Home

Lajme

Plani 5 vjeçar i krijimtarisë sime (2015 – 2020) përfundoi. Ky është bilanci:

No Comments Argëtim Letersi

43 premiera kombëtare dhe botërore iu shtuan krijimtarisë sime gjatë këtij pesëvjeçari, të dala këto në skenë apo YouTube. Nga këto: 4 vepra klasike, 2 muzikë filmi, 8 këngë për të rritur, 16 këngë për fëmijë, libri autobiografik prej 588 faqesh “Rrëfimet e një kompozitori shqiptar”, etj, pa llogaritur 3 krijime që u anuluan për shkak të Kovidit.
Ju uroj të gjithëve një Vit të Ri të mbarë e të shëndetshëm!
Lista e detajuar si më poshtë:

 2015
  1. Libri autobiografik “Rrëfimet e një kompozitori shqiptar” (588 faqe) – Shtëpia botuese “Ada”
  2. Rapsodi Shqiptare për Orkestër Sinfonike (Tiranë, dhe Fier) 2016
  3. Kuartet Harqesh me 4 kohë, (New York)
    (Koha e 1rë e këtij kuarteti u luajt vite më pas në Athinë)
  4. Kuartetit fryme – Koha e 2të, (Gjermani)
  5. “Vallet Shqiptare” – Çmimi i madh. Fest. fëmijëve, (Prishtinë)
  6. “Gjuhën Ta Ushtrojmë” – Çmimi i 3të, Fest. fëmijëve, (New York)
  7. “Qukapik, O Qukapik” – Fest. Mbarëkombëtar i Fëmijëve, (Shkodër)
  8. “Alexander” – Skenë frymëzuar nga filmi (YouTube)
  9. “Independence Day” – Skenë frymëzuar nga filmi (YouTube)
  10. “Saving Private Ryan” – Skenë frymëzuar nga filmi (YouTube)
  11. “The Shawshank Redemption” – Skenë frymëzuar nga filmi (YouTube) 2017
  12. “Cicërimat” – Pjesë virtuoze për solo piano (YouTube)
  13. “Çke Bërë Ti Për Shqipëri” – Këngë për të rritur (YouTube)
  14. “Vallzo Alba” – Këngë për të rritur (YouTube)
  15. “Sa M’ka Marr Malli” – Këngë për të rritur (YouTube)
  16. Himni i Shoqatës “Jehona Shqiptare” – Këngë (YouTube)
  17. “Oh, No” – Këngë për të rritur me tekst anglisht (YouTube)
  18. “I Dua Kafshët” – Çmimi i publikut. Fest. fëmijëve, (Elbasan)
  19. “Kec Postieri” – Fest. fëmijëve, (Durrës)
  20. “Nuk Është E Thënë” – Fest. fëmijëve, (Korçë)
  21. “Zhgarravinat” – Çmimi i 2të. Fest. fëmijëve, (Gjirokastër); Çmimi 3të, (Kavajë, 2019)
  22. “The Da Vinci Code” – Skenë frymëzuar nga filmi (YouTube)
  23. “The Ten Commandments” – Skenë frymëzuar nga filmi (YouTube)
  24. “The Lord of The Rings” – Skenë frymëzuar nga filmi (YouTube)
  25. Reklamë televizive për makinën “Nissan”, Music sample (YouTube)
  26. Reklamë televizive për “Chase Bank”, Music sample (YouTube)
  27. Reklamë televizive për Supermarket “Stop & Shop”, Music sample (YouTube) 2018
  28. “Vajza Jonë Sot Nuse e Re” – Këngë e krijuar popullore (YouTube)
    29 “Atdheut” – Fest. fëmijëve, (Elbasan)
  29. “Elefanti Tek Dentisti” – Fest. Mbarëkombëtar i Fëmijëve, (Shkodër)
  30. “Emrin Vëllait Dua Unë T’ia Jap” – Çmimi 1rë. Fest. fëmijëve, (Kërçovë); Çmimi 3të. Festivali
    Ndërkombëtar, (Gjilan)
  31. “Kënga Ime Shqiptarisë” – Fest. i fëmijëve, (Durrës)
  32. “Lepurushi Dhe Ketrushi” Çmimi Special. Fest. fëmijëve, (Prishtinë)
  33. “Lule E Vogël” Çmimi Parashqevi Simaku. Fest. fëmijëve, (Kavajë) 2019
  34. Film artistik “Sfida” (Shqipëri)
  35. Film vizatimor “Miracle on Hudson” (New York)
  36. “Bandilli Seç u Mbyt” – Këngë e krijuar popullore (YouTube)
  37. “Jam Shqiptar E Bir Shqiptari” – Junior festival, (Tiranë)
  38. “Merimanga Dhe Fshesa” – Fest. fëmijëve, (Elbasan)
  39. “Monumenti” – Fest. fëmijëve, (Korçë) 2020
  40. Kuartet fryme me 3 kohë (Të tre kohët) (New York)
  41. “Një Urim Një Bekim Për Shqipërinë” (YouTube)
  42. “Është Betimi i Brezit Tone” – Fest. fëmijëve, (Korçë)

Falënderime:
Falënderoj bashkëpuntorët e krijimeve të mija gjatë këtij 5 vjeçari, regjisorët dhe producentët e filmave, Vlash Droboniku, Skënder Jaçe, Lulzim Sula; dirigjentin Alqi Lepuri (Artist i Merituar); autorët e teksteve Agim Doçi (Mjeshtër i Madh), Zhuliana Jorganxhi (Mjeshtër i Madh), Jorgo Papingji (Mjeshtër i Madh), Arben Duka, Irma Kurti, Jani Duri, botuesin e librit Roland Lushi, këngëtarët Viktor Tahiraj, Gëzim Xhaxhai, Gloria Nure, Eneida Fasko, si dhe dhjetëra fëmijë këngëtarë që bashkëpunuan me mua në realizimin e këtyre krijimeve.

Nga Aleksander Vezuli

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *