Home

Lajme

KU GABON KRYEMINISTRI YNË apo si mund ta ndihmojme ate?!

No Comments Lajme Opinion

  1. Pa u zbadhur, as në kartat greke, pranon deri në orgazëm 12 md, si me qenë zëdhënës grek;
  2. Për 8 vjet lejoi e zhvilloi negiociata okulte, ku çdo lajm vinte nga greqia dhe jo nga e jona qeveria;
  3. Në negociata u ndërruan shpesh kuajt në ecje, madje në ngjitje, pra antarët e komisioneve të palës shqiptare;
  4. Në Komisionet e palës shqiptare, s’kishte përfaqësi të disiplinave kërkimore si gjeodezi, gjeologji, gjeografi, histori, arkeologji, madje as jurist me njohje të jurisprudencës ndërkombëtare;
  5. Të gjitha bisedat në këto negociata janë bërë mbi mbi bazën e 6 md për ato pika fillimi të matjeve, dhe pala shqiptare pranon tashmë hilenë dhe tradhtinë greke, që mbasi siguruan pikat e matjeve kërkuan zgjerim me 12 md;
  6. Nuk ka marrë parasysh vendimet e Gjykatës Kushtetuese që ka zeruar ‘gafat’ e qeverive të mëparshme, dhe ky Kryeministër thellon këto gafa, sepse nuk jemi në kushtet e 6md, por të 12 md;
  7. Nuk ka thirur, sikur një herë, përfaqësues të ditur të fushave të mësipërme, as pjesëtarë të përfaqësive fetare, as përfaqësues të shoqërive apo grupeve civile, sikundër homologu i tij grek që e ka bërë në vendin e vet.
  8. Lejon dhe pranon me plot gjasa që metodika e matjeve të jetë e ndryshme midis dy palëve, ku shteti grek përfiton hapësirë detare, qysh në përcaktimin e metodës bazë të matjes (ata me vija bazë nga kepi më i dalë në veri të Korfuzit te kepi më i dalë në jug të tij, ndërsa ne me metodën e gjireve të mbyllur, nga cepi i shkëmbit te porti në Sarandë te kampi i pionerit bie fjala);
  9. Lejon dhe pranon me plot gjasa që shkëmbi i pleshtit gur tokësor, si ai i Barketës të shërbejë si pikë matje për palën greke, ku si i pabanuar që është, nuk duhet të llogaritet fare.
  10. Lejon dhe pranon me plot gjasa që ishulli Othonoi (historikisht, Fanari shqiptar), me 300 ushtarakë të shërbejë si pikë matje dhe të krahasohet e të ndahet me bregdetin e qendrueshëm Karaburun –Sarandë, që ka pas shpine 3 milion banorë.
  11. Lejon dhe pranon me plot gjasa që ishulli Othonoi të ketë peshë dhe efekt të njëjtë, me kontinentin shqiptar, ndryshe nga marrëdhëniet Greko-Italiane që ka efekt të pjessshëm;
  12. Pse nuk është përdorur Ekitija (historia, morali e drejtësia) nga pala greke? Mirë ata, po Kryeministri ynë, si bie dakord me këtë shkelje?
  13. Pse nuk është kërkuar një nga normat bazë të marrëveshjes së Detit (UNCLOS-United Nation Convent Law of the Sea ), ku neni 15 të lejon qasjen historike, ku prej 10,000 vjetësh, Butrinti ka qenë dhe ështe yni, ku Çameria prej 9900 vjetësh ka qenë yni, ku ishujt Othonoi, Erikusa kanë veçcse 100 vjet që na u rrëmbyen, sepse toka Dhėu Himare-Sarandë, e ka pasë dominuar detin.
  14. Së fundi, pa diksutime, pa negociata reale, pa zënka, pa kontradita, Kryeministri ynë deklaron i pari në një takim para dy muash ‘eureka’, pra e gjeta zgjidhjen, i thotë palës greke se: çështjen do ta çojmë në Hagë.
  15. Lindin disa apo mori pyetjesh: Pse në Hagë që ka proces pa rekurs ose të pakthyeshëm? Pse jo në Hamburg që ha diskutime pas? A po con kontradiktë apo një ujdi? Ku i ke diskutimet me Parlamentin? Po me Presidentin? Pse ky nxitim? Apo kërkon të vulosësh turpin me duart dhe vendimet e të tjerëve. Ndaj, çuarja në Hagë, nuk është thjesht nxitim, as interes politik, as mashtrim i rradhës, as poshtërsi, por thjesht tradhëti kombëtare, shitje të 1360 km2 sipërfaqe deti, uji, ajër e tokë.

Shkruar nga Sazan Guri

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *