Home

Lajme

Amoraliteti dhe komploti hipokrit, politik e juridik kundër Albin KURTIT

No Comments Lajme Opinion

Nga Skënder Sadri KAPITI

Gjykata Themelore në Prishtinë ndaj katër deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosja (VV) ka dënuar me kusht, me gjithsej pesë vjet burgim 4 deputetët e VV-së, ndër të cilët Albin Kurtin dhe Albulena Haxhiun, duke i akuzuar për hedhje të gazit lotsjellës në seancën e Kuvendit të Kosovës dy vjet më parë pse ata kerkonin pengimin e ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi dhe Marrëveshjen për asociacionin e komunave me shumicë serbe”.

Dhe tani pyes se cili shqiptar nuk është kundër këtyre dy marrëveshjeve!?

Cfarë absurditeti a thua se keta jane denuar nga nje Gjykate e Malit të Zi apo të Serbisë dhe jo nga ajo e Kosovës.

Ndërsa sot në prag të zgjedhjeve parlamentare shiko se ku arrin amoraliteti hipokrit, juridik dhe politik dhe vendimi i shpallur nga komisioni zgjedhor i cili ua ndalon ndër të tjerëve edhe deputetëve të VV që të mos kandidojnë.

Them amoralitet hipokrit, juridik e politik sepse para një viti nuk e mori këtë vendim Komisioni Zgjedhor në Kosovë, pse pra jo me 6 Tetor 2019, por pikërisht tani.

Kjo është një hipokrizi dhe një amoralitet politik e juridik, pra është një komplot antiKURTI vecanërisht, me qëllim që të mos lejojë kandidimin e Albin KURTIT për deputet, në vazhdën e atij grushti parlamentar që e rrëzoi qeverinë KURTI NË Mars të vitit 2020.

Ky i tanishmi është një komplot juridiko-politik , i cili shpreson se duke mos e lejuar KURTIN që të kandidojë, komplotistët mendojnë se LVV do të dobësohet dhe nuk do të mund të marrë shumë deputete gjë e cila do të pamundësonte formimin e qeverisë nga vetem LVV-ja, si dhe komplotistëve dhe zgjatimeve të tyre besnike do t’u jipej mundesia që ta bëjnë ata qeverinë dhe jo KURTI me OSMANIN.

KQZ-ja mundohet që me hipokrizi të justifikohet me ligjin , por kombëtarisht dhe moralisht ajo është kundër interesave kombetare dhe të Republikës së Kosovës.

Ajo është tentativë dhe synim që të mos u lejohet që të kandidojnë për deputet ishdeputetet të cilët mbrojtën burrërisht, kombëtarisht dhe patriotikisht integritetin territorial të Kosovës si dhe ata që kundërshtuan formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe në Kosovë, pra që të moskandidojnë ata të cilët mbrojtën Kosovën.

Dhe një pyetje kam për Gjykatën , për KQZ-në dhe për ata të cilët janë gëzuar shumë pse nuk do të kandidojë KURTI: A nuk ishin votimet e 6 Tetorit 2019 ato të cilat e ndëshkuan politikën e vjetër e që i votuan aresyet dhe kauzat e VETVENDOSJES: reciprocitetin,luftën kunder krimit e korrupsionit, ligjin dhe shtetin ligjor e demokratik, si dhe a nuk ishin ato zgjedhje edhe si ndëshkim i marrëveshjeve të rënda me pasoja tejet të dëmshme për Kosovën si Demarkacioni dhe ajo e Bashkësisë së Komunave serbe.

Si do të dalin para opinionit publik gjithshqiptar kjo aventurë politike e juridike duke mos lejuar që të kandidojnë ata të cilët janë mbrojtësit më të zëshëm e të vendosur të kufijve të Kosovës, pacënueshmërinë territoriale dhe të interesave kombëtare të shtetit dhe të Republikës së Kosovës. ( Kaq për sot…)

Prishtinë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *