POEZI PER VITIN E RI NGA POETJA GRESILDA RRUGEJA.FAMILJA RRUGEJA I URON MIQVE GEZUAR VITIN E RI.
TITULLI : VITI I RI
Sot gezim te gjithe kane
Kudo ne bote e ne Shqiperi
Zemra ime urimin me ju e ndan
Ju uroj te gjitheve Gezuar Vitin e Ri
Vitet moren gjithcka me vete
Na sollen me shume lot e pasiguri
Vuajtjet e trazuara te kesaj jete
Na kane cunguar te shtrenjten liri
Shpirtera te vrara dhe enderra te prera
Jetuan ne Shqiperi si dimri i ftohte
Te ligat ishalla sot i mer era
Se populli Shqiptare boll ka derdhur lot
Zemra ime me nuk duroj
Nje renkim fort leshoj
Vargjet nje nga nje vershuan
Lirine ,lirine ,valle perse e harruan ?!
O ju njerez te Perendise
Sa te kemi fryme ne kete jete
Mos bini preh e skllaverise
Jeten tuaj ndertojeni vete
Qofte per te gjithe ky Vit i Ri
Plot begati e lumturi
Me urim po e mbyll kete poezi
Perzemersisht ju uroj Gezuar Vitin e Ri.
Gresilda Rrugeja 31 .12 . 2020 .
Burimi/Facebook/Rexhep Rrugeja