Home

Lajme

Bislim Ahmetaj – 22 Dhjetor 2020.

No Comments Argëtim Letersi

Sonte i bie
Të jetë nata më e gjatë e vitit.
E këtij viti dembel,
E këtij viti të pabesë,
E këtij viti të lig.
E, unë, s’po di ça t’baj me të.
Ta tjerr në furkën e gjyshes,
Apo ta grij në havanin e duhanit t’babës.
Ta tresë në telekomandën e televizorit
Tuj kqyrë telenovela bajate,
Filma të vjetër,
Apo të ndjek emisione politike
Mbushur rrast
Me urrejtje për njëri tjetrin.
Ndoshta do ishte ma mirë me e deh
Me venë të kuqe
Shoqëruar me mish posterme.
Besa s’do ishte aspak keq
Ta ndryj në sytë e gjumit.
Po as sytë, as mendja, as trupi,
S’po më gjegjën.
Hej natë e gjatë e këtij viti të lig
Ba çka të dojë zogu i qefit
Po ti lëshoj frejt
Shko harlisu,
Kalëro
Fushës së zezë të qiellit
Mbushur me yje të dehur.
Baj çka të duash edhe
Me mua, edhe
Me gjithë botën.
Se nesër mrama do jesh ma e shkurtë.
Ndoshta edhe ma e mirë
Me mua,
Me ne,
Me botën mbarë.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *