Home

Lajme

Ardiana Dhimiter Mitrushi – Identiteti im…

No Comments Argëtim Letersi

Kanë kaluar vetëm tre vjet kur unë përballa me realitetin dhe, ajo që ish më shqetësuese ishte që manipulimet dokumentare për të identifikuar vetveten në Shqipëri ishin tepër denigruese. E kuptoj arsyen e ndryshimeve drastike të identifikimit tim nga prindërit birsues (normale), por zhdukja e gjurmëve të prejardhjes time, ishin një skenar horroresh që shpirtin t’a shkëput nga realiteti… Pseeeee?!…. Edhe kur pyes tani përsëri marr përgjigjet alternative të njëhsuara me një Pseeee?… të thatë pa shpresë … 😒🙏🏻🙏🏻🙏🏻😪
Identiteti im…
Shikjoj imazhin tem’,
dhe përkjekem t’ analizoj…
Ti ke identitet dhe,
ju të gjith’ keni identitet…
Nalem dhe pys’ vedin,
kush jam un’ vërtet’?…
Dhe, e marr nji përgjigje…
Ti je dikush, por pa identitet…
Dal e kërkoj gjithkah e bërtas,
bërtas sa t’ tun’et toka,
por shpirtnat tuej narsisitë,
i kishin m’yt ulkojat…
Nga dhamt’ ‘u derdheshin,
m’llefet e çmen’una,
dhe paknaqsit’,
kur sado pak n’ kam’,
t’ ngrihesha un’, drejt’ mejet,
m’a t’ forta gjëmonin stuhit’…
Ti… nuk duhej t’ ekzistoje,
sepse rënkime t’ m’rendshme,
po përjetojm’ sërisht…
Edhe nën tok’, na tun’en themelet,
nga kërkesat e tua pambarimisht…
Prej nesh ti, ke jetën tan’e,
veç kyt’ gja mir’ duhet t’a dish…
Por na të kaluemen, e zhdukëm,
t’a kena fshi krejt, totalisht…
Eh!…, pse vall’ kjo jet’ t’ vijojn’,,
me kaq shum’ dhimje?!…
Un’ ju deshta ashtu padjallzisht,
por egoizmi dhe cinizmi juej,
m’ ka n’ëshkoj pa mshir’ vazhdimisht…
Por, un’ do t’ kërkoj dhe,
nuk na’lem un’ ma tash e di…
Se mbrend’si e gjoksit m’ dhem’,
nga gjith’ k’ta shtrëngata e pabesi…
Ti guxon e qeshesh me fatin tem’,
q’ me paktet e padrejta i ke nanshkru’?!…
Plot’sisht beson tek t’ gjitha rrenat,
t’ cilat krejt pa mshir’ vet’ i ke trillu’…
Tash shpirti fort po m’ kjan,
m’ vajton me dënes’ dhe dëshpërim…
Të di un’ e shkreta dua,
kush vërtet’ asht emni im…
Thojn’ që un’ jetoj, thojn’ që jam dikush,
por, narsisizmi juej i përbashkt’,
e fshiu për jet’ identitetin tim…
T’ ju fal men’oj, por nuk mun’em kurrsesi…
M’a ktheni atë që un’ e meritoj,
si çdo qenie njerzore që krenohet dhe, e dëshmon si Identiteti im…
Ardiana Mitrushi 12/23/2020 (23/12/2020)…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *