Home

Lajme

Tre leksione të rëndësishme nga viti i Covid-19

No Comments Shendetesi

Nga Yoo Jung Kim “Psychology Today”

Covid-19 është gdhendur në vetëdijen tonë kolektive, dhe efektet e tij do të zgjasin edhe për shumë kohë pasi të ketë mbaruar pandemia. Në këtë kontekst, 2020-a do të jetë një periudhë kur gazetarët, ekonomistët, historianët dhe artistët e ardhshëm, do të përpiqen t’i japin kuptim
në një mënyrë që ne mund të mos jemi në gjendje ta parashikojmë. Duke reflektuar mbi ato që kemi mësuar, ne mund të ndërmarrim hapa për të parandaluar tragjedi të mëtejshme, tani dhe në të ardhmen.

Njerëzit tërhiqen drejt informacionit që mbështet bindjet e tyre ekzistuese

Pandemia shkaktoi një mori studimesh, që shqyrtuan çdo aspekt të mundshëm të koronavirusit, strukturën e tij, trajtimet e mundshme, efektet në shëndetin mendor etj. Aq sa është e pamundur për një mjek i vijës së parë, të mbajë mend të gjitha studimeve më
të fundit. Gjithsesi, përveç studimeve të rishikuara nga kolegët, pandemia ka shkaktuar edhe gënjeshtra dhe keqinformime. Njerëzit janë më të prirur të pajtohen me pohimet, që i përshtaten koncepteve të tyre ekzistuese. Gjatë pandemisë, pranimi i mbajtjes së maskës dhe distancës fizike, i ndau njerëzit në 2 grupime. Zonat që në zgjedhjet 2016 votuan për Donald Trump, u angazhuan në më pak distancim fizik. Dhe republikanët gjithashtu kishin më pak gjasa të mbanin maska sesa demokratët. Por, pse shëndeti publik u bë kaq i diskutueshëm? Polarizimi i politikës në SHBA, është bërë një faktor i madh rreziku për shëndetin kolektiv. Për të parandaluar një katastrofë shëndetësore në të ardhmen, ne duhet ta shkëputim shëndetin publik nga identiteti politik.

“Vdekja e një njeriu është një tragjedi; 1 milion të vdekur janë thjesht një statistikë”

Në fillim të dhjetorit numri i të vdekurve nga Covid-19 në SHBA i kapërceu 300.000. Ka kaluar shumë kohë që kur Shtetet e Bashkuara kanë pësuar kaq vdekje, saqë gazetarët u janë drejtuar analogjive të tragjedive historike për t’i ndihmuar lexuesit të kuptojnë numrat.
Për shembull, në fund të prillit 2020, gazetarët raportuan se vdekjet nga koronavirusi në SHBA, e tejkaluan numrin e amerikanëve të vrarë në Luftën e Vietnamit (58,220 të vdekur). Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve gazetareske, sa më shumë që shtohet numri i viktimave, aq më abstrakte bëhet tragjedia. Një jetë e humbur mund të shkaktojë një ndjenjë të jashtëzakonshme të tragjedisë, sidomos nëse e njohim personalisht atë. Por tragjedia e vërtetë e 300.000 vdekjeve, e tejkalon aftësinë tonë emocionale.

Shkenca mund të bëjë gjëra të mahnitshme, nëse ka buxhet të mjaftueshëm, fuqi punëtore dhe mbështetje publike

Më parë, vaksina e shytave dallonte se ishte më e zhvilluara. Ajo arritje kërkoi 4 vjet kohë në vitet 1960, kur testet klinike kërkonin shumë më pak dokumentacion dhe mbikëqyrje burokratike. Në vitin 2020, gjatë procesit më të shqyrtuar të zhvillimit të vaksinave në histori, vaksina Pfizer-BioNTech SARS-CoV-2 e theu atë rekord. Testimi farmaceutik tek njerëzit kërkon 3 faza, me një sasi në rritje të pjesëmarrësve dhe fonde të nevojshme për të arritur në fazën tjetër. Për këtë qëllim, Operacioni “Ëarp Speed”
i qeverisë amerikane akordoi 10 miliardë dollarë, në përpjekje për të zhvilluar vaksinën Covid-19, dhe për testet u regjistruan mijëra vullnetarë.

Zhvilluesit e vaksinave, të financuar shumë mirë dhe me një mbështetje të madhe publike, mundën të regjistronin pjesëmarrësit dhe të vijonin paralelisht testimet. Ndoshta mund të përdorim leksionet shkencore dhe njerëzore nga vaksina, për të zhvilluar vaksina për viruset tjera vdekjeprurëse, të tilla si HIV.

Nëse shoqëria jonë vazhdon t’u sigurojë shkencëtarëve tanë më të mirë kohën, fondet, burimet dhe interesin njerëzor për t’i trajtuar problemet më të mëdha të botës sonë, atëherë kufiri është vetëm qielli.

Teksa 2020-a ka qenë një vit shumë sfidues, s’ka asnjë garanci se 2021-shi do të jetë më i mirë. Kjo pasiguri është një arsye më tepër, pse duhet të mësojmë nga përvojat tona, të zbatojmë leksionet në një politikë publike të mençur dhe efektive, dhe të përpiqemi së bashku për një të ardhme më pozitive./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://www.psychologytoday.com/intl/blog/apple-day/202012/three-important-lessons-the-year-covid-19

Burimi/cna.al

Burimi/cna.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *