Home

Lajme

Arben Bitri – Anita Bitri 8 janar 1968- 19 tetor 2004

No Comments Argëtim Histori

Anita Bitri u lind në Sarandë, më 8 Janar 1968 në një familje intelektuale. Të gjithë admironin tiparet e bukura dhe të ëmbla të kësaj fëmije ëngjëllor. Edhe pse ishte në kopësht, ajo këndonte dhe recitonte pa pushim. Që në atë moshë dinte shumë poezi të njohura dhe imitonte shumë këngë të festivaleve të RTSH-së. Vlen për të përmendur pjesëmarrja e saj në Festivalin e Fatosave të rrethit të Vlorës, ku paraqitet si valltare dhe këngëtare në rolin e “Bletës Punëtore”. Interpretimi i talentuar i Anitës tërhoqi vëmëndjen e pjestarëve të jurisë, të cilët e vlerësuan si kërcimtaren dhe këngëtaren më të mirë të këtij Festivali.
Prej moshës 8–14 vjeç, Anita ishte pjesmarrëse e rregullt e Festivaleve të Fatosave dhe Pionerëve të rrethit të Vlorës, duke u vlerësuar edhe me çmime nderi. Për t’u përmendur janë këngët e kënduara prej saj “Kukulla ime”,”Agimi dhe Fshesa” etj….
Anita ishte një fëmijë ëndërrimtar dhe shumë e apasionuar pas muzikës dhe këngës. Këngëtarja Vaçe Zela ishte idhulli i saj dhe ëndëronte të bëhej si ajo, një këngëtare e famshme. Talenti i saj i veçantë për muzikën tërhoqi vëmendjen e profesorit të merituarzotit Robert Papavrami, i cili u mahnit nga veshi muzikor i kësaj fëmije në konkursin që u zhvillua për pranimin e elementëve të rinj për klasën e parë të shkollës së muzikës “Naim Frashëri” në Vlorë. Për të parën herë profesori i madh u ndesh me një talent të tillë të dhuruar nga natyra. Anita, sipas profesorit, ishte një nga rastet e rralla që kishte 99 % talent të dhuruar nga Zoti dhe i duhej vetëm 1 % punë për t’u bërë gjeni në violinë. Intuita e profesorit nuk gaboi. Do të duhej vetëm një vit pune që profesori i madh i violinës dhe Anita të dilnin para spektatorit vlonjat në një duet me violinë, duke mahnitur sallën me interpretimin e tyre virtuoz.
Vitet e shkollës fillore dhe 8-vjeçare u karakterizuan nga një pjekuri e lartë artistike në drejtim të violinës, por Anita ishte edhe një nxënëse e shkëlqyer edhe në disiplinat e tjera. Kishte një pasion të veçantë për sportin, veçanërisht i pëlqenin ushtrimet gjimnastikore dhe lojrat e topit me dorë (basketboll dhe voleiboll) dhe në këtë fushë shfaqej si një sportiste e talentuar.
Në vitet e shkollës së mesme Anita filloj të studionte fshehurazi dhe të besonte në eksistencën e Zotit dhe t’i bindej verbërisht Atij. Të gjithë habiteshin me bindjet e saj fetare, të ndaluara për atë kohë. Pa asnjë druajtje shprehej që dhuntitë e saj ishin dhuratë e Zotit dhe çdo gjë e shikonte në këndvështrimin e tij.
Në shkollën e mesme të muzikës “Naim Frashëri” në Vlorë ku ajo vazhdoi studimet, karakterizohej si një nxënëse shembullore dhe serioze nё mёsime, veçanërisht në violinë, që ishte edhe instrumenti për të cilën studionte. Pasioni i fëmijërisë, kënga, ia kishte lënë vëndin violinës dhe solfexhit.
Në vitet 1980-1986 prezantohet para publikut vlonjat si violiniste në orkestrinën e shkollës së muzikës “Naim Frashëri”, mirëpo duke u rritur paisoni për këngën po e thërriste, gjë të cilën Anita filloi ta demostronte te shokët e klasës dhe profesorët e kantos. Të gjithë kuptuan se përveçse një violiniste e talentuar, ajo zotëronte edhe një zë të jashtëzakonshëm. “Një zë i ëmbël e njëkohësishtë i rrallë”, e cilësuan profesorët e saj.
Prezantimi i Anitës si këngëtare erdhi si një fryt i ëndrrave të saj për tu bërë një këngëtare e famshme si idhulli i saj, Vaçe Zela. Këngët e Vaçes së famshëmei këndonte me pasion që kur ishte fëmijë.
Në vitin 1986, Anita ishte maturante në shkollën e muzikës “Naim Frashëri” dhe gjatë një koncerti të këngës në Pallatin e Kulturës “Labëria”, Vlorë, Anita merrte pjesë si violiniste, shoqëruese e orkestrinës së shkollës dhe shoqëronte disa nga këngët e tij. Por një nga këngëtaret u sëmurë dhe kështu, lindi domosdoshmëria të zvëndësohej. Shokët e orkestrës, dhe drejtuesi i orkestrës që e kishin dëgjuar Anitën të këndonte, propozuan atë dhe efekti ishte i mahnitshëm. Prezantimi i parë u prit me duartrokitje pa fund nga publiku i sallës i elektrizuar nga zëri i mahnitshëm i saj. Ky ishte fillimi i një karriere të gjatë dhe të suksesëshme artistike, që ka vetëm një protagoniste: Të madhen dhe të paharruarën ANITA BITRI.
Prill 1986, Anita fiton çmimin e parë në festivalin e interpretuesve në Vlorë me këngën “Ti je mësuese, je dhe shoqe” të kompozitorit Arben Zhezha.
Maj 1986. Anita prezanton qytetin e Vlorës në “Festivalin e Interpretuesve të Klasës Punëtore” në Elbasan. Në këtë festival me ndihmën e publikut të mrekullueshëm elbasanas, u vlerësua me çmim nderi me këngën “Eja” të kompozitorit Osman Mula.
9 Qershor 1986, Në Festivalin e talenteve të rrinjë me këngën “Ndjenjë“ të kompozitorit vlonjatë Arben Zhezha, Anita do tëfitonta çmimin e parë.
Dhjetor 1986. Me këngën e kompozitorit Arben Zhezha, “Mos më harro mua”. Anita fiton përsëri çmimin e parë në “Festivalin e Këngës” që organizohet në Vlorë, ku ish mes të rriturave në moshë, por edhe në mes të rriturve në këngë.
Në festivalin e “Zërave të rrinjë“, Anita paraqitet me një duet me këngëtarin Gëzim Çela, me Këngën “Buzëqeshja jote jemi ne”, Muzika David Tukiçi, teksti Alqi Boshnjaku. Zëri i mrekullueshëm i Anitës elektrizoi sallën dhe manhiti jurinë e këtij festivali dhe vlërsohet me çmim nderi.
7 qershor 1987, Anita pranohet si këngëtare profesioniste pranë trupës së Estradës “Petro Marko” të qytetit të Vlorës.Menjëherë i bëhet ftesë në qershor të vitit 1987, që të marr pjesë tashmë në një garë kombëtare në “Festivalin e Interpretuesëve të Këngës” në Tiranë. Ajo prezantohet në festival me këngën “Hartimi dhe Dëbora”, kompozuar nga shoqja e saj e klasës, Laureta Çuku,dhe në anketën muzikore të Radio Tiranës, për këtë këngë, vlerësohet për interpretimin e saj brilant dhe fiton çmim nderi.
Në Dhjetor të vitit 1987, i bëhet ftesë për të marrë pjesë në “Festivalin e Këngës”në RTSH, ku edhe kësaj here kënga “E vogla mes shoqesh” e kompozitorit David Tukiçi, teksti Gjokё Beci do i sjell një tjetër çmim të rëndësishëm. Pjekuria artistike e Anitës,do të sillte edhe suksesin e këngës së saj. Në vitet që vijojnëdebuton krahas këngëtarëve të famshëm të muzikës shqiptare.
1987-1988, fituese dy herë në Anketat Muzikore, me këngët e kompozuara nga A. Xhunga dhe Th. Çaçi.
Në Koncertin e Pranverës 1988, në bashkëpunim me Alqi Boshnjakun dhe Aleksandër Vezulin, do të vij në skenë kënga “Mos u nxito, mos u gabo”, e cila nuk ishte më një këngë që i dha çmimin e parë Anitës, por një perlë për gjithë muzikën e lehtë shqiptare.
Dhjetor 1988, në “Festivalin e Këngës” Anita u prezantua me këngën “Fotografia”, e kompozuar nga David Tukiçi, e shoqëruar nga këngëtarët Gëzim Çela dhe sopranoja Lindita Lole Mezini.
Mars 1989 me këngën “Dashuria snjeh sekret” tё kompozitorit flamur Shehu, Anita do të rrëmbente çmimin e dytë të festivalit. Në “Koncerti e Pranverës” tё vitit 1989, Anita Bitri shpërthen me këngën “Lulet e majit i çel në janar”, muzika Vladimir Kotani, teksti Arben Duka, shoqëruar nga kompleksi i Pallatit të Kulturës,një nga perlat e repertorit të saj. Tre muaj më pas ajo fiton çmimin e dytë në Koncertin e Këngës me këngën “Era përcjell fjalën të dua” të kompozitorit Gjergj Leka. Ndërrimi i viteve shpalos një tjetër sukses me duetin Bitri-Ndoci, “Shikomë në sy”. Kokat e muzikës së lehtë shqiptare, Flamur Shehu dhe Jorgo Papingji, nuhasin te vajza vlonjate madhështinë e interpretimit skenik dhe i besojnë asaj këngën e tyre për të marr pjesë në festivalin Ballkanik të marsit të vitit 1990 dhe do të shpërblehen me çmimin e dytë të festivalit. Në Festivalin e 29-të të Këngës në RTSH, në dhjetor të vitit 1990, Anita vlerësohet me çmimin e parë, me këngën ”Askush sdo ta Besoj”, përsëri kompozim i Flamur Shehut dhe teksti Jorgo Papingji.
Dhjetor 1990 – Mars 1991, me këngën “Mësusja ime e parë“, e kompozitorit Thanas Çaçi, Anita do të zinte vendin e parë si këngëtarja më e mirë në radio Tirana. Dhe kjo këngë do të ishte hit i asaj periudhe.
Pranverё 1991, në “Koncertin e Pranverës” përsëri bashkëpunimi Bitri-Shehu-Papingji, sjell në skenë këngën “S’ka formulë në dashuri”, ku Anita përsëri do të nderohej me çmimin e parë.
Dhjetor1991, nëFestivali i 30-të në RTSH Anita do të sillte këngën “Fat dhe jetë” e njohur nga publiku “Filxhani i Kafesë”, muzika Flamur Shehu, teksti Jorgo Papingji. Këngë që do ta etikonte këngëtaren vlonjate.
Koncerti i Pranverës 1992, përsëri do të sillte në skenë trinomin Bitri-Shehu-Papingji. Kësaj rradhe kënga ishte kushtuar një pjese të jetës së Anitës.
Fillimi i vitit 1993solli një tjetër debutim tepër të rëndësishëm të Anitës. Me njësukses të jashtëzakonshëm, u zhvillua koncerti i saj i parë recital, i titulluar “Anita”. Ajo me madhështi për dy ditë me rradhë,elektrizoj 4000 spektatorët që mbushnin sallën e pallatittësportit” Flamurtari” të qytetit Vlorës. Në këtë koncert Anita këndoj live të gjitha këngët e shoqëruar nga orkestra e Estradës së Vlorës, shoqëruese kompleksi këngëtarja, tashmë e famshme, Aurela Gaçe.Të ftuar nё kёtё koncert parodistët e Vlorës.
Në Festivalin e 32-të të Këngës në RTSH, dhjetor 1993, me këngën “Dashuri ke emrin tim”, të kompozitorit vlonjat Artur Dhamo dhe orkestracion të Alfred Kaçinarit. Anita do të fitone çmim nderi.
Viti 1994. Anita debutoi me shumë sukses në skenat europiane, si në Zvicër, Gjermani, Itali dhe Francë. Gjatë këtij viti ajo dha shume koncerte për shqiptarët e emigruar në europë, ku ajo interpretoj jo vetëm këngë të lehta dhe popullore të muzikës shqiptarepor edhe ato botërore. Në këto aktivitete, ajo është ndjekur dhe admiruar jo vetëm nga emigrantët shqiptar por edhe nga spektatori i huaj.
Viti 1995, do të sillte një tjetër sukses të rëndësishëm në jetën artistike te Anitës. Në koncertin e dytë recital “Anita”,ajo këndoj live para spektatorit vlonjat, i cili e duartrokiti dhe e admiroj pa masë këngëtaren e madhërishme.Të ftuar në këtë koncert, ishte e mrekullueshmja Silvana Braçe dhe komiku Met Bega, si dhe çiftet e baletit të ardhur nga kryeqyteti. Pas këtij suksesi të jashtëzakonshëm në qytetin e saj të Vlorës, Anita dha dhe shumë koncerte recitale në shumë qytete të Shqipërisë, duke e rritur pa masë famën e kësaj këngëtareje të madhe shqiptare.Koncertet recitale të Anitës, shoqëruara nga parodistët dhe trupa e estradës së Vlorës, kanë qenë një nga evenimentet shumë të rëndësishme të jetës së saj artistike në të gjithë territorin e Shqipërisë gjatë kësaj periudhe.
Dhjetori i vitit 1995 e risjell përsëri Anitën në Festivalin e RTSH-së, me këngën “Besoj në Dashuri”, një bashkëpunim tjetër me kompozitorin vlonjatë Artur Dhamo, orkestruar nga Shpëtim Saraçi, por këtë rrallëajo debuton jo si konkurruese por si e ftuara e nderit e këtij Festivali.
Vazhdimësia e koncerteve recitale “Anita” do të kapte dhe kufijtë e Veriut. Anita këndoj live të gjitha këngët gjatë koncertit 2-ditor mbajtur në Tropojë. Publiku tropojan e priti me madhështi dhe me shumë ngrohtësi këngëtaren e adhuruar. E ftuar në këtë koncert ishte edhe këngëtarjatropojane Fatmira Breçani. Aty Anitës i bëhet ftesë për të shkuar me një grup popullor të tropojës në SHBA.E detyruar nga kushtet e vështira që po kalonte vendi ynë dhe nga kriza e madhe që përfshiu botën muzikore shqiptare në atë periudhё, Anita pranon ofertën dhe në vitin 1996, Anita u nis drejtë tokës së premtuar.
Të gjitha sukseset e arritura prej Anitës në këtë periudhë të krijmtarisë së saj muzikore i dedikohen talentit të saj të padiskutueshëm, mënyra se si e interpretonte dhe trajtonte këngën, aftësia e saj e jashtzakonshëme të kapte momentet më kulmore të një kënge dhe talenti i saj i lindur të përcillte ndjenjat dhe emocionet e këngës tek spektatori.
Në vitet që Anita doli në skenën e Këngës Shqiptare, vendi ynë ishte nën
diktaturën komuniste, ku arti dhe muzika shqiptare ishte e kontrolluar nga
censura komuniste. Por Anita me shumë bindje dhe idera shumë të përparuara
të kohës që jetonim, u bë shpresa e aspiaratave të gjithë rinisë të
çlironin muzikën tonë të bukur shqiptare nga ideologjizmat e realizmit
socialist, që e mbanin ende këtë art brenda kornizave të tyre censuruese.
Anita me temperamentin e saj energjik, me potencën e bukur interpretuese dhe mestilin modern në skenë, bëri të mundur hapin më të moderuar për
plejadën e këngëtarëve të viteve 90-ë. Anita theu paragjykimet, solli një frymë të re në muzikën shqiptare. Është për tu theksuar se prej vitit 1987, deri më 1992-shin, Anita kontriboj si këngëtare profesioniste pranë trupës së Estradës “Petro Marko” në Vlorë. Gjatë gjithë kësaj periudhe ajo morri pjesë në të gjitha evenimentet artistike tëqytetit të saj të dashur. Anita dhe kënga e saj, solli një freski dhe vrull rinor në jetën artistike të këtij qyteti.Anita Bitri ishte “ambasadorja” e këngës dhe këngëtarëve vlonjatë në skenat më prestigjoze të asaj kohe. Në aktivitetet artistike të Anitës në këto vite 1988-1995, nukduhen lënë pa përmendur dhe Koncertet e Verës, që zhvilloheshin nga Ministria e Kulturës, ku ajo ishte pjesmarrëse e rregullt. Këto koncerte janë shfaqur gati në të gjithë Shqipërinë. Të ftuar specialë kanë qenë edhe çiftet e Ansamblit të Shtetit, të shoqëruar nga orkestra e Estradës së Vlorës. Krahas këngës Anita nuk la pas dore dhe studimet, ishte vullneti dhe dëshira e saj që bën të mundur vazhdimin e studimeve të shkollës së lartë në Institutin e Lartë Pedagogjik “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, ku në vitin 1989 diplomohet si mësuese kantoje. Profesionin e mësueses ajo e ushtroi vetëm për pak muaj, pasi ajo që e thërriste ishte kënga. Zoti i kishte caktuar një mision, të lumturonte popullin e vet me zërin e saj magjik. Në Amerikë Gjatë qëndrimit në Amerikë aktiviteti artistik i Anitës ka qënë i pandalshëm dhe gjithmonë në rritje. Ajo ishte një model i përkryer i interpretimit dinjitoz të muzikës tonë të bukur shqiptaredhe ka ndihmuar shumë në rritjen e prestigjit të artit shqiptar në botë. Anita ka marr pjesë gjallërisht dhe ka qënë në qëndër të gjithëproblemeve dhe jetës kulturore dhe artistike të diasporës.Ajo ishte e pranishme me zërin dhe interpretimin e saj në të gjithakoncertet, festivalet, aktivitetet artistike, koncertet e bamirësisë, koncertet e vitit tëri, festat e nënës, përvjetoret e ndryshëm, dhe në shumë gëzime familjare të komunitetit shqipëtar, në shumë shtete të Amerikës. Anita ishte jo vetëm një artiste e talentuar, por gjithashtu dhe një patriote e flaktë. Ajo ka dhënë kontributin e saj si artiste në shumë evenimente tëndryshme në përkujtim të festave nacionale të organizuara nga misioni shqiptar pranë 0KB-së, si Festat e Flamurit, ajo e çlirimit, por dhe në ato të organizuara nga shoqatat e organizatat joqeveritare, në koncertet e bamirësisë dhe aktivitete të ndryshme, në të cilat janë mbledhur ndihma për Kosovën, në ndihmë të Universitetit të Shkupit, në ato të UNICEF-it, etj…. Në këtë konteks është për tu theksuar koncerti i bamirësisë që u zhvillua në 10 prill 2000 për mbledhjen e ndihmave për fëmijët e varfër të Shqipërisë. Për këtë koncert Anita meritoj lavdërimet dhe respektin e Presidentit të Shqipërisë, zotit Meidani për kontributin e dhënë, dhe gjatë interpretimit të disa këngëve u shoqërua nga vetë gruaja e Presidentit. Ajo ishte njëkosisht dhe një anëtare aktive e Organizatës së Gruas Shqiptare në Amerikë, AANO’s.Dhe ka marr pjesë në shumë koncerte dhe aktivitete artistik që kjo organizatë ka zhvilluar.Anita Bitri talentin dhe zërin e mrekullueshëm ja dedikoi tërësisht çështjes shqiptare dhe ka kontribuar me gjithë zemër për të ndihmuar në rritjen e figurёs së kombit shqiptar në botë. Në nivelin artistik është për tu vlersuar se gjatë karrierës së saj të suksesëshme në Amerikë, Anita bëri të mundur një gërshetim të përsosur të muzikës popullore me atë të lehtë shqiptare, duke ju përshtatur me një stil tëri dhe të larmishëm komunikimit me publikun shqiptar të diasporës. Pavarësisht se Anita ishte e prirur më shumë për të interpretuar muzikë të lehtë, ajo interpretoi me shumë dashuri e ngrohtësi edhe muzikë popullore nga treva të ndryshme të Shqipërisë, çka e vendos Anitën në një vend të nderuar e dinjitoz përkrah emrave më të shquar të muzikës kombëtare shqiptare. Këngët popullore të interpretuara nga Anita shquhen për origjinalitetin e interpretimit si dhe për përshtatjen me karakteret e veçanta të trevave të ndryshme muzikore, duke i pasuruar ato me vlera të reja e mjaft tërheqëse. Gjithashtu Anita Bitri ka një merit të veçantë në gërshetimin e muzikës sonë të lehёt shqiptare me Pop-in amerikan. Si një natyrë plot jetë ajo kërkonte disa nota më të forta, një muzikë që të kishte më shumë gjallëri. Eksperienca e gjatë e krijuar në vite si dhe pjekuria artistike, të gërshetuara edhe me talentin e saj si krijuese, bëri që Anita të hapte një rrugё të re dhe të pa shkelur më parë në muzikën modern shqiptare. Anita po punonte në gërshetimin e dy rrymave muzikore, muzikës shqiptare dhe atë amerikane. Ajo po punonte ta çonte muzikën tonë të bukur përpara artdashësitë amerikan. Për ta ilustruar aktivitetin e saj artistik të kësaj periudhe po japim disa fakte: Nëntori i vitit 1997, do të sjell një koncert të bukur artistik, festimin e 10–vjetorit të krijimit të grupit muzikor “Fisnikët”, i drejtuar nga këngëtari i njohur i komunitetit Haxhi Maqellara. Anita do të shpaloste bukurinë e këngës shqiptare së bashku me shumë këngëtar të tjerë të diasporës. Shkurt 1998. Anita debuton në nëshumё koncertehumanitare tëorganizuara nga Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës, për të ndihmuar materialishtë familjet në gjëndje të vështirë ekonomike të shqiptarëve të Kosovës. Në9 Maj 1998, nё ditën e festës së Nënave, të organizuar nga AANO’s, Anita kontriboj me interpretimin brilant dhe zërin e saj të mrekullueshëm. Pjesmarrësit e këtij evenimenti këndonin së bashku me Anitën dhe nëpërmjet këngëve të bukura shqiptare kujtonin atdheun e tyre të dashur. 31 Dhjetor 1998, Anita do të merrte pjesë me shumë këngëtar të tjerë të komunitetit, në mbrëmjen festive të Vitit tëRi. Organizuar nërestorantin “Galleto”, New Jersey. Fillimi i vitit 1999 solli daljen e albumit të parë me këngë “Malli”. Anita paraqitet para publikut me këngë të reja si dhe këngë të repertorit të saj por në një stil më modern. Ky album ishte një bashkëpunim profesional me muzikantin e njohur, kitaristin e kompozitorin Edmond Xhani, njëkohësisht mik e koleg i afërt i Anitës. Materialet muzikore u punuan me kujdes dhe nivel artistik, ku spikat në mënyrë të veçantë kënga “Malli” (këngë nga e cila mori emrin ky album). Teksti i kësaj kënge ishte një krijim poetik i Anitës, ndërsa muzika e orkestracioni nga Edmond Xhani. Gjithashtu, vlerat e këtij Albumi shtohen edhe nga këngët e tjera të interpretuara me dashuri, nivel të lartë interpretimi, pasion dhe energji (karakteristika këto të spikatura të Anitës) si: “Dashuria e parë”, “Mos u nxito mos u gabo”, “Ja ja ti vjen”, etj. Albumi u realizuar nga shtëpia diskografike “Electric Planet Sound”, në Neë York. Promovimi i këtij albumi u bë në mjediset e Misionit Shqiptar në Kombet e Bashkuara po në New York. 30 janar 1999, Anita do të debutante në koncertin humanitar të organizuar nga diaspora, për të ndihmuar materialishtë familjet e masakruara nga policia serbe, në Recak të Kosovës. 14 mars 1999, Anita dhe shumë këngëtar të tjerë të komunitetit do të merrte pjesë në spektaklin “Miss Albania99”, që u zhvillua me njё suksese tё jashtzakonshёm nё New Jersey.
5 prilli i vitit 1999, solli dhe daljen në skenat e Brodoway të Anitës, në koncertin e organizuar nga një prej organizatave më të njohura në SHBA, “Madre”.Në këtë koncert paraqitja e Anitёs si artiste ishte e dyanshme, pasi për herë të parë ajo do të prezantohej jo vetëm si këngëtare por edhe si violiniste. Anita pati rastin dhe nderin të njihet me disa nga yjet e Hollivudit si Tom Robinns, Susan Sarandow, Vanesa Redgrave, Danny Schechter, Eve Essler, Nenad Bach etj, ku gjatë përshtypjeve që ata dhanë për Anitën, e përshkruan atё si një element shumë të denjë në artin muzikor dhe i uruan asaj mirëseardhjen në botën amerikane.
8 Mars 1999, nё koncertin qё u zhvillua nё New York, nga organizata “Motrat Qirjazi” pёr ditёn e Nёnёs, Anita do ta bёnte kёtё ditё mё tё bukur me debutimin e saj brilant, pёr tё gjithё pjesmarrsitё e atij koncerti festiv.
12 gusht 1999, Anita shpalosi vlerat e jashtëzakonshme të muzikës së bukur popullore dhe moderne shqiptare para të gjithë ambasadorëve të botës, në mbrëmjen e organizuar nga Misioni Shqiptar në Kombet e Bashkuara, për nder të Ambasadorit, zotit Peter Burleigh. Të gjithë ambasadorët e Botës patën rastin të dëgjojnë dhe të vlersojnë muzikën tonë të mrekullueshme. Falënderimi i ambasadorit Burleigh në letrën drejtuar ambasadorit tonë, zotit Agim Nesho, ishte një vlerësim i madh për Anitën.
Dhjetori i vitit 1999, solli për Anitën fitimin e konkursit të zhvilluar nga kompania amerikane C.P.V. për të kënduar dy këngë në programet e tyre televizive, që u transmetuan të përkthyera në shqip.
Ndërrimi i viteve do të sjell një debutim të sukseshëm të Anitës në koncertin për festimin e natës sëvitit te ri 2000. Ku Anita me këngëtar të tjerë të dëgjuar të komunitetit do të krijonte një atmosfer festive për bashkatdhetarët e saj të dashur shqiptar.
Më 10 prill 2000, u zhvillua koncerti i bamirësisё për mbledhjen e ndihmave për fëmijët e varfër të Shqipërisë. Ku në këtë koncert, Anita meritoj lavdërimet dhe respektin e Presidentit të Shqipërisë, zotit Meidani.
Vera e vitit 2000, do tё ishte e shoqëruar me koncertet recitale të Anitës në bashkëpunim me aktorin dhe regjizorin e njohur Koço Devole, këngëtarin Eduart Barjami, vllezërit Zena dhe shoqëruar nga grupi muzikor “Alba”. Koncerte që u zhvilluan në shumë shtete të Amerikës.Në këto shfaqje ishin te pranishëm qindra artedashës shqiptar dhe të huaj.Anita në këto koncerte, me zërin e saj magjik dhe me lojën e bukur me violinë bashkonte zemrat e shqiptarëve të diasporës. Në një nga këto koncerte, në Chicago, me dëshirën e tij vjen prej së largu edhe një nga personalitet më të shquara të diasporës, zoti Anthony Athanas, i cili e vlerësoi shumë muzikën tonë të bukur.
24 Shtator 2000, shënoi edhe pjesëmarrjen e Anitës në një nga koncertet më të shënuara të komunitetit të përbashkët shqiptaro-amerikan. 9-vjetorin e gazetës “Illyria”. Anita Bitri e bëri më tërheqës këtë koncert, duke kombinuar zërin e saj magjik me lojën me violinë. Një moment prekës ishte interpretimi me violinë i potpurisë arbëreshe nga ana e Anitës dhe lotët e arbëreshit të ftuar nga Italia, zotit Antonio Bellusci.
12 Nëntori 2000, sjell Koncertin e madh në New York me shumë këngëtar dhe artista të njohur shqiptar, ku vlen për tu përmendur, Inva Mula artiste me famë botërore, Piro Çako, Silvana Braçe, Pali dhe Zerina Kuke etj, organizuar nga fotografi me famë botërore, Fadil Berisha. E veçanta e Anitës në këtë koncert ishte prezantimi i saj live si këngëtare dhe violiniste. Përshtypjet dhe suksesi i Anitës në këtë koncert ishte i padiskutueshëm.
10 Dhjetor 2000.1800 spektator dhe artdashës morrën pjesë nëFestivaline 10-të Artistik të Këngës e Valles Shqiptare në Amerikë,organizuarnga Qёndra “Nënë Tereza” e kishёs katolike “Zoja shkodërs”, në sallën “Lehman College” në NewYork. Festival qëorganizohet çdo vit dhe, është manifestimi më i madh kulturor i botës shqiptare nё diasporё. Ku debutojnё të gjithë këngёtarët dhe artistat të folklorit të komunitetit shqiptar.Anita do tё mahniste publikun e këtij festivali me zërin e saj të mrekullueshëm, si dhe me lojën me violinё.
Ndërrimi i viteve do të sjell një debutim të sukseshëm të Anitës në shfaqjen që u dha në Astoria, Queens, NY, për festimin e natës sëvitit të ri 2001. Ku Anita së bashku me këngёtarë të tjerë të komunitetit dhanënjëkoncert tё bukur për bashkatdhetarët shqiptar në New York.
Viti 2001 filloi me një tjetër sukses në jetën artistike të Anitës. Ajo ftohet nga Organizata e Gruas në Amerikë, AANOs, të marr pjesë nëkoncertin, “Music Beyond Borders”, zhviluar në Cami Hall në New York. Një koncert humanitar për gratë dhe fëmijët e varfër tëShqipёrisë, Kosovës dhe Afganistan. Në këtë koncert ishin te ftuar Anita dhe dy këngëtare të dëgjuara në Amerikë, Sylvia Tosun dhe Tina Shafer. Vocali dhe përformanca e Anitës e ngriti peshë publikun e sallës. Gjithashtu në këtë koncert, Anita u prezantua me Tina Shaffer, e cila e vlerësoi zërin e Anitës si “një zë ëngjëllor që zbret nga qielli”.Tina Shaffer, pop singer dhe song writer amerikane, ka bërë shumë hite për këngëtaret si:- Celine Dion, Donna Summer, Bette Midler etj. 28 Nëntori, 2001, Michigan. Në kocertin për festën e flamurit dhe ditën e pavarsisë Anita do të elektrizonte sallën e mbushur me atdhetarët shqiptar të Michiganit dhe të rrethinave të saj. Ndërrimi i viteve do tësjell një koncert të suksesshëm të Anitës në shfaqjen që u dha për festimin e natës sëvitit tëri 2002. Ku Anita me një përformancë tё shkёlqyer e bëri kёtё mbrёmje mё tё bukur dhe mё festime për shqiptarët e New York-ut. Viti 2002 ishte një vit pune intensive për Anitën.Artistja shqiptare nuk ndalet.Studionte, kompozonte, shkruante poezi dhe punonte të rriste potencialinë e saj si këngëtare. Me orë të tëra ajo këndonte dhe kompozonte këngë në pjanon e saj. Ajopo punonte dhe po hapte një rrugë të re në artin e Diasporës Shqiptare. Ajo po bënte gërshetimin e muzikës sonë të bukur shqiptare me Pop-in amerikan. Tetor 31, 2001. Në festën që u dha për Holloween nëNew York, Anita do të shpërblej me durtrokitjet e zjarrta të artdashësit shqiptar për debutimin e saj brilant. 28 Nëntori 2002. Në kocertin për festën e flamurit dhe ditën e pavarsisënë Detroit, Anita do të elektrizonte sallën e mbushur me atdhetarët shqiptar të Detroitit. Ndërrimi i viteve do të sjell një debutim të sukseshëm të Anitës në shfaqjen që u dha në Boston për festimin e natës së vitit tëri. Ku Anita së bashku me grupin artistik “Alba” dhe me këngëtarë të tjerë të komunitetit dhanë një shfaqje dinjitoze dhe me nivel të lartë artistikpër bashkatdhetarët shqiptar në Boston. 24 janari 2003, nisi me pjesëmarrjen e Anitës në një nga koncertet më të mëdha të komunitetit shqipëtar. Ajo prezantoj muzikën e lehtë shqiptare përkrah këngëtarëve kosovarë dhe maqedonas. Të ftuar nderi ishin ambasadori William Walker dhe Drejtori i projektit të Evropës Lindore në CSIS, zoti Janusz Bugajski. Shkurti i vitit 2003 do të vendosi dhe kontratën me një kompani amerikane “An’Km records@Enterteiment” për realizimin e një albumi amerikan. 23 Mars 2003. Koncerti madhështor së bashku me grupin “Alba” do të ndiqet me shumë interes nga shumë artdashës shqiptar. Publiku që mbushte sallën e këtij koncerti do ta shoqëronte dhe duartrokiste Anitën në të gjitha këngët e saj. Prill 2003, Nё koncertin humanitar pёr tё ndihmuar fёmijёt orfan tё fshatit Velika Krusa, nё Kosovё, tё cilёt humbёn prindёrit pas raprezaljes tё ushtrisё serbe. Anita me debutimin e saj tё bukur kontriboj qё tё mblidheshin mbi 10,000 dollarё donation pёr kёta fёmijё jetim. Gusht 2003, Anita merr pjesë dhe i dha një atmosfer të gëzueshme me zërin dhe këngët e saj, koncertit që u zhvillua për përvjetorin e 57 tëOrganizatës së Gruas në Amerikë, AANOs, njënga organizatat me aktive ne atë kohë për shqiptarët e Amerikës dhe të Kanadas.
31 Gusht, 2003. Anita sё bashku me grupin “Alba”, do të përformonte me suksese në një koncert të bukur nëAlbany, up state NY. Koncert që u ndoq me shumë interesim nga artdashësitë.
28 Nëntor 2003. Në koncertin për festën e flamurit dhe ditën e pavarsisë, Anita e shoqëruar nga orkestra “Alba” do të shfaqnin dhe njëherë vlerat dhe traditat e kombit tonë të dashur.
30 Nёntor, 2003. Anita ishte e ftuar në një nga evenimentet artistik nëDallas, Texas. Ku në këtë koncert këndoj dhe luajti me violinё.
Vitet 2003-2004 ishin vite tepër të rëndësishme për rritjen artistike të Anitës. Ajonisi të kërkonte më shumë nga vetja në aspektin profesional. Gjatë kësaj periudhe ajo shpalosi vlerat e artit dhe të muzikës shqiptare në kufijtë e Amerikës. Anita realizoi dhe katër video-klipe të reja në bashkëpunim me studion “Albanian Kultur TV”, të Zotit Adem Belliu. Po ashtu dhe në bashkëpunim me regjizorin Xhevat Limani dhe me kameramanin Ilir Kasneci do të vinte para publikut shqiptar video-clipi shumë i bukur “Na jep bekimin”, një realizim shumë orgjinal dhe i goditur. Në këtë kohë shënohet gjithashtu edhe fillimi i punës si kantautore e albumit “Çdo gjë është e mundur”.Në këtë album Anita shfaqet si një artiste e kompletuar, e sigurtë dhe e vendosur për të shkelur në shtigje të reja në muzikën shqiptare. Anita po punonte në gёrshetimin e dy rrymave muzikore, muzikës shqiptare dhe asaj amerikane.
Në 9 Maj2004, Anita së bashku me Grupin muzikor “Alba” të drejtuar nga i famëshmi Edi Xhani, do të merrte pjesë në një nga koncertet e komunitetit të organizuar nga Organizata e Grave Shqiptaro-Amerikane “Motrat Qirjazi” me rastin e Ditës së Nënave në Brooklyn.
Qershori i vitit 2004, do të sjedh realizimin e vidio-clipit “Nostalgjia”. Teksti dhe muzika Anita Bitri, orkestracioni James Avatar, regjizore Teressa Haefele. Kameraman Ilir Kasneci.Kjo këngë është krijuar dhe kompozuar nga vet këngëtarja dhe i kushtohet nostalgjisë që Anita kishte për të shtrenjtën Shqipëri. Në këtë këngë dëshirat, ndjenjat, bota e saj e brendshme shpirtërore janë përcjellë me anë të tingujve të mrekullueshëm dhe tekstit plot kuptim.
24 Qershor 2004. Shënoi për Anitën realizimin e albumit të saj të dytë shumë të suksesshëm “Çdo gjë është e mundur”. Në këtë album Anita paraqitet si kantautore. E përse jo, ajo kishte një koncept të plotë për muzikën, të cilën ajo jo vetëm e ndjente, por edhe e zotëronte plotësisht. Ishte një gjeni në violinë, ndërsa solfezhin e njihte në përsosmëri. Gjithashtu Anita ishte shume e apasionuar në poezi, gjë e cila i dha mundesi të krijonte vetë të gjitha tekstet e këngëve të këtij albumi.
Korrik 2004. Më në fund pas 9 vjetëve, Anitës ju realizua një nga dëshirat qëmundonte shpirtin e saj, të shikonte dhe njëherë tokën mëmë. Të vinte dhe njëherë pranë publikut të dashur shqiptar dhe të çlironte nga zemra e saj atë ndjenjë malli dhe dhimbje që ajo ndjente larg publikut të mrekullueshёm shqiptarё. Më në fund i jepet leja të udhëtonte jashtë kufijëve të Amerikës.
Atë ditë që preku tokën e bekuar shqiptare, kur sapo zbriti në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, Anita Bitri e kuptoi se askush nuk e kishte harruar. Publiku i dashur shqiptar e mirëpriti këngëtaren dhe artisten e madhe me ngrohtësi dhe respekt. Shtypi dhe medjat me shumë dashamirësi menjëherëikushtuan artistes së famëshme një vëmëndje të jashtzakonshme. Këtu vlen të përmëndur konferenca e shtypit me të gjithë mediat dhe TV shqiptare, ku artistët dhe gazetarët shqiptar i uruan mirseardhjen këngëtares së madhe shqiptare Anita Bitri. Po ashtu të gjithë stacionet televizive dhe të radiove rendën kush e kush më parë ta kishin Anitën në emisionet dhe në trasmetimet e tyre. Ministri i kulturës i rinisё dhe sportit së shqipërisë Blendi Klosi, do ta përgëzonte personalishtëAnitën për përfaqësimin dinjitoz të muzikës shqiptare në Amerikë. Udhëtimi në qytetin e saj të dashur Vlorë ato ditë të nxehta vere do të ishte një tjetër kujtimi bukur për Anitën. Vlora e priti me madhështi artisten e vet. Anita kishte nostalgji për emocionet, buzëqeshjet, duartrokitjet dhe ngrohtësinë që publiku i dashur vlonjatëi dhuronte asaj sa herë ajo ngjitej në skenën vlonjate.
Anita ishte shumë e lumtur dhe ishte rilindur që ndodhej në Shqipërinё e saj tё dashur. Nuk ecte, por fluturonte. Zemra e saj ishte mbushur me dashuri dhe mirënjohje për këtë vend që ajo e deshte aq shumë. Ishte si në ëndërr. Fytyra i rrezatonte dhe shpirti ishte qetësuar nga malli dhe dhimbja e 9 viteve largese.
19 Tetor 2004. Nënë Tereza i caktoi misionin e ri të këndonte përjetësisht për engjëjt kësaj ikone të muzikës shqiptare. Anita dhe familja Bitri do të iknin në gjumë aksidentalishtë. Monoksidi i karbonit do të ndërpriste në mes ëndërrat dhe projektet e saj. Gjithë medjat amerikano-shqiptare dhe diaspora në amerikëe pritën me hidhërim dhe dhimbje të madh këtë humbje tragjike. Shqipëria dhe artdashësit shqiptar në mbarё botën e qanë me dhimbje humbjen e parakoshme të Anita Bitrit.
Respekti për krijmtarinë e saj do të bënte që artistët shqiptar të diasporës dhe të gjithë artdashësitë e muzikës shqiptare, si kurrë ndonjëherë të bashkoheshin në një koncert lamtumire për përcjelljen e këngëtares së madhe shqiptare Anita Bitri në tokën e bekuar shqiptare. Në këtë koncert madhështor artistët dhe artdashësitë e muzikës shqiptare i dhanë lamtumirën e fundit artistes së dashur dhe me kontributet e tyre bën të mundur transportimin e tyre në tokën e bukur shqiptare. Shqipëria dhe Vlora e dashur e përcodhi me lotë dhe me dhimbje në banesën e fundit. Trupi i Anita Bitrit prehet në paqe në qytetin e saj të dashur Vlorë.
Shumë kompozitor, këngëtar, muzikant dhe artista shqiptar e kanë vlerësuar vokalin, teknikën, talentin, dhe interpretimet e Anitës, si nga më të talentuarit dhe profesionalë në fushën e këngës.Gjatë karrierës së saj artistike, Anita është nderuar me shumë çmime nderidhe diploma në aktivitete të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare. Këto çmime të fituara tregojnë më së miri aftësitë e shquara në fushën e artit skenik dhe madhështinë e talentit të saj, gjithashtu respekti dhe vlerësimi i madh që i kanë bërë asaj juritë e ndryshme, kolegët e bashkëpuntorët e saj dhe sidomos artedashësitëe rradhitin këtë këngëtare të mrekullueshëme shqiptare në krye të epokës së artë të artistëve të shquar.Tek këngëtarja Anita Bitri gjendet gjithçka që Zoti i ka dhuruar një artisti.
Por të gjitha këto suksese në jetën artistike të Anitës nuk do të bëheshin të mundura pa përkrahjen dhe respektin që tregoi publiku i dashur shqiptar, të cilin ajo e adhuronte dhe i dhuronte çaste të gëzuara me zërin e saj magjik. Gjithashtu një rol të rëndësishëm dhe vendimtar në këtë drejtim luajti dhe lindja e vajzёs sё saj, Siborës. Lindja e vajzës ishte një nga dhuratat më të mëdha, që Zoti i fali. Ëngjëllushen e vogël Anita e rrethoi me një dashuri dhe përkujdesje të papërshkrueshme. Ajo e edukonte me respektin për Shqipërinë dhe gjuhën shqipe, përkujdesej në mënyrë të veçantë për ecurinë e saj shkollore, ishte një nënë e përsosur dhe një edukatore e mirë. Kënaqësin Zoti ia shtoi me ardhjen e nënës në Amerikë, pasi Hazbija jo vetëm që ishte shumë e lidhur me Anitën, por njëkosisht ishte një nxitje në jetën e saj artistike, duke flijuar çdo gjë me qëllim që t’i linte hapësirë krijmtarisë artistike të vajzës dhe këngëtares së saj të adhuruar. Anita ka qënë për të gjithë familjen Bitri, nderi dhe krenaria e kësaj familje.
Me ikjen e Anita Bitrit arti dhe publiku shqiptar humbi arti një zë magjepёs dhe të mrekullueshëm. Shqipëria një patriote të flaktë. Diaspora një aktiviste dhe personalitet muzikor. Familja dhe miqtë, një artiste dhe shoqe të mrekullueshme.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *