Home

Lajme

Diana Ziu – Une e ngrys nje mendim ….

No Comments Lajme Opinion

Une e ngrys nje mendim ….
.qe m’a shkul nga zemra muzen, qe m’a vjedh gezimin dhe m’a merr diellin brenda shpirtit tim…
Ne mendjen time marrosen shume mendime, m’a gerryejne mendjen duke shperbere me ngjyra arkitekturen njerzore, llogjiken e botes. Ndoshta kemi rene ne gracken e kohes?!…
Mbase sipas mendimit tim,
Nuk ka vend per art,
Nuk eshte koha e artit sot!…
politikanet jane “aktore ” dhe opinionistet “moderatore”
Te shperndare ne shume ekrane , vec kur mblidhen tok
zihen, bejne sikur dhe me sikur luajne ..politike, . Cudi!…
Mbase kemi frike se e ardhmja eshte nje ngerdheshje e thate, apo nje nenqeshje, por as buzeqeshje jo e jo!…
Eshte nje cudi qe si nje vend i vogel kurre nuk e kemi gjetur strehezen e qetesise, e them kete pasi bota e madhe ka probleme madhore te ndryshme, por problemet sociale i kane te zgjidhura ne nje fare menyre dhe, ku ligji dhe shteti funksionojne.
Te ben pershtypje per nate dhe dite, ku lajmet jane aty, te rrenqethin gjarjet tragjike, te ngarkojne me gjarje te tmerrshme, vrasje pa fund, fjale, fjale, vrasje dhe biseda pa mbarim, por pa zgjidhje vec konstatime, cudi!…
Mbase shteti nuk funksionon dhe ka zene rehat, dhe kjo duket se per cdo feste, dhe ne cdo event i ke vec jashte, mbase dhe per grip apo vaksine, mbase per nje operacion plastik, por punet e vendit i zgjidhin rehat vec jashte!…
M’u kujtua nje shprehje e arte e gjyshes time “fukarallek maskarallek”…
Ka shume halle ky popull, kemi shume brenga ne shpirt,
jemi shume te varfer, prandaj populli eshte i varfer ne cdo shtepi (jo te gjithe), flas per shumicen dhe per popullin popull. Kurse aty lart, sa me lart jane te mjere, te varfer ne shpirt, te ngurt si gur dhe si nje mermer pa ngjyre, jane te varfer ne mendim, te shterpe pa ide dhe pa shkollimin e duhur, pa gjithcka dhe kjo eshte e dukshme pasi fakti eshte aty…
Dhe une gabimisht flas e shkruaj per art, por askush nuk ka vemendje, dhe nuk ju ve shume faj, pasi me barkun bosh nuk shkohet ne shkolle, por as ne koncert atje ku behet art. Ky eshte nje realitet i vërtetë dhe jo pesimizem.
Rinia sot iken ose rri e vegjeton dhe sigurisht qe e acaron vetvehten, ben zullume dhe, kriza e thelle po i terbon. Kuturu ne rruge pa krye, kap ca te kape, keshtu e shtyjne dhe jane shume, por po behen akoma me shume…
Mbase duhet te kishim lindur kur toka e kishte me afer qiellin, mbase rruga e diellit eshte me e afert me ne…
Le ta shohim diellin, ndricimin e tij, por kjo nuk ndodh tek ne… Sot po jetojme mes zhurmash shurdhuese te zilise, ambicjes. Mbase na ka pllakosur mania e kotesise…
Me diellin ne duar pershendesim agimin tone, agimin e pare.
Sa cudi !…, dhe une perseri mendoj mos valle bej gabim qe flas per art e muzke?!… Mos valle te gjithe duhet te flasim per politike?!… Mos valle po zhduken ndjenjat per te bukuren, per njerzimin, per dhembshurine, per njerezit, per humanizmin e vertete?!…
Sot nuk dua te flas per shoqata, drejt vjedhjeve pa kriter, jo shoqata shohu, por per njerzillek te vertete…
Perseri cudi !…, perdite opinion e politike pa fund, fjale, fjale, filozofe, mjeke popullore qe “sherojne njerez” me shpejt se nje profesor doktor, keshtu thuhet cdo te premte ne nje emision… Cudi!…, eshte gjeni, eshte doktor…
Pra, kriza e thelle e moralit njerzor dhe shoqerise sot po e ben edhe me te tmerrshme ferrin…
Cudi!…, mbase ne jemi edhe nje vend i lulezueshem… Lulezim i plote, nje bace me lule, bota na ka zili, po na sheh me inat…., por mbase jemi me lule me ngjyra kuturu, me pallate te lyera te bera pis si me uthull, me ujra, apo ngjyra llullaq pa shije, pa din e iman…, kurre nuk po behet nje pune me shpirt, me ndergjegje per popullin, per jete njerzish, pse kurre?!…
Cudi!…, hallet e medha qe natyra sjell kur stinet plaken kete e kuptoj, por kur hallet i shtohen njerzimit me vetedije te plote per t’u pasuruar, dukshem mes lluksit dhe hareses, kur hallet jane tragjike, ku vriten njerez, ku hidhen njerez nga lartesite prej depresionit, mos shpreses dhe ndaj harreses kjo eshte tmerr, dhe kjo pikerisht me tmerron…
Cudi!…, dhe une perseri mendoj te bej muzike, te shkruaj deri vone, mos valle eshte gabim?!…
Une e ngrys nje mendim qe me shkul nga zemra muzen, qe me vjedh gezimin dhe me merr diellin brenda shpirtit tim…
Perse valle ne rrime te ngrysur?… Perse valle ka shume vrasje?… Mbase nje planet vetevrases qe shperthen brenda nesh eshte kotesia apo epshi?!… Cudi!…
Mos valle eshte demode qe kohen tende ta thurresh si nje enderr per nje te puthur, a per nje shprese?…
Mos valle eshte demode te jesh i sinqerte, apo te jesh ai apo ajo qe je?!…
Mos valle eshte demode te flasesh per njerez te penes, te dijes, per njerez kulture te heshtur dhe te urte?!…
Mos valle eshte demode te jesh i urte dhe te hysh diku ne një zyre apo per nje pune dhe, te thuash me fal, apo te dish te trokasesh dhe te bisedosh me te qete, me llogjike e kulture?!…
Mos valle eshte demode mbase te jetosh, sepse me duket se aty lart je ndryshkur i teri?!…
Me e rendesishmja ne jete, eshte ajri per te marre fryme dhe po e paguajme me para shume shtrenjte.
E rendesishme eshte koha per ta mbushur, por jo ne rrugen e kotesise, pasi koha eshte ndergjegje, eshte flori…
Kur prishet qetesia, kur ulerin rinia ka dicka te shpirtit, a mund t’ jua marresh rinine, jo kurre?!…
Por kur cirret e verteta dhe kush nuk e degjon?…
Kur miljona punojne dhe nuk “jetojne”, kur pinjolle pasanikesh lundrojne drejt lluksit, ata shkojnë drejt majave te larte dhe e ngjeshin deboren me ski drejt lartesive alpine Zvicriane dhe drej harreses te se vertetes.
Ai qe me vjedh punen, me vjedh kohen, me vjedh muzen duhet te gjykohet!…
Per ne muzikantet muzika eshte nje bashkesi tingujsh te e prodhuar nga nje orkester, nga nje kor etj…, eshte nje bashkesi tingujsh qe ne na pelqen ta degjojme, por pa tingull nuk ka muzike te dashur qeverirare, por si do dallojme tingullin nga zhurma?!…
Ndryshimi midis tingujve dhe zhurmave nuk eshte ne siperfaqe ne perceptimin e tingullit. Ai ze fill nga vete natyra e krijimit te zerave, nga menyra e lekundjes se pikave te mjedisit, neper te cilat perhapet vala e zerit, nga forma e vales qe krijohet prej tij, nga impulset qe percojne energjine, por ne jehonen qe ai ngjall tek njeriu e rendesishmja eshte gjendja shpirterore, ngarkesa nervore, pa llogaritur formimin e njeriut, atehere me duhet t’ju them sipas mendimit tim qe shkaku kryesor i zhurmave, i rremujave, i gjendjeve te thyera te shpirtrave te njerzeve dhe per shpirtrat e artistave me dobesite dhe ndjeshmerite e tyre jeni ju pushtetare (ish e thene te shpjegoja per ju qeveritare nje minute ose pak caste shpjegim me nje ore muzike), falas…
Mjaft me!…
Mjaft me vrasje!..
. Mjaft me vjedhje!…
Mjafte me me vila dhe llukse te papara!…
Dikur ishim njesoj, kur valle notoni kaq thelle mbi para dhe tani kerkoni fakte!?…
A nuk jane fakte vilat lluksoze ane e mbane rrethinave te Shqiperise?!…Apo pallatet me emra fantazmash, qe populli i di qe shume kush ka qene argat tek ju aty lart …!?
Mjaft na vodhet shpirtin, mjaft ne me te paafte dhe tani nuk bej cudi nuk them me cudi, por them me plot goje: Ju jeni fajtoret tanë…D. Ziu…

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *