Home

Lajme

KRISTO FLOQI:DITA E C’PALLJ ES SË INDIPENDENCËS NË VLONË

No Comments Argëtim Histori

Gëzim Llojdia*
Kristo Floqi ( 18761951). Bashkëthemelues i Vatrës dhe editor i Diellit me një veprimtari ku përfshihen 4 fushat kryesore si:politike,juridike,letrare dhe publicistike mbetet e admirueshme. Duke “shëtitur” në publicistikën e këtij erudite shkrimet për ditën e c’palljes së pavarësisë kombëtare mbeten përkorë më të ndritçme nga pena e tij. Mendimtarët e viteve 20-30 kanë pasqyruar në shtypin e kohës disa nga ngjarjet që sollën ditën e pavarësisë tonë kombëtare. Me një gjuhë që ishte e pranishme në shtypin e kohës por që sot lexohet me vështirësi autori sjell çastet e një dite historike.
-I deshpruem krejt prej c’villimeve të mbame të luftës ballkanike shkruan K.Floqi te artikulli”C’pallja e indepencës s’onë në Vlonë, popull i Vlonës kishte ramun në , nji agoni të madhe. Tue mos dijte kahë me ja mbajtë, e tue prite prej së neltit zgjidhjea e fatit të tij të mjerë. Trimat e të zotë t e punës i kishte marrë ushtarë Tuqij a edhe tash ishin tue luftue ndër shkambijt e thatë të Bezhanit afër Janinës. K.Floqi duke përshkruar ngjarjet që sollën ditën historike thotë se : Ushtrija turke në Vlonë e egër e hashpër prej humbjevet të përditshme të pushtetit otoman, si nga ana e Bullgarve ashtu edhe te Serbve e të Grekve i urrejte për gjithë ditën Vlonjaket e nuk i shifte me sy të mirë. Duke pasqyruar urrejtjen e vlonjateve dhe shqiptarë K.Floqi thotë: Me tjetër anë Vlonaket si edhe Shqyptaret e tjerë e shifnin sheshas se anmiqte ishin kah shtriheshin dite e për ditë në tokën arbnore e gjithë rreziku po shkrepte bash mbi shpinën e tyne!
Vlona kishte mbet e mjerë e shkretë kishte mbete e përzishme e përvajshme edhe vetëm nji klub shqyptaresh me do anëtarë të pakët e të pa-rrjegullishem tregonte nji gjallni të venitun si nji shkëndi të mbrame, të nji kandili të fikun!
Pas këtij përshkrimi të situatës në qytetin historik K.Floqi shtjellon ardhjen telegrafit të I.Qemalit:Nji dit, nga mate mnershmet qi po shprovonin fatin gjamemath të Shqypnis, vjen nji tejshkrim në klubin e përmendun gjithë ata shqyptarë të ngrate qi u ndodhe rrotull tryezës se bisedimeve muernë frymë e cilnë sytë, u gëzuan fort edhe gezimi i tyne u perftyrue me nji here mbi ballin e tyne të vranët e të zbetë; ish telegrafi i Ismail Qemalit qi i drejtohej klubit prej Viene!
‘”Rijni të qetë, keni shpresë edhe gzohi se po shpetojmë!
Shqypnija njihet me vedi e vetëqeverimtare!!”
Kto theshte telegrafi, i cili judukte atyne te ngratve Shqyptare si nji shkendi e qjelltë, nji reze dielli në midis t’ersinë s, nji za hyjnor e ngushllimtar!
K.Floqi vijon përshkrimin e tij mbi rëndësinë e këtij lajmi që solli telegrafi nga Ëiena
Lajmi fluturor mori dhenë me te shpejte e mbrenda me dhete minuta e dijten gjithë Vlona, burra e gra e pleq e plaka. Gezimi qi përfshin popullin s’ ka si tregohet me-pende; ë e gjithe dëfrejnë, të gjithë zbaviten; kanget patriotike, brohorit e hymnet buçasin gjithë kahe, tingllimet e jonet e tyne gumxhitin rreth e qark e ushtojn ullishtat e cajiret e Vlones, bregu i detit e Pasha-Limani deri në Sazan e Karaburun!
“Rnoftë Shqypnija e lirë, rnofte flamuri!” etj., etj.,
kso doret klithme ishin përshëndetjet e popullit me shoqi-shoqin, dugajet u mbyllne shpijat e qytetit cilën dyert an e kant e pritshin miq të njoftun e të huej, të mdhaj e të vogjel edhe me nji fjale populli festonte nji te kremte qi s’ish as bajram, as pashkë, por m’e madhe e ma e shpejte edhe se bajrami, edhe se pashka!
K.Floqi tregon udhëtimin e I.Qemalit në Vienë si dhe takim e këtij të fundit me Kontin Bertcholt ministër i punëve të jashtme të Austro-Hungarisë prej këtij kishte siguruar fjalën e sigurisë ndërkohë që ishte siguruar edhe fjala e ministrit të jashtëm italian markezin San Giuliano. K.Floqi sjell një fakt që rrallë është përmendur nga historianët kur flet për figurën e plakut të Vlorës.Vetëm kohët e fundit është folur në shtyp për dualizmin brenda Vlorajve për të marrë mbështetjen nga vendet që kërkonin pavarësinë e vendit tonë nga otomanizmi shekullor.
Ministrat e jashtëm të dy vendeve të mësipërme kishin bërë një zgjedhje duke i ngarkuar misionin e madh Ismail Qemalit për të deklaruar independencën shqiptare .
Kshtu -shkruan K.Floqi,plaku i Shqypnis, mbasi lajmoj ma pare bashke qytetasit e tij
vlonjakë për ket shndrrim politik e len Vienen edhe hidhet piksparit në Bukuresht për me u marre vesht atje me kolonin e madhe shqyptare të atij qyteti e të gjithë Rumanisë.
Në station të Bukureshtit, shqyptaret të lajmuern brodhë me të shpejtë e i bane nj ipritje tepër të madhe e enthusiastike Ismajl beut, i cili me nënqeshje e fjale të bukra kombëtare i përshëndoshi e i përhiroi shqyptaret.
Fill e q’atje i grish të gjithë shqyptaret e qyteteve tjera të Rumanisë telegrafisht edhe ban nji mbledhje të madhe ku shpjegon gjithë rrjedhjen e punës, i siguron për t’ardhnien e Shqypnis e ju lutet me zgjedhe delegate perfaqesues e me i ardhe mprapa për me zdrypë ne Shqypni e me ngrehë aty flamurin kombtar, tue dekllarue të damit e Shqypnis prej Turqij e independcien e plote të saj!
Si u muer vesht atbot niset prej Bukureshtit për Shqypni me gjithë delegate e zgjedhun, e kshtu mbas nji udhetimi të gjatë e të vështirë mrijn në Durrës.
Këtu fillon Ismail Qemal beu me ngrehë flamurin e shejtë kombtar, tue i dhanë qytetit nji randsi të posaçme, edhe sa do qi u prit mirë prej banoret por se kur ju cfaqi mendimet e veta për mbi cashtjen e deklarimit t’Independences gjet shumë kundërshtime, se populli tue pasë mbrenda autoritetet e ushtrinë otomane nuk mundej të merrte persiprit të tillë responsabilitet.
I hidhnueshem prej ktyne ndalimeve të papritur merret vesht me Vlonen, e cila e siguron se ka me e ngreh flamurin :shqyptar, pa peshue rreziqe e shka tjetër të jetë.
Kshtu udhëheqësi popullit te Shqypnis ikën me gjithë shokët prej Durrsi e niset për në Vlonë. Tue lane në Durrës si zëvendësin e tij Hamid beg Toptanin.
Shumë e vështirë ka qene ky udhtim për ket dergate lirese.
Gjithë Myzeqjeja ishte bamun nji kenet’ e madhe, cok por si nji liqen, prej shijnave të pa prajë, qi ma e lehte kishte me qenë me u shkue me lundre se sa me kual, qi dojshin me e shkue kjo tube atdhetaresh.
Ju deshtne shumë dit dërgatës për me mujte me rreziqe të pashoqte me kalue gjithë ato ujna e ato balta. Vetë Ismajl Qemali me gjithë pleqnin e tij shpesh here u futë deri në brez në baltë! Me nji mi të vshtira e pocaqi kane mujte me ja mrrijte Vlonës, ku u pritne me enthusiazem të math, deri në mest të natës, se populli ne mest t’ atij alameti shiut qi thuej se kishën shperthye ret’ e Qielles, kishte dalte me i prite pa marrë para sysh pengimet e motit e rrezikun kah ana e Qeveris turke qi po sundonte edhe në Vlonë .
Si erdhnë në Vlonë rang tu shtëpija e madhe e Xhemil begut, nji nga ma ëe mdhajat e ma të gjanat ndë r ndërtesat e Vlonë s. Atë nate z. Hasan Sharra, nji atdhetar Vlonak i ka nderue me nji goste gjithë dergatën, si edhe disa nolable të tjerë prej Vlonë e prej vendeve të tjerë të”Shqypnis, qi kishin ardhe në Vloneë.
Në mest të enthusiasmit të popullit kurestar Ismajl Qemali cfaqë gjithë marërveshtjen të bamun ndërmjet të tij e të Qeverisë përkrahëse Austrisë e Italisë, si edhe planin e tij për të ngrehunit e flamurit e të formuemit të nji qeverije së përkohshme me kryeqytet Vlonën.
Plani u pranue edhe cashtjet e pasueme u rrahne e u biseduene për disa ditë deri sa muerne fund.Nga ana tjetër grishne delegate prej të katër aneve të Shqypnis, të cilët edhe erdhne me knaqsi te madhe në Vlonë . Midis të ktyne delegateve shkëlqente edhe i padekuni delegat i Kosovës kreshnike Isa Buletini, fatos i pa-harruem e mnera i anmiqve të Shqypnis.
Dita e 28 Nandorit kishte zbardhë.
Vlona, me gjithë qi shiu s’e lejte me marrë fryme u cue qysh herët edhe përgatitej për me festue festën ma të madhe të kombit.
Gjithë kahe brohori, valle e kangë .
I math e i vogël priste me pa-durim me pamun flamurin krenar arbnor të skanderbegut të valojë mbi pullazet e qytetit të Lekajvet.
Flamure gjith fare maset pregatitshin për me hijeshue pullazet, ballkonet e penxheret e Vlones. Ktu duhet përmendun edhe nji zoj e e ndershme e e pa-pritueshme atdhetare prej asaj pakicës grash qi mundet të paraqite kombi Shqyptar, zoja MarijaPozio, prej Korcet, banore aso herët në Vlonë.
Kjo zojë e pa lodhun përgatiti me duert e veta e me mjeshtri të hartueshme flamurin e parë qi kushtohej për me i cpallë popullit Shqyptar indendences së Shqyptare.
Bashkë me ket flamur ju përgatiti edhe disa flamurë të tjerë të kushtuem për zyrat e ndryshme shqyptare të Vlonës, si edhe shume shumë flamurë të tjerë vogël për me hijeshue krahnoret e vorfen të Shqyptarve, me nji fjale shtëpi e ksaj zoje ishte perbamun cok nji fabrike flamuresh.
Populli kishte rrethue qysh nadje konakun e Xhemil beut ku qëndonte degata edhe pa-hanger e pa pime as pak priste me padurim të shifte flamurin e shejte.
Sa vjen po shtohet, po zmadhohet, shtyjet e po brihet. Agonija kalon ç’do mase kur shkon edhe mesdita edhe flamuri s ‘po duket edhe. Grumbulli qendron i pa-tundun, i duron të gjitha, minuta i duket ditë e orët muej, po prapë se prapë s’luen vendi as qi shperndahet!
Thret, brohorin, bërtet, con zanin deri kub’ e Qielles, por flamuri prapë së prape s’duket, edhe shiu po bijen rrkaje!
Desh Zoti e aty ora me 11.30 të akshamit alla turka del Ismajl Qemal beu te ballkoni, i rrethuem me nji mizri njerzish.
O! s ‘rrëfehet gzimi i popullit; i harron te gjitha të këqijat e motit e të hunit, mban ai e rin si statut se i cili e as kollet, as flet.
Të gjithë i kanë vërvitë syt të ftyra e Ismajl Qemal beut, të cilin tash e kqyrin si nji mesia, si shpëtimtar të kombit. Pushim i math mbretnon an’ e kant të gjithë .
Befas Ismajl Qemali cil gojën e flet, tue përshëndet popullin nji fjalim të zjarrte e të shkurtë po patriotik e të nalte, i cili dilte prej thelbit të zembres.
Për nji here shpërthen nji gzim i pa tregueshem,lot curk e rrkaje derdhen prej syvet të atij populli, i cili gati qante e lej , nji za, sikur se doli prej nji gojë e bumbulloj:
”Rrnofte flamuri! Rrnoftë Shqypnija! Rrnofte Ismajl Qemali!” shunglloi gjith dhen!
Flamuri ngulet madhshtor mbi nji cep te ballkonit; gjithë ashtu tjerë “ngulen mbi ndërtesat e Prefekturës, të Beledijes, ë e Gjykatores, të doganës e njeti.
Flamurë të tjerë stolisin ballkonet e penxheret të qytetit i cili pernjihrjesh mori ftyren të kuq e të zezë.
Folë disa oratorë të tjerë m’andej populli u shpëmda në për rrugat, tue këndue marshin “Flamurit pranë të bashkuer” hymnin tjetër “Sa të rronje gjithësia” ,etj etje kangë kombtare!
Ushtrija turke e Vlonës kto po i shef, p po s’ka se cban para nji të tillë vullneti të popullit. Te e mbramja bashkohet edhe ajo me popullin, tue bërtite “jashasun Amautllek”!!!
Të nesërmen formohej edhe i pari kabinet shqyptar ksi sojit:
Ismajl Qemali. Kryetar i Kshillit e ministër i punve te jashtme.
Dom Nikoll Kacorri. Nënkryetari Kshillit.
Myfid bej Libohova. Ministër i punve të brendshme.
Luigj Gurakuqi. Ministër i Arsmit.
PjeterPoga. Ministër i Drejtsisë e fevet.
Mehmet Pashe Derhalla. Ministër i luftës.
LefNosi. Minister i postave e i telegrafëve.
Pandeli Cali Ministër i tregtisë e i bulqsis.
Abdi bej Toptani. Ministër i Financavet.
Midhat bej Frashri. Ministër i punve të përbotshme.
Gjithë ashtu u formue edhe nji senat prej 18 vetash.
Analiza e kësaj dite dhe ditëve të mëvonshme të pavarësisë është parë me realitete nga K.Floqi i cili shpjegon rrethanat ,vështirësitë dhe gjithë dramacitetin që shoqëroi qeverinë e Vlorës.
-Por flota e Greqisë ,shkruan K.Floqi- kishte zane Sazanin, tue deklarue bllokimine bregut te Shqypnis. Ushtrija Greke kishte zaptue gati të gjithë Epirin tue ardhe deri ne Logard këtej Himarës.
Qeverija Shqyptare me gjithë qi u ngrehë s’ishte edhe njoftun zyrtarisht prej fuqinave të mdhaja e ndodhej dita me ditën ne nji positë të ngushtë e të trishtueshme. Kah ana tjetër Xhavid Pasha me 60,000 e ca ushtri të ckatrreme gjindej në Fier gati ë e msyje mbi Vlonën e të rrxoje Qeverinë e përkohshme.
Danamet greke i avriten sqelës se Vlonës e bombardojnë e vetëm diplomatija e atij plaku mundi ta ndalin Xhavid Pashën e të largojë flotën greke, tue çilë edhe ablloken me anë të dukut Montpensier kshtu pshtoj Vlonën e siguroj Kabinetin.
Lumnisht mbas pakë ditau njojt zyrtarisht qeverija e përkohshme prej fuqive të mdha edhe Konferenca e Londrës si edhe protokolli i Firences i dhanë funt cashtjes, tue i caktue edhe kufijtë të Shtetit të ri Shqyptar.
Kshtu pra me pak fjalë, a proklamue independenca e jonë në Vlonë prej Ismail Qemal beut, i cili do të mbetet i paharuem në historinë e Shqypnis së re si. edhe dita e 28 Nanduer 1912 ajo ma e nalta e ma e shejta dite për kombin shqyptar i cili mbas 5 shekujsh, shifte të shkëlqejnë edhe nji herë flamurin krenar i kuq e zi të Skanderbeut! Qoft’ i bekuem flamur’ i jonë e dita e shejtë Kombtare!!

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *