Home

Lajme

Skënder Karaçica – Në vend të reagimit

No Comments Lajme Opinion

Kryetari i ,,Vatrës,,Elmi Berisha,asnjë fjalë për Adem Jasharin dhe Joe DioGuardi(!)
Në TV21 të Prishtinës(Emsioni festiv ,,Odeon,, nën drejtimin e Naim Abazit)mysafir nga Nju Jorku,kryetari i ,,Vatrës,,Elmi Berisha,foli gjerë e gjatë për aktivitetin e kësaj organizate kombëtare të diasporës në Amerikë,që,tashti mbush një shekull që kur ka filluar veprimtarinë kombëtare për shpetimin e Shqipërisë nga fqinjët tanë grabitqarë në Ballkan.
Në këtë bisedë linja nga Nju Jorku-Prishtinë në studio të këtij emisioni festiv,,Odeon,,i pari i vatranëve sikur ,,harroi,,që në bisedën e tij të flasë dhe të përmend (jo vetëm Dr.Rugovën),por edh të tjerë si Adem Jashari dhe UÇK-ja dhe arbëreshin Joe DioGuardi,që u bënë kryh i fortë i atdheut shqiptar(Kosovë-Shqipëri).
Për këto dy figura dhe flaka e pushkëve në malet e Kosovës (UÇK)për lirinë dhe pavarësinë e shtetit të Kosovës,i pari i vatranëne në Nju Jork,Elmi Berisha,qile gur gojën(sic!).
Në analet e historisë në Amerikë,nuk është vetëm ,,Vatra,,që i doli në ballë furtunave të atdheut,por pati edhe të tjerë si LQSHA Joe DioGuardi,i cili pati forcën dhe argumentet e kohës që të dalë ballë për ballë me kryekriminelin dhe kasapin e Ballkanit në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë,Slobodan Milosheviq,për krimet dhe për shfarosjen deri në substancë dhe me përmasën e gjenocidit ndaj shqiptarëve dhe për tokën e djegur të Kosovës.
Ku ishin të tjerët…?Ku ishin vatranët,Elmi Berisha…?Të jemi më racional se,aty ku shkel dhe aty ku shkon Joe DioGuardi në dyert e Shtëpisë së Bardhë në Washington,për të takuar zyrtarët më të lartë të departamenti të shtetit për çështjen shqiptare,ne kendej bulevardit në Washington mund të tregojmë përralla të Ballkanit…(sic!).
Të bëhemi më të sinqertë në Amerikë dhe në Tiranë e Prishtinë, që mos ta lamë nën hije veprimtarinë e arëbereshit Joe DioGuardi në këto tridhjetë vjet të veprimtarisë së LQSHA-së si forcë politike e lobit për çështjen shqiptare në hapësirën etnike në Ballkan.
I pari i ,,Vatrës,, Elmi Berisha u mbeti borxh Adem Jashari(UÇK-së)dhe arbëreshit Joe DioGuardi!
Elmi Berisha nga Nju Jorku për ,,Odeon,,në TV21 qile gur gojën…!
Çikago,janar të motit 2021

Burimi/Facebook/Skënder Karaçica

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *