Home

Lajme

Fakte për COVID-19

No Comments Shendetesi

Këto fakte vijnë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Ato korrigjojnë thashethemet e zakonshme dhe të pavërteta për koronavirusin (COVID-19).

Vaksinat testohen plotësisht në aspektin e sigurisë para se të miratohen
Vaksinat kalojnë në prova të shumta para se të mund të prezantohen në një shtet. Mjekët ekspertë dhe shkencëtarët ndjekin standarde të rrepta ndërkombëtare kur vendosin nëse një vaksinë do të miratohet. Si të gjitha barnat, vaksinat mund të shkaktojnë efekte anësore që zakonisht janë të vogla ose të përkohshme. Efektet anësore më të rënda janë jashtëzakonisht të rralla. Një person ka më shumë mundësi të pësojë dëmtime të rënda nga një sëmundje se sa nga vaksina e saj.

Provat për vaksinën përfshijnë një larmi të madhe vullnetarësh
Në provat klinike, njerëzit dalin vullnetarë për të bërë dhe për të testuar vaksinën. Këta vullnetarë duhet të jenë nga zona gjeografike, origjina racore e etnike dhe gjini e mosha të ndryshme. Ata duhet të përfshijnë gjithashtu persona me situata shëndetësore ekzistuese, të cilat i bëjnë ata më të rrezikuar nga sëmundja. Kjo ndihmon për të garantuar që vaksina është e sigurt dhe efektive për të gjithë.
Burimi: Organizata Botërore e Shëndetësisë

Këshillat e zakonshme për parandalimin
Mbro veten dhe të tjerët
Kur nuk mund të mbash distancë të sigurt nga të tjerët, mbuloje gojën dhe hundën me një maskë
Qëndro të paktën 2 metra larg ose sa gjatësia e 2 krahëve nga të tjerët
Laji shpesh duart dhe dezinfektoji shpesh sipërfaqet e prekura në shtëpi
Mos prek sytë, hundën ose gojën
Mbuloji teshtimat dhe kollën me një pecetë ose bërrylin tënd
Dëgjo për udhëzime nga qeverisja lokale për qëndrimin në shtëpi
Burimi: Organizata Botërore e Shëndetësisë

Nuk do të mund të bësh një vaksinë për COVID-19 në shtëpi
Zhvillimi i vaksinës është një proces teknik i ndërlikuar që nuk mund të kryhet në shtëpi. Ai përfshin testime të shumta laboratorike të pasuara nga prova klinike që përfshijnë mijëra vullnetarë. Vaksinat duhet të miratohen në një shtet nga mjekët ekspertë dhe nga shkencëtarët.
Burimi: Organizata Botërore e Shëndetësisë

Kur mbahen si duhet, maskat mjekësore nuk do të të bëjnë të marrësh më pak oksigjen ose shumë dyoksid karboni.
Maskat mjekësore, të njohura edhe si maska kirurgjikale, janë maska të sheshta ose me pala që vendosen në kokë me rripa ose shirita. Maskat mjekësore mund të mos jenë të rehatshme nëse mbahen për një kohë të gjatë, por nuk do të bëjnë që të marrësh më pak oksigjen apo më shumë dyoksid karboni.
Burimi: Organizata Botërore e Shëndetësisë

Pirja e alkoolit nuk do ta parandalojë apo kurojë COVID-19
Pirja e alkoolit nuk do të të mbrojë nga COVID-19. Konsumi i sasisë së madhe të alkoolit mund të rritë rrezikun për probleme të tjera shëndetësore.
Burimi: Organizata Botërore e Shëndetësisë

Konsumi i zbardhuesit ose dezinfektantit është i rrezikshëm dhe nuk do ta parandalojë COVID-19
Zbardhuesi dhe dezinfektantët e tjerë janë helmues. Mos spërkat, mos pi dhe mos i fut në ndonjë mënyrë tjetër në trupin tënd në asnjë rrethanë. Ato duhet të përdoren vetëm për të dezinfektuar me kujdes sipërfaqet.
Burimi: Organizata Botërore e Shëndetësisë

Pirja e metanolit ose etanolit është e rrezikshme dhe nuk do ta parandalojë apo kurojë COVID-19
Metanoli dhe etanoli janë helmues. Pirja e tyre nuk do ta vrasë virusin e COVID-19 në trupin tënd. Ato mund të shkaktojnë paaftësi ose vdekje. Metanoli dhe etanoli ndonjëherë përdoren në produktet e pastrimit që mund të përdoren për të dezinfektuar me kujdes sipërfaqet.
Burimi: Organizata Botërore e Shëndetësisë

Mbajtja e frymës nuk është një test për COVID-19
Mbajtja e frymës për 10 sekonda ose më shumë pa u kollitur ose ndjesia e parehatisë nuk do të thonë se nuk je prekur nga COVID-19 ose sëmundje të tjera të mushkërive. Mënyra më e mirë për të konfirmuar nëse ke virusin COVID-19 është nëpërmjet një testi laboratorik.
Burimi: Organizata Botërore e Shëndetësisë

Konsumi i hudhrës nuk e parandalon dhe nuk e kuron COVID-19
Hudhra është një ushqim i shëndetshëm që mund të vrasë disa mikrobe, por nuk ka prova se i mbron njerëzit nga COVID-19. Mënyra më e mirë për të mbrojtur veten nga COVID-19 është të ruash një distancë të sigurt nga të tjerët dhe t’i lash duart shpesh dhe plotësisht.
Burimi: Organizata Botërore e Shëndetësisë

Të rinjtë mund të preken nga COVID-19
Njerëzit e çdo moshe mund të infektohen nga virusi COVID-19. Të gjithë, pavarësisht moshës, duhet të praktikojnë masat e parandalimit, si p.sh. pastrimin e duarve rregullisht dhe ruajtjen e një distance të sigurt nga të tjerët.
Burimi: Organizata Botërore e Shëndetësisë

Nxehtësia dhe lagështia nuk e ndalojnë përhapjen e COVID-19
Mund të prekesh nga COVID-19 pavarësisht se sa nxehtë apo me diell është moti. Shtetet me mot të nxehtë kanë raportuar po ashtu raste të COVID-19. Mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga COVID-19 është të mbash një distancë të sigurt nga të tjerët dhe t’i pastrosh duart shpesh dhe plotësisht.
Burimi: Organizata Botërore e Shëndetësisë

Konsumi i specave djegës nuk e kuron apo parandalon COVID-19
Specat mund të jenë të shijshme, por nuk mund ta kurojnë apo ta parandalojnë COVID-19. Mënyra më e mirë për të mbrojtur veten nga COVID-19 është të mbash një distancë të sigurt nga të tjerët dhe t’i pastrosh duart shpesh dhe plotësisht.
Burimi: Organizata Botërore e Shëndetësisë

Antibiotikët nuk mund ta kurojnë ose ta parandalojnë COVID-19
Antibiotikët funksionojnë vetëm ndaj baktereve, jo viruseve. COVID-19 shkaktohet nga një virus. Pacientët me COVID-19 mund të marrin antibiotikë për trajtimin e infeksioneve bakteriale që shfaqen në të njëjtën kohë.
Burimi: Organizata Botërore e Shëndetësis

Vitaminat dhe suplementet minerale nuk e kurojnë COVID-19
Zinku, vitaminat D, C dhe suplementet e tjera nuk e kurojnë COVID-19, megjithëse janë të rëndësishme për një sistem imunitar që funksionon mirë dhe për shëndetin e përgjithshëm.
Burimi: Organizata Botërore e Shëndetësisë

Banjat e nxehta nuk e parandalojnë COVID-19
Pavarësisht se sa e nxehtë është banja ose dushi, temperatura normale e trupit tënd mbetet afërsisht e njëjtë. Banja me ujë jashtëzakonisht të nxehtë mund të shkaktojë djegie. Mënyra më e mirë për ta mbrojtur veten nga COVID-19 është të ruash një distancë të sigurt nga të tjerët dhe t’i pastrosh duart shpesh dhe plotësisht.
Burimi: Organizata Botërore e Shëndetësisë

I ftohti dhe bora nuk e parandalojnë COVID-19
Moti i ftohtë nuk e kuron, trajton apo parandalon përhapjen e COVID-19. Mënyra më e mirë për të mbrojtur veten nga COVID-19 është të mbash një distancë të sigurt nga të tjerët dhe t’i pastrosh duart shpesh dhe rregullisht.
Burimi: Organizata Botërore e Shëndetësisë

Vaksinat e pneumonisë nuk e parandalojnë COVID-19
Virusi i COVID-19 është shumë i ri dhe i ndryshëm dhe ka nevojë për vaksinën e tij. Sidoqoftë, vaksinat ekzistuese rekomandohen shumë për të mbrojtur shëndetin nga pneumonia.
Burimi: Organizata Botërore e Shëndetësisë

Tharëset e duarve nuk e parandalojnë COVID-19
Tharëset e duarve nuk mund ta vrasin COVID-19. Për të mbrojtur veten nga COVID-19, pastro shpesh duart me solucion me bazë alkooli ose laji me ujë dhe sapun. Thaji plotësisht me peceta letre ose tharëse me ajër të ngrohtë.
Burimi: Organizata Botërore e Shëndetësisë

Shpëlarja e rregullt e hundës me ujë me kripë nuk e parandalon COVID-19
Nuk ka prova se shpëlarjet e rregullta me ujë me kripë i mbrojnë njerëzit nga COVID-19 ose infeksione të tjera respiratore. Ka disa prova të kufizuara se ato mund të të ndihmojnë për rikuperimin më të shpejtë nga e ftohura e zakonshme.
Burimi: Organizata Botërore e Shëndetësisë

Llambat ultravjollcë nuk duhet të përdoren për të parandaluar ose për të kuruar COVID-19
Llambat ultravjollcë nuk duhet të përdoren për të dezinfektuar lëkurën ose duart. Ato mund të acarojnë lëkurën dhe të dëmtojnë sytë. Pastrimi i duarve me solucion me bazë alkooli ose larja e tyre me sapun dhe ujë është mënyra më efektive për të hequr virusin e COVID-19.
Burimi: Organizata Botërore e Shëndetësisë

Pickimet e mushkonjave nuk e përhapin COVID-19
Nuk ka prova që të sugjerojnë se COVID-19 përhapet nëpërmjet pickimeve të mushkonjave. COVID-19 përhapet kryesisht nëpërmjet piklave të krijuara kur një person i infektuar kollitet, teshtin ose flet. Ai mund të përhapet po ashtu nëse prek një sipërfaqe të infektuar dhe më pas prek sytë, hundën ose gojën. Për të mbrojtur veten, pastroji duart shpesh dhe dezinfektoji shpesh sipërfaqet e prekura në shtëpi.
Burimi: Organizata Botërore e Shëndetësisë

Mizat e shtëpisë nuk e përhapin COVID-19
Nuk ka prova që të sugjerojnë se COVID-19 përhapet nëpërmjet mizave të shtëpisë. COVID-19 përhapet kryesisht nëpërmjet piklave të krijuara kur një person i infektuar kollitet, teshtin ose flet. Ai mund të përhapet po ashtu nëse prek një sipërfaqe të infektuar dhe më pas prek sytë, hundën ose gojën. Për të mbrojtur veten, pastroji duart shpesh dhe dezinfektoji shpesh sipërfaqet e prekura në shtëpi.
Burimi: Organizata Botërore e Shëndetësisë

Rrjetet celulare 5G nuk e përhapin COVID-19
Viruset, duke përfshirë edhe atë që shkakton COVID-19, nuk mund të qarkullojnë në valët e radios ose në rrjetet celulare. COVID-19 po përhapet në shumë shtete që nuk kanë rrjete celulare 5G.
Burimi: Organizata Botërore e Shëndetësisë

Ka shumë pak mundësi që COVID-19 të përhapet nga këpucët
Mundësia që COVID-19 të përhapet nga këpucët është shumë e vogël. Si hap shtesë sigurie, ki parasysh t’i lësh këpucët e tua në hyrjen e shtëpisë, sidomos nëse fëmijët e vegjël ose foshnjet luajnë në dysheme. Kjo do të parandalojë kontaktin me papastërtitë ose mbeturinat nga shuajt e këpucëve.
Burimi: Organizata Botërore e Shëndetësisë

COVID-19 shkaktohet nga një virus, jo nga bakteret
Virusi që shkakton COVID-19 i përket një familje virusesh e quajtur Coronaviridae. Antibiotikët nuk funksionojnë kundër viruseve. Disa persona me COVID-19 zhvillojnë po ashtu një infeksion bakterial në të njëjtën kohë. Në këtë rast, mund të rekomandohen antibiotikë nga një ofrues i kujdesit shëndetësor.
Burimi: Organizata Botërore e Shëndetësisë

Shumica e njerëzve rikuperohen nga COVID-19
Shumica e njerëzve që preken nga COVID-19 kanë simptoma të lehta ose mesatare dhe mund të rikuperohen me kujdes mjekësor. Nëse ke simptoma si kollë, ethe ose vështirësi me frymëmarrjen, kërko kujdes mjekësor. Telefono mjekun para se të shkosh në zyrën e mjekut ose në spital. Nëse ke ethe dhe jeton në një zonë ku ka malarie ose ethe tropikale dengue, telefono menjëherë mjekun.
Burimi: Organizata Botërore e Shëndetësisë

Skanerët termikë zbulojnë ethet, jo COVID-19
Skanerët termikë mund të zbulojnë njerëzit që kanë ethe, gjë që mund të jetë shkaktuar nga COVID-19. Sidoqoftë, jo të gjithë ata që preken nga COVID-19 shfaqin ethe. Skanerët termikë nuk mund të zbulojnë edhe njerëzit që janë të infektuar, por nuk kanë ethe. Kjo ndodh sepse duhen 2 deri në 10 ditë që personat e infektuar me COVID-19 të zhvillojnë ethe.
Burimi: Organizata Botërore e Shëndetësisë

Të moshuarit nuk janë personat e vetëm të rrezikuar nga COVID-19
Njerëzit e të gjitha moshave mund të infektohen nga virusi COVID-19. Njerëzit e moshës 60 vjeç e sipër dhe ata me situata si astëm, diabet dhe sëmundje zemre janë më të rrezikuar që të sëmuren rëndë. të gjithë duhet të praktikojnë masat e parandalimit si pastrimin e duarve rregullisht dhe mbajtjen e një distance të sigurt nga të tjerët.
Burimi: Organizata Botërore e Shëndetësisë

Hidroksiklorokina nuk është vërtetuar se e kuron ose trajton COVID-19
Hidroksiklorokina dhe klorokina janë trajtime për malarien dhe sëmundje të tjera. Ato janë studiuar si trajtime të mundshme për COVID-19, por të dhënat aktuale tregojnë se ato nuk e ulin numrin e vdekjeve nga COVID-19 dhe nuk i ndihmojnë njerëzit me sëmundje me shenja mesatare. Hidroksiklorokina dhe klorokina mund të trajtojnë malarien dhe sëmundjet autoimune. Sidoqoftë, përdorimi i tyre për sëmundje të tjera ose pa mbikëqyrje mjekësore mund të ketë efekte anësore të rënda dhe duhet të shmanget.
Burimi: Organizata Botërore e Shëndetësisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *