovë.
Sipas të dhënave tona, në Maqedoninë Veriore kemi institucione skajshmerisht të politizuara dhe jo profesionale, ku disa prej tyre për shkak të partizimit të skajshëm veprojnë sipas urdhrave të partisë. Forumi nderkombtar për të drejtat dhe liritë e njeriut -IGFM, publikisht i falënderon mediet elektronike dhe të shkruara për punën e tyre profezionale si dhe për informim të drejtë për të gjitha rastet kur janë shkelur të drejtat themelore dhe liritë e qytetarëve.
Maqedonia Veriore, nëse dëshiron të hyjë në BE, duhet patjetër t’i respektojë të drejtat dhe liritë e njeriut dhe t’i rishqyrtojë proceset e montuara. Bota, Europa, Ballkani kanë nevojë për mendje të shëndosha, për mirëkuptim, dialog, paqe, barazi, për të krijuar kushte dhe siguri për jetët e njerëzve.
Me këtë rast, i bejmë apel popullin shqiptar në Maqedoninë Veriore, Qeverisë së Shtetit Shqiptar, OSB-së, Bashkimit Evropian, Komitetit të Helsinkut, Gjykatës së Strasburgut, Lobit Shqiptar në Amerikë dhe institucioneve të tjera, se po shkilen të drejtat e shqiptarëve në mënyrë flagrante, ku këtu fajësohen edhe deputetët dhe partitë politike shqiptare në Qeverinë e Maqedonisë Veriore.
Në një shtet multietnik si Maqedonia Veriore nuk mund të ketë drejtesi dhe barazi për shqiptarët me qeverisje me sistem unitar, vetem për maqedonasit. Shqiptarët mund të jenë të barabartë në këtë shtet me një sistem qeverisës federal ose kofederal ku shqiptarët të jenë shtetformues me gjuhën shqipe zyrtare dhe me një hetim ndërkombëtar për të gjitha rastet e montuara politike.
Për IGFM-Maqedoni
Kryetari, Dr. Adil Mustafa
Kumanovë, 10.12.2020

Ingen tilgængelig billedbeskrivelse.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *