Home

Lajme

Namik Selmani – Zëri i lirisë

No Comments Argëtim Letersi

Poetëve shqiptaro-amerikanë që prej vitesh e ndajnë frymëzimin letrar edhe me këtë vend të begatë si Amerika
Misisipi e Koloradoja u kujtojnë Drinin e Grykën e Vjosës.
Në Las Vegasin e dritëzuar kujtojnë vallet e dasmave.
Dhe ulen të menduar përherë pranë shkronjës.
Të rrëfejnë për mallin e pashuar të vendlindjes pranë vatrave.

Tek prekin pyjet e Amerikës kujtojnë Pishën- Flamur
E dehen nga loja e ketrave dhe e dallandysheve.
Prapë malli iu prushëron brenda gjoksit si furrë
Ndezur nga dora e rrudhosur e nënave e gjysheve.

Në Staujën e Lirisë, në Çikago e në Njy Jorkun qiellor
Marrin një tjetër fluturim për zemrën e rinuar.
Në qiejt e largët a dallgët-mal, në Atlantik e në Paqësor
Kërkojnë të thurin ca kordele për vargun e pashkruar.

Në muzetë hijerënda bëhen vetë cicëronë për sytë e menduar.
Në kërkim të një misteri që të jep nostalgjinë.
E prapë lazdrojnë në tastierë e në fletën e zbardhuar.
Për të hapur të tjera dritareza ku fryn dituria.

Në Urën e Bruklinit a në Bostonin e Nolit e Konicës.
Krenohen me fjalëne mençur që bëhet si URË
Dhe sërish bëhen Magelanë me rrezen e dritës
Për të hedhur si farën e grurit në brazdë fjalën e urtë.

E shkojnë e vijnë qiejve me biletë dydrejtimshme.
Iu bashkohen si hardhia këngët e Preslit me tingujt e kabave.
Mbeten si relike kohe a si një racë e çuditshme
Këta poetë zëbukur që ngrejnë fjalët si bedenat e kalave.

25 janar 2021

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *