Home

Lajme

Bari Dervishllari – Dalldisi plaku!!

No Comments Argëtim Letersi

Që kur zura dy dashnore,
jam bërë shumè qejfèli.
Njëra ç’më kapi për dore,
tjetra pak në befasi.

I kapa ashtu si fshehur,
siç fillon çdo dashuri.
Ç’oku dhe më kanë nxehur,
prapë me dorë në qafë u rri.

Paskan qënë soj qejfëlie,
Më gudulisin dhe natën,
Nuk iu doli atje në korije
më bënë xheloze plakën.

Më bëri rezil kjo plaka,
ç’i ke gjithë këto zuzu?
Ngryset dita vjen dhe nata,
argalisesh çu-çu-çu.

Një ditë humbi durimin,
mori furkën desh më vrau.
Askush nuk ta jep bekimin,
për zuzutë mjau ,mjau.!

Pa më thuaj si i quajnë,
këto bukuranet tëndë?
Që në krah po të mbajnë,
të rri mëndja n’ato vënde.

Plakë e dashur mos dalldis,
Njërën ma quajnè Poezi,
Fabula shumè më gudulis,
unë i puth ,puthi dhe ti.

Plakës ç’i qeshi surrati,
u zgjua nga ëndrra e ligë,
Iku stresi shkoj dhe inati,
plakush të paskam të mirë.!

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *