Home

Lajme

Si dështoi plani i Sali Berishës për hedhjen në erë të Ambasadës Amerikane, dëshmia tronditëse e Izet Haxhisë që u gjend mbi kamionin me eksploziv

No Comments Argëtim Histori

Berisha kërkonte hakmarrje ndaj ish-ambasadores Mariza Lino: T’i japim një mësim të mirë. Plani dështoi për shkak të vrasjes së Azem Hajdarit. Pse drejtësia nuk e administron dëshminë? Avokati: Ka prova tronditëse

Një nga rrëfimet më tronditëse të Izet Haxhisë për krimet e Sali Berishës ka të bëjë me një plan të pretenduar prej tij, për një akt terrorist ndaj Ambasadës Amerikane në Tiranë, në shenjë hakmarrje ndaj ish-ambasadores Mariza Lino, të cilën Berisha e kishte shpallur non grata, pasi Lino ishte pozicionuar kundër regjimit të tij. Izet Haxhia ka qenë truproja e Sali Berishës dhe për rrjedhojë një nga njerëzit më të besuar të tij. Në këto rrethana, Izet Haxhia merrte urdhra nga Berisha për kryerjen e krimeve të ndryshme, gjë për të cilën ai ka kërkuar edhe falje publike. Haxhia ka deklaruar se akti terrorist ishte planifikuar në vjeshtën e vitit 1998, por plani u ndërpre për shkak të vrasjes së Azem Hajdarit. Izet Haxhia kishte kërkuar që Mariza Linos t’i jepej një mësim i mirë.

Haxhia ka deklaruar se “Është e vërtetë që ka patur një skenar për hedhjen në erë të ambasadës amerikane në vjeshtën e ’98, në prag të sulmeve të NATO ndaj Serbisë, duke përdorur celulat e Bin Laden në Shqipëri. Në këtë skenar, pa dijeninë time, do gjendesha në kamionin me eksploziv që do hidhe në erë ambasadën amerikane, por vrasja e Hajdarit e pengoi këtë skenar, vrasje në të cilën u gjenda i përzier prapë pa dijeninë time. Të hetohet për skenarin e aktit terrorist të hedhjes në erë të ambasadës amerikane në Tiranë, ku do shkaktoheshin shumë viktima. Të hetohet për vrasjen e Hajdarit, motivi i së cilës del qartë, dhe ishte realizimi i kësaj vrasje që pengoi skenarin e hedhjes në erë të ambasadës amerikane, çka përveç një krimi kundër njerëzimit, do të pengonte goditjen e forcave të NATOS, kundër Serbisë, duke krijuar armiqësinë e vendit tonë me Amerikën”.

Avokati i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri ka deklaruar se dëshmia e Izet është e mbështetur në fakte dhe prova. “Një ndër dosjet më delikate dhe të rëndësishme që Izet Haxhiaj ka kopsitur në detaje, me prova dhe me fakte bindëse para hetuesve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda është edhe ideja, urdhri dhe planifikimi prej Sali Berishës të aktit terrorist kundër Ambasadës së SHBA në Tiranë. Ishte fillimviti 1997. Berisha, pas rënies së firmave piramidale dhe ndërkohë që vendi ishte përfshirë nga rebelimi i armatosur kundër tij, kërkonte një shteg për të shpëtuar kokën. Ai ishte izoluar tërësisht nga faktori ndërkombëtar dhe shqiptarët në mënyrë masive ishin ngritur kundër tij, pas rënies së firmave piramidale. SHBA ishin të mirinformuara kohë më parë për çka do të ndodhte me rënien e firmave piramidale dhe herë hapur dhe herë në mënyrë të tërthortë ishin distancuar nga politika dhe qëndrimet e mbrapshta të Sali Berishës. Ish-Presidenti e kishte kuptuar këtë dhe, ndërsa ndihej ende i plotfuqishëm në postin e tij, i shkoi mendja dhe planifikoi një nga krimet më të marrëzishme…”.

Sipas Beqirit “Në muajin dhjetor 1996, Izet Haxhiaj, duke qenë truproja kryesore e ish Presidentit Sali Berisha, i komunikohet nga Ambasadën e SHBA në Tiranë se ishte miratuar dhe planifikuar që në muajin janar-mars 1997 ai do të vazhdonte një kurs tre mujor në SHBA për antiterrorizmin. Izet Haxhiaj vuri në dijeni për këtë fakt Sali Berishën, duke i thënë se i dukej me shumë interes ky ofrim që i bëhej prej Ambasadës së SHBA në Tiranë, duke i kërkuar atij që ta lejonte, nëse e konsideronte të arsyeshme këtë gjë. Sali Berisha në mënyrë të prerë e refuzoi këtë gjë, duke i thënë Izet Haxhisë që nuk do të largohej prej tij dhe se nuk i duhej ai kurs në SHBA”.

Në një mëngjes të fillim muajit maj 1997, ka deponuar Izet Haxhiaj para hetuesve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë, më ka thirrur Sali Berisha në dhomën e tij të punës në Vilën Nr.4 dhe më ka thënë: “Do të marrësh të gjitha masat, do të gjesh mjetet dhe njerëzit e përshtatshëm, dhe pa kursyer asgjë e me çdo çmim, do godisni “laviren” amerikane Mariza Lino brenda në Ambasadë. Të hidhet në erë, duke mos i lënë asnjë nishan Ambasadës së SHBA në Tiranë.”

“Unë u shtanga dhe pas një pauze, e vështrova në sy Sali Berishën për të kuptuar nëse e tha këtë gjë nga dëshpërimi i çastit, apo ishte një urdhër i mirëmenduar. Mirëpo kur Berisha më përsëriti urdhrin dhe më tha që aksioni të ishte i mirorganizuar dhe të jepte domosdo efektet e duhura për të marrë mësimin e merituar në radhë të parë Ambasadorja Mariza Lino, e pastaj vet SHBA, që po përkrahnin “rebelët” e Jugut kundër tij, kam dalë nga Vila dhe menjëherë kërkova të takohesha me vëllain tim Isamedin Haxhiaj.
Në atë kohë Isamedin Haxhiaj punonte pranë Forcave Speciale të Ministrisë së Brendshme. Mbasi u takuan të dy vëllezërit, Izeti i ka thënë Isamedinit urdhrin e prerë të Doktor Berishës. Isamedini bëri të habiturin dhe i tha Izetit që kjo punë ishte me zarar të madh, ndaj duhej konsultuar patjetër me ndonjë njeri tjetër më të pjekur…”.

Filluam përgatitjet e kushteve dhe rrethanave për të realizuar këtë akt terrorist, thotë Izet Haxhiaj, për të plotësuar urdhërimin e Doktorit… “Grumbulluam armët e nevojshme, mortajat dhe raketat antitank (RPG). Planifikuam qendrat e goditjes. Ato ishin dy: Me mortaja do e godisnim Ambasadën Amerikane nga Sanatoriumi, pak më poshtë Spitalit. Ndërsa pika e dytë e goditjes do të ishte te Liceu Artistik me raketat antitanke. Aty te Liceu ishte një godinë e abandonuar, e cila kishte shërbyer më parë si qendër sanitare. U përcaktuan qartë e saktë distancat nga Sanatoriumi dhe Liceu. Ishte e domosdoshme të bënim disa prova me armët, duke mbajtur parasysh distancat nga pikat e goditjes, deri te Ambasada Amerikane. Provat e armëve dhe goditja e objektivit sipas distancës përkatëse u bënë në malin e Qafë Krrabës. Dolën me sukses të plotë. Ishim plotë 7 veta që u morëm me këtë organizim. Në Qafë Krrabë kur bëmë provat me mortajën dhe me raketat antitank ishin të pranishëm edhe Asim Kojeli, Sali Lushaj dhe tre djem të tjerë nga Tropoja. Mos harroni se Ambasada amerikane nuk ishte kjo që është sot, tejet e blinduar dhe gati pamundur ta sulmosh apo ta bombardosh. Në atë kohë Ambasada përfshinte vetëm godinat e ndërtuar qysh në vitet 30 të shekullit të kaluar dhe ishte lehtësisht e atakueshme…”.

Izeti ka rrëfyer se “Pasi kishim bërë gati gjithçka dhe planifikuam ditën e shtunë për të bërë aktin terrorist, Isamedini tepër i shqetësuar më tha: “Është akt i tmerrshëm, frenohu nga zbatimi i këtij urdhri të Doktorit, konsultohu domosdo me ndonjë person të mençur, ndryshe do t’i bësh dëm të pallogaritshëm vetes, të tjerëve dhe Shqipërisë…” Më frenoi Isamedini, ndaj vrava mendjen me kë të bisedoja për këtë çështje, kujt do t’i merrja mendimin… Mendja më shkoi te Mero Baze. Në muajin maj 1997 Mero Baze ishte korrespodent i “Zërit të Amerikës” në Tiranë. Mero ishte edhe miku i Sali Berishës. U takova me Mero Bazen. Nuk i thashë se çfarë urdhri më kishte dhënë Sali Berisha dhe çfarë përgatitje kishim bërë për të goditur në një orë të vonshme të natës Ambasadës së SHBA në Tiranë, kur i gjithë personeli i saj të ishte brenda në rezidencë. E pyeta në mënyrën hipotetike: “Kjo Ambasada e SHBA në Tiranë dhe Mariza Lino, – i thashë Meros-, n’a i ka nxirë jetën, sikur t’a hedhim në erë me mortaja dhe raketa antitanke?!” Mero Baze u prish në fytyrë dhe reagoi shumë ashpër: Nëse bëhet kjo gjë, më tha, Shqipëria e humbet përgjithmonë pavarësinë e saj dhe marrim fund si shtet dhe si vend…!”

Burimi/Pamfleti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *