Home

Lajme

Kush ka interes për blerje pornogafie?!

No Comments Lajme Opinion

Besomëni se nuk jam fare i qetë të merrem me pornografitë e ekranëve televizive, por as nuk e përtypa dot në heshtje. Shpesh i kam gjujtur këto turpe, e shesh edhe kam heshtur.
Natyrshëm, në mënyrë më njerëzore lind pyetja:
-Kush ka interes për blerje pornografie?
Kush është i interesuar për të blerë pornografi televizive?!
Unë jam një brez që jam rritur me këngët e Aleksander Gjokes, të Elton Dedes, të Anites e shumë e shumë të tjerë.
Jam brez jo kaq i madh, sepse atëherë mezi merrte TVSH-n atje ku jam rritur unë.
Pas disa vitesh kur blemë një televizor tjetër dhe me Dvd këngetarja Adelina Ismajli pati nxjerr një klim ku në një fragment shperthente një xhup të zi dhe dilte paksa zbuluar, e kalonim shpejt atë fragment. Sepse ishte turp!
Le të vijmë në ditët e sotme;
Sa turp!
Sinqerisht turp! Para një viti (në mos gaboj) një farë këngetarje e vetquajtur e tillë, Enca, doli në BBF dhe djali im i madh Aldo kafshoi gishtin si tregues turpi për atë që pa!
Kurse në ditët e sotme Klani një televizion goxha i madh ka filluar një palaço emision ku thuhet se është si një “protestë “ për dinjitetin e Femres.
Përveç kësaj, prezantuesja HaleKeta Vejsiu del në ekran me një veshje skandaloze. E kur shikon HaleKeten i jap të drejt Ences.
Sigurisht ju kujtohet te “Pitter Pan” ku një fëmijë shikonte bluzen e hapur të haleketes!
Kush dreqin ka interes për blerje Pornografie në një ekran?!
-e natyrisht, një familje e rritur me kulturë, me tradita, me norma njerezilleku ndihet e ofenduar.
Aq më teper ofendim ndjen një femer e dinjitetshme sapo të lexoj këto rreshta.
Ndjesë! Nuk është ky qellimi. Qellimi dhe pikëqellimi pse jo, edhe pikëtakimi kryqëzohen mes një cohe të hollë, delikate, pikerisht mes: vleres dhe antivleres. Mes një emisioni eduaktiv, kulturor, artistik dhe asaj pornografisë.
Nuk besoj që një familje e dinjitetshme ka nevojë për një blerje të tillë.
Gjithsesi, po e mbyll me atë citatin e famshëm të HaleKetes:
-Faleminderit Vera Grabocka!
-po, faleminderit për gjithë pornografinë që e keni vënë mbi dinjitetin njerëzorë!
Hamdi Skeja!

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *