Home

Lajme

Tregim i jetuar

No Comments Argëtim Letersi

Ishin vitet 80-të dhe unë punoja si mësues në fshatin Zapod të rrethit të Kukësit.
Ishte fshat i largët malor në krahinën e Gorës.

Gjuhë të parë kishin gorancen , gjuhë sllave.Flisnin dhe shqip.
Fëmijët deri në moshën 6-7 vjec nuk dinin shqip.

Ishte dimër dhe po rrija në dhomën time përdhese, gati në qendër të fshatit.

Dhomë i thëncin.Bënte ftohtë .Kishte shumë dëborë.
Mbasdite nga ora 3 troket dera lehtë dhe hyn në dhomë një djalë i bukur.
E quanin Fatos. U ul në krevatin me dërrasa përball meje.
-Kako si? (si je) ? – e pyeta
-U bravo (mirë) – mu përgjigj
Pastaj unë mora një copë të vogël pishe të qëruar dhe bëra sikur e haja.
Ai më shihte i habitur.
-Shto cinesh?(cfar bën ?)- më pyeti.
-Jadem derva ( po ha dru) – i thashë.
-Zash jadesh derva ?( pse ha dru?)- më tha.
– Nemam hljeb (nuk kam bukë)- I thashë.
Më pa me dhemshuri.E besoi dhe u mërzit.
Pas pak u cua për të ikur.
U afrua pë te dera dhe më përshëndeti
-Sei so zdravje( mbec me shëndet)- dhe doli.
Nuk kaloi as gjysmë ore kur në derë trokiti gjyshja e Fatosit duke qeshur me të madhe.
Në dorë kishte një pjatë të madhe sermi e mbuluar me gazetë.
Ishte një byrek i mirë që quhej fli.
-Ah more Bashkim .Kam qeshur me lot .Erdhi Fatosi dhe i trembur më tha:
-Majko.Bergu.Bashkim nema hljeb.Jadi derva.(gjyshe shpejt Bashkimi nuk ka bukë.Ha dru).
Dhe unë mora këtë pjatën me fli dhe ta solla . Të bëjë mire!
Filluam të qeshnim .E përqafova gjyshen e Fatosit e falenderova.
Vazhduam te qeshnim deri te dyqani i fshatit ku i bleva Fatosit një pako biskota 10 lekëshe.
Fatosi u rrit , erdhi në shkolle dhe sot më kanë thënë se është në Tiranë.
Nuk e di e mban mënd këtë ngjarje të bukur e të vërtetë.
I jam mirënjohës Fatosit dhe gjithë banorëve të zonës së Gorës.
Punoi: Bashkim Kushi

Burimi/zeriishqiptarit.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *