Home

Lajme

Vizita e Presidentes në detyrë të Kosovës në Tiranë është vizitë e shtetit të Kosovës !

No Comments Lajme Opinion

Nga Bujar Nishani
Bojkotimi i Presidentes në detyrë të Republikës së Kosovës, prej Kryeministrit të Shqipërisë, gjatë fjalës së Saj ceremoniale në Parlamentin shqiptar ishte nje akt i turpshëm prej rrezili !
Në këtë rast nuk është bojkotuar dhe fyer Znj. Vjosa Osmani, por është fyer e bojkotuar populli i Kosovës, shteti i Kosovës, nderi shtetëror i Kosovës, të gjitha këto ngarkuar ti mbartë e përcjellë Znj. Osmani !
Asnjë shfajsim apo justifikim nuk e fsheh dot urrejtje, mllefin dhe kufizimet e personalitetit, kur ato përfshihem edhe në çështjet ndërshtetërore.
Ndoshta Vjosa Osmani nuk i përcjell Kryeministrit të Shqipërisë, emocionet dhe filinë që Ana Brnabiç i përcjell, por kodi diplomatik dhe rregullat ndërkombëtare e detyrojnë Kryeministrin e Shqipërisë t’i trajtoi, të paktën formalisht, njëlloj shtetet e Kosovës dhe Serbisë.
Qëndrimet politike të Znj. Vjosa Osmani mund të mos i pëlqejnë në Tiranë, por ti dëgjosh e shkëmbesh ato janë detyrim shtetëror.
Çështjet e politikës së brendshme të Kosovës nuk janë çështje të Shqipërisë dhe çdo aktor këtu ka të drejtën të jetë i ftohtë ndaj tyre dhe ka përgjegjësinë e mos ndërhyrjes.
Por çështjet e interesit kombëtar dhe atij rajonal janë obligim jo vetëm të dëgjohen, të diskutohen, të përafrohen por edhe të çohen përpara.
Shpërfillja dhe fyerja e Edi Ramës nuk është shfaqur veç ndaj Vjosa Osmanit.
Fyerjet publike ndaj Kryetarit të LDK,
Z. Isa Mustafa, padia gjyqësore dhe fyrjet ndaj Kryeministrit Ramush Haradinaj,
fyrjet dhe sulmet publike ndaj Z. Albin Kurti, janë rekordet e ndjeshmërive dhe sjelljeve publike të Edi Ramës në raport me institucionet dhe shtetin e Kosovës.
Por të gjitha këtyre jua kalon fyerja ndaj gjakut dhe masakrës së mijëra viktimave të popullit shqiptar të Kosovës, tek puthej, “ndukej” e “shkulej” me ministrin e propagandës së Milosheviçit, si karshillëku më vulgar ndaj dhimbjes së pambyllur, faljes së pakërkuar, pendesës së pandier, për gjenocidin e ushtruar.
Të vërtetat që tha në Tiranë Presidentja në detyrë e Kosovës, janë thjesht të vërteta !
Të thjeshta por të vërteta !
E vërteta mund ti dhembë dikujt e dikë tjetër mund ta hidhërojë, por ajo është bisturia e vetmja që e nxjerr infeksionin jashtë.
Drita e zhbën pëlhurën e merimangës.
Vizita e Presidentes në detyrë të Kosovës në Tiranë është vizitë e shtetit të Kosovës !
Kosova nuk është si Shqipëria e skandaleve diplomatike, në këto 7 vitet e fundit, ku, qeveria sillet si kaçake e ju kërkon autoriteteve të shteteve mike që të anulojnë vizitën e Presidentit të vendit të vet se i bën “hije” kryeqeveritarit !!!
Të vërtetat e Vjosës nuk bojkotohet dot, as prej mungesës së Edi Ramës në Parlamentin e Shqipërisë, por turpi që e ka mbuluar kokë e këmbë Kryeministrin e Shqipërisë, është e vërteta e madhe.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *