Home

Lajme

Linda Karadaku: Intervistë me oficerin nga Republika e Shqiperisë vullnetar në Luftën për Çlirimin e Kosovës, colonel Dilaver Goxhaj

No Comments Intervista Lajme

  1. Si ndihmuan oficeret shqiptare ne luften e Kosoves?

Përgjigje: Oficerat e Republikës së Shqipërisë që ndihmuan në luftën çlirimtare të Kosovës ndahen në dy grupe: grupi i parë janë ata që ndihmuan në ngritjen e qendrave stërvitore në Shqipëri dhe përgatitën (stërvitën) vullnetarët që vinin nga Kosova dhe diaspora për të shkuar në atë luftë. Ky grup ka filluar herët, qysh në fillim të viteve ’90-të.

Profesioni i oficerit, ndoshta në pamje të përgjithshme kuptohet se ai vetëm urdhëron dhe ushtarët zbatojnë. Por jo, nuk është ashtu. Oficeri është një mësues shumë më ndryshe nga profesioni i mësuesit. Mësuesit e çdo niveli shkollor bëjnë diferencimin e nxënësve në fund të vitit mësimor, dikë e vlerësojnë shkëlqyeshëm, dikë mesatar, dikë mjaftueshëm e dikë e lenë përsëritës të vitit mësimor. Ndërsa oficeri duhet t’i mësoi e t’i përgatisë praktikisht të gjithë ushtarët njësoj, sepse të gjithë do të hidhen njëherësh në sulm, apo të gjithë së bashku do të veprojnë për të mbrojtur pozicionin dhe rajonin e mbrojtjes, dhe kur ta lypi nevoja të dinë të tërhiqen në rregull por ama të gjithë së bashku e me rregull duke mbrojtur njeri-tjetrin. Kështu që oficeri është i detyruar të udhëhiqet nga parimi: Shihni si bëj unë, dhe ejani ta bëjmë së bashku, pasi njeriu mëson më mirë duke vepruar. Këtë detyrë e kryen oficerat që përgëtitën vullnetarët e UÇK-së në qendrat stërvitore për në luftë, duke zhvilluar stërvitje një mujore, dy mujore por ka pas raste edhe më shumë por edhe më pak, në varësi nga situata në Kosovë.

Kur u angazhua NATO në luftë, atëherë në përgatitjen e vullnetarëve që vinin me shumicë nga Perëndimi, përfshi edhe SHBA, u angazhua e gjithë shkolla e Bashkuar e Oficerave duke i stërvitue vullnetarët e lirisë në Feken (Mali me Gropa) dhe në Burrel.

Grupi tjetër i oficerave ishim ne që u futëm brenda në Kosovë para se të angazhohej NATO-ja, por ishim shumë pak, vetëm 5 veta Dy prej oficerave kanë rënë dëshmorë, Indrit Cara nga Kavaja dhe Tahir Sinani nga Tropoja. Dëshmori nga Tropoja Tahir Sinani ishte Komandant i Zonës së Dytë Operative “Pashtriku”, dëshmori tjetër Indrit Cara nga Kavaja ishte komandant i kompanisë autonome të ruajtjes së SHP të UÇK, Adem Shehi – komandant i Br.153 e zonës Operative të Llapit, Bardhyl Tahiri shefi i xhenjos (inxhinierisë) në SHP të UÇK, dhe unë që detyrë kryesore pata mbajtjen e bashkëveprimit të UÇK me aviacionin e NATO-s si dhe zv. i Shefit të Shtabit. Por pati edhe vullnetarë ushtarë të thjeshtë që patën shkuar shumë më herët para nesh në Kosovë, disa prej të cilëve kanë rënë dëshmorë.

Ne, oficerat dhe vullnetarët e tjerë nga Shqipëria që shkuam vullnetarë në atë luftë çlirimtare, nuk bëmë asgjë të veçantë, veçse detyrën tonë si ushtarë të kombit. “Të luftosh për kombin jashtë çdo strukture shtetërore, -ka thënë Faik Konica- është një virtyt i lartë që mund të vjen vetëm nga një vetëdije e lartë”.

  1. Si ju kujtohet juve ajo luftë, si ishte të luftoje bashke me shqiptarët e Kosovës kunder makinerisë vrastare serbe?

Përgjigje: Ne atje gjetëm kolegë shqiptarë që kishin mbaruar shkollat ushtarake të Federatës Jugosllave dhe shumë shpejt u bëmë njësoj. Lufta, flas se si e kam konceptuar unë, e kthen oficerin në gjysëm perëndi, pasi të gjithë vartësit që ti komandon e që janë me dhjetra, qindra e mijëra, sytë i kanë tek komandanti, tek oficeri, atij i kanë besuar drejtimin dhe jetën e tyre, tek ai e kanë mbështetur fatin, si dhe te mësimet që ai u ka mësuar ÇFARË të bëjnë në çdo situatë, KUR ta bëjnë, kurse se SI do ta bëjnë, varet po nga aftësitë profesionale që ua ka kultivuar po ai oficer.

Lufta është luftë, ajo nuk është lojë shahu, ku ke kohë të mendohesh për të bërë lëvizjen e duhur, por përkundrazi, vlerësimin e situatës dhe marrjen e vendimit duhet t’i realizosh brenda pak sekondash, ndryshe je i vrarë ti, si epror në radhë të parë, dhe gjithë vartësit e tu. Kështu që lufta kërkon të dish si të luftosh, të njohësh temperamentin dhe karakterin e çdo vartësi, të njohësh armët që ke në përdorim dhe taktikën e tyre, të njohësh mirë armikun që e ke përballë, pasi po nuk e njohte armikun siç njeh forcat që ti komadon, fitoria është gjysëm për gjysëm, s’dihet se cila palë fiton. Në luftë, pas mënçurisë, guximi dhe trimëria janë thelbësore. Në luftë sakrifikohen që nga ushtari më i thjeshtë e deri të komandanti më i lartë i ushtrisë për të mbijetuar populli dhe për t’u mbrojtur atdheu.

Ju keni të drejtë kur shprehni kuriozitetin tuaj se “si ishte të luftoje bashkë me shqiptarët e Kosovës”? Ndoshta nuk do të ma merrni për propagandë, por sa herë më ka rënë rasti të ndodhesha në vijë të parë të frontit së bashku me kolegët kosovarë oficerë dhe atje, në transhe, kur më duhej të udhëzoja apo të plotësoja ndonjë koleg se si duhej vepruar në këtë apo atë rast, dhe luftëtarët e thjeshtë nga dialekti e kuptonin menjëherë që unë isha nga Shqipëria dhe aq më shumë që flisja me dialektin e Toskërisë, pyesnin kolegët kosovarë se nga është ky oficeri, dhe kur ata u thoshnin se është nga Gjirokastra, ata harronin që u vinin plumbat përballë, dhe shtyheshin kush e kush të më prekte qoftë edhe pak me dorë. U ngrihej morali në një mënyrë që nuk di se si ta shpjegoj, pasi ka gjasa të mos më besoni. Ata thoshnin: Ka ardhur Shqpnianë luftë!, dhe nuk e peshonin fare rrezikun. Kur u përsërit për herë të dytë kjo pyetje në një front tjetër, pyeta kolegët kosovarë, se pse ky lloj reagimi? Dhe u befasova kur më treguan se në Kosovë ishte bërë propagandë nga shumë intelektualë por edhe parti, se Jugu i Shqipërisë nuk e do Kosovën, janë me Greqinë. Nuk po zgjatem shumë në këtë pikë se do të thonë sikur bëj propagandë, por kjo është e vërteta.

  1. Cfarë patë në fushat dhe malet e Kosovës në atë kohë, masakrat, vrasjet, shkatërrimet?

Përgjigje: Kur hyra unë në Kosovë, ditëtët e para të muajit mars 1999, duke kaluar në këmbë nga malet e Sharrit, rrethinat e Kaçanikut, malet e Jezercës, Topillë, Budakovë, Pagarushë, malet e Berishës, ku ndodhej Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, shumicën e fshatrave i pashë të djegura, thuajse të rrafshuara dhe sa më shumë shihja, aq më shumë më shtohej urrejtja kundër armikut. Armikun po nuk e urreve, nuk e lufton dot. Masakra nuk më ka rënë rasti të shoh, por varre masive – po. Po do të thoni ju se në luftë shkohet për të vrarë ose të vritesh. Nuk është plotësisht ashtu. Në luftë shkohet me bindjen se do e çlirosh atdheun dhe do kthehesh i gjallë. Po mendove vdekjen, nuk të bëjnë këmbët të shkosh në luftë. Është e vërtetë që vetëm në luftë lejohet të vrasësh, sepse në luftë asksh nuk vret nga urrejtja për X apo Y, nga zilia apo për të larë hesapet e veta, por të gjithë e bëjnë sepse kërkohet nga bashkësia, nga kombi yt.

  1. Si e përjetuat çlirimin e Kosovës dhe largimin e trupave serbe?

Përgjigje: Atë përjetim e ndjeva kur lufta u ndërpre dhe luftëtarët fluturonin nga gëzimi që forcat serbe po largoheshin dhe Kosova u çlirua. Ata nuk gjenin mënyrë se si ta shprehnin dhe unë rrija dhe i shikoja me ngazëllim, por nuk merrja dot pjesë në euforinë e tyre. M’u afrua një koleg dhe më pyeti: Shpëtim (emri i luftës), pse rri si i habitur dhe nuk përzihesh në këtë ngazëllim? Dhe unë i thashë: Tashti, këto momente ndoshta po e kuptoj se sa e rëndësishme dhe ëndërrore qenka LIRIA. Unë kam lindur në liri dhe vij nga liria, prandaj e kam të vështirë ta kuptoj këtë lloj ngazëllimi dhe po befasohem.

  1. Si e gjykoni dërgimin e krereve të UÇK-së në Hage? Sa e dëmshme është për luftën e Kosovës për liri dhe pavarësim nga Serbia?

Përgjigje: Unë gjatë luftës katër mujore, mars-qershor 1999, nuk kam psur kohë as të flija e jo më të më shkonte mendja se mund të ndodhnin ngjarje të tilla që i kam dëgjuar veç një a dy vjet pas lufte! Shkuarja e bashkëluftëtarëve të UÇK-së në atë gjykatë speciale, më rikrijoi ndjenjat ngjethëse kur ishim të detyruar t’u mbyllnim sytë shokëve që na i merrte plumbi. Bazuar në akt-akuzën e asaj Gjykate Spciale, ku thuhet se e gjithë hierarkia komanduese e UÇK-së, prej komandantit të Shtabit të Përgjitshëm dhe deri te ai i togës së fundit sipas rreshtimit organik të UÇK-së, do të merren në pyetje si të akuzuar apo dëshmitarë, për gjoja krimet që kanë bërë në luftë ata apo vartësit e tyre, ndërkohë që pala, e cila vrau dhe dogji gjithë Kosovën, e cila vrau 11.840 shqiptarë të pafajshëm, prej të cilëve 1.392 fëmijë deri në 18 vjeç, 296 fëmijë deri në 5 vjeç, 1.739 femra, 1.882 të moshuar mbi moshën 65-vjeçare dhe 5081 të moshave 19-64 vjeçë, prej të cilëve 1.450 ende janë të pagjetur, dhe të gjithë këta të vrarë u groposën në mbi 530 varreza masive, për të cilat Presidenti Bill Klinton më 12 prill 1999 tha: “Historitë që po dëgjojmë janë vërtetë të tmerrshme: forcat serbe mbledhin fshatarët shqiptarë në grupe, i vrasin ata me armë automatike dhe u vënë zjarrin”; u dhunuan 20.400 femra shqiptare; u dogjën dhe shkatërruan 100.589 shtëpi, banesa e objekte të ngjashme; u dogjën 358 shkolla; u dogjën 71 zyra institucionesh; u dogjën 30 shtëpi kulture, 93 biblioteka publike, 123 objekte shëndetësore; u dogjën 215 objekte fetare të besimit myslyman (xhami, teqe, tyrbe); u dogjën Arkivin e Bashkësisë Islame ku ishin dokumente prej shekullit XV; u dogjën 5 kisha katolike; u- dogjën 88.101 objekte ekonomike shtetërore e private ndihmëse; u therrën dhe dërguan në Serbi 70 % të të gjithë gjesë së gjallë (lopë, dhi, kafshë ngarkese) etj., dhe Serbia trajtohet si viktimë e asaj lufte, natyrisht që diçka e keqe paralajmërohet për Kosovën.

Më vjen keq që ka edhe shumë shqiptarë që ngazëllehen dhe deklarojnë pa pikë përgjegjësie se kinse janë vrarë nga UÇK-ja dhe komandantët e saj 100 shqiptarë anëtarë apo kuadro të LDK-së pa dhënë asnjë dëshmi publikisht, por fshehtas, përmes Serbisë, e cila ka çuar 50 mijë faqe me shpifjet e kësaj kategorie shqiptarësh dhe serbësh, gjë që për mua janë shantazhistë. A e dini ju se çështë shantazhi? Po u kujtoj çfarë thotë Balzaku: “Shantazhi është një nga vrasjet më të poshtra; ajo është një krim shumë më i neveritshëm se vrasja; vrasësi ka nevojë për një kurajo të tmerrshme, ndërsa shantazhisti – jo”.

  1. Çfarë është Kosova për ju?

Përgjigje: Kosova është Shqipëri. Shumë intelektualë e politikanë shqiptarë në Kosovë dhe shumë të tjerë kosovarë që kanë lindur e jetuar në Republikën e Shqipërisë, deklarohen shpesh se “Enveri, me demek Shqipëria, e shiti Kusovën”. Unë u shtroj atyre pyetjen: Pse nuk erdhët t’ia merrnit Serbisë atë që i kishte “shitur” me pa të drejtë dikur Shqipëria? Dyshoj se një pjesë e tyre ka gjasa të jenë dëshmitarë shantazhistë të fshehur për ato gjoja vrasje nga UÇK-ja. Nuk mendoj se duhet shtuar diçka më shumë thënies së Konicës që ua theksova më lartë. Por, të jeni të sigurtë, se gjithkush që shkon në luftë çlirimtare, shkon për vlera shpirtërore, do të ketë gjithnjë kundër patriotët e “flaktë” si dhe ata që janë patriotë për hir të portofolit, por që shpesh njëri dhe tjetri janë të mishëruar tek i njëjti person.

7.Si ishte bashkepunimi me NATO-n?

Përgjigje: Bashkpunimi me NATO-n filloi në mbasditen e 23 marsit 1999 dhe përfundoi në 20 Qershor 1999, kur përfunduam bisedimet me Gjeneralin Xhekson, i cili ishte caktuar Komandant i forvave të KFOR-it. Për fatin e keq tonin, deri në datën 18 prill vetëm dy herë aviacioni i NATOs mundi të godiste forcat serbe që vepronin në terren dhe ndesheshin me forcat tona, që ne ua jepnim regullisht ndodhta edhe 10 herë në ditë. Kjo për shkak të kushteve shumë të këqia meteorologjike, binte shi e borë parreshtur dhe retë ishin shumë të ulta, aviacioni (piloti) nuk mund t’i shihte e t’i godiste forcat serbe në terren, por megjithatë godiste objektet statike ku ishin fshehur municionet, karburantet, kazermat dhe qendrat drejtuese të ushtrisë serbe që ne ua jepnim përmes faksit satelitor, të cilët nuk mundej t’i bllokente Serbia, me përjashtim të disa rasteve. Atëherë ne i kalonim përmes lidhjeve në Tiranë, por kuptohet që edhe ka pas ndonjë rast që vjetëroheshin të dhënat. Në të gjitha ditët e tjera prej 18 prillit e deri në fund të luftës komunikimi ka qene perfekt midis të dy palëve.

Tiranë, 29 janar 2021

Skënder Karaçica – (P)amje nga Mitrovica

No Comments Lajme Opinion

Agim Bahtiri,kollaj me bacin,dilni matanë rrugës në të majtë e dihet se çfarë të pret?!Serbët me buzë në gaz…(!)
Në Mitrovicë sot pati tubime parazgjedhor me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmani.Në një tubim në një restorant të këtij qyteti,për fat,sa nuk u bë gjaku…!Pati fjalë dhe e tërë odisejada (p)amje nga Mitrovica,kur e kur,kryetari i komunës Agim Bahtiri diku në mesin e qytetarëve bërtiste si në mal dhe shante…(sic!).
Kësaj i thonë:Kollaj me bacin,dilni matanë rrrugës në të majtë dhe dihet se çfarë të pret o Agim Aga(sic!).E moj Kosovë sa barrë të rënda po i bartë mbi shpinën tënde!Sipas F.Konicës,shpetoje Kosovën tonë prej vetë shqiptarëve(sic!).
Serbët ketë (p)amje në Mitrovicë e kanë pritur me buzë në gaz…!
Kollaj me bacin,thonë në Drenicë…!
Çikago,janar të motit 2021

Burimi/Facebook

Skënder Karaçica – Nga goja e popullit – Sa mirë po i rrinë tirqit

No Comments Lajme Opinion

Njani ishte shumë i varfër dhe nuk kishte as rrobe për të shkue në dasëm.Për ketë arsye iu lut kojshisë për t`ia dhanë tirqit dhe plis e mahramë sa për të shkue në dasëm.Kojshia ia dha veshjen e tij kombëtare dhe i varfëri bashkë me kojshin e tij shkuan në dasëm.
Në odën e burrave,kojshia i tij,shpeshherë u thoshte në odën e burrave:

  • Shihni sa mirë po i rrinë tirqit dhe plis e mahrama,kojshisë tem!
    Për një kohë heshtja mbuloi muret e odës së burrave.Mirëpo,i varfëri nuk duroi më u ngrit në gjunjë dhe iu drejtua burrave në odën e dasmës:
  • Po bre,kojshisë tem iu ka ba marak me ju tregue se për dasëm mi ka dhanë tirqit dhe plis e mahramë,boll mirë po me rrinë dhe kur të kthehem në shpi do tia kthej ,-u tha burrave në odë i varfëri i katunit.
    Kur bani mirë mos kërkoni që të bahet lajm i odës së burrave,thonë në Drenicë.Tutje,ata që po premtojnë përmes votës së lirë të popullit,mos lëshoni shumë hajat,do të thoshte nga goja e popullit se nesër po nuk u ba fjala punë e ndërtim i shtetit,dikush do të skuqet para burrnisë…!
    Fjala pa hajat të madh…!
    (Shënuar në Drenicë)

Burimi/Facebook

Pas skandalit, konkurrenti i “Për’puthen” largohet nga programi: Shyqyr që dola single!

No Comments Aktualitet Lajme

Surprizat nuk kanë fund! Një tjetër konkurrent i “Për’puthen” është larguar nga programi. Bëhet fjalë për Arbër Aruci, i cili lajmin e ka dhënë përmes një postimi në “Instastory”.

Arsyeja e largimit është për shkak të disa angazhimeve personale jashtë Shqipërisë, shkruan Arbri.

“Përshëndetje miqtë e mi dua te boj nje njoftim per te gjith ju qe me keni ndjekur dhe mbështetur deri tani, kam vendosur te mos jem me pjese e emisionit per arsye personale te disa angazhimeve dhe detyrave shume te rëndësishme te lëna pezull jashtë Shqiperise”.

Ai nuk la pa falënderuar produksionin dhe kolegët që e mbështetën në këtë aventurë, që prej fillimit kur hyri në emision.

Por, përmes një tjetër postimi, ai “thumboi” lidhur me ngjarjen e fundit mes Teas-Beartit e Andit. “Shyqyr qe dola single une me pa zoti”, shkruan ai.

Kujtojmë se para pak ditësh, Andi dhe Tea njoftuan se po largohen nga emisioni si çift, me qëllim që të vazhdojnë njohjen jashtë. Por, mbrëmë fotografitë që qarkulluan në rrjet, konfirmuan se Tea është e lidhur me Beartin.

Burimi/Top Channel

‘Tea është me mua, jemi bashkë. Është dashuri e vërtetë!’- vjen reagimi i Beartit pas publikimit të fotove me Tean

No Comments Aktualitet Lajme

Fotografitë dhe videot e Teas që shijon puthjen pasiononte në krahët e Beartit po bëjnë namin në rrjet ku reagimet dhe komentet janë të shumta.

Pas publikimit të këtyre fotove ka ardhur edhe reagimi i Beartit. Në një video që është shpërndarë në rrjet, Bearti e pranon që është në një lidhje me Tean. Ai thotë se dashuria e tij me Tean është një dashuri e vërtetë.

“Përshëndetje të gjithëve. Ndjej një detyrim për publikun që në emrin tim dhe Teas të flas tani. Rrethanat erdhën t’ju them them se gjithçka keni marrë vesh për mua dhe Tean është e vërtetë. Tea është me mua, jemi bashkë. Por ju betohem me dorën në zemër se në të gjithë këtë histori, Tea është e pafajshme.

Tea është viktima e kësaj situate. Por më vonë do të mësoni të vërtetën e kësaj historie. Ka rëndësi që mbi gjithçka është një dashuri e vërtetë dhe pse jo më e bukura e të gjithë dashurive. Faleminderit!”- thotë Bearti.

Kujtojmë që Tea doli nga programi i Përputhen bashkë me Andin si një çift. Ata ishin ndër çiftet më të komentuara edhe gjatë emisionit.

Reagimi i Beartit me video:

https://www.instagram.com/p/CKpsXeJlkKP/

Burimi/top-channel.tv/

Puthja e Teas me Beartin, opinionistja Fatma tregon cili është morali i gjithë historisë (FOTO)

No Comments Aktualitet Lajme

Fotografitë dhe videot e Teas që shijon puthjen pasiononte në krahët e Beartit po bëjnë namin në rrjet, ndërsa nuk kanë munguar reagimet nga personazhet dhe opinionistët e Për’puthen.

Mes tyre është edhe Fatma Haxhialiu, e cila u bëri thirrje të rinjve, të cilët janë të fiksuar pas personazheve të ndryshëm që atë kohë e dashuri t’ia japin atyre që i kanë bërë kokën dhe jo idhujve televizivë.

“Morali është: Mjaft bëtë idhull ça shikoni në tv dhe atë kohë e dashuri je

Puthja e Teas me Beartin, reagon opinionistja Fatma: Morali i gjithë kësaj është…

pjani atyre që ju kanë bërë kokën, se me para jepni jetën per Tean, Bean, Lean se sa për njerëzit e shtëpisë”, shkruan Fatma.

Nuk la pa ironizuar faktin që janë hapur shumë faqe fansash për të mbështetur Tean dhe Andin, të cilët dolën çift nga programi.

“Përpara se t’i rikthehemi normalitetit çfarë do bëhet me adresat e fansave te tipit: TeaAndi? Do fshihen apo do konvertohen ne TeaBearti?” përfundon Fatma.

Ndërkohë kujtojmë se disa ditë më parë Tea u përpoq të përgënjeshtronte akuzat e Shqipe Hysenajt, se ajo ishte duke mashtruar publikun me imazhet ku dukej pranë Beartit, ish konkurrent i Për’puthen.

Burimi/top-channel.tv/

“Mashtruese, si nuk të vjen turp?”/ Publikohen fotot duke u puthur me Beartin në buzë, Teas “s’i plas” as për komentet fyese të ndjekësve

No Comments Aktualitet Lajme

Fotografia e Teas dhe Beartit duke shkëmbyer puthje në buzë bëri xhiron e rrjetit ditën e djeshme.

Komente tepër negative vijnë nga ndjekësit e Teas në foton e saj në Instagram, ku ka pozuar krahë Andit, në natën e fundit në “Për’Puthen” pasi ata vendosën të dalin prej aty për t’u njohur më tepër me njëri-tjetrin jashtë.

“Sa fallco paske qen”, shkruan një nga ndjekësit, ndërkohë që të tjerë shkruajnë: “Harram e paçi kohën që ju kemi kushtuar”, “gënjeve një popull, si nuk të vjen turp?”, “turp të të vijë, mashtruese”.

Por ende nuk ka një njoftim publik të Teas, e cila gjithçka ka publikuar, është një video në Instastory ku hidhet në dëborë, e cila është realizuar kur ka qenë pranë Beartit dhe një tjetër ku bën reklamë biznesi.

Në anën tjetër, Andi ka mbetur pa fjalë nga gjithë sa ka ndodhur, ndërsa ka paralajmëruar se bashkë me Tean do të jenë live dhe do të sqarojnë të gjithë situatën e krijuar dhe vërtetësinë e atyre fotove.

Kurse, i “treti” që tashmë ka kaluar në vend “të parë” në këtë histori, Bearti, ka reaguar përmes një video në rrjete sociale ku e pranon që është në një lidhje me Tean dhe thotë se dashuria e tyre është e vërtetë.

Burimi/top-channel.tv/

“HISTORI E VERTETE DASHURIE KU DHEMBJA LE MEMORRJE “

No Comments Argëtim Histori

Ajo ende edhe pse nene e 6 femijeve te rritur duket kaq e re e bukur ku buzeqeshja e pashterreshme dhe miresia qe ka ne shpirt ja dyfishon ate
H.B nga fshatrat e Malisheves tek une vjen cdo dite
(Diten e pare te janarit pesova nji aksident te forte ku ende nuk jam ne gjendje te leviz dhe kjo mike mire vjen te me ndihmoj per mengjesin dhe cfare ke duhet gjate dites
Ketu gjendja Covid nuk munden njerzit vec kunates qe kam afer Elona mamit, mikut Neptun, Teutes engjellore dhe kesaj zonje qe i falenderoj nga zemra per organizim e ndihmes per mua si dhe njeriut tim te shtrenjt te jetes qe ben gjithshka te lehtesoj dhembjet dhe kete moment timin Kolin
Pak njeres e dine nuk doja te shqetesoj askendper vet situaten qe po kalon sejcili .do behem mire )!
Jemi njohur herret me familjen e saj shqiptaret Kosoves festave, aktiviteteve me shoqaten Trieste ,familje fisnike e madhe me tradita ku munda nga afer ta njoh edhe me mire si zemer gruaje malsore sidomos ne vitet e temerreshme qe familjet shqiptare te Kosoves perjetuan ne genocidin serb luften mes zemres evropes ku per mbare shqiptaret ishte casti me i dhembeshem qe perjetonim ne identitetin tone kombetare mbas vitit 90te rrezimit te diktatures
Shqiperia jetonte ate kohe viti 1997 barbarizmin e luftes civile te vrasjeve mes vehtes kur helmi ‘gjarperit zi” kafshonte vellezerit e motrat ne vrasje masive krime dhune e zhudukje humane ne shqiptareve Kosoves
Ishim gjithe familja tregon H .B
Vec burrave pasi ishin me lufte
Kishim vetem dy pleq baben tim dhe vjehrrin nji kojshie grua e vjeter mbetur vetem dhe ishim krejt nuse te reja 4 me femije une i kisha 5 ma e vogla 3 vite
Morren cfar mundem nga shtepite dhe u nisem karvan drejt Shqiperise
Nji pjese me makina furgona ,kush me karroca me kale
Une kisha hyp siper tesha ushqime kuverta dhe me nji plasmas mbuluar brenda ishin femijet dy pleqt baba vjehrri dhe kojshia une motra dhe djali kunatit ulur para
Binte shi ishte mars viti 1999
Deri ne kufi syte tane cfare nuk kane pare ,e cfare nuk kemi degjuar
Shihje vargun e njerezve te terrorizuar femije qe qanin
Ndjenja e frikes ma kishte ngrire zemren mua kunatave te mija motres time
Na kishin thane qe burrat tane ishin vrare
Pleqte nuk flisnin
Heroi yne ate cast ishte kali i shtepise, i vetmi qe po terhiqte te shpetonte njerzit e tij deri ne kufirit e Morines per ne Kukes na paten thene
3 dite e nete ..shi gjaku rridhte nga patkonjte e kalit ne dalje te kufirit ndaluam te shlodhej pak
Sikur prekem Zotin ne Qiell kush kishin makina furgona vazhdonin ecin mos zente nata na thane ka reziqe…po ma di sa kaluam valla askush ma keq mos pafte ,na s’kishim kur ma frike !
Lame ne karroce vec vajzen e vogel e cila mu semurr sh keq me ate gruan e vjeter dhe ne nisem ecjen ne kembe
Mbas ma u afruan disa burra duke na kerkuar kalin
Na i jepni at Kal ne
Jo i tha Baba im ky po na esht pjestare i familjes si me ja u dhane juve?
Po ne e duam ju ska cfar ju duhet therriste njoni prej tyne
Ne ju cojme me nji furgon familjen deri ku ju kane caktuar me nejt ju ma jepni kalon i thane babes tim
Mire thote baba
Na djemt si ju ikemi andej matane ne lufte
Nese po kerkoni me na ndihmue bujrum silleni at furgon te hypi familja dhe une me kete plak e mbesen e semure vij ku jemi caktu mas jush me ket karroce ku kemi teshat me jetu
Ashtu u be’
Arritem vone ne nji shkolle te madhe Kukes
Na dhane nji cep si familje e zume aty u ulem e syte i mbanim jashte te vinte baba me karroce
Vone erdhen…u sistemuam aty sa te caktonin kudo na conin
Nuk dua t’ju pershkruaj ne kete shkrim ato qe gjate udhetimit apo ndaleses veriut Shqiperise H.B me tregonte ku syte i mbeshtetj ne nji pike, e mjekra qe i dridhej
(Here mbas here e nderprisja kur kujtonte sjellje te shemtuara te vendasve mbi mikpritjen duke i shtuar qe momenti kesaj lufte gjeti portat hapur dhe zemrat po fukaralleku e madh zonave te thella veriore
97 pikerisht maskat e tmerret e asaj kohe lufte civile ishte nji tjeter bombe mbi kete gjeme qe i binte kombit shqiptare bamb shkija e bamb vehtja e bamb varferia nga te gjitha anet tmerr)
Nga aty na morren ishim pothuaj pa ushqim pa nji veshje lodhur pa gjume vajza e vogel po keqesohej
Njerzit kishin ankth cka po na gjen ma
Ku po na cojne policija shqiptare na mbronte po s’mund te bente azgje banditave neper rruge delnin mulut e merrnin cfar kishim
Na cuan ne Burrel ne pallatin e sportit
Aty menjehere zume nji vend dhe na u afrua ni burre me floket e gjata rreth 50tave
Juve ejani ne shtepine time te laheni e ushqeheni me ato qe kemi ejani
Ashtu u therriten edhe familjet nga banoret e vendit Burel
Ky zotni qe u tutem nga paraqitje tij
..ngase ishim tmerru nji jave udhetim nga shtepija jone e deri aty
Ky njeri ju drejtua pleqve
Ejani bujrum me ato qe kemi,
une jam Arifi ju ftoj ne sofer timen
Shkuam
Na kane shtruar sofer ,uj te ngrohte me u la ,ma dhane tesha me u nderru e na kan prit me nji dashuri pafund xeri ne mbremje qe shkuam prap te pallati sportit
…aty erdhi nji tjeter zotni
Ismail qe na kerkoj emrat dhe nese kishim dokumenta te na regjistronin
Une j kisha marre per fat dokumentat ai e thiri menjehere gruan e tij Nadiren punonte ne posten e Burrelit ku aty njerzit lidheshin me familjet neper bote gjermani, itali etj
Ajo grua ishte nji engjell ne toke oj Mardena
Oh cfare ka bo ajo me ma shpetu ciken e vogel nga vdekja lajmeroj spitalin
Na morri femijet ne shtepi te 5ste bashke me pleq dhe ne 12 veta
Qe prej asaj dite ajo grua beri gjithshka te gjenim njerzit tane
Ajo me burrin dhe vajzen e saj Lola
Kishte 3 djem
Bashke benin gjithshka te ndiheshim mire cdo dite
Diten qe kane ardhe burrat gjalle im shoq kuneterit im vella
….Dy djem mixhe nji djal motre jo!
Gezimi i pa pershkruar erdhen gjalle
Dhe sa familje qe bijte e burrat nuk ju kthyen me
Nadirja ka gatuar banket per ne dhe gjitha familjet perreth cdo sobe gatuante per ne ne pallatin e sportit
Mbas dhjet ditesh aty na kishin caktuar te gjitheve pothuaj fshati jone dhe fshatit rreth te Malisheves
Ne Kombas nji zone malore ku dikur kane qene magazinat e grurit
Nadirja Ismajili nuk donin te shkonim atje mjaftonte djalin kerkoj te mbante aty
Po na kishin caktuar atje
Ka rezik atje i tha ajo policave
Pse atje
Kemi urdher thane
Kur u ndava me ate grua engjell qe i ka ndihmu familjeve shqiptare te Kosoves me gjithe familjen e saj me sa munden po me zemer
Mu duk sikur nga nji moter po ndahesha …dhe syte e H B u mbushen me lot, sikur casteve qe tregonte dhimbjet edhe ne castin kur fliste per dashurine hapa njk cante ku kisha marre edhe veshjen e nuserise time dimiat dhe ja dhurova xhamadanin e arit per nusen i thash merre kujtim
Ajo grua kurre nga ne nuk pranonte azgje
Thoshte ka ardh dita moter e vella me u puq me dhimbje mes padrejtesive te medha shekullore
Ajo grua e mencur e trime mi ka shkruar plaget e Frikes mua dhe grave shqiptare te Kosoves kur fliste
U nisem te gjithe per Kombas
Magazina te medha ndare me dhoma te medha
Na sistemuan aty
Menjehere erdhen italiane civila veshur ne nuk dinim cfar flisnin motra jem ,te na kene mush me shpresa mbulesa veshje ishin te organizuar dhe policet shqiptare po i ndihmonin
Ushqime plot mbushen nji guzhine
Kishin improvizuar guzhine me nji dhome ishin organizuar
Kishin vu makarona supe me zarzavate buke ..na hengrem vec supe e buke…edhe te nesermen njejte spo na shkonte hic ai ushqim Menjehere Guido quhej ai qe drejtonte kerkoj mos dikush donte me gatu ushqim tonin
Dolen dy djem e do gra te Rugoves Hasit e cdo dite sna ka mungu azgje tre vakte deri ne fund te muajit Maj
Italianet gjithe kohes rrinin aty me ne
Kujdeseshin per femije dhe pleq per cdo nevoje ndiheshim te sigurt
Erdhi cast i kthimit
Shume familje niseshin me njeres te njohur e kamiona
Guido na tha
Prisni tre dite mos luani nga ketu deri te sigurohet rruga
Eshte e minuar zonat e fshatrave
Deri marrim urdher vijne kamionat ju cojme ne deri ne fshatrat tuaja
Disa iken,ne te fshatit tone pritem bashke kthimin sic na thane italianet
Na i dhane me vehte ushqime gjithshka
Rruges shihja kthimin dhe syte i ktheja gjithkund mos shihja kalin tone te rendete mbas nesh
Atyre rrugeve kishin mbetur hijet e zeza ende tronditja jone ndjente renkimit e motrave vellezerve torturuar genocidit serb kur po zhdukte etnikisht shqiptaret nga trojet e veta
Shtepite e djegura krejt …gjithshka shkaterruar po kishin ngrejt kapanone
Zoti Guido erdhi ma vone mbas nji muaji ne Malisheve dhe vizitoj gjitha familjet fshatrat se kishim mberritur mire dhe te na pershendeste
E kemi falenderuar shume
Fati e beri ardhjen prej vitesh te jemi ne Itali
Kurre s’kam degjuar me per ate njeri human qe na mbrojti e kujdes per ne askujt nuk ja kam thane po ja ty po ti tregoj sepse me ke dhene fjalen qe do mi gjesh patjeter
Nadiren Ismailin Lolen Arifin ne Burel , e ata njeres te mire qe nuk dime ku ti kerkojme ti falenderojme sic duhet sot Zoti na shpetoj gjalle dhe ishalla atyne i ka lane shendet
……………..Mbyllje
(Syte e saj lotonin
Loti saj sic loti ,qe ka bukurine emotive pasi asnji shkence nuk ka mundur ende te zberthej emocionin dhe perberjen e lotit ..nga cfare emocioni del…ai zbret kur t’kurret xhani ,ena qe gatuan shpirtin
Kete e kam zbuluar vete pasi nji mik italian me pyeti si quhet anima ne shqip i thash Shpirt me tha jo
Shpirt eshte Spirito e Anima?
Ju ne shqip nuk e keni kete fjale
Anima eshte Ena ku gatuan Shpirtin
Wow thash me vehte
Ime mbese me dergon nji mesazh…”nona te kam xhan “
Xhan i thash mikut Xhan
Xhani Shpirti
Gjuha shqipe i ka te gjitha brenda
Ne kemi shume Xhan dhe shume Shpirt
Ne dime te qajme ,qeshim dime dhe mos harrojme kurre ata qe na mjekuan dhembjen po edhe ata qe na i shkaktuan
Madi
Trieste Itali fundjanari 2021

Nga Mardena Kelmendi

Burimi/Facebook

Kur e pashë në Hagë Jakup Krasniqin, kjo i ngjante gjykimit në Beograd(!)

No Comments Lajme Opinion

E kohës

Qysh pas “çlirimit” të pas Luftës së Dytë Botërore të ish-Jugosllavisë dhe Beogradi zyrtar, nuk e ndali gazebin ndaj shqiptarëve dhe shkundjen ushtarako-policore të Kosovës. Kur nisi të flasë prokurori dhe aktakuza ndaj zëdhënësit të UÇK-së Jakup Krasniqi, këtu ishin mekanizmat e drejtësisë prokuror-gjykatës në Hagë, tashti me zyrtarë tjerë të BE-së, por me mekanizma të njejtë e të përgatitur në Beograd (sic!).

Nuk di dhe i kisha lutur përfaqësuesit e drejtësisë në Kosovë dhe në tërë nënqiellin e Evropës dhe në botën demokratike, a ka ndonjë vend që me “drejtësinë” (lexo: të shtetit të Serbisë,-nënvizimi im), që nga viti 1912-1999 me tërë makinerinë pushtuse dhe shfarosëse deri në substacën kombëtare të shqiptarëve dhe të Kosovës,tashti me arkivën e shërbimeve sekrete dhe në Gjykatën e Dhomave të Specializuara në Hagë i ka vërë në sallën e gjykimit djelmeninë e UÇK-së që ka luftuar për Liri dhe Pavarësi, që, përmes luftës së drejtë i dolën përballë regjimit të Serbisë vetëm Lirinë e Kosovës!

Serbia e dogji tokën e Kosovës me projektin fashist deri në shkallë të gjenocidit, tashti ka dalë në anën e “viktimës” në Hagë (sic!), ndërsa shqiptarët dhe Kosova është vënë në sallën para prokurorit dhe gjykatësit të Dhomave të Specializuara udhëheqjen e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Çfarë drejtësie po kërkon KE-ja dhe faktorët tjerë relevant ndërkombëtar? Po në këtë sallë të kësaj gjykata të drejtësisë është dashtë të jenë kriminelt ushtarako-policor e paramilitar të Serbisë e jo djelmenia e UÇK-së(!).

I bëjmë thirrje publike Gjykatës në Hagë dhe përmes kësaj Dhomave të Specializuara që mos t’i denojë djemtë e Kosovës, sepse ata luftuan për Liri dhe Pavarësi të Kosovës dhe kundër regjimit fashist të Serbisë!

Po të isha sot si (dëshmitar) në sallën e kësaj gjykate në Hagë si (shqiptar) për hirë të së vërtetës historike, për hirë të tokës së përgjakur tash e një shekull të Kosovës, për hirë të gjirit të nanës shqiptare, do të terhiqja kërkesën për të dëshmuar në një gjakatë të drejtësisë në Hagë, që po vepron me “mekanizmat e drejtësisë” të sajuara nga regjimi fashist i Serbisë(!).

Shqiptarë dhe ju si dëshmitarë në këtë gjykatë me arkivën e Serbisë dhe në dosjën e prokurorit në Hagë, hiqni dorë nga dëshmia më antinjerëzore të shtetit të Serbisë, që, nëpër shekuj të urrejtjes patologjike deri në shfrenim të gjenocidit ndaj kombit shqiptar dhe të Kosovës, sot po e denon pa të drejtë shtetin e Kosovës, Lirinë dhe Përvarësinë e paguar shtrenjtë më gjakun e brezave shqiptarë…!

Kur e pashë sot Jakup Krasniqin dhe paraqitja e tij në Gjykatën e Dhomave të Specializuara në Hagë, kjo ishte fund e krye aktakuzë dhe “Gjykatë” e Serbisë në Beograd(!).

Çikago, nëntor të motit 2020

Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com

Skënder Karaçica – Amerikanët thonë:Trump jashtë politikës

No Comments Lajme Opinion

Në kornizë
Amerikanët thonë:Trump jashtë politikës
Në numrin e sotëm të gazetës,,USA TODAY,,në sondazhin e Qendrës Kërkimore (Amy Barnette)thuhet se amerikanë shpresojnë se ish-presidenti Donald Trump do të mbetët jashtë politikës.Tutje, në vlerësimet e Qendrës Kërkimore thuhet se ka mendime të amerikanëve,që,dëshirojnë të shohin një figurë kryesore politike për vitet e ardhshme të Trumpit .Të dhënat e sondazhit janë si më poshtë:
JO- 68 %
PO- 29%
PB- 2%
Burimi:Qendra Kërkimore për Sondazhe(Amy Barnette)dhe të publikuara në gazetën,,USA TODAY,,.
Çikago,janar 2021