Home

Lajme

E tmerrshme/ Shqiptari vret gruan, vajzën 17-vjeçare dhe më pas veten

No Comments Aktualitet Lajme

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, në një familje shqiptare të Kosovës. Një 51-vjeçar ka vrarë gruan, vajzën 17-vjeçare dhe më pas është vetëvarur në verandë me litar.

Mediat gjermane kanë raportuar se në banesë ndodhej dhe vajza e vogël e çiftit, 14-vjeç, e cila i ka shpëtuar sulmit. Kryprokurori ka dhënë disa detaje për ngjarjen.

“Sipas njoftimeve të para 51-vjeçari ka dashur të vrasë bashkëshorten dhe dy fëmijët. Para ngjarjes këtë mëngjes ai kishte njoftuar një të njohur, i cili më pas ka kontaktuar Policinë.

Në apartament forcat e rendit kanë gjetur trupin e pajetë të bashkëshortes 46-vjeçare, vajzës 17-vjeçare. Vajza e dytë, 14-vjeçare, ka shpëtuar pa lëndime 14-vjeçarja është stabile dhe po pyetet nga policia. Në ardhjen e forcave të policisë, vajza ishte në një dhomë që ishte mbyllur nga jashtë”, është shprehur ai.

Burimi: Abc News

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *