Home

Lajme

Nga Arben Hoxhaj – VIZITA E MIKUT

No Comments Argëtim Letersi

Kishim kohe qe e prisnim. Here pas here per asrye te punes, ai ishte i zene. Ne fillim ishte faji yne se nuk kishim rregulluar shtepine. Nuk kishim blere kompletin e kolltuqeve. Pas blerjes se tyre ftesa po shtyhej, pasi miku ishte i zene me pune. Dhe vizitat turistike jashte shtetit do te ishin nje nga arsyet per shtyrjen e vizites. Me ne fund miku erdhi familjarisht. Cdo gje ishte pregatitur mire dhe ne filluam biseden per tema te ndryshme. Pas nje darke te kendshme ku mbizotronte mishi i pjekur dhe pijet e shumta, por qe nuk u konsumuan shume, nje shetitje ne ajer te paster dhe lodra me femijet, do ta benin mbremjen te vinte shpejt. Oret kalonin si pa u ndier. Ora po shkonte 24.00 dhe miku, i ndihmuar dhe nga gruaja e tij filloi te tregonte histori gazmore te cilat une po i shkruaj me radhe.

Fshatari – Gomari – Kadiu

“Nuk kam c´fare te gatuaj” i tha gruaja fshatarit .

”Duhet te shkosh ne mulli. Nuk kam asnje cike miell ne kuzhine”.

Fshatari shkoi ne mulli. Pasi bloi misrin shpejt sepse nuk kishte shume radhe, takoi nje mikun e tij.

”Do te rrish nga une sonte” i tha miku.

Fshatari pa u menduar dy here i tha gomarit.

”Nisu ne shtepi, shkarko miellin dhe i thuaj zonjes se shtepise te japi tagji, se une po iki tek miku. Dhe i ra gomarit me shkop dy here. Gomari mori rrugen per ne shtepi. Fshatari shkoi tek miku i tij, i cili e priti me gjithe te mirat. Hengren, pine dhe kenduan deri ne oret e vona te nates. Te nesermen fshatari u nis per ne shtepi. Sapo mberriti, e shoqja e pa e shqetesuar.

” C´fare te ndodhi? Pse nuk erdhe mbreme? Ku e ke miellin qe blove? Po gomari ku eshte”?

Fshatari pa gruan ne sy .

’’Pse nuk ka ardhur gomari ”?! E pyeti ai.

“Jo”. I tha ajo .

Fshatari u nxeh shume.

”E gjej une ate.Une e nisa per ne shtepi dhe i thashe qe te shkarkoj miellin dhe te kerkonte ty qe ti jepje trasten me tagji. Por do ta gjej se s`ben”. I tha fashatari gruas.

Mori trasten me tagji dhe nje comange me vete dhe u nis per te gjetur gomarin. Shkoi ne fshat dhe pyeti per gomarin e tij. Disa e pane me te qeshur kur ai tregonte historine, se si e kishte nisur vetem gomarin per ne shtepi, kur rruga kishte shume kthesa dhe se duhej ta shoqeronte vete deri ne shtepi. ”Oh. Gomarin tuaj e kam pare une. Ai eshte bere kadi ne Vlore”. I tha nje fshatar si per t´a tallur.

Pa e zgjatur fare, fshatari u nis per ne Vlore. Eci dy dite dhe me ne fund mbriti ne Vlore ne oren 10,30, perpara nderteses se gjykates , te gjente keshtu gomarin qe ishte bere kadi. Ishte kohe pushimi dhe kadinjte e Vlores kishin dale per pushim. Ata ishin ulur ne veranden e nderteses ku punonin.

’’ E njoh une ate. Jo kadi te behet, por c`fare te doje. Nuk heq dore ai nga trasta me tagji”. Tha fshatari duke ju drejtuar vendit ku po rrinin kadinjte. Fshatari nxori trasten me tagji dhe po e mbante para vetes . Nje kadi filloj ta veshtronte. Kadiu mendoi ” Do te jete ndonje hallexhi qe ka ndonje problem per te zgjidhur dhe ka mbushur trasten plot me flori”. Fshatari filloi te luaj trasten me tagji, kadiu filloi te luante koken. Fshatari luaj trasten, kadiu koken.

” Hajde poshte”! Ja beri fshatari me dore kadiut, sic ja bente gomarit te tij kur donte t´i jepte tagjine. Kadiu pa u menduar shume, zbriti me vrap shkallet dhe u gjend para fshatarit, me syte ngulur tek trasta.

Fshatari levizte trasten dhe kadiu shkonte nga shkonte trasta. Fshatari la trasten ne toke. Kadiu u ul per t´a marre. Ne kete moment fshatari nxjerr comangen dhe fillon te godase kadiun duke i bertitur.

’’Une te nisa per ne shtepi te coje miellin qe une blova, ndersa ti me vjen ketu dhe me beshesh kadi !

Ta rregulloj qejfin une”! Bertiste fshatari dhe vazhdonte te godiste kadiun, i cili nuk dinte se cfare te bente ne keto momente .Vetem nderhyrja e kadijve te tjere dhe e rojeve bene qe kadiu t´i shpetonte comanges se fshatarit.Te shqetesuar ata moren kadiun, e futen brenda dhe i kerkonin shjegime fshatarit se pse qelloi mbi kadiun. Fshatari jua shpegoi dhe u tha.

”E njohe une ate. Pse ndonje tjeter nuk levizi nga vendi, por ai sa pa trasten me tagji erdhi me vrap. Ai eshte gomari im dhe nuk e luan topi. A e pate qe une levizja trasten me tagji, ai levizte koken. Kur ja bera me dore, ai erdhi me vrap. Kur une fillova dhe levizja trasten me tagji, ai levizte. Kur une e ula ne toke trasten me tagji, ai u ule per te ngrene tagjine. E kam mesuar vete. Une e di qe keshtu vepron gjithmone ai ”.

Te ndodhur perballe fakteve te cilat nuk i kundershtonin dot, kadinjte e tjere gjeten nje zgjidhje te pranueshme per fashatarin . Ja kthyen trasten, po jo me tagji. I futen ne te dy kg flori te mbledhura shpejt e shpejt nga te gjithe ata dhe ja dhane fshatarit.

” Tani kadiu do te qendroje ketu”. I thane.

” Ndersa ti shko ne shtepi. A vlen me shume se kaq gomari yt”?

Fshatari ra dakort dhe mori rrugen per ne shtepi. Ne shtepi e priste gruaja dhe femijet. Ai i dha gruas trasten me flori dhe ajo u cudit shume.

“Mos u cudit” . I tha fshatari gruas. “Gomari jone ishte bere kadi ne Vlore, por zanatin e trastes me tagji nuk e kishte harruar”.

Ndersa te qeshurat tona vazhdonin, miku nisi historine tjeter.

Halla dhe Selmani

”Halla me tregonte nje histori te vertete”. Vazhdoi miku.

Ne fshat tone kishim Selmanin. Vitet kalonin, po ai vazhdonte te ishte i forte. Njihej nga te gjithe si plak zevzek. Pasi kishte kaluar te nentedhjetat, Selmani vdes. Sipas zakonit, ne duhet te shkonin te rrinim tek dhoma e te vdekurit. Ishte pasdite vone dhe filloi te errej. Aferdita, nje komshija jone, kishte bere buken dhe e kishte vene per te pjekur. Ne fustan i ishte ngjitur nje cope brume. Aferdita u ul prane Selmanit, i cili ishte mbuluar sipas zakonit me carcafe te bardhe. Dhoma ishte e vogel dhe nga nxehtesia brumi i ngjitur tek fustani i Aferdites, filloi te ngjitej me carcafin qe ishte mbuluar Selmani. Erdhi koha per t´u larguar. Aferdita u ngrit per te ikur, por pasi hodhi nje hap, carcafi qe kishte mbuluar Selmanin filloj te leviste pas Aferdites.

“Qyqja, me kapi”! Tha Aferdita .

Kaq u desh dhe nuk e pa me i pari te dytin.

” U ngrit! U ngjalle! Na kapi”! Bertisnin grate dhe perpiqeshin kush te dilte e para nga dera. Zallamahia u degjua gjithe andej. Burrat qe ishin ne dhomen tjeter , filluan edhe ata kush te dilte jashte i pari. Rremuja dhe zallamahija nuk kishin te mbaruar. Aferdita ecte dhe pas saj carcafi i Selmanit. Me ne fund asaj i ra te fiket. Pasi dolen te gjithe jashte burra dhe gra, pane Aferditen qe i kishte rene te fiket dhe carcafin ne toke prane saj. Por Selmani vazhdonte te qendronte ne dhome. U qetesuam. Disa moren Aferditen dhe duke i hedhur uje te ftohte dhe duke i rene me pellembe, perpiqeshin qe t´a permendnin. Te tjeret u kthyen tek xhenazeja gjithe frike.

”Mire grate, po burrat c`paten?! Me thoshte halla sa here i kerkoja te tregonte kete histori. Oret kalonin dhe miku filloi historine e radhes.

Si u deh Qazimi per here te dyte

Ne kohen e ish-kooperatives, ne sektor kishim nje roje, xha Rizain. Njihej nga te gjithe si burre i ndershem dhe ne fillimet e ish-kooperatives kishte qene per pak kohe dhe kryetar. Vitet kishin bere te tyren dhe xha Rizai ishte prane pensionit. Ajo qe xha Rizai kishte qejf ishte rakia. Nje here tek i vellai i tij kishte ardhur Qazimi per darke. Sipas zakonit xha Rizai ishte vellai me i madh dhe keshtu do te ishte prezent per te nderuar mikun qe kishte ardhur nga larg. Pas nje muhabeti te mire, erdhi ora per te filluar darken. Zakoni ne anet tona, ishte qe ne fillim te vendosej mezeja, ku kishte ullinj, qepe te njoma, nje zog i skuqur, sallatra te ndryshme dhe turshi . Ishte nje para- buke qe te krijonte mundesine te te pihej rakia dhe te shijonte muhabeti. Filloi urimi. Sipas zakonit, me i madhi i shtepise hap dolline. Keshtu fillonin sipas zakonit dollite per prinderit, femijet , te afermit dhe per personat e dashur.

Deri ketu cdo gje ishte ne rregull dhe biseda vazhdonte normalisht . Xha Rizai si me i madhi qe ishte, sipas zakonit mori goten dhe j`u drejtua te vellait.

“ Gezuar”. I tha.” Ketu filloi dhe problemi.

”Kete dolli e kemi per Qazimin. I lumshin kembet dhe ti rrojne cka per zemer. Eshte nder per ne, qe e kemi sot Qazimin ne familjen tone”. Dhe pasi e trokiti goten me vellain, e trokiti me Qazimin. Dhe vete e hodhi goten me fund.

“Me fal o i zoti i shtepise”! Ju drejtua Qazimi xha Rizait. “Te vij per te mira dhe per gezime, por une kam nje problem. Te gjithe heshten dhe po shikonin Qazimin ne sy. Problemi i Qazimit ishte problem i te gjithe personave qe ishin te pranishem, pasi miku ishte i pari dhe duhet te kujdeseshin. Prandaj xha Rizai uli goten dhe po degjonte. Qazimi ne fakt po shikonte nga xha Rizai.

“Une po vete 53 vjec dhe nje here jam dehur ne jeten time dhe une nuk mund te pi raki ”. Xha Rizai u clirua nga problemi qe kishte Qazimi dhe ju pergjigj.

”Epo mire. I gezuar o Qazim dhe me fund, se une po vete 60 vjec dhe nje here kam ngelur pa dehur ne jeten time. Muhabeti vazhdoi deri ne oret e vona te nates dhe Qazimit ju be hera e dyte qe u deh me raki. Keshtu dhe tani kur duan te ngacmojne ndonje me raki i thone shprehjen e xha Rizait .”Se une nje here kam ngelur po dehur ne jeten time”.

Pas historise se xha Rizait, historine tjeter ishte gati e shoqja per t’ìa kujtuar dhe miku yne filloi te tregonte historine e radhes.

Vizita ne Tivoli

”Isha duke pushuar ne shtepi kur ra zilja e telefonit”. Filloi miku.

” Pershendetje”. Me tha nje ze i njohur. Ishte Aliu.

”C`fare plani ke per neser pasdite”?

” Jam i lire pas ores 16.00”. I thashe.

”Mire”, me tha ” takohemi tek Triangeli se me ka ardhur nje shok i femijerise nga Tetova” . Ne ora 17.30 te dites tjeter u takova me Aliun, Gonin shokun tone dhe shokun e Aliut nga Tetova. Keshtu u beme kater.

” Ku do te shkojme”? I pyeta

”Mendoj qe te shkojme tek Tivoli. Ne kete periudhe te vitit eshte shume bukur”. Tha Aliu.

Keshtu u nisem per tek Tivoli dhe Mysafiri shprehte interesimin per cdo gje qe shikonte dhe ne perpiqeshim te benim ciceronin duke i treguar ato qe dinim per Kopenhagenin dhe per kete park famoz ne qender te qytetit.

“Kete park ka dashur ta bleje dhe Majkell Xhekson”. I shpegonte Aliu mysafirit nga Tetova.

Keshtu u futem tek Tivoli.

“ Paska shume njerez dhe te moshave te ndryshme”. Tha mysafiri .

“Po” i tha Aliu “dhe ne fakt i shkeli syrin shokut te tije qe kishte ne krah. A do te hipesh te provosh ndonje loje.

“Jo”. Tha prere mysafiri.

”Mire”, tha Aliu por se bashku me Gonin vazhduan me kembgulje t´i kerkonin mysafirit te hipte, pasi ata do te paguanin dhe nuk duhej t´a humbiste nje rast si ky.

“Ke qene dhe ne lufte ti! Kur ti ke frike nga nje loder, si ke luftuar ne lufte apo tani trima pas lufte ka shume”! e ngacmoi Goni. Kembengulja sa vinte dhe shtohej dhe me ne fund mysafiri si i zene mat ju drejtua atyre.

“Dakort, por do te hipi se bashku me te”. Tha miku duke drejtuar doren nga une. Aliu dhe Goni kaq deshen. Ju shkelqeu fytyra.

“ Dakort”. Thane ata pa marre me pare miratimin tim. Dhe me te shpejt njeri nga ata shkoi te blinte biletat. U vume ne radhe.Tek treni i shpejte kishte shume njerez. Mysafiri ishte i veshur me kostum dhe kollaro, por pothuajse te gjithe ishin veshur sportiv. Por kur i dhame biletat kontrollorit ai tha se duhen dhe dy bileta me shume, pasi ato qe kishim prere ishin per te rinjte. Mysafiri kaq donte dhe i tha Aliut se do te ishte me mire t´a linin fare kete pune, por Aliu nisi me te shpejte Gonin per te marre biletat shtese dhe me tha mua te prisnim. Mysafiri me thoshte qe te zbrisnim, se ketu ishin vetem per te rinj dhe se nga mosha jone kishte pak . I thashe mysafirit te prisnim, por kontrollori na e beri me dore qe te ngjiteshim ne tren . Sic duket ai pa mysafirin e ardhur nga larg me kollare dhe e kuptoi se biletat ishin marre gabimisht, pasi nuk ishte problem lekesh ose mbase nuk ishim kuptuar sic duhet. U vendosem ne nje slite katershe. Ne krahun tim ishin dy vajza.

“ A ke provuar me pare”? Pyeta vajzen.

“ Po”, tha ajo “nuk eshte problem por njerzit me zemer nuk duhet te hipin ne keto lodra”. Mysafiri qe e dinte mire anglishten, u zverth .Treni filloi te leviste ngadale. Sapo filloi te merrte pak shpejtesi, mysafiri u lut.

“ Alla, na ruaj”!

“Allahu te ruan ne toke, jo ketu. Ketu hipe vete”. I thashe.

Shpejtesia marramendese e trenit dhe levizjet e tjera me koke poshte, shto ketu dhe ulerimat qe te rinjte i benin vete, disa nga kenaqesia, disa vertet nga frika, e bene fytyren e mikut qe te mos e njihje dot se kush ishte. Keshtu dhe treni ndaloi dhe Aliu vazhdonte te bente foto me celularin e tij. Nuk kam per t´a harruar fytyren e mysafirit, te zbehte sikur te kishte dale nga varri. Filluam te ecnim ne parkun e bukur ku lulet dhe arkitektura jane kombinuar me se miri.

“Ne kete tjetren eshte me mire”. Vazhdoi Aliu. ” Po dergoj te bleje biletat . Tek ky aeroplani ketu…….” Vazhdonte Aliu, por mysafirit akoma nuk i kishte ardhur fytyra ne vend .

“Ne asnje menyre”, thoshte ai “une jam dhe me zemer .Nuk mund te hipi ne lartesi ”.

“Mos genje”, thoshte Aliu “une kam nje jete qe te njoh dhe ti nuk ke asgje. Kur u bere me zemer ti”!

Por mysafiri nuk pranonte sikur ta vrisje .

“Do te me jepni darken apo te iki”! e mbylli biseden mysafiri .

U drejtuam te katert tek restoranti ne buze te liqenit. Duke pritur porosine, shikonim peshqit shume ngjyresh qe leviznin ne uje.

” Te kisha nje grep ketu…”! Tha Aliu dhe filloi te tregonte historira te femijerise. Keshtu mysafiri filloi te merrte veten nga pak ,ca nga ushpimi i shijshem dhe ca nga vera. Por ai nuk harronte ate qe kishte bere duke e quajtur “ nje gabim te rende”. Aliu nuk pushonte se foluri dhe kur ora po shkonte drejt orarit te mbylljes se restorantit, u ngritem. U pershendeta me fillim me mysafirin pastaj me dy te tjeret dhe u nisa per ne shtepi. Perfundoi miku historine e radhes .

Miku do te vazhdonte historite e tij dhe sic duket po i kombinonte me kohen, duke filluar nga periudha otomane, periudha e Zogut , e komunizmit dhe me ne fund dhe nga Europa. Ora po shkonte 3.20. Filloi te zbardhej dhe koha dukej se do te ishte e bukur .

“A do te fleme” ? Ju drejtova mikut .”Se sipas zakonit te vjeter(duke e ngacmuar pak per historine me dolli), miku kerkon buken, i zoti i shtepise ka dolline, por gjumi nuk ka asnje rregull”. (Kuptohet te pashkruara, por te respektuara ne vite). Por miku sic duket nuk donte te ndalonte.

“Tani do te fleme. Kam dhe histori te tjera, por le te mbeten per heren tjeter kur te vini ose t´ju vijme per vizite”.

“Por na duhet dhe nje rregjistrues, pasi nuk i mbajme mend te gjitha historite e tua. Pastaj te rregjistruara jane dhe me lehte per mua per t´i hedhur ne leter ”.

Keshtu perfundoi dhe vizita e mikut, i cili aftesine per te treguar histori e kishte sipas tij te trasheguar nga i jati, por dhe vuajtjet e emigracionit dhe njohja e disa gjuheve te huaja i kishte dhene mundesine te njihej me shume njerez dhe te percillte ne menyre te shkelqyer historite tek te tjeret.

Arben Hoxhaj

Danimarke, Shtator 2009

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *