Home

Lajme

Dekriminalizimi i marihuanës në Maqedoninë e Veriut

No Comments Lajme Opinion

Hamdi Nuhiju

Ideja e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut , Zoran Zaev për dekriminalizimin e marihuanës në kohën kur Maqedonia e Veriut po edhe bota po përballet me pandeminë Kovid 19 po shikohet me dyshime dhe po sulmohet nga të gjitha anët. Momentalisht i vetmi kryeministër në Ballkanin Perëndimor është Zoran Zaev i cili në këtë temë ka nxjerr në pah objektivizmin duke lënë anash folklorizmat si dhe sjelljen anarkike e cila po del në pah në disa pjesë të Ballkanit.

Republika e Shqipërisë ka pasur probleme serioze me marihuanën, por ato kanë zgjedhur rrugën e zhbërjes totale duke mos i ofruar krahun e ndihmës së shtetit njerëzve të dëmtuar të atij vendi si dhe duke mos parë të gjitha anët e përfshira në problem.

Në Maqedoninë e Veriut është hapur një debat për idenë e cila u plasua nga kryeministri Zoran Zaev që në vende turistike dhe në Shkup të legalizohet marihuana. Kjo ide si duket po thumbohet në vazhdimësi nga zëra kritik të cilët po mbajnë anën e argumentit duke i parë dëmet e mëdha që mund të shkaktoje përdorimi i marihuanës.

Përndryshe në vende të ndryshme të botës, e sidomos në Evropë, duke marr shembull Spanjën dhe Portugalinë, në momentin e legalizimit të marihuanës, kjo substancë e dëmshme është dekriminalizuar nga grupet kriminale si dhe është ulur dukshëm numri i përdoruesve të këtyre substancave në këto vende.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk e kanë të përbashkët vetëm problemin e legalizimit të marihuanës prej të cilës varen një numër i madh i popullsive të këtyre dy shteteve. Ata gjenden në bllok për nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e tyre në Bashkimin Evropian. Sikur Maqedonia e Veriut të ishte e ndarë nga Shqipëria, thuan disa zëra, rrjedha e bisedimeve me Bashkimin Evropian do të ishte ndryshe, si dhe anasjelltas. Por bllokada historike që po i bëhet Maqedonisë së Veriut nga ana e Bullgarisë duke kërkuar që maqedonasit të pranojnë 1944 kanë qenë bullgar dhe se kanë folur gjuhën bullgare, nuk po i bën dëm vetëm Maqedonisë së Veriut dhe shqiptarëve në të. Dëmi i Bullgarisë me këto kushte të palogjikshme po prek edhe Republikën e Shqipërisë.

Problemi i Bullgarisë me Maqedoninë e Veriut edhe pse duket qartas se është problem artificial, nuk e di se ku e gjen logjikën për tu përdorur edhe me Republikën e Shqipërisë? Mendoj se tema e integrimit të këtyre dy shteteve në Bashkimin Evropian, problemi i krijuar artificialisht nga Bullgaria si dhe tema e dekriminalizimit të marihuanës në Maqedoninë e Veriut janë të lidhura shumë ndërmjet veti. Ndoshta kusht i radhës i ndonjërit prej shteteve të BE-së ndaj këtyre dy shteteve do të jetë dekriminalizimi i marihuanës. Shembulli i Shqipërisë në këtë temë nuk është model për tu zbatuar në praktikë. Pse e them këtë? Qeveria shqiptare e drejtuar nga Edi Rama nuk ka qenë deri në fund e sinqertë në luftën e saj ndaj marihuanës, siç nuk ka qenë dhe ende nuk është e sinqertë në luftën e saj ndaj bastoreve dhe kazinove.

Një qasje e këtillë e pasinqertë karshi fenomeneve të këtilla, duke e lënë arsyen anash dhe duke krijuar turbullirë, i mundëson subjekteve politike në pushtet që t`i mbushin thasët me euro dhe dollarë, ndërsa popullin ta varfërojnë. Dekriminalizimi i dukurive kriminale, i mundëson arkës shtetërore të mbushet, vë në kontroll fenomenet negative si dhe ruan ose mbron standardin jetësor të njerëzve.

Në Maqedoninë e Veriut përveç temës së dekriminalizimit të marihuanës dhe problemeve me Bullgarinë kanë dal në pah edhe reformat rrënjësore në sistemin arsimor përmes zbatimit të mësimit të integruar. Autoritetet shtetërore thuan se në këtë mënyrë do të mundësojnë ngritjen e nivelit të arsimit si dhe do të përmirësonin rezultatet e vazhdueshme negative në PISA.

Është e dukshme se Maqedonia e Veriut është duke ndryshuar gjithnjë e më shumë. Ajo që mbahet mend për një kohë të gjatë te njerëzit është mënyra e qasjes së qeverive ose autoriteteve ndaj problemeve të caktuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *