Home

Lajme

Batoni: Me Joe Biden do kemi shumë probleme

No Comments Aktualitet Lajme

Gazetari Baton Haxhiu thotë se pavarësisht ardhjes së Joe Biden në krye të Shtëpisë së Bardhë, politikat e SHBA për Ballkanin nuk do të ketë ndonjë ndryshim të madh. Në një interviste për Euro News Albania, Haxhiu thotë qëllimi kryesor i administratës së re do të jetë dhënia fund e armiqësive në Ballkan dhe për këtë ai shtroi se shpresonte që të mos “ketë dhimbje” duke iu referuar ndonjë zgjidhjeje në dëm të interesit të shqiptarëve. Z. Haxhiu theksoi se “Kosova ka pafuqi për të zgjidhur problemin në veri’ dhe se “administrata Biden do t’i vërë pikën kësaj çështjeje”. Baton Haxhiu konsideroi si vendimtar faktin se si do të jenë marrëdhëniet e Sekretarit Amerikan të Shtetit me pasardhësin e Merkel, që e cilësoi më afër Rusisë. “Kam frikë se Kosova me këtë administratë do të ketë probleme serioze dhe nuk besoj se do të pyesin shumë për të ardhmen tonë”, përfundoi Baton Haxhiu.

Burimi/a-news24.com/

FORUMI NDERKOMBETAR PER TE DREJTAT DHE LIRIT E NJERIUT MAQEDONIN E VERIUT

No Comments Aktualitet Lajme

KRYETAR
Mr.Dr.ADIL MUSTAFA
SHKUP 27-01-2021
THIRRJE PER PROTESTE NE SHKUP ORA 13 E PREMTE 29-01-2021
Nisja e marshutes nga parku i Cairit drejt prokuroris se pergjithshme
Të nderuar Motra dhe vëllezër ju bej thirrje në emër të Forumit Nderkombëtar për të Drejtat dhe lirit e Njeriut M.V,që
të mbështesni duke marrë pjesë në këtë protestë per rasti e montuara politike, sigurisht duke i ruajtur protokollet e mbrojtjes nga virusi Covid – 19, por edhe duke qenë të kujdesshëm ndaj provokimeve të mundshme ,me organizator :
Bedri Ajdari si kryetar i Këshillit Organizativ për rastin “Monstra” dhe familjarët e të burgosurve në këtë rast.
S’ka drejtësi për shqiptarët në Maqedoni
Rastet : Monstra, Alfa, Rasti i Kumanovës, 27 Prilli, Almiri i Vogël, Sopoti,Brodeci,vjedhje Votash, Diktaturë, Kërcënime, Ndjekje, Shpifje, Vrasje,dhe shum procese tjera te montuara me dhunë fizike e psikike, fat i keq i shqiptarëve në këtë shtet të padrejtë që quhet Maqedoni e Veriut .
DUHET ME PROTESTU I MADH E I VOGËL PËR DREJTËSi E BARAZI
TË GJITHA RASTE TË MONTUARA ME DËNIM ME SHEKUJ DHE TE PA ARGUMENTUARA NE OPINION.
Lotët e nënave, baballarëve, grave, fëmijëve nuk u ndalën dhe kjo është tragjedi me paramendim për popullin shqiptar i cili është autokton dhe një trajtim të tillë nuk e meriton!
Boll më padrejtësi sepse edhe ne jemi qytetarë, taksapagues, veprimtarë të këtij vendi të mallkuar dhe të zi!
Ne po protestojmë që edhe kësaj radhe tu a bëjmë me dije se ka ardhur koha që partit te japin llogari per gabimet qe kan be ndaj popullit shqiptare qe i votuan rreth 3 dekada ku shqiptarët në këtë shtet po shtypen e përgjaken, shfrytëzohen dhe plaçkite, u shkelen të drejtat më elementare njerëzore, të drejtat politike, ekonomike dhe kulturore, të drejtat që duhet ti bëjnë shqiptarët të ndjehen të lirë dhe të barabartë në këtë shtet . Shqiptarët edhe pse janë shumicë matet me dozë e përqindje, kjo nuk është e drejtë.
Çdo vit dhe në të gjitha vendbanimet shqiptare janë organizuar ekspedita policore-ushtarake mbi shqiptarët, për përgjakjen, ndëshkimin dhe frikësimin e shqiptarëve, ku janë vrarë e masakruar pa mëshirë qindra shqiptarë të pafajshëm, madje edhe pleq, gra e fëmijë, për t’i frikësuar shqiptarët të mos mendojnë për lirinë e tyre, për të drejtat e ligjshme që u takojnë. Gjatë periudhës së komunizmit dhe në tridhjetë vitet e shkuara të demokracisë së rrejshme, burgjet e këtij shteti janë të mbushur me shqiptarë, shumica e të cilëve janë akuzuar përmes proceseve të montuara politike, jo pse kanë bërë të gjithë faje dhe krime, por që të ndëshkohen shqiptarët,të frikësohen,të përçahen,e te sundohen .
Të korruptuarit, kriminelët dhe tradhtarët duhet të dënohen e përfundojnë në burg, kurse njerëzit e ndershëm dhe të pafajshëm të dalin në liri! Zgjohuni qytetarë të këtij vendi, pa dallim kombi e gjuhe, përkatësie e besimi!
Zgjohuni shqiptarë të shtypur nga bandat kriminele në emër të kauzave të rrejshme, për lirinë tuaj, të drejta dhe barazinë që u takon!
Bota demokratike dhe përparimtare është me ne!
Ti themi mjaft terrorit ndaj Shqiptarve
Mjaft diskriminimit,
Mjaft korupcionit qeveritare
Mjaft prokuroris e gjykates politike selektive
Mjaft diskriminimit ekonomik- social
Liri për te gjith te burgosurit politik!
Vete Administrim për Shqiptaret !
Prandai Kerkoim
Hetim nderkombetare per rastet e montuara politike
Ndryshime ne preambyl qe shqiptaret te jen shtetformues
Gjuha shqipe zyrtare e jo me perqindje
Qe te realizohen keto duhet
Ndryshim te sistemit qeverises nga unitare ne federal ose kofederal
Lavdi të rënëve për barazi e demokraci dhe lirinë e kësaj toke!FORUMI NDERKOMBETAR PER TE DREJTAT DHE LIRIT E NJERIUT MAQEDONIN E VERIUT
KRYETAR MR.DR .ADIL MUSTAFA
SHKUP 29-01-2021
THIRRJE PER PROTESTE SOT NE SHKUP ORA 13
Nisja e marshutes nga parku i cairit drejt prokuroris se pergjithshme
Të nderuar Motra dhe vëllezër ju bej thirrje në emër të Forumit për të Drejtat dhe lirit e Njeriut
Ju ftojmë të mbështesni duke marrë pjesë në këtë protestë per rasti e montuara politike, sigurisht duke i ruajtur protokollet e mbrojtjes nga virusi Covid – 19, por edhe duke qenë të kujdesshëm ndaj provokimeve të mundshme ,me organizator :
Bedri Ajdari si kryetar i Këshillit Organizativ për rastin “Monstra” dhe familjarët e të burgosurve në këtë rast.
S’ka drejtësi për shqiptarët në Maqedoni
Rastet : Monstra, Alfa, Rasti i Kumanovës, 27 Prilli, Almiri i Vogël, Sopoti,Brodeci,vjedhje Votash, Diktaturë, Kërcënime, Ndjekje, Shpifje, Vrasje, dhunë fizike e psikike, ky është fati i shqiptarëve në këtë shtet të padrejtë që quhet Maqedoni e Veriut .
DUHET ME PROTESTU I MADH E I VOGËL PËR DREJTËSI!
TË GJITHA RASTE TË MONTUARA me dënime me shekuj dhe jo të argumentuara për opinionin.
Lotët e nënave, baballarëve, grave, fëmijëve nuk u ndalën dhe kjo është tragjedi me paramendim për popullin shqiptar i cili është autokton dhe një trajtim të tillë nuk e meriton!
Boll më padrejtësi sepse edhe ne jemi qytetarë, taksapagues, veprimtarë të këtij vendi të mallkuar dhe të zi!
Ne po protestojmë që edhe kësaj radhe ua bëjmë me dije se ka ardhur koha që partit te japin llogari per gabimet qe kan be ndaj popullit shqiptare qe i votuan rreth 3 dekada ku shqiptarët në këtë shtet po shtypen e përgjaken, shfrytëzohen dhe plaçkite, u shkelen të drejtat më elementare njerëzore, të drejtat politike, ekonomike dhe kulturore, të drejtat që duhet ti bëjnë shqiptarët të ndjehen të lirë dhe të barabartë në këtë shtet . Shqiptarët edhe pse janë shumicë matet me dozë e përqindje, kjo nuk është e drejtë.
Çdo vit dhe në të gjitha vendbanimet shqiptare janë organizuar ekspedita policore-ushtarake mbi shqiptarët, për përgjakjen, ndëshkimin dhe frikësimin e shqiptarëve, ku janë vrarë e masakruar pa mëshirë qindra shqiptarë të pafajshëm, madje edhe pleq, gra e fëmijë, për t’i frikësuar shqiptarët të mos mendojnë për lirinë e tyre, për të drejtat e ligjshme që u takojnë. Gjatë periudhës së komunizmit dhe në tridhjetë vitet e shkuara të demokracisë së rrejshme, burgjet e këtij shteti janë të mbushur me shqiptarë, shumica e të cilëve janë akuzuar përmes proceseve të montuara politike, jo pse kanë bërë të gjithë faje dhe krime, por që të ndëshkohen shqiptarët,të frikësohen,të përçahen,e te sundohen .
Të korruptuarit, kriminelët dhe tradhtarët duhet të dënohen e përfundojnë në burg, kurse njerëzit e ndershëm dhe të pafajshëm të dalin në liri! Zgjohuni qytetarë të këtij vendi, pa dallim kombi e gjuhe, përkatësie e besimi!
Zgjohuni shqiptarë të shtypur nga bandat kriminele në emër të kauzave të rrejshme, për lirinë tuaj, të drejta dhe barazinë që u takon!
Bota demokratike dhe përparimtare është me ne!
Ti themi mjaft terrorit ndaj Shqiptarve
Mjaft diskriminimit,
Mjaft korupcionit qeveritare
Mjaft prokuroris e gjykates politike selektive
Mjaft diskriminimit ekonomik- social
Liri për te gjith te burgosurit politik!
Vete Administrim për Shqiptaret !
Prandai Kerkoim
Hetim nderkombetare per rastet e montuara politike
Ndryshime ne preambyl qe shqiptaret te jen shtetformues
Gjuha shqipe zyrtare e jo me perqindje
Qe te realizohen keto duhet
Ndryshim te sistemit qeverises nga unitare ne federal ose kofederal
Lavdi të rënëve për barazi e demokraci dhe lirinë e kësaj toke!

Burimi/Facebook

Themelohet fondacioni “Përkrahje për mbrojtjen e Kadri Veselit”

No Comments Aktualitet Lajme

Pas familjes së Hashim Thaçit, e cila ka themeluar fond për mbrojtjen juridike të ish-presidentit të akuzuar nga Gjykata Speciale, një fondacion i tillë është themeluar edhe për ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin.

Përmes një komunikate bëhet e ditur se për mbështetjen ligjore të ish-kryetarit Kadri Veseli është themeluar Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen e Kadri Veselit”.

“Fondacioni është themeluar mbi bazën e kuadrit ligjor në fuqi në Republikën e Kosovës dhe ka për qëllim grumbullimin e mjeteve financiare në mënyrë të mirë-organizuar dhe transparente nga ana e personave fizikë dhe juridikë – të cilët shprehin vullnetin dhe solidaritetin e tyre për të ndihmuar financiarisht, përmes donacioneve, mbrojtjen juridike të ish-Kryetarit Veseli”, thuhet në njoftimm, raporton Telegrafi.

Më tej thuhet se fondacioni do të shërbejë si një adresë e vetme për qëllimet e lartcekura dhe do të integrojë çdo ndihmë financiare e materiale për qëllimet e mbrojtjes së ish-Kryetarit Veseli në mënyrë legale, transparente dhe profesionale.

Njoftimi i plotë:

“Me qëllim të ri-konfirmimit të qëndrimit dhe besimit të patundur që lufta e armatosur e qytetarëve të Kosovës, e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, dhe e përkrahur nga forcat e NATO-së, ka qenë luftë e drejtë dhe e pastër për çlirimin e Kosovës, pra luftë kundër forcave ushtarake, policore, paramilitare dhe administratës okupuese të Serbisë në Kosovë;

Në konsideratë të njohës së sakrificës, angazhimit dhe kontributit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së), të mbështetur nga NATO, e udhëhequr nga SHBA-të dhe aleatet e saj, të cilët ishin faktorë vendimtarë për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës;
Me synim që të mbrohet dhe zbardhet e vërteta në procesin gjyqësor të ish-Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, që ka filluar pranë Dhomave të Specializuara me seli në Hagë;

Ju njoftojmë se për mbështetjen ligjore të ish-Kryetarit Veseli është themeluar Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen e Kadri Veselit”.

Ky Fondacion është themeluar me qëllim që të mbledhë fonde të ligjshme për ta mbështetur punën e mbrojtësve të specializuar të ekipit ligjor që ofron mbrojtën juridike për ish-Kryetarin Veseli.

Fondacioni është themeluar mbi bazën e kuadrit ligjor në fuqi në Republikën e Kosovës dhe ka për qëllim grumbullimin e mjeteve financiare në mënyrë të mirë-organizuar dhe transparente nga ana e personave fizikë dhe juridikë – të cilët shprehin vullnetin dhe solidaritetin e tyre për të ndihmuar financiarisht, përmes donacioneve, mbrojtjen juridike të ish-Kryetarit Veseli.

Fondacioni është themeluar me iniciativën e z. Hysni Veseli, familjar i afërt i ish-Kryetarit Veseli, ndërsa ka edhe Bordin – që është organi më i lartë qeverisës i organizatës dhe që ushtron përgjegjësinë e funksionimit të Fondacionit, si dhe menaxhimin e detyrave që lidhen me qëllimin dhe aktivitetet e Fondacionit, përfshirë edhe organizimin, sipas nevojës, edhe të auditimit të pavarur të pasqyrave financiare të organizatës.

Fondacioni do të shërbejë si një adresë e vetme për qëllimet e lartcekura dhe do të integrojë çdo ndihmë financiare e materiale për qëllimet e mbrojtjes së ish-Kryetarit Veseli në mënyrë legale, transparente dhe profesionale.

Burimi/lajmishqip.net

Kurtit i ka kaluar dënimi prej 3 vitesh, tregohet gabimi i juristëve për Kurtin nga instituti GAP

No Comments Aktualitet Lajme

Bekim Salihu nga Instituti GAP, ka thënë se më 3 janar 2021 janë bërë 3 vite që kur liderit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtit, i është shqiptuar dënimi nga Gjykata Themelore.

Ai ka thënë se juristët dhe analistët, gabimisht po i referohen këtij rasti, duke theksuar se bazë merret koha e shqiptimit të dënimit dhe jo koha e konfirmimit të dënimit nga Gjykata e Apelit (tetor 2018)

Reagimi i Salihut vjen pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës, ia ka ndaluar kandidimin deputeteve te denuar per veper penale.

“Shqiptimi i dënimit ndaj Albin Kurtit nga Gjykata Themelore në Prishtinë paska ndodhur më 3 janar të vitit 2018, nga kjo kohë, deri tani, kanë kaluar tanimë tri vite.

Gabimi i juristëve dhe analistëve që po i referohen këtij rasti po bëhet kur po merret për bazë jo koha e shqiptimit të dënimit, por koha e konfirmimit të dënimit nga Gjykata e Apelit (tetor 2018). Gjykata e Apelit nuk jep dënim, ajo konfirmon, konteston, shkurton ose plotëson një dënim që e ka shqiptuar Gjykata Themelore.

Në të gjitha vendimet e Gjykatës së Apelit ndaj të dënuarve thuhet se merret parasysh edhe koha e kaluar në paraburgim (çka do të thotë se Apeli e llogarit periudhën e nisjes se një procesi, jo periudhën e përfundimit/konfirmimit të atij procesi.

Reagim sot pati edhe nga Ish kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, i cili tha se “Albin Kurtit i lejohet kandidimi për deputet dhe se nuk ka gjykatë e cila mund t’ia ndaloj kandidimin Albin Kurtit.

Kjo pasi që asnjëri prej tyre nuk është i dënuar me burg, pos me kusht, gjobë e vërejtje gjyqësore, thotë ish-kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës.

Profesori Fejzullah Hasani tha se “Askush nuk ka të drejtë që ata ti ndaloi të marrin pjesë në procesin zgjedhor, përfshirë të drejtën aktive edhe për të votuar dhe të drejtën për tu kandiduar në zgjedhje”.

Ish-kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovë tregoi se vetëm Kodi Penal është ai i cili përcakton pasojat juridike dhe asnjë kod apo ligj tjetër nuk mund ti përcaktoi pasojat juridike përpos Kodit Penal e cila është në natyrën e saj të përacktoi ato.

Sipas tij Kodi Penal jo vetëm i Kosovës, por edhe i disa shteteve tjera në mënyrë eksplicite thotë se dënimi nuk mund të ketë pasoja juridike, kur kemi të bëjmë me këtë lloj të dënimeve, pra me kusht, gjobë dhe vërejtje gjyqësore.

Kujtojmë se aktgjykimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese e shpalli votën e deputetit Arifi të pavlefshme, duke e dërguar vendin në zgjedhje të parakohshme. Ky aktgjykim ngriti dilema të shumta lidhur me kandidimin e Albin Kurtit për deputet, megjithatë duket se nga radhët e LV-së Kurti do t’i prijë listës për deputet.

Burimi/lajmishqip.net

Namik Selmani – Zëri i lirisë

No Comments Argëtim Letersi

Poetëve shqiptaro-amerikanë që prej vitesh e ndajnë frymëzimin letrar edhe me këtë vend të begatë si Amerika
Misisipi e Koloradoja u kujtojnë Drinin e Grykën e Vjosës.
Në Las Vegasin e dritëzuar kujtojnë vallet e dasmave.
Dhe ulen të menduar përherë pranë shkronjës.
Të rrëfejnë për mallin e pashuar të vendlindjes pranë vatrave.

Tek prekin pyjet e Amerikës kujtojnë Pishën- Flamur
E dehen nga loja e ketrave dhe e dallandysheve.
Prapë malli iu prushëron brenda gjoksit si furrë
Ndezur nga dora e rrudhosur e nënave e gjysheve.

Në Staujën e Lirisë, në Çikago e në Njy Jorkun qiellor
Marrin një tjetër fluturim për zemrën e rinuar.
Në qiejt e largët a dallgët-mal, në Atlantik e në Paqësor
Kërkojnë të thurin ca kordele për vargun e pashkruar.

Në muzetë hijerënda bëhen vetë cicëronë për sytë e menduar.
Në kërkim të një misteri që të jep nostalgjinë.
E prapë lazdrojnë në tastierë e në fletën e zbardhuar.
Për të hapur të tjera dritareza ku fryn dituria.

Në Urën e Bruklinit a në Bostonin e Nolit e Konicës.
Krenohen me fjalëne mençur që bëhet si URË
Dhe sërish bëhen Magelanë me rrezen e dritës
Për të hedhur si farën e grurit në brazdë fjalën e urtë.

E shkojnë e vijnë qiejve me biletë dydrejtimshme.
Iu bashkohen si hardhia këngët e Preslit me tingujt e kabave.
Mbeten si relike kohe a si një racë e çuditshme
Këta poetë zëbukur që ngrejnë fjalët si bedenat e kalave.

25 janar 2021

Burimi/Facebook

Mi vorr t’Zef Harapit.

No Comments Argëtim Letersi

Kiaj o zan ti bri kti vorrit
t’Zef Harapit djal tè ri,
kiaj me lot kèt zog arbnorit
qi u vra pèr Shqyptari.

Kiaj me lot qi t’dien djelmnia
se sokoli i jon pushon,
ku jeton veq kumria
e rob njirit nuk kalon.

Kijaj pèrmi kèt vorr t’harrumun
qi pèr ne asht aq i shtrejt,
se aty asht tuj pushumun
nji deshmor i jon i shejt.

Kiaj e thuj me za tè mekun:
Komb’i jon sot doli n’drit,
ai prej vorrit ku asht dekun
“Rrnoft Shqypnia ka me brit!

3-8-1913
Hil Mosi per atdhetarin Zef Harapi

Burimi/Facebook

LUTJE E DËSHPRUEME

No Comments Argëtim Letersi

Ju qi keqas t’vorrosun, keq fleni ndër murana
mbi shpate t’pjerrta a n’pyje, n’breg deti ase n’breg lumi
deshmorë, q’emen t’lavdishem keni thadru n’gojdhana,
nen dhe me gjak tuej t’rimun idhnin nuk u a shuen gjumi.

Ju qi n’vorre t’vetmueme keq fleni e nuk pushoni
e as deka varrt e shtatit nuk thau as nuk u a mbylli,
qi eshtnat vrik ju dridhen kur del nji za nga pylli,
a kur nji zhapllimë hapash përbri murans ndëgjoni,

Ju qi n’msime fisnike t’Lahutës jeni rritun,
ju qi burrnin jetike e patët si mësuese,
ju qi lirin kreshnike zgiedhë e kishi për nuse,
ju qi n’mprojen e nderit boten keni çuditun,

Sot n’murana t’harrueme kërkoni kot pushim:
ju qi epope t’panjoftun shkruet me gjakun e kuq,
plot vrumulisje n’eshtna rrini tuj bluem idhnimin,
fatosa orzes, për flijen e jetës q’u shkoi huq.

U rrzuet tuj rrokun armen dhe rrzue me ju fisi;
Ato q’atdheut i kjene ndër mote gardh çeliku,
parzmat vigane tueja, jo, nuk i mposhti anmiku
por nama e fatit, nama qi befas mbi ne krisi.

N’heshtim t’natës shqiptare s’ndëgjohet kund za njirit,
pranë votres s’fikun nanat n’vajë nuk e njomin buken,
por me sy t’papërlotun plot shkndija mnije, struken
tuj pritë furin ahmarrse qi t’thejë t’primunt e mnerit.

Jo vaj por gjam e ahte prej pyjesh sjell jehona,
zhumhura e rrebtë e lumit kushtrim za-mbytun ngjanë,
shpirtnat errson e ballet vrugon, ndiell mort zezona
q’Atdheut palcet gjallnuesa ma t’mshefta po i a thanë.

O Perendi, na token pranuem qi Ti na fale,
n’te tash tridhet’ qindvjeta na u end e ndershme jeta,
jetuem n’kto troje t’vobta, n’kto brigje t’thata e t’shkreta,
ngujue larg botës tjeter tuj ruejt dhen mbi male.

Me mzi strehueme trupin nga shiu e breshni e mardha,
n’ksolla e stane t’brishta qi shperthejshin duhinat,
pa dijt qejfet e holla, pa dijt ç’janë miradinat,
pa njoftë doket e lmueta të kombeve fatbardha.

E, pra, t’ushqyem n’kto gryka me bukë kollomoqe
qi e zbutshin n’ujë të kronit, s’lypshim kurrgja ma shumë,
sepse bylmet na kishim nji liri t’fjesht, t’pashoqe,
qi me hiret e veta na e bante gjakun t’lum.

Nanat me qumsht të paster andjet n’shpirt tonë dikojshin
me fluturue si shqipe në qiell t’nderit shqiptar,
n’flak t’dokeve m’u kndellun e n’zjarm t’buzmit bujar,
qi kobin e zvetnimit nga votra na e largojshin.

O Perendi, ndër shekuj uja buzen na e zverdhi,
shpesh u errem pa hangër, buken me e ruejt për fmin
E mitun q’ish n’e rritun, por n’qe ‘i mik ne shpin
na e msyni, ia vum para at bukë mikut kur erdhi.

Pse kshtu na e randon jeten me dhunë e me krajata ?
lirin e dy gisht nderi n’shtek t’ballit, s’kishim tjeter,
kto dy t’mira zbutshin vobeksin tonë të vjeter.
po pse, o i Lumi i qiellvet, na i rrmbeve kto dhurata ?

ERNEST KOLIQI

Burimi/Facebook

Ira S. Kurti – Analiza ime mbi Fenomenin Ndragheta!

No Comments Lajme Opinion

Nisur nga lajmet e fundit me burim përgjimet e prokurorisë Italiane, konferencat për shtyp të Deputetit Taulant Balla, KM EDi Rama, gazetarit Dritan Hila dhe gazetares Alba Kepi nga Italia, dua të bëj një analizë sa më objektive pa rënë në asnjë lloj anëshmërie.
Nga ana Italiane vijnë sinjale se në Shqipëri bëhen pazare me fitime 20% për pushtetarë të lartë në këmbim për pastrimin e parave jo-ligjore (nuk po i quaj të pista, pasi për mendimin tim paraja në përgjithësi qysh kur lindi ishte e pistë) duke u përdorur në ndërtim dhe fusha tjera! Në titull e quajta fenomen, pasi nuk është hera e parë që ne marrim informacione nga prokurorite e vendeve të tjera si Italia, Zvicra, Germania, UK e USA.
Nga ana ligjore këto përgjime nuk përbëjnë fakte për ndalim e persukutim të atyre që u përmendet emri apo posti qeveritar. Sidoqoftë kjo është këmbanë alarmi për Prokurorinë!
Po çfarë bën Prokuroria deri tani? A kishte nevojë Prokuroria t’i vinin sinjalet nga jashtë? Nuk jetojne këtu, këta/o prokurorë, që të shohin realitetin e vendit?
1) Vetëm rreth sheshit Skënderbeg janë duke u ndërtuar 7-8 pallate shumë katësh. Ku i marrin fondet këto ndërtues?
2) Në disa raste pronarët e tokës janë në proçese gjyqësore, që dmth me ligj asnjë ndërtues nuk duhet të zhvilloj punimet pa marr formë të prerë vendimi gjyqësor! Por realiteti tregon se punimet po vazhdojnë dhe me ritme të shpejta.
3) Çmimi i shitjes së një apartamenti 100 m2 ndërtuar nga Enti i banesave më vitin 2000 ishte 2milion lek, sot çmimi nga rivlerësimi që ka bërë Qeveria është rritur 500% po për këtë banesë, pra sot sipas tyre ky apartament kushton 100milion lek. Po si e ka justifikuar Qeveria këtë rivlerësim?
4) Çdo ekonomist e kupton që një banesë hyn te Pronat e palujtshme të cilat kanë një koefiçient konsumi, dmth vlera e tij me kalim e viteve bjen (ulet), njëlloj siç bjen edhe vlera e një makine sapo fillon të eci në rrugë.
Le të analizojmë çfarë mund të ndikoj në rritjen e çmimeve të banesave?
a) A janë rritur të ardhurat e qytetarëve me 500% krahasuar me vitin 2000? Jo, nuk është rritur as me me 2%, pa përmëndur papunësinë në rritje.
b) A është rritur inflacioni në vend me 500% qysh nga viti 2000? Jo, gjithashtu inflacioni nga të dhënat e WB, apo Bankës së Shqipërisë është në masën 2.75% – 3%!!
c) A është rritur popullësia në vend? Jo, rastet e vdekjeve janë shtuar nga viruset, ndotja e tejmbushur e ambjentit, nga streset e sforcuara nga mos pasja e drejtësisë, nga emigrimi (daljet) me ritme të larta etj.
d) A janë rritur çmimet e ushqimeve dhe produkteve të tjera me 500%? Jo, nuk janë rritur. Megjithëse ushqimet bazë nuk duhet të ishin të taksuar me 20%, përsëri nuk janë vënë re rritje më të mëdha se 3-30% (30% rritje kanë disa prodrukte të importit nga taksimet e shumëfishta, që përbën temë tjetër diskutimi)!
f) A kanë hyrë në vendin tonë imigrantë (hyrjet) si investitor që të justifikoj këtë rritje? Jo, nuk është futur asnjë investitor ndërtimesh serioz. I vetmi rast imigrimi janë refugjaët e Iranit të cilët kanë ndërtuar fshat-qytetin e tyre me fondet e tyre, pa influencuar tregun vendas për banesa. Kategori tjetër janë disa dhjetra apo qindra imigrantë nga vendet e tjera, por që nuk mund ta influencojë tregun e banesave që është me shumicë e pa kritere.
Pra çfarë llogjike ekonomike ka në rritjen e çmimeve të banesave me 500% deri edhe 700% veçse larja e parave jo-ligjore e cila shkatërron tregun e vërtet dhe marrdhënien kërkesë-ofertë, duke prishur moralin e punës së ndershme pasi i thotë njeriut të thjeshtë që jeton me ndershmëri t’i o futu me krimin e organizuar ose dhe në rrugën e krimit të paorganizuar ekonomik, ose vdis në varfëri e pa shtëpi? Mirëpo Shqiptari është i zgjuar, nuk nënshtrohet lehtë. Si ka thanë i vetquajturi mbreti Zog, mbretërve të tjerë -“Unë jam mbret i tre milion mbretërve”!! Sepse aq ka qënë popullsia Shqiptare atëhere.
Duke rrezikuar e duke sakrifikuar me gjak i janë futur rrugës së krimit shumë shtetas Shqiptar. Dhe kjo përbën dramën më të madhe Shqiptare nga ku, sa e sa, kanë humbur jetën në moshë të re, apo janë zhdukur pa u ditur drejtimi. Por edhe në rastet kur janë akoma gjallë gjumin e natës nuk e bëjnë rehat. Gjithë jetën do ja kenë frikën drejtësisë apo OFLsë 😜 pa përmëndur mallkimet e të pazotëve në punët jo-ligjore e fitim shumta.
5) A janë Gjykatat dhe Prokuroria institucione të pavaruara nga Ekzekutivi apo politikanët? Kam frikë se nuk janë të pavaruara dhe se në një vend të vogël ku vazhdon të mbizotëroj Nipotizmi e Tribalizmi bëhet akoma më e vështirë “pavarësia” në kaq shumë nivele varësie!
6) A ka të drejtë KM Rama t’i çfryjë gazetarëve dhe t’i akuzojë si të shitur pasi duan transparencë nga Qeveria Lokale dhe ajo Qëndrore? Jo, nuk ka të drejtë t’i fyej duke i futur të gjithë me një thes si të shitur. Të shitur duket të jenë vetëm disa, si D. Hila që të len përshtypjen që është i lidhur vet me korrupsionin , pasi nuk ka asnjë talent të veçantë nga ana profesionale veç lëpirjes së pushtetarëve që të ketë emisionin e tij në TV, kurse Adi Krasta të pushohej nga puna megjithëse është më i ngritur nga ana profesionale se Hila. Vet fakti si shkruan Hiladhe mënyra se si mbron të dyshuarit pavaresisht që Prokuroria nuk është shprehur akoma, dhe nga ana tjetër ul në pavlefshmëri prokurorinë Italiane, me argumentin e vetëm që ai vet e kishte vizituar Catalantën për dy ditë e mezi priste të kthehej te sarajet e betonit të Tiranës, asaj Tirane që tashmë i është shkallmuar historia, vlerat qytetare, arsimimi, biblotekat dhe njerzillëku, të bën të dyshosh te “shitja” e tij.!! Ndaj, nuk duhen përgjithësuar të gjithë. S’ka se si mund të jenë shitur ato që hetojnë dhe kërkojnë transparencë? Ku vajti etika e profesionalizmi i një gazetari?
7) A kishte të drejtë deputeti Taulant Balla (taubau) të akuzonte presidentin Meta dhe Kryetarin e PDsë Basha që përgjimet e prokurorisë Italiane janë të lidhur me to? Jo, nuk kishte asnjë të drejtë. Dhe jo vetëm kaq, por ai shkeli ligjin që ka aprovuar vet mbi shpifjet dhe defomacionin e këtyre emrave! Ç’mund të presim nga njerzit e thjeshtë kur lajmet e rreme i përhap një deputet? Ç’mund të presim kur një deputet nuk zbaton ligjin që ka propozuar Partia e vet dhe ai vet e ka votuar? Ç’mund të presim kur një deputet flet përpara se të flasi drejtësia?
8- Gazetarja Alba Kepinga pasi tregoj mbi ngjarjen, shtoj se çudia më e madhe ndodh tre ditë dhe pastaj harrohet.
Mbyllet sikur nuk ka ndodhur gjë akoma. Ndoshta mbyllet për njeriun e thjeshtë që nuk e ka as përgatitjen profesionale as fuqinë ekonomike të përballet me pushtetarët e fuqizuar ekonomikisht dhe të korruptuar, por nuk duhet e nuk mund të mbyllet për një sistem Drejtësie të pavaruar.
9) Në fund të fundit pse çdo shtetas Shqiptar paguan tatim-taksat? I paguajmë që të kemi një administratë shtetërore funksionale. Ky shtet paguhet e zgjidhet për të na shërbyer ne. Apo i marrim ne shërbimet nga kjo administratë ashtu siç duhet? Akoma nuk është plotësuar Gjykata e Lartë me gjykatës, dhe akoma nuk është futur me funksion të plotë Gjykata Kushtetuse.. Shtatë vjet me u gjetë personeli gjyqësor, në një vend ku kemi më shumë jurista seç kemi këpurdha. Por, gjithësecili t’ja japi vet përgjigjen kësaj pyetje themelore. Po SPAK çfarë po bën, apo e justifikon punën e arsyen pse u ngrit?
10) Përderisa informacionet mbi krimin e organizuar kanë ardhur gjithëmonë nga jashtë shtetit e ky realitet është kthyer në një fenomen, pse duhet ne akoma të vazhdojmë të paguajmë pagat e një administrate jo funksionale e aq më pak po i shohim të jenë vënë në shërbim të mirëqënies dhe mbarëvajtjes tonë!
11) A mendoni se ky sistem është komplet i kapur? Unë mendoj që po, qysh kur kryetarët e Partive kanë ngritur kultin e vet duke i hequr Sovranit të drejtë të zgjedhi vet përfaqësimin me deputet ne Kuvendin Popullor, çdo e drejtë Kushtetuese për njeriun e thjeshtë është mohuar e tjetërsuar. Atëhere nga kush pritet të na vijë drejtësia dhe mirëqënia?
12) A ka zgjidhje? E vetmja zgjidhje është REVOLUCIONI (me ndërhyrje të shpejtë) PAQËSORE! Populli i lodhur, i gënjyer, i vjedhur, i robëruar nuk mund të presi të iki Rama e të vij Basha se të dy këta janë bashkëfajtor në kapjen e këtij sistemi. Gjithë klasa politike 30 vjeçare ka dështuar, e nuk duam ti jepet më shanse këtyre lloj politikanësh që vjellin për njëri -tjtetrin, por nuk nërmarrin asnjë hap ligjor kundrejt atyre për të cilin akuzojnë/vjellin. Ne nuk kemi më durimin si komb që të presim sa gjërat të evolojnë (dmth ngadalë) drejt mirëqënies e mbarësisë. Nuk mund të presim sa të hakmerret njëri ndaj tjetrit e pastaj tjetri ndaj atij tjetrit siç kanë bërë shumica e atyre që mori pushtetin e pastaj ndau tepsinë! Shqipërisë i duhet një Qeveri Teknike që do sjelli bashkimin Kombëtar dhe funksionimin e një Shteti ligjor funksional nga profesionista me ndërgjegjje Kombëtare po aq sa edhe me moral e me edukatën e komunikimit qytetar. Që kjo Qeveri Teknike të filloj punën, duhet që të gjithë ne si popull ta kërkojmë me Referendum. Mirëpo këta specialista ja kanë hequr të drejtën Popullit për Referendum, ndaj e vetmja mënyrë është që populli të dali në Protesta pa afat deri në fitore. Po, prit se këto specialista po shfrytëzojnë virusin Corona dhe format e tij për të na ndaluar grumbullimet në protesta me akt normativ që shumëkush kujton se është ligj, por nuk mund të dali mbi Kushtetutën edhe sikur ta kishin kthyer në ligj. Një shtet që shton uniformat blu në vend që shtoj biblotekat e mësuesit e kualifikur, një shtet që blen më shume gazlotsjellës sesa u çon ujin e pijshëm në shtëpi qytetarëve të vet, një shtet që mbështet te trarët e të huajve (borxhi jashtëm, paratë nga informaliteti e krimi) është i destinuar për të dështuar.
REAGONI PËR TË ARDHMEN E VENDIT E PËR TË ARDHMEN E FËMIJËVE TUAJ, që të gëzojmë vendin tonë Mesdhetar, pa krim e duke minimizuar korrupsionin, e mbi të gjitha të kemi jetën e gjatë plot shëndet të pa shkurtuar nga krimi e mafja!
E juaja,
Ira S. Kurti

Burimi/Facebook

Servilrojat shqiptare në shërbim të Trampit

No Comments Lajme Opinion

Prof.dr. Eshref Ymeri

Servilrojat shqiptare

në shërbim të Trampit

Ajo që të bënte shumë përshtypje që asokohe kur Trampi sapo i kishte fituar zgjedhjet e 08 nëntorit 2016, por veçanërisht në nismë të fushatës zgjedhore dhe gjatë zhvillimit të saj në vitin e kaluar për mandatin e dytë presidencial, ishte shprehja publike e simpatisë për Trampin nga ana e disa servilrojave shqiptare në atdheun amë dhe sidomos nga ana e disa shqiptarëve që janë qytetarë amerikanë.

Servilroja i parë ishte kryetari i bashkisë së Kamzës, Xhelal Meziu, i cili, kur Trampi kishte vetëm 15 ditë që i kishte fituar zgjedhjet, pra, pa pritur të bëhej e ditur se cili do të ishte “bulmeti i stanit” trampist në qëndrimin ndaj shqiptarëve, më 23 nëntor 2016, me një vendim unanim të këshillit bashkiak, e shpalli qytetar nderi. Kurse katër muaj më vonë, më 18 mars 2017, një rruge në Kamëz Xhelal Meziu i vuri emrin “Donald Tramp”. Ky ishte një nxitim krejt i tepruar, i ngarkuar me doza të theksuara servilizmi.

Gazetari dhe publicisti i njohur Frrok Çupi i ka kushtuar Trampit librin me titull “Po vjen Trump”.

Së pari, Frroku duhet të respektojë rregullat e drejtshkrimit të shqipes për emrat e huaj. Sipas atyre rregullave, emrat e huaj shkruhen ashtu si shqiptohen dhe mandej shënohet në kllapa drejtshkrimi i tyre në gjuhën përkatëse. Pra, libri duhej ta kishte titullin “Po vjen Trampi”.

Së dyti, Frroku duhet të respektojë mbaresat rasore të emrave, siç kërkojnë rregullat e gjuhës shqipe edhe për emrat e huaj. Prandaj, kur

përdor shprehjen “… doktrinën e Trump”, duhet të respektojë mbaresën e rasës gjinore -it (doktrinën e Trump-it).

Së treti, në njërin nga prezantimet e këtij libri, kam parasysh prezantimin në Bashkinë e Lezhës, Frroku pati deklaruar:

“Trump (duhej Trump-i) e ka të vështirë të mbërrijë te ne, pasi, para së gjithash, ekziston mungesa e ideve ‘simotra’ me doktrinën e Trump”.

Pra, sipas Frrokut, Trampi nuk është mirëpritur në Shqipëri se mungojnë idetë konservatore. Sigurisht që mungojnë, se ato janë ide të djathta, por kryediktatori Hoxha punoi me perspektivë afatgjatë, duke e shfarosur djathtizmin me rrënjë e me degë. Prandaj edhe në Kuvendin e Shqipërisë, pas vendosjes së demoshëmtisë dhjetoriste, si në asnjë parlament të botës, nuk ka absolutisht krah konservator, krah nacionalist. Por, në këndvështrimin tim, Trampi nuk ka qenë i mirëpritur te ne jo për mungesë të ideve konservatore, por për një tjetër arsye madhore – për arsenalin e pikëpamjeve të tij antishqiptare, të cilat, nuk e di se për cilën arsye, Frroku i ka anashkaluar, pikëpamje që kanë qenë në sinkroni të plotë me qëndrimet tradicionalisht armiqësore të rusoserbizmit kundër kombit shqiptar, për çka qenë parashtruar një sërë faktesh në analizën me titull “Antishqiptarin e regjur e larguan nga Shtëpia e Bardhë”, të botuar javën e kaluar në disa faqe interneti.

Tani, lexuesit e librit të Frrokut janë në pritje që ai të nxjerrë nga pena vëllimin e dytë, me titull “Pse nuk erdhi Trampi?”. Mendoj se me botimin e këtij libri, Frroku ka dëshmuar se nuk e ka braktisur petkun e servilrojës që pati veshur kur Berisha ishte në pushtet, i ndryshoi bojatisjen me ardhjen e Ramës në pushtet dhe ia bëri ngjyrën edhe më të ndezur me qëndrimin ndaj Trampit. Megjithatë, do të ishte mirë që Frroku, qoftë edhe një herë të vetme në jetën e tij, ta flakte petkun e servilrojës dhe të bëhej vetvetja, duke respektuar dinjitetin personal, si gazetar dhe analist i njohur, nëse është e mundur.

Për dijeninë e Frrokut, se çfarë “doktrine” ka përfaqësuar dhe përfaqëson Trampi, e di mirë vetë shumica e amerikanëve, e cila më 03 nëntor i vuri notën që meritonte, duke e zbritur nga kolltuku i Shtëpisë së Bardhë. “Doktrinën” e vet Trampi e bëri publike më 06 janar, me nxitjen e sulmeve kundër Kapitolit, të cilat u shoqëruan me 5 viktima, si kurrë ndonjëherë në historinë e Shteteve të Bashkuara. Veç kësaj,

“doktrina” e Trampit doli edhe më shumë në pah kur ai, në një mënyrë krejtësisht të pahijshme, braktisi ceremoninë e përurimit të Presidentit të Ri më 20 janar, një shkelje absurde kjo e traditës së shkëlqyer mbidyshekullore të zhvillimit të një ceremonie të tillë. Shqiptarët me vetëdije kombëtare kanë qenë të interesuar të dinin se cila ishte “doktrina” e Trampit që në fillim të mandatit të tij në raport me kombin shqiptar. Dhe gjatë katër vjetëve të ushtrimit të atij mandati, ata u bindën përfundimisht se “doktrina” e tij ishte kryekëput antishqiptare, në shërbim të rusoserbizmit. A e ka ditur Frroku një gjë të tillë, apo petku i servilrojës e ka penguar ta mësonte?

Sokol Pepushaj, në Platformën mediatike analitike “Pamfleti”, youtube, 06 shtator 2020, pati botuar analizën me titull “Pas Kosovës, Donald Trump do të merret me Shqipërinë, do hetohet pasuria e hajdutëve të 28 viteve”. Sapo e lexova, menjëherë i shtrova vetes pyetjen;

Sokoli e kishte me gjithë mend për atë ç’ka kishte shkruar, apo kërkonte të argëtonte njerëzit, si në një skenë humori? Çfarë e pati shtyrë Sokolin të merrte përsipër rolin e servilrojës së Trampit?

Shkrimtari, poeti dhe analisti Rexhep Shahu, në një artikull, të botuar në portalin “Fjala e Lirë” të datës 06 shtator 2020, kritikonte ata që patën kundërshtuar Marrëveshjen e Vashingtonit, ku Abdulla Hoti, si kryeministër i Kosovës, mbajti një qëndrim prej burracaku dhe u soll si një kone para Aleksandër Vuçiçit. Rexhepi, përkundrazi, falënderonte Trampin për atë marrëveshje poshtëruese për Kosovën.

Kundër asaj marrëveshjeje, unë pata reaguar ashpër me një shënim të shkurtër, me titull “Dy fjalë për Marrëveshjen e Vashingtonit”, të botuar në internet më 04 shtator.

Për Rerxhepin kisha krijuar përshtypjen se ishte intelektual me brumosje nacionaliste, prandaj mbeta i befasuar nga reagimi i tij dhe më 07 shtator i pata nisur një letër, ku i shprehja zhgënjimin tim të thellë dhe ku i theksoja se me reagimin e vet ishte bërë palë me Ramën, i cili, në rolin e kryeservilrojës së Trampit, pati deklaruar me të madhe:

“Asnjë tradhti, burra! Urime Kryeministrit Hoti për marrëveshjen e arritur me Serbinë, e cila s’është fundi, po vazhdimi i të vetmes rrugë drejt njohjes përfundimtare” (Faqja e internetit e gazetës “Express”. 04 shtator 2020).

Rexhepi nuk më ktheu përgjigje. Nuk e di se cila ishte arsyeja e heshtjes së tij. Zonja Vjosa Osmani, në dallim të theksuar nga deklarata e Ramës, në një intervistë, të botuar në faqen e internetit “Radio Evropa e Lirë” të datës 11 shtator, pati theksuar se delegacioni kosovar, me në krye Abdulla Hotin, në takimin e Vashingtonit paskej pranuar që Republikës së Kosovës “t’i referohet vetëm si Kosovo”, çka do të thotë se Prishtina zyrtare pranonte tërësisht qëndrimin e Beogradit se Kosova u dashka që të mbajë jo emrin “Republika e Kosovës”, sipas Kushtetutës, po emrin serbosllav “Kosovo”. Në këtë mënyrë, kryeministri Hoti dhe delegacioni i tij respektonin plotësisht kushtetutën serbe, sipas së cilës Republika e Kosovës është pjesë e Serbisë. Një qëndrim i tillë i kryeministrit Hoti nuk mund të vlerësohej ndryshe, përveçse si tradhti e kulluar.

Pikërisht për kryeministrin Abdulla Hoti, që siç dihet, u soll pa dinjitet kombëtar para Trampit dhe Vuçiçit në takimin e 27 qershorit në Vashington, Mero Baze, një tjetër servilrojë me stazh të gjatë dikur në shërbim të Berishës dhe tani në shërbim të Ramës, duke u rreshtuar përkrah këtij të fundit në qëndrimin ndaj Vjosa Osmanit, në artikullin me titull“Disa gjëra që i qartësoi vizita e Vjosa Osmanit”, faqja e internetit e gazetës “Bota Sot”, 18 dhjetor 2020, e vlerësonte lart “seriozitetin” e kryeministrit Hoti gjatë vizitës në Tiranë dhe “seriozitetin” e shtetit të Kosovës. Vallë nuk e dinte servilroja Mero Baze se sa e kishte “ruajtur” Abdulla Hoti “seriozitetin e shtetit të Kosovës” në Vashington më 27 qershor?

Nga radhët e shqiptarëve të Amerikës, si servilroja të zjarrtë të Trampit, dëshiroj të përmend pesonat e mëposhtëm:

Klajd Kapinova, në portalin “Zemra Shqiptare” të datës 14 korrik 2020, pati deklaruar:

“Me Joe Biden shqiptaro-amerikanët janë në anën më negative të historisë”.

Profesori i nderuar Vedat Shehu, shkencëtar, intelektual i shquar i kombit shqiptar, në artikullin me titull “Pyetje për Klajd Kapinovën”, të botuar në faqen e internetit “Tribuna Shqiptare” të datës 12 shkurt 2014, pati bërë skanerin e qëndrimeve antikombëtare të Klajd Kapinovës, i cili asokohe, nëpër faqet e internetit, sulmonte shoqatat shqiptaro-amerikane që protestuan kundër dekorimit të Janullatosit me titullin “Peace of Honor” nga presidenti i Fordham University në Nju Jork zoti Joseph M. McShane S.J…, sulmonte gazetat “Dielli” dhe “Iliria”, dy vatra të shqiptarizmës në diasporë, se pse nuk kishin botuar shkrimin e tij në mbrojtje të Janullatosit, një shkrim që s’ishte gjë tjetër, veçse një paçavure antishqiptare. Pra, pikërisht ky Klajd Kapinova, bënte thirrje që shqiptarët e Amerikës duhej të votonin për antishqiptarin dhe mikun e Serbisë, Trampin.

Në faqen e internetit “Syri” të datës 30 shtator 2020, u njoha me një artikull të Evi Kokalarit, me titull “Biden kërkoi falje në Serbi për bombardimet, ja çfarë më tha djali i Trump për shqiptarët”. Dhe më poshtë deklaronte: “Donald Trump është shumë xhenuin me shqiptarët. Nëse Donald Trump do të jetë për një mandat tjetër, do jetë shumë mirë për Shqipërinë dhe Kosovën”.

Me këtë rast, dëshiroj të hap një parantezë

Organizata “Albanians for Trump” (Shqiptarët për Trumpin), në tetorin që kaloi, pati publikuar një letër të hapur, drejtuar komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara, përmes së cilës bënte thirrje që presidenti amerikan të votohej për një mandat të dytë. Kjo organizatë, duke veshur petkun e servilrojës në shërbim të Trampit, shtrembëronte të vërtetën, duke deklaruar:

“Kandidati Biden i ka kërkuar falje Serbisë për bombardimet e NATO-s që çliruan Kosovën dhe ishte ai që riparoi dhe rehabilitoi marrëdhëniet me Serbinë” (Citohet sipas: “Shqiptarët e Amerikës kundër Bidenit: i kërkoi falje Serbisë për bombardimet”. Faqja e internetit “Reporteri”. 27 tetor 2020).

Po si është e vërteta?

Le t’i referohemi një burimi, në të cilin del në shesh e vërteta:

“Si senator, Biden ishte përkrahës i madh i bombardimeve të NATO-s në Serbi gjatë viteve ’90. Ai më parë kishte thënë se puna e tij për t’i dhënë fund luftërave në ish-Jugosllavi ishte njëri ndër “momentet më krenare” të karrierës së tij politike… Biden gjatë takimit me kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u kërkoi falje familjeve të viktimave, – transmeton Koha.net. “Kujtimet për ata që humbën jetën janë ende të freskëta”, – ka thënë Biden. “Do të doja të shprehja ngushëllimet e mia familjeve që kanë humbur personat e dashur gjatë luftërave në vitet ’90, përfshirë edhe të atyre që humbën jetën si rezultat i kampanjës së NATO-s”, – ka shtuar ai (Citohet sipas: “Bideni u kërkon

falje familjeve të viktimave nga bombardimet e NATO-s”. Faqja e internetit “Periskopi”. 16 gusht 2020).

Pra, Baideni u ka kërkuar falje familjeve të viktimave, nuk i ka kërkuar falje shtetit të Serbisë, dhe gjatë asaj vizite, ai nuk pranoi të përkulet para flamurit serb. Me ç’të drejt e ashtuquajtura organizatë “Shqiptarët për Trampin” kërkonte që petkun e vet të servilrojës në shërbim të Trampit, t’ia vishte gjithë komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara?

Organizata “Shqiptarët për Trampin”, me deklaratën e vet kundër Baidenit, i kundërvihej Radiostacionit të nderuar “Zëri i Amerikës”, i cili është krenaria e Shteteve të Bashkuara, si njëri nga radiostacionet më me autoritet në botë dhe që, në veprimtarinë e vet informative, ka për yll karvani të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Prandaj komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara duhet t’i besojë “Zërit të Amerikës” dhe jo mashtrimit të servilrojave të Trampit.

Në njërin nga emisionet e veta të muajit tetor 2016, Zëri i Amerikës ka dhënë informacionin në vijim:

“Kandidati presidencial nga radhët e republikanëve në Shtetet e Bashkuara, Donald Trump, u ka kërkuar ndjesë serbëve për bombardimet e NATO-s … Duke iu kërkuar falje serbëve për politikën amerikane e veçanërisht të presidentit Klinton, ai paralajmëroi që nëse bëhet president “do të forcojë lidhjet me qeverinë në Beograd”… Grupet politike ekstreme në Serbi mbështesin kandidatin republikan. Gjatë vizitës së nënpresidentit amerikan Joe Biden në Serbi në muajin gusht të këtij viti, qindra mbështetës të Partisë Radikale serbe, protestuan kundër vizitës së tij, duke brohoritur në favor të kandidatit presidencial amerikan, Donald Trump… “Trumpi është alternativë e globalizmit. Ai do të shkatërrojë qendrat e vjetra të fuqisë në Amerikë dhe është mbështetës i Rusisë”, – tha kryetari i Partisë Radikale Vojislav Sheshel. “Joe Biden duhet ta dijë që Serbia nuk e do, por e urren atë”, – tha Sheshel, duke nënvizuar rolin e Shteteve të Bashkuara në fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë në vitin 1999, që çuan në përfundimin e luftës në Kosovë” (Citohet sipas: “Donald Trump i kërkon ndjesë Serbisë për bombardimet e NATO-s”. Faqja e internetit “zëriamerikës”. 13 tetor 2016).

Me sa duket, organizatës “Shqiptarët për Trampin” i kanë pasë ardhur shumë në osh kritikat e Trampit në adresë të “Zërit të Amerikës”, kritika këto, për të cilat veterani i këtij Radistacioni shumë të nderuar, gazetari dhe publicisti i shquar Frank Shkreli ka reaguar si më poshtë:

“Edhe për mua, bazuar në përvojën time 30-vjeçare me Zërin e Amerikës, kritikat e Presidentit Trump ndaj VOA-s janë aq të pakuptimta, sa edhe të çuditshme për një president… (Citohet sipas: Frank Shkreli. “Gjithmonë në raste krizash e vërteta është viktima e parë”. Faqja e internetit “Fjala e Lirë”.16 prill 2020).

Evi Kokalari le ta ruajë dhe ta forcojë sa më shumë miqësinë me djalin e Trampit dhe me familjen e tij, meqenëse asaj nuk i bëhet vonë fare që Trampi, me Marrëveshjen e Vashingtonit të 27 qershorit 2020, ka amnistuar përfundimisht të gjitha krimet dhe shkatërrimet që bisha fashiste serbe pati kryer në Kosovë, duke i vënë në të njëjtin kandar kriminelët serbë dhe viktimat shqiptare.

Një tjetër shqiptare, qytetare amerikane, Bleona Qereti, në fund të muajit tetor dha një koncert në Miçigan. Koncertit iu bë paraqitja e bujshme në vijim që fillonte me reklamën “Një mbrëmje me Bleonën” (youtube, 30 tetor 2020) dhe vazhdonte:

“Shqiptarët në mbarë botën nuk do të harrojnë vitet e pamëshirshme të komunizmit që kanë kaluar. Për këtë arsye, komuniteti shqiptar, në mënyrë unanime, mbështet presidentin Donald Tramp, personin e vetëm që ka luftuar socializmin dhemb për dhëmb… Ndaj ju ftojmë të bashkoheni me ne në Miçigan, ditën e shtunë, më datën 31 tetor, për një festë madhështore, me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të Bleona Qeretit, e cila do të performojë live në sallën e Qendrës Kulturore “Nënë Tereza” në Southfield Miçigan. Mbrëmja organizohet nga Albanian Amerikans for Trump, në bashkëpunim me Trump Compaign”.

Thelbin e kësaj reklame e zbulonte më së miri mashtrimi grotesk për Trampin, për “personin e vetëm që ka luftuar socializmin dhemb për dhëmb”!!! Nga jetëshkrimi i Trampit, nuk rezulton gjësend se në cilën fushëbetejë dhe me cilin socializëm ai “qenka ndeshur dhëmbë për dhëmbë”. Por Bleona nuk u mjaftua vetëm me atë reklamë që i bëhej me shumë bujë, në të cilën flitej me sigurinë më të madhe për votën “unanime” të komunitetit shqiptar për Trampin!!! Ajo i dha një

intervistë Blendi Fevziut në Tv Klan pikërisht më 02 nëntor, një ditë para zgjedhjeve presidenciale. Atë intervistë e ndoqa në youtube, me diçiturën: “Nëse Trump nuk fiton, SHBA kthehen vend socialist në pronësi te Kinës”. Në atë intervistë Bleona deklaroi: “… unë nuk do të jetoj në një vend socialist, do të kthehem në Shqipëri”.

Meqenëse Trampi humbi zgjedhjet dhe, sipas bindjes së patundur të Bleonës, Amerika “do të kthehet në një vend socialist në pronësi të Kinës”, ne, qytetarët e thjeshtë, jemi të bindur që ajo “do ta mbajë fjalën” dhe “do të kthehet” në atdhe. Po ku do të kthehet, e bekuara Bleona? Në atdheun e saj në pronësi të Ramës, i cili e ka kthyer në një vend neosocialist? Ajo shprehte bindjen se shqiptarët e Amerikës dhe qytetarët amerikanë kanë jetuar më mirë katër vjetët që kaluan, prandaj duhej të votonin për Trampin. Po si qe mundur që shumica e votuesve amerikanë nuk ia dëgjuan fjalën Bleonës, por shkuan e votuan për “të keqen” e vet, për “varfërinë që do t’i pllakosë si vend socialist në pronësi të Kinës”?!!! Po kush na siguron se Bleonës nuk do t’i hyjë në qejf “socializmi kinez në Amerikë” dhe të harrojë të kthehet në atdheun neosocialist të Ramës?

Është për të ardhur keq që Bleona i pati lejuar vetes të nxjerrë nga goja broçkulla të tilla, duke i marrë për të vërteta gatesat e kuzhinës trampiste për “vendosjen në Amerikë të rendit socialist kinez” nëse Trampi nuk rizgjidhej president. Shqiptarët dashamirës kanë pritur që Bleona t’ia bënte fora, si Rita Ora, por jo t’ia bënte fora me fotografimet me Riçard Grenellin që përkrahte Thaçin për copëtimin e Kosovës, si edhe me rolin e servilrojës në shërbim të Trampit, mbrojtësit të krimeve të Serbisë në Kosovë, poshtëruesit të popullit shqiptar të Kosovës dhe simpatizantit të Putinit. Me atë fotografi përkrah Grenellit, Bleona sfidonte hapur Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane, e cila, në prill të vitit të kaluar, i qe drejtuar presidentit Tramp me një letër të posaçme, në të cilën i kërkonte që ta lirojë ambasadorin Grenell nga detyrat e tija si i dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi.

Bleona i deklaroi Blendi Fevziut se nuk merrej me politikë, por thirrjet e saj të zjarrta, drejtuar komunitetit shqiptar për të votuar pë Trampin, ishin tregues mjaft domethënës i rreshtimit të saj në barrikadat e politikës tramiste. Dhe ato thirrje mund t’u kenë ngjallur dyshime teleshikuesve se sikur Trampi të kishte fituar, Bleona, ku ta dish, mund

të ftohej të shërbente në administratën e tij, meqenëse në artin muzikor nuk arriti të bënte emër as në atdheun amë, as në Amerikë. Se dihet që njerëzve që u del huq në zejen e tyre, mundohen ta gjejnë veten në skenën e politikës. Në Shqipëri kjo është një dukuri e rëndomtë.

Nuk e di nëse Bleonës i ka bërë përshtypje ose jo vlerësimi që ka dhënë për Trampin aktori i shquar veteran i Hollivudit, ish-guvernatori republikan i Kalifornisë Shvarceneger (Arnold Schwarzenegger – 1947), i cili ca kohë më parë, në një videomesazh, pati deklaruar:

“Presidenti Tramp është një lider i dështuar. Ai do të kalojë në histori si presidenti më i keq i kohërave” (Citohet sipas: “Arnold Shvarceneger qorton Trampin në një videomesazh”. Faqja e internetit “Deadline”. 10 janar 2021).

Shqiptarët e atdheun amë, me simpatinë e tyre për Trampin, u shndërruan në servilroja të tij dhe nxorën në pah cektësinë e formimit të tyre intelektual, se, me dashje ose pa dashje, për shkak të filozofisë së servilizmit të tyre ndaj presidentit amerikan, u rreshtuan përkrah antishqiptarizmit të tij. Kurse për shqiptaro-amerikanët që bënë thirrje për të votuar për Trampin,. mund të thuhet se dikush prej tyre mund të jetë nisur nga interesa personale që lidhen me biznesin apo me ndofarë sponsorizimesh të gjithfarëllojshme. Megjithatë, ata duhej ta kishin kuptuar me kohë pulsin e shumicës së opinionit publik amerikan dhe simpatitë e tyre për Trampin le t’i mbanin për vete. Me sa duket, shqiptarizmi është shuar krejtësisht në qenien e tyre, derisa nuk u pati bërë pështypje absolutisht thirrja e mikut amerikan të shqiptarëve, e intelektualit të shquar David L. Filips (Phillips), i cili shkruante:

“Trump e ka tradhtuar Kosovën. Kur të votojnë në nëntor, shqiptaro-amerikanët duhet të kërkojnë ndryshimin e regjimit në Amerikë” (Citohet sipas: David L. Phillips. “Trampi e tradhëtoi Kosovën”. Faqja e internetit “Front Online”.04 maj 2020).

Ky intelektual i shquar amerikan me siguri që ka parasysh tradhtinë nga ana e Trampit të traditës uilsoniane dhe klintoniane në qëndrimin ndaj shqiptarëve, se Trampi nuk pati ushqyer kurrë ndonjë simpati për shqiptarët.

Për kujtesë shqiptaro-amerikanëve të lartpërmendur, dëshiroj të theksoj se të jesh shqiptar antishqiptar ose të rreshtohesh pranë një presidenti të huaj antishqiptar, nuk është ndonjë çudi e madhe, “nuk

është ndonjë krim” në kushtet e demokracisë dhe të fjalës së lirë. Por ama antishqiptarizmi i njeriut me origjinë shqiptare, është një njollë në jetëshkrimin e tij. Dhe kjo njollë mbetet e pashlyeshme për gjithë jetën nëse ke miqësi ose origjinën e ke sidomos nga fisi i Musine Kokalarit, figurës së shquar të kombit shqiptar, nacionalistes emblematike, e cila, me një vendosmëri shembullore, u ngrit burrërisht kundër tradhtisë së kryekriminelit Enver Hoxha, argatit të regjur të Beogradit, i cili, në mbledhjen e Byrosë Politike të 15 dhjetorit të vitit 1947, kërkoi me ngulm që Shqipëria, nën maskën e republikës së shtatë, të bëhej koloni e Jugosllavisë.

Me thirrjet e tyre për të votuar për Trampin, servilrojat i nxorën bojën vetes në sytë e Diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara, për të cilën antishqiptarizmi i Trampit është shumë revoltues. Se Diaspora shqiptare ka qenë dhe vazhdon të mbetet vatër e fuqishme e shqiptarizmit, prandaj e kujton me shumë respekt Presidentin Uilson (Woodrow Wilson – 1856-1924), i cili ka thënë:

“S’ka dyshim se më gëzohet zemra kur mësoj për ndjenjat e bukura që ushqejnë kundrejt meje në Shqipëri… Kujtoj se çdo takim me të tilla kombe na sqaron më së miri pikëpamjen tonë përmbi rastet dhe përgjegjësinë tonë kombëtare” (Citohet sipas: Anton Çefa. ““Vatra”, Noli, Konica dhe Uilsoni”. Faqja e internetit e gazetës “Dielli”. 10 shtator 2020).

Duke pasur parasysh pikërisht këtë qëndrim dashamirës të presidentit Uilson ndaj Shqipërisë, një profesor i nderuar ka theksuar:

“Dhe kjo është në traditën amerikane, në politikën që ka mbajtur gjithnjë kundrejt Shqipërisë, duke filluar prej presidentit të madh Woodrow Wilson, kujtimi i të cilit ka mbetur i paharruar në zemrat dhe mëndjet e shqiptarëve, sepse në Konferencën e Paqes në Paris më 1919, ai hodhi poshtë Traktatin e Fshehtë të Londrës (26 prill 1915), që sakrifikonte të drejtat legjitime të Shqipërisë dhe njëherit, ai u kërkoi përfaqësuesve të Fuqive të Mëdha, respektimin e pavarësisë së plotë të Shqipërisë. Pra, njeriu që e shpëtoi Shqipërinë” (Citohet sipas: Prof.dr. Nebi Dervishi. “Njeriu që denocoi Traktatin e Fshehtë të Londrës (1915) dhe shpëtoi Shqipërinë nga copëtimi”. Faqja e internetit “Agjencioni Floripress”. 02 shkurt 2020)

Prandaj për Presidentin Uilson kanë thënë:: Fan Noli: “Uilsoni bëri më tepër se çdo njeri për indipendencën e Shqipërisë”.

Faik Konica: “Jemi bindur se çdo shqiptar di dhe kupton se ç’borxh të madh i kemi Uilsonit”.

Me të njëjtin respekt, Diaspora kujton Presidentin Xhorxh Bush (George W. Bush – 1946), i cili, gjatë vizitës në Tiranë më 10 qershor 2007, deklaroi qëndrimin amerikan: “Kosova do të bëhet e pavarur”, si edhe Presidentin Klinton (Bill Clinton – 1946), kalorësin e madh të çlirimit të Kosovës, i cili i dha dajakun që meritonte Serbisë dhe një leksion domethënës Rusisë. Ai ka deklaruar:

“…Kosova duhet të jetë e vetmja temë, për të cilën pajtohen të gjithë amerikanët, prandaj ju uroj sukses dhe besoj se vendi im do të vazhdojë t’ju mbështesë në përparimin tuaj… Do të jem gjithmonë krenar për faktin se kam qenë president i Shteteve të Bashkuara në kohën kur juve ju duhej dikush që do të qëndronte kundër spastrimit etnik, dëbimit të njerëzve nga shtëpitë e tyre” (Citohet sipas: “Klinton: Krenar që isha president kur duhej dikush që do t’i kundërvihej spastrimit etnik”. Faqja e internetit “zëriamerikës”. 11 qershor 2019).

Në dallim të theksuar nga presidentët e lartpërmendur, Trampi, në një intervistë për “Fox News”, të transmetuar më 18 korrik 2018, duke folur me gjuhën e shpifografisë serbe, për shqiptarët deklaroi:

“Janë shumë agresivë, nëse nxehen jemi në Luftën e Tretë Botërore”.

Me këtë deklaratë absurde, Trampi, në rolin e zëdhënësit të rusoserbizmit, mashtronte në mënyrën më fragrante mbarë opinionin publik amerikan. Sepse shqiptarët, po të kishin qenë agresivë, do të kishin pushtuar edhe territore të huaja, ndërkohë që ata, për shkak të përçarjes tragjike që i ka karakterizuar në shekuj, një arsye madhore kjo e paaftësisë së tyre për vetorganizim mbarëkombëtar, nuk kanë qenë të zotë të mbrojnë trojet e veta etnike.

Los Anxhelos, Kaliforni

27 janar 2021

Me rastin e njëqindë (100) vjetorit të mizorive serbe në tërë Shqipërinë Kontinentale,sidomos në Krahinën e Llapit dhe Gallapit në janar-shkurt 1921

No Comments Argëtim Histori

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami

Të dhënat janë marrë nga gazeta “HAK” që botohej në Shkup, me grerma arabe, në gjuhën eskiturqe. Emrat e të masakruarëve të Llapit 1020 persona deri më 1951 ishin në Arkivin e një xhamie në Shkup. Por, kur u themelua Shabi i A. Rankoviqit, më 1952 Imami i xhamisë ia dorëzoi merat Krste Crvenkovskit. Ata emra i kam peluxuar por nuk më janë lejuar që t` i fotokopjojë. Me këtë rast e FTOJ Bashksinë Islame të Republikës Kosovës që ta botojë gazetën “HAK” si fototip.Me gazetën “HAK” (E DREJTA) kanë bashkpunuar të gjithë imamët e xhamive në Shqipërinë Kontinetale. Adresën ku gjindet “HAK” ua siguroi unë.Adresën e mbaj sekret nga vitit 1977. Nuk është në Beograd.

Sa i takon mizorisë serbe në PRAPASHTICË, së bashku me shkrimtarin NEBIL DURAKUN e kemi pasë bërë një dokumentar në pesë vazhdime, ku kanë folë edhe personat që e kanë përjetuar tragjedinë. Ai emsion nuk është emituar kurrë. Diku gjindet në Arkivin e televizionit!?


Kombi shqiptar gjatë shekullit XX nuk ka pushuar kurrë duke luftuar për Shqipëri Etnike. Një luftë e tillë ishin Kryengritjet në Vilajetin e Kosovës më 1910 dhe më 1912. Më 26 gusht 1912 në Shkupin e çliruar nga kryengritësit shqiptar (drejtuar nga Hasan Prishtina) vetëm dy ditë po ta shpallëte Shtabi i Kryengritjës pavarësinë e Shqipërisë, sot çështja shqiptare do të ishte në pozitë më të volitëshme, për faktin se Shkupi jo vetëm që ishte Kryeqytet i Vilajetit Kosovës, por deri më 1962 ishte qyteti më i madh shqiptar. Lidhur me këtë, si duket deri me tash asnjë historian shqiptar nuk e ka parë dokumnetin ku thuhet nga Përfaqsusit e: Austro- Hungarisë, Francës dhe Rusisë se-“ Çfardo rrezultati të ketë lufta juaj (shqiptare për pavarësi), NDRYSHIM të KUFIJËVE TË PERANDORISË OSMANE NUK PRANOJMË (Folë: Francezi; shiqo: K. Jezdiq. Populli dhe shtetasit e viseve të pushtuar, publikim për nevoja sekrete diplomatike, në TRE ekzamplarë, 1913).

Por, vendimi i Kuvendit Vlorës më 28 Nëntor 1912, është një fitore hsitorike e pavdekëshme për kombin shqiptar. Aty, një pjesë e kombit e fitoi pavarësinë, ndërsa pjesa (Shqipëria Kontintale që ishte e okupuar -18 tretor-26 nëntor 1912*) tjetër, mbeti me shpresë se një ditë do t` i bashkohën shtetit që e firmosën edhe delagatët nga Kosova, Manastiri dhe Janina më 28 nëntor 1912.

E vërteta, po atë minutë që Ismail Qemali e shpalli pavarësinë, po atë momnet do të fillojë një luftë, jo vetëm për ta shfarosë popullsinë shqiptar në viset e okupuara, por edhe për zhbërjën e Shtetit shqiptar.

Projketi vijues që e forcoi shtetin shqiptar, ishte vendimi e Kongresit Kombëtar të Lushnjës; në vijim shpallja e Ahmet Zogollit MBRET I SHQIPTARËVE, dhe si i tillë u pranua. Po, shumë thonë se Italia e ngriti dhe e subvenzionoi shtetin shqiptar. E vërtreta, është Italia ajo që më 26 prill 1915 me

Konferencën e Londrës arriti ta OKUPOJË Krahinën e Vlorës. Me këtë okupim, të gjithë shqiptarët që po shpërngulëshin nga dhuna shtetërore serbe 1912-1914, tani mbetën pa asnjë shpresë, se dikush do t` i përktrahë. Në dilemë patën rënë edhe ata shqiptarë që u kishin shpëtuar MIZORIVE SERBE, MALAZEZE DHE GREKE, deri sa filloi Lufta e Parë Botërore. Kjo luftë, sikur e solli një shpresë se okupatorët do të psojnë edhe më keq se shqiptarët. Por, më 1918 po ata okupatrë do të bëjnë pazare të reja, falë Evropës (Francës, Britanisë dhe Italsë, të cilave u ndihmnoi drejtë për drejti SHBA –W.Vilsoni me 14 pikat historike, ku Çështja shqiptare fitoi një gjysëm trajtimi prfillaktik, sa për mos me vdekë. Ishet Komiteti i Kosovës, ishin plumbat e Avni RRUSTEMIT ata që shpëtuan çka mund të shpëtohet.

Në vijim, Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare 1939-1944, po mos të organizohej e të çlirohej Shteti shqiptar si i vetmi në Evropë me armet e veta, Shqiptaria në pakon e “cigarës” së CHERCHILLIT, nuk ekzistonte fare.Bile, pala serbe do të provojë me çdo mjet që ta shpallë se: Shqiptarët e Shqipërisë Kontinentale kanë bashkëpunuar me fashizmin, për të patur të drejtë në bazë të vendimit: Vilson, Chderchill, Stalin t` i likudojnë. Nuk do të i thot Tito, delegacionit shqiptar më 10 prill 1945 në Beograd rastësisht e pa ptrapavi, që e nëshkroi më 1953 me Fuat Kyprilin (Xhentelemi) për të na DEPORTUAR në Anadoll, duke u kërcnuar se: “JU ARNAUTËT 90% keni qenë me fashizimin”!.

Projekt tjetër që është më i rëndsishmi përgjatë tërë shekullit XX, e që ia ka hapur KREDITË KOMBIT SHQIPTYAR PËR BASHKIM, është dhe mbetët UÇK (Ushtria Çlirimtare e Kosovës). Flas në bazë të argumenteve të Superfuqive, dokumente ato që nuk janë publikuar fare. Shqiptarë, ardhmëria ju pret nën një ÇATI. Duhet të punojmë, bashkimi na thrret, sepse në Kosovë sidomos për mizoeritë serbe flet toka, njerëzit dhe xhaku. Ja një pjesë e atij xhaku që nuk harrohet e që dokumentet i kanë sajuar të tjerët. U jemi mirënjohës.

**

Në këtë ese të filozofisë historisë do të ndalëm vetëm në një tragjedi që ishte vijuese për ta shfarosë në vijim pas Toplicës 1877, tër SHQIPTARINË e sidomos Krahinë e Llapit (janar/shkurt 1921), pasi që Krahina e Rugovës, Plavës, Gucisë ishin krthyer në germadha në shkurt 1919. Këto mizori ndodhnin në pjesët më vriorre shqiptare, për ta vazhduar shfarosjën që Serbia e kishte filluar në Toplicë më 1877.

Ja historia targjike shqiptare që është përshkruar nga korespodentet okular në Luftën e Parë ballkanike.

Publikimin e LEOS e zbulova të cituar nga Prof Mehmet Vokshi, SHQIPËRA E TË GJITHË SHQIPTARËVE, botuar italisht më 1930 në Romë. Botimi në shqip ka ndodhë pas çlirimit të Kosovës. Por, publikimin e LEOS e pata siguruar nga Biblioteka e Wjenës më 1977, dhe atë e citojë në DOKTORANTURË që është botuar më 1981. Është ribotuar pa asnjë ndryshim, pas çlirimit Kosovës në qershor 1999.

Ja si e kishte parë pozitën e shqiptarëve një gazetar i pavarur e që kishte ardhur nga Wjena në frontin e Luftës Parë ballkanike më 1912 me shumë korespodentë nga Evropa.

Pasojnë agrumenetet. Përkthimin e publikimit LEOS, GOLGOTA SHQIPTARE, i pari e ka përkthyer Prof FAIK MEHMETI, nga gjrrmanishtja. Përkthimi është në Arkivin e Kosovës. Atë përkthim e shfryzoi edhe unë sepse në te është punuar për TRE muaj rresht më 1982.

LEO FREUNDCLICH, GOLGOTA SHQIPTARE WIENË 1913

Me Leo Freundlichun ka pasë korespodencë si i vetmi shqiptar Enver HOXHA. Letrat e Enver Hoxhës kanë kaluar nepër Beograd, drjetë Wjenës, më 1946-1948. Ato i janë autorit të njohura. Nga pëmabjta e atyre letrave, Enver Hoxha në shtator 1949, i shkruan Stalinit, për çështjën e Kosovës. Letrat, deshi dikush ose jo, janë një antologji për historinë kombëtare. Kësaj radhe po i shpalosi vetëm çka shkruan Enver Hoxha në dy letra: të TRETËN dhe të PESTËN. Tetë janë gjithësejt!). Në letrën e tretë Enver Hoxha e njohton LEON, për mizorinë që kanë bërë serbët në BIHOR. E jep shifrën se nga çetnikët e Drazhës dhe partizanët e Titos, janë masakruar 9500 shqiptarë të Bihorit (Sanxhak) në fund të vitit 1942 dhe fillim 1943. Në lertrën e PESTË, Enver Hoxha shkruan për mizoritë që i kishin kryer: Boshko Çakiqi, Spasoje Gjakoviq dhe Pera Brajeviqi, në Drenicë, ku Shaban Polluzha, sipas Enverit, po zhvillonte një luftë të DREJTË, ku komunistët jugosllavë nuk janë ndalë vetëm në tragjedinë e Drenicës (shkurt 1945), por kanë vazhduar me spastrimin e Kosovës duke i bërë mish për topa (mobilizimi: “Çdo gjë për front, gjithëçka për liri”, në Srem dhe Adriatik ( prill 1945 në Tivar,Dubrovnik dhe Trogir). Dikush do të pyet pse e citoi Enver Hoxhën. Për faktin se i ka njohur mizoritë serbe ndaj shqiptarëve, përmes gazetës “L` YMANITE”. Pra, unë mirrem me shekncë, e jo me ideologji.

Pason teksti i Leos, GOLGOTA SHQIPTARE 1912-1914

(Serbët e ndryshojnë përbërjen etnike në Kosovë me mitralozë e bajoneta)

LEO FREUNDCLICH, korespodent austriak në Luftën e Parë Ballkanike në Kosovë 1912/13.

“ Mijëra e mijëra burra, femra, pleq e fëmijë të vrarë e të masakruar me të therrura, fshatra të djegura dhe shtëpi të plaçkitura, gratë dhe vajzat e dhunuara, një vend i shkretëruar, i plaçkitur, i larë me gjak e i turpëruar dëshmon se serbët në Shqipëri nuk hynë si çlirimtarë, por si vrasës të shqitarëve.

Në Mbledhjën e përfaqsuesëve diplomatik të Londrës (17 XII 1912), është propozuar që kufijtë e Shqpërisë të caktohen në bazë të statistikës kombëtare ose rreligjioze dhe se Komisioni Ndërkombëtar të shkojë prej vendit në vend për të vendosur kufijtë. Por, serbët shpejtojnë që ta ndryshojnë këtë statistikë me mitraloza, pushkë dhe bajoneta. Ata bëjnë krime që nuk mund të përshkruhen…Si është e mundur që veprimet e tilla të tmerrshme të ndodhin në Evropë, në afërsi të qendrave të mëdha kulturore, në shekullin XX. Turpi bëhet më i madh nga fakti se asgjë nuk është ndërmarrë për t` iu dhënë fund këtyre mizorive edhe pse korrespodentët e të gjitha kombeve njoftojnë për to. Për ato krime PIERRE LOTI, Ka hedhur në tërë botën akuza të flakta.

Një popull trim, popull me karakter para gjithë botës po gozhdohet dhe Evropa krishterë, Evropa e qytetëruar, po hesht për këtë kasaphane.

Dhjetra mijëra njerëz të pambrojtur masakrohen, femrat dhunohen, pleqtë dhe fëmijtë mbytën, qindra fshatra digjen, përfërinjët therren. Dhe Evropa heshtë.

Serbia dhe Mali i Zi shkuan për ta okupuar një vend të hauj.

Por në këtë vend jeton një popull liridashës, popull trim, të cilin edhe pse me shekuj e kanë nënshtruar, prap nuk është gjunjëzuar, sepse është mësuar t` i rrezistojë nëpër shekuj okupimit. Megjithë, thirrjen e Pjetrit II Karagjorgjeviq , orinetimi i serbëve ishte : ‘Shqtarët duhet të shfarosen’.

Një ushtri jonerëzore dhe e lënë pasdore, e shndërroi në mizori reale vendimin mbretëror.

Fshatra të panumërta u rrafshuan me tokë, u masakruan njerëz të panumërt në mënyrën më shtazarake. Vendi, ku gjeneratat e zellshme të shqiptarëve të varfër krijuan atdheun e tyre, u shndërrua në grumbuj gërmadhash. Një popull i tërë u kryqzua në gjak dhe Evropa heshtë.

Tash e tutje, çdo heshtje është e barabartë me krimin. Fuqitë e mëdha duhet që barbarëve të tërbuar t` u thonë kategorikisht e qartë HANDSOFF!-Pushoni duart, që këto mizori të tmerrshme në Shqipëri të marrin fund.

Ndërsa një komision ndërkombëtar i Kontrollit duhet t` i shqyrtojë seriozisht akuzat trishtuese kundër qeverisë serbe.

Para së gjithash, trupat serbe dhe malazeze duhet të largohen menjëherë nga territoret shqiptare dhe duhet të ndërpritet bllokada greke, e cila Shqipërisë ia ka ndërprerë impotimin e çfarëdo materiali ushqimor.

Nemër të njerëzimit, n emër të qyrtërimit, n` emër të popullit shqiptar fatkeq, THËRRAS QEVERITË e Fuqive të mëdha dhe ftoj opinionin evropian,

I drejtohem opinionit të Anglisë, atij kombi, i cili në kohën e tmerrit të armëve kishte ngritur ZËRIN burrëror për të shtypurit;

Ia drejtoj apelin tim publikut të Francës, Francës, e cila shumë shpesh ka dëshmuar se di të mbrojë HUMANITETIN dhe të drejtat njerëzore;

Një popull i mjerë, me fat të trishtueshëm, nga GOLGOTA e vet thrret në ndihmë.

A e dëgjon Evropa thirrjen e tij?

Wjneë, 1913, LEO FREUNDLICH d. v.

DËSHMI NË GAZETAT EVROPIANE PËR TRAGJEDINË SHQIPTARE NGA OKUPATORËT SERBO-MALAZEZË

1912-1914

1.Gzata “Frankufurter Zeitung” 1913: “ Gjakderdhjën e ka shkaktuar ushtria e rregullt serbe. Por, si zakonisht (mendohet në krematoriumin mbi shqiptarë (1877/78) në Shqiënin e Moçme- Sanxhakun e Nishit dhe të Porotit kur u shfarosën 714 katunde dhe 6 qytete shqiptare-HB), krimet më të mëdha serbët ua hedhin trupave ndihmëse e jo trupave të rregullta, të cilat pa dyshim vepronin me durim të plotë, sipas dëshirës së pushtetit serb.

Nga autoritetet serbe, në fillim të luftës, është thënë: “Do t` i shfarosim shqiptarët”.Për këtë qëllim, vetëm në Prizren, janë likuduar 300 shqiptarë lumjanë, të paarmatosur dhe pa asnjë proces gjyqsor. Po çka ka ngja jashtë Prizrenit, askush nuk jep llogari. Aty po ndodhë krematoriumi”. (….).

  1. Gazata “KREUZZEITUNG” –autor Prof. SCHIEMANN 1912. (…)- “ Përkundër cenzurës së rreptë dhe presionit që është bërë kundër korespoentëbve të luftës, nga ana e shteteve të Aleancës ballkanike, hap pas ahpi është dhënë një pasqyrë jashtëzakonisht piklluese. Nga letrat private që kanë arritur nga fushbetejat, në të cilat janë dalluar udhëheqsit luftarak serbë dhe grekë, dëshmohet se në viset shqiptare po bëhet luftë SHFAROSËSE kundër kombit shqiptar, të cilin duan ta zhdukin me rrçnjë” (…)
  2. Gazeta “DAILY CRONICLE) më 12 XI 1912: “MIJËRA SHQIPTARË JANË MASAKRUAR NGA SERBËT. Në afëri të SHKUPIT janë masakruar 2000 shqiptarë muhamedanë dhe 5000 të tjerë jo lagr Prizrenit. Shumë fshatra janë djegur nga serbët, ndërsa banorët e tyre janë therrur.

Gjatë bastisjeve të shtëpive shqiptare nga serbët, shqiptarët janë vrarë pa asnjë shkas. Serbët haptazi deklarojnë se shqiptarët muhamedanë duhet SHFAROSEN dhe se ky është mjeti efikas për çlirimin e vendit’,

4.Gazta “MASSAGGERO” – “Janë shkatërruar plotësisht FERIZAJI, NEGOTINI, BABUSHI I LIPJANIT, e të tjerë. Pjesa më e madhe e banorëve të tyre janë GRIRË. Lidhur me këtë, një kryeprift KATOLIK tregon se gjatë tri ditëve në Ferizaj është bërë luftë mizore ndaj shqiptarëve.

Pas pushtimit të Ferizajit, komandanti serb i thirri të ikurit që të kthehen dhe t` i dorëzpjnë armet. Prej 300 deri në 400 të kthyer u vranë për një natë. Mizoritë vazhdojnë. Në gjithë Ferizajin kanë shpëtuat PESË (5) familje shqiptare. Familjet serbe i marrin menjëherë shtëpitë e shqiptarëve të vrarë”. (….).

  1. Gazeta “HUMANITE”:- “Serbët në Shqipëri, plaçkisin, shkatërrojnë e masakrojnë.

Numri i fshatrave të shkatrruara arrinë në njëqindë e tridhjetë (130 fshatra)- në botim cenzuara i ka munguar numrin 1-, e kam parë dorëshkrimin-HB).Në lokalitetin Kristo të Kumanovës , në Siro të Shkupit, në Aleksandro të Shtipit, të gjitha vendbanimet muslimane të Kratovës dhe Koçanës janë rrënuar dhe popullsia është therrur.

Në Shujavë dhe Meshli të gjithë muhamedanët janë therrur. Në Vetreni janë masakruar 200 veta. Në Bogdenicë , 60 muhamedanë janë mbylluar në xhami dhe pastaj janë vrarë një nga një.

Në rrethin e Kavadarit, prej 90 fshatrave, janë shkatërruar 34 fshatra. Disa shqiptarë bresonin se mund të shpëtonin duke i PAGUAR një bande, por ata pastaj i likuidonte banda tjetër. Në Drenovë askush nuk ka shpëtuar i gjallë. Në Paliurë janë gjetur një varg nekropolash, të cilat janë ZBULUAR pasi që kokat e të therrurve ishin shpëluar nga toka.

Në ato nekropola njerëzit janë varrosur për së GJALLI. Ato i takonin GEMARTERTENIT, ku njerëzit varrosen për së gjalli”. (…)

  1. Gazeta Daneze “RIGET” (Franc MAGNU –korespodent lufte): “ Zhvillimi i luftës serbe në Maqedoni ka marrë karakter të MASAKRIT të tmerrshëm mbi popullsinë shqiptare. Atje ushria zhvillon luftë shfarosëse. Sipas dëshmisë së oficerëve dhe ushtarëve, në mes Kumanovës dhe Shkupit, janë vrarë 3000 shqiptarë, ndërsa në territorin e Prishtinës (Llapi, Prishtina, Lipjani) janë masakruar 5000 shqiptarë.

Fshatrat shqiptare janë rrethuar dhe pastaj u është vënë zjarri. Në zjarr janë gjuajtur njerëzit. Atje njerëzit vritën si minjtë. Për këtë gjueti në njerëz, me plotë mburrje rrëfen ushtaraku serb.

Në Shkup janë gjykuar dje me vdekje 36 shqiptarë dhe janë EKZEKUTUAR menjëherë. Lumi (mendohet në Vrdarin-HB) edhe mëtej është i mbushur me kufoma. Ndërsa, për çdo ditë organizohen EKSPEDITA nepër fshatra me qëllim të SHFAROSJËS së shqiptarëve”.

  1. Gazeta “REICHSPOST” : “ Në këtë dosje gjinden njoftime vijuese- Qyteti Shkup dhe rrethina e tij janë dëshmitarë të veprave MIZORE ndaj popullit shqiptar.

Me ditë të tëra kam parë ndjekjen e gjahut që përgatitej mbi shqiptarët nga bandat e armatosura serbe dhe ushtria e rregullt. Tri ditë e netë kam parë FLAKËN e fshatrave të djegura, të cilat e skuqnin qiellin; pas këtij terrori pesë fshatra në afërsi të Shkupit u shndërruan në gërmadha dhe banorët pa përjashtim u vranë. Pas Kalas së Shkupit, është gjetur një prrua i mbushur me më tepër se njëqind kufoma të viktimave.

Po ashtu, në grykën equajtur Vistalla Voda, në afërsi të Shkupit, ishin therrur 80 shqiptarë.

Pak kohë pasi hyra në Shkup vizitova një njeri të sigurt dhe të besueshëm dhe bisedova personalisht. Ai më tregoi se në spitalin e Shkupit i kishte gjetur 132 shqiptarë të plagosur. Në ditën tjetër i kishte takuar vetëm 80, ndërsa katër ditë më vonë aty kishin mbetur vetëm 31 veta. Të plagosurit vdisnin urie, ndërsa kufomat e tyre hidhëshin në Vardar.

Autoritetet serbe në Shkup këdo që e gjejnë në rrugë dhe e konstatojnë se është shqiptar e vrasin aty për aty.

Në Kalkandele (Tetovë) 85 shqiptarë, pa bërë rrezistencë të aramtosur, janë torturuar para shtëpive që iu plaçkitën tërësisht. Në këtë qytet janë DHUNUAR gra dhe vajza, nga ushtria dhe bandat serbe. Madje, nuk janë kursyer as ato të moshës 12 vjeçare.

Kulminacioni i krimit arrinte atëherë kur ushtarët me revole në dorë i detyronin baballarët dhe bashkëshortët të ishin dëshmitarë dhe t` ua mbajnë fenerët, kur ushtarët fillonin me krime më të egra ndaj vajzave dhe grave të tyre”.

Në GOSTIVAR, banorët e shpëtuan qytetin e tyre, vetëm pasi i paguan komandantit serb 2000 funta turke. Në Gostivar u pushkatuan vetëm 6 veta sa për t` i FRIGËSUAR njerëzit (Kuptohet që të shpërngulën. E një dokument tjetër thekson se në Gstivar ploja do të pasojë në prill 1913, sepse ai batalon sernbian nuk kishte municion. Madje pushkët e tyre nuk kishin bajoneta-HB)

Në FERIZAJ, ku kishte ardhur deri te organizmi i i rrezistencës së armatosur, masakrimi kishte zgjatur 24 orë. Një grua shqiptare, të cilës ia kishin vrarë burrin në shejnjë hakmarrje, i vrau pesë serb dhe pastaj bëri vdtvrasje. Por bandat serbe pastaj i THERREN 1200 shqiptarë. E qyteti i Ferizajit është sot pa banorë. Tani këtu jetojnë jo më shumë se TRE shqiptarë muhamedanë të moshës mbi 15 vjeç”.

Në GJILAN, ku shqiptarët nuk ishin të mbrojtur, gati të gjithë banorët janë vu në zjarr dhe nën shpatë. Vetëm disa që kishin marrë arratinë shpëtuan gjallë. Për tmerrin dhe rrënimet në Gjilan flasin gërmadhat”.

Në Prishtinë, okupatori serb ka sunduar me gjakësi. Shqiptarët vlerësojnë se numri i të vrarëve këtu ka arritur në 5000 frymë”.

Në territorin e Llapit, nuk është lënë i gajllë asnjë fëmijë në djep. Vetëm në fshatin Lladofc janë masakruar 360 burra vetëm pse mbanin në kokë plisat e bardhë”.

Në LESKOFC të Ferizajit tetë shqiptarë të paarmatosur u THERRËN posa u takun me ushtrinë serbe”.

Qyteti i PRIZRENIT nuk iu kundërvu marrshimit të serbëve. Por këtu gjaku po rrjedh si lum. Sot Prizreni pas Prishtinës është qyteti më i bastusur. Popullsia vendase e quan mbretin serb Mbret të vdekjës. Këtu bandat serbe urrejnë me zemërim. Ato nxitojnë nepër shtëpia, vrasin këdo që hasin në rrugë pa marrë parasysh moshën dhe gjininë. Të vrarët, të pavarrosurit, qëndrojnë nepër rrugë me ditë të tëra. Për çdo natë, si në qytet, ashtu edhe në rrethinë, përseriten sulmet. Vetëm ditën e parë të hyrjës serbe, në qytet qenë vrarë 400 shqiptarë.

Megjithëkëtë, komandanti Jonakoviq, me revole në dorë, i detyron parinë dhe prijësit e fiseve të Prizrenit të nënshkruajnë një shpallje falenderimi drejtuar mbretit Srbisë, Petrit “për çlirimin nga ana e ushtrisë serbe”.

Tani, kur trupat serbe marshojnë në drejtim të perendimit, barrën ushtrake nuk dëshirojnë ta ngarkojnë në kuaj, por i tubojnë 200 shqiptarë dhe ua ngarkojnë barrën në një peshë prej 50-60 kg., me të cilën udhtojnë 7 orë në viset e Lumës. Pastaj të gjithë i therrin. Megjithëse turma e pafatë nga rraskapitja mbinjerëzore dhe durimi i të kqijave ishte thyer plotësisht dhe ra në një gjendje të tmerrshme komandani serb urdhëroi masakra të reja.”

Një grua fandeze (Katolike), me emrin DILA, vjen në Prizren me djalin e saj,me një të afërm dhe me dy njerëz të fshatit Gjugja për të blerë pajën e vajzës së saj.

Para se ta lëshonte Prizrenin, ajo kishte kërkuar lejen e kalim kthimit për vete dhe përcjellësit e saj nga komanda ushtarake e gjeneralit Jankoviq, se nuk do ta gjente gjë e keqe nga ana e serbëve. Ajo e mori paspaortën, por me të arritur në Sun, afërsisht katër orë para se të mbrrinin në Prizren, atyre njerëzve iu plaçkit pasuria, ndërsa të katër mashkujt u lidhën dhe u hodhën në një gropë, pasi u pushkatuan nga ushtarët serbë.

Nëna ishte dëshmitare e kësaj skene qante dhimshëm për djalin e vet të vrarë. Ajo u hidhet ushtarëve para gjujve dhe u lutet që ta vrasin edhe atë.

Atë e lidhën për trungun e një peme. Oficerët që kishin dëgjuar zhurmën e krismave arritën aty. Ushtarët ua treguan atyre bukën që e kishin marrë nga nëna, ku gjoja kishin gjetur dy fishekë që shërbyen së “dëshmi” se këta fatkëqinjë kishin tentuar të bëjnë kontrabandë me fishekë të “fshehur” në bukë. Për këtë shkak oficerët e lanë edhe më tutje gruan fatkeqe. Nëna fatkeqe mbeti aty për një kohë të gjatë prej të hënës deri të mërkurën, përballë varrit të djalit të vet.

Të mërkurën, e dërmuar nga uria dhe të ftoftit e netëve të vjeshtës së vonë dhe plotësisht e dëshpruar, ajo u nis për t` u kthyer në Prizren, ku arriti natën vonë. Atje përseri e pengojnë. Të nesermëm shkon në komandaturë. Megjithëse gjenerali Jankoviq e dinte se pranë tij qëndronte një grua e pafajshme e aftkeqe, gruaja u mabjt e burgosur deri të nesermen në një shtëpi të një prifti serb. Ajo pastaj iu dorëzua katolikëve dhe u dërgua për të jetuar në kishë”.

Në Prizren jetonte bukëpjeksi Gjoni Prenk Palit, i cili i furnizonte me bukë edhe ushtarët serb. Një ditë në furrën e tij shkon një oficer dhe, pasi qëndroi për pak kohë, ai e vari pushkën në mur të furrës, me qëllim që të kthehej së shpejti. Mirëpo, ndërkohë, në fjurrë hynë rastësisht disa ushtarë. Për shkak të armës së oicerit serb, furrtarin e nxorrën para gjyqit dhe e pushkatuan.

Në LUMË 27 fshatra janë shkatërruar plotësisht dhe banorët e tyre, pa përjashtuar as fëmijët, janë vrarë.

Nja 400 burra lumjanë u dërguan në Prizren dhe u therrën që të gjithë në grupe. Në rrethin e Prizrenit janë të pavarrosur qindra kufoma.

Në GJAKOVË gati plotësisht është dëmtuar afër 90 për qind e popullsisë.

Në Trstenik janë vrarë 60 shqiptarë. Në Smirë janë therrur 32, në Verban 20, në Lubizhdë 19, në Komogllavë janë therrë të gjithë mashkujt.

Në Vilajetin e Kosovës numri i shqiptarëve të vrarë arrinë në 25 000 veta”.

  1. Gazata “ALBANISCHE KORESPONDENZ” (më 20 mars 1913): “Nga banorët e rrethinës Shkupit kemi

marrë lajme se po bëhen krime të papara ndaj banorëve të rrethinës Shkupit, në viset e pushtuara nga ushtria dhe bandat serbe.

Kah fundi i shkurtit, në fshatin Shoshare, arriti ushtria serbe. Pasi që të gjithë burrat dhe dejmtë ishin larguar, ushtarët i DHUNUAN gratë dhe vajzat.

Vepra të njejta ushtarët serbë kanë bërë edhe në Letnicë. Në njëzet e nëntë (29) fshatra të KRADAKUT, janë djegur 280 shtëpi të fshatarëve muslimanë, ndërsa të gjithë mashkujt, që nuk kishin ikur me kohë u therren me bajoneta.

Gjithëashtu në fshatrat Tërstenik, Senicë, Vërban, Lubizhdë dhe Gjylekerë janë bërë MIZORI të tmerrëshme. Këtu 238 burra janë therrë. Në Lubizhdë oficerët serbë shisnin gratë e fshatit si skllavëresha, madje edhe për 400 piestra.

Serbët dogjën për së gjalli në këtë fshat një burrë dhe një grua plakë. Në Gjylaj, një gruaje shtatzënë i është prerë barku me bajonetë dhe është nxjerrë fryti.

Në Portesë 90 ekonomive u është dhënë zjarri. Tërbimi i serbëve është i njjejtë si kundër muslimanëve ashtu edhe kundër katolikëve”-shqiptarë.

9.Gazeta “DEUTSCHEN VOLKSCHEN VOLKSBLATT” (19 shkurt 1913): “ Vetëm pak fshatra dhe vendbanime janë kursyer nga serbët. Shumë shqiptarëve serbët u janë hakmarrë me vrasje të grave dhe fëmijëve. Kur u dha urdhëri në qytet për t` i dorëzuar armët, shqiptarët me veshtërsi janë ndarë prej tyre. Tani u dha urdhëri për bastisje, gjatë të cilave janë bërë dhunime të mëdha.

Pas pak kohe është fromuar gjyqi ushtrak dhe përmes atyre gjyqeve serbët po shfarosin deri në Tiranë. Në fshatin Zala, në veri të Krujës, në kasollën e tij, një serb po e dhunonte një femër dhe me që burri ishte gjetur aty pranë, pasi që e kishte vrarë ushtarin serb, ishte arratisur. E për atë vrasje, serbët pastaj i therrën 100 veta dhe e dogjën fshatin në tërësi” (….)

  1. Gazeta “DAILY TELEGRAPH”: Veprimet e tmerrshme të trupave të gjeneralit serb Jankoviq kanë trjkaluar të gjitha marrshimet e tyre nëpër Shqipëri, jo vetëm që kanë gjykuar dhe vrarë tradhtisht njerëzit, por vrasjet e tyre mizore ata i kanë bërë mbi njerëzit e pambrojtur siç janë pleqtë, fëmijët dhe foshnjet e gjirit e nënave të tyre.

Oficerët serb, të dehur nga fitorja e tyre, kanë lëshuar parullën simetodë më efikase për nënshtrimin e Shqipërisë: shfarosjën në masë. Ndërmjet Kuamnovës dhe Shkupit ata kanë grirë afro 3000 njerëz. Në afërsi të Prishtinës, nga goditja e serbëve, kanë rënë viktima 5000 shqiptarë.Ata nuk kanë rënë në betjea, por në një mori vrasjësh mizore. Në shumë fshatra janë diegur shtëitë. Banorët e tyre janë vrarë si minjët, në përpiekje për të shpëtuar nga flaka e zjarrit.

Mashkujt janë vrarë para syve të grave dhe fëmijëve të tyre. Pastaj nënat fatzeza janë detyruar të asistojnë në skena të masakrimit të fëmijëve të tyre, të coptimit të tyre nga goditjet e rënda.

Ekzekutimet ishin ARGËTIME të përditëshme të ushtarëve serbë. Nepër shtpitë ku janë gjetur armët, të gjithë njerëzit e tyre janë vrarë ose varur. Për një ditë bëheshin deri në 36 ekzekutime. Është me rëndësi se në Hungrai nacionalitrti i atyshëm serb ka shprehur INDINJATË të thellë kundër masakrimit në Shqipëri.Një skenar i mëparëshëm i krueministrit Nikolla Pashiq, zotëri (Jovan) Tomiqi, tregon se gjatë udhtimit të tij prej Prizrenit për në Pejë, në të du anët e rrugës ka parë vetëm fshatra të djegura, të cilat ishin bërë rrafsh me tokë.Rrugët ishin mbushur me trekëndsha, në të cilët ishin varur kokat e shqiptarëve. Rruga prej Gajkove i ngjante një bulevardi të trekëndshave.

(Këto mizori i kanë bërë ushtarët e Malit Zi, sepse deri në Lumin Krena kishin arritur të okupojnë Serbët, kurse në pjesën tjtër Veriore ishin stacionuar si vrasës malazezët. Kështu qyteti i parë i ndarë në mes dy okupatorëve në Evropë në shekullin XX, është Gjakova më 1912-1914-HB).

Gazetat e Beogradit shkruajnë se koloneli Osbiq afër Prizrenit i urdhëron ushtarët: VRANI!

Në Ferizaj, komandanti serb i fton të ikurit që të kthehen prapa dhe t` i dorëzojnë armër, por më tepër se 400 prej tyre u THERRËN pasi e përfillën thirrjën. Në tërë Ferizajin kanë mbatur gjallë vetëm 4 familje.

Në Prishtinë, oficerët lavdërohën se si me duart e tyre çdo ditë i mbysin nga dhjetra shqiptarë. Prandaj, një mjek i kryqit Kuq, sipas burimeve të veta, tregonte se serbët kanë vrarë në Shqipëri pa mëshirë. As gratë, as fëmijët as pleqët nuk janë kursyer.

Për çdo ditë kam parë fshatra të djegura. Në Kratovë, gjenrali Stefanoviq, qindra të burgosur i kishte radhitur në dy rende dhe ata me zjarrin e MITRALOZIT i ka rrxuar për toke. Gjenrali Zhivkoviq në SJENICË i ka vrarë 280 burra që shquar shqiptarë, sespe ata kishin rrezistuar.

Në Strumicë, majori Gërbiq, komandant i batalonit të katërt të Rregjimentit serb të vijës parë, ka djegur vetë shtëpi dhe pastaj i ka dërguar për Serbi 80 qerre të mbushuara me mobile e çlilima. Të gjitha vajzat dhe gratë e reja të Strumicës janë dhunuar dhe kryqzuar me dhunë.”

  1. Gazeta “ ALBANISCHE KORESPODENY” (Trieshtë më 18 mars 1913 shkruan): “ Mjerimi në Shqipëri ka arritur një shkallë të lartë të trishtimit. Trupat serbe, së pari e pushtuan Durrësin, duke mos pasur intendant dhe pa rezerva ushqimore, janë hedhë në tokat shqiptare. Ata u përcaktuan për mbledhjën e ushqimeve me masa tëjashtëzakonshme. Atje është rrënuar deri në themel çdo gjë që u ka rënë serbëve në dorë. Mallin e plaçkitur nepër qytetet e Shqipërisë e aknë dërguar për Selanik dhe atje po e shesin ose po e transportojnë për Beograd.

Fazli Toptan Pasha, në raportin e tij dëshmon për GRABITJET e mëdha që bënë ushtria serbe në Shqipëri. E për barbarizmat e serbëve në trojet shqiptare opmnionin e njoftonte edhe DRVISH HIMA. Ai potenconte plaçkitjën që po i bëhej popullit” (….).

  1. Gazeta “ADEVERUL” (Bukuresht 6 janar 1913): “Mjeku rumun dr Leonte njoftonte se qindra mizori bëheshin mbi popullin shqiptar.Në viset shqiptare njerëzit vdesin nga uria dhe nga THERRJA me BAJONETA, sespe serbët i ruajnë plumabat. Fushat janë mbushur me kufoma të burrave, pleqëve dhe të rinjëve, të grave dhe fëmijëve të mitur. Kur ushtria serbe hynë MANASTIR për të gjetur vend ushtarëve të vet, aty i vret të gjithë shqiptarët që gjendëshin të shtrirë në spital. Mjeku dr LEONE, jep të dhëna trishtuese mbi shqiptarët, sidomos në Kumanovë, Prizren e gjetiu.”
  2. Korespodenti HERMENEGILD WAGNER më 20 XI 1912 raporton nga SEMLINI (ZEMUNI): “GJATË qëndrimit tim tre ditor në Nish munda të konstatoja hollësitë e veprimeve trishtuese e jonjerëzore që janë bërë nga trupat serbe. Unë kam për këtë dëshmitarë shumë të ndershëm. Në kalan e Nishit ishet sjellë një femër shqiptare pesëdhejtëvjeçare. Ajo mbahej nën dyshimin se në Ferizaj kishte hedhë BOMBËN kundër sulmuesëve serbë. Në vend se e akuzuarja të vihej para gjyqit ushtrak, femra fatkeqe u ishte lënë ushtraëve serbë, të cilët e rrahnin me kundak derisa ia coptuan kokën.

Abdyl Kadriu është burgosur në burgun e Nishit. Aty ishte rrahur deri në vdekje. Në sëitalin e Nishit gjenden edhe ushtarë shqiptar të plagosur. Aty hyjnë ushtarët serb dhe në mënyrë mizore i malltretojnë dhe më në fund i mbysin. Një mjek i Kryqit Kuq njohton se shqiptarët, qoftë me armë apo

pa to, vritën pa mëshirë. Kudo ndjeva duke klithur ushtarët serbë se kjo farë duhet SHFAROSUR: Më Betejën e Kumanovës, janë palgosur shumë pak serbë. Dhe kur në spitalin ushtrak të Nishit ata i vizitoi mBreti, një ushtar i tha atij se e kanë palgosur shqiptarët me armët e grabitura. Mbreti tekstualisht i tha: “ Këta derra do të denohen ashpër”.

Kështu, në Sjenicë janë THERRUR 950 burra të shquar shqiptarë. Kishte raste kur kUFOMAVE që ishin hudhur në varreza masive u zbuloheshin gjymtyrët pas shiut. Skenat ishin trishtuese, shiheshin kokat, duar e këmbë të masakruara mbi dhe.

Qindra dezertor serbë, pjesëmarrës në luftime, dëshmojnë për mizoritë e ushtarëve serbë në vset shqiptare. Prej tyre mund të dëgjohej edhe kjo: “ TURQIT I KEMI LËNË TË QETË, POR QENTË SHQIPTARË NE I KEMI THERRË KUDO QË I KEMI ZËNË”. (Pra është i vërtetë pohimi i MUSTAFË SYUBLLËS më 1967, se Lufta Ballkanike ka qenë luftë antishqiptare. Fakti: në tregjet e Vilajetit Kosovës më 10 deri në 20 tetor 1912 me NJË (1) LIRË ARI I KE BLERË 82 FESA. NJË MUAJ MË VONË (më 20 nëntor 1912) 82 lira ari ka KUSHTUAR NJË FES, SEPSE USHTRIA SERBE KEND E HASTE ME FES E KURSENTE, KEND E HASTE ME PLIS E THERRTE ME BAJONETË ATY PËR SATY. PRA URDHËRI KA QENË ME I SHFAROSË SHQIPTARËT SIKURSE MË 1877 në TOPLICË, kur nuk mbeti shqiptarë i gjallë në 714 katune dhe 6 qytete. Kjo politikë serbiane e SHPRINSIMIT, SHPËRNGULJËS DHE SHFAROSJËS KA QENË KONTANTE, në çdo kohë.-HB).

Dezertori Ivan Iavnoviq dëshmoi se pas okupimit të Manstirit oficerët i lidhinin nga dhejtë burra, gra e fëmijë dhe i DIGJNIN për së gjalli. Në SEFER, në rrethin e Gjilanit serbët ia vunë zjarrin një shtëie dhe i hodhën dy pleq në zjarr. Një tjetri ia lidhën duart dhe pastaj,pasi e vranë në mnyrë mizore ua prenë gjymtyrët. Fshatrat Limbishtë, Koliq, Terpezë dhe Gjylaj janë diegë për herë të tretë.

Në Gjakovë, ushtarët serbë bënë dhunime, ndërsa në fshatin Babaj ushtarët torturuan dhe pastaj i dhunuan gratë. Pas një kohe e dogjën tërë fshatin. Në Nikaj, therrën 70 shqiptarë të konfesionit katolik.

Në Pejë, ushtarët serbë i grabitën TRI GRA, ndërsa ushtarët malazezë tri vajza.

Luma është djegur tërësisht.

Dibra është rrënuar për toke. Në rrethinën e saj janë djegë 24 fshatra.

Në Prizren, priftërit katolik nuk GUXOJNË t` i varrosin të vdekurit.

Në Durrës, më 8 II 1913, ushtarët serbë i dogjën këto fshatra: Zesin, Laruskin, Mniklen, Scajnë dhe Gromnin.

Në ZES 20 gra dhe vajza u hodhën të gjalla në zjrarr.

Në Kurbin të Krujës të gjithë banorët u arratisën. Në Tiranë janë dejgur në zjarr 70 burra. Para popullit janë ekzekutuar 10 burra dhe 2 femra”

  1. Gazeta “REICH POST” më 20 III 1913 boton: “ Famullitari Dom TOOSO në Setnicë (Mali i ZI) ushtarët ia kishin plaçkitur tërë pasurinë.

Famullitarin në Gajkovë e kërcnojnë me vrasje, duke i thënë të heq dorë prej PROTEKTORATIT AUSTRIAK.

Famullitarin në Gajkovë, të quajtur ANGELIUS PALI, e likudojnë për shkak se nuk pranoi të konvrtonte (ta ndrronte fenë prej katolikut në sllavo ortodoks).

Në prani të Palit, prej nja 300 burrash, grashë dhe fëmijësh të LIDHUR me litar kërkohej që ta ndrrojnë fenë. Fushatën e ndrrimit të fesë e udhëhiqinin disa ushtarë me nga një prift ortodoks.

Është i tmerrshëm akti i vrasjës së AT PALIT, shkruan më 20 II 1913 “NEUE FREIE PRESSE”.

Në Ferizaj priftërit katolik ndiqen në çdo hap për t` u likuduar. Në janjevë jetojnë 400 familje katolike. Aty është e përqëndruar një masë krishtere katolike laramane.Por, edhe pas presonit të pushtetit, ata nuk pranojnë me asnjë çmim të kthehen në ortodoksi.

Mizoritë serbe pa ashpërsohen në Letnicë, Nashec, Zhur, Dibër, Krujë, Tiranë, Kavajë, Elbasan, Barbullush, Durrës, Rrafsh të Kosovës dhe Llap, ku oficerët serbë i lidhin nga 50 burra me shoka dhe i likuidojnë të gjithë para antarëve të familjeve. Të shkretëve të mbetur u thonë : Ose shporruni ose do të vdisni se jetë këtu nuk keni” (….).

  1. DËSHMI TË MISIONARËVE AMERIKANË : Mr Newinsoni dhe Mr Ericsoni (15 qershor 1913)

Më 15 qershor shkuam në Lezhë, duke kaluar nepër fshatra të djegura nga serbët. Serbët në tokat shqiptare merrnin njerëz nga rruga dhe i vranin pa gjyq.

Në Kavajë dhe Peqin mësuam për masakra të reja serbe.

Në Elbasan serbët kishin arrestuar dhjetra patriotë shqiptarë. Serbët na thanë në Strugë se dialekti i Strugës është një serbishte. Ata kishin plane granitçare që ne nuk i kuptonim në fillim. Më 27 VI (1913) ishim në OBRIN e veshur me të zi prej serbëve.

Dita e Kosovës ishte një festë me pamje tç zezë. S` ka asgjë më të dhëmbshme sa pamja e një populli që detyrohet të GËZOHET nga një ushtri okupatore. Të gjitha dyqanet janë mbyllur. Populli u thirr për të kremtuar “Çlirimin e vednit në kishë”.

  1. Nga një ditar i një ushtari që babai i tij kishte qenë TOPGJIA i parë që i kishet pranuar topat erëndë nga Austria më 1813. Atëbotë thot ai në kujtime, gradat e oficerëve ishin në gjuhën gjermane. Ndërsa topat e parë serik Austria (8 topa) ia fali Srbisë më 1821. Topat tjerë ia dhuroi Serbisë Sulltani më 1836 në ditën e datlindjës së Millosh Obrenoviqit. Një vit më vonë Serbia do të fillojë për të prodhuar topa vebdas ( në fillim i prodhoi 12 topa). Të gjithë do ti prdorë kundër shqiptarëve për t i shfarsosë, nga Toplica 1877 e deri në fund të shekullit XX).
  2. Edit DYRHAM, Njëzet vjetë ngatrresa ballkanike, Romë 1942, f. 241: “ Në Shalë muslimanët ose duhej të konvertoheshin ose do të mbytëshin. Një njeri nga Peja rrëfente: Çdo ditë telalli thërret nepër rrugë” –Qeveria do të pushkatojë sot nja dhetë vetë. Asnjeri s` di cilët janë këta njerëz dhe përse vritën. I shpiejnë përpara një grope që do të jetë varri i tyre. Pstaj 12 ushtarë shtinë mbi ta derisa bien për dhe. Atyre u hidhet dheu përsipër, pa marrë para sysh në janë gjallë apo të vdekur. Njerëzit hidhën në ujin e akullt të lumit, pastaj detyrohen të qëndrojnë pranë prushit të zjarrit derisa të kërkojnë mëshirë. Dhe çmimi për të gjithë këtë ishte të kthyerit në FENË E KEISHTERË. Shumë nga këta që ishin pagzuar (konvertuar) në tmerr vinin te unë”.

Dekreti për kolonizimin e Kosovës 20 II 1914 (….)

Neni 8- Të drejtë për kolonizim (në Kosovë) kanë në rend të parë serbët, ata që kanë jetuar përgjatë kufirit të vjetër dhe popullsia serbe nga Serbia dhe dispora” (… Uredbe, KRF, 1916, f. 110).

Në publikimin: “DVA MESECA U JUGOSLLOVENSKOM SIBIRU, Novi Sad 1916” (Dy muaj në Sibirin Jugisllavë), autori Dragisha Vasiq, do të shkruaj: “Ushtria serbe ishte e orientuar për ta shfarosë një popull autoktion. Misioni i saj ishte edhe rus, edhe francezo- britanik, sepse më 1914 Rusia dhe Britania u dakorduan në msheftësi që: Britania të fitojë PROTEKTORAT mbi EGJIPTIN, kurse Rusia mos të reagojë; kurse Britania pajtohej që Rusia nëse arrin për ta shkatërruar Turqinë, që duhej të ndahej, të ketë PROTEKTORAT në BOSFORIT DHE DARDANELE.(Ekziston marrëvrshja seretet 1914, një muaj pasi që Kisha serbe dhe Vatikani lidhin KONKORDAT.

Një vit më vonë, më 26 prill 1915 në Konferencës SEKRETE të Londrës, Rusia, Britania dhe Franca arritën që ta nxierrin ITALINË nga aleati me Gjeramninë dhe Austro Hungrainë, duke iu dhurar një pjesë të Bregdetit Kroat dhe vendin ku LINDI SHTETI SHQIPTAR-VLORËN. Ky akt barabar imperialist aq i dëshproi shqiptarët, sa që do të synojnë të shpërngulën të gjtihë në Anadolli, sepse më nuk kishin asnjë shpresë. E në rritjën e pesimizimit dhe tragjedisë 395 anije Evropiane kanë bartë shqiptarë në Anadolli.

Arqbatd RAJS, për eproin serbian: Nepër duartë e mia kanë kaluar 11 ditarë lufte, të cilët i kamë dorëzuar në Arkivin e Koamndës. Ata ditarë, nuk duhet publikohën, sepse tërë USHTRIA SERBE do të turpërohet para botës, se është siellë ndaj Aranutëve, kudo dhe kurëdo!.

Reagimi i NAZIM GAFURRIT për mizoritë në Krahinën e Llapit –janar /shkurt 1921.

“Ne poshtë të nënshkruarit, përfaqsuesit e Sanxhakut Kosovës dhe Maqedonisë, meqë kemi marrë raporte rrënqerthëse për krimet të cilat po bëhen mbi shqiptarët e pafajshëm; mbi femrat e pafajshme dhe fëmijët jomadhor, protestojmë sepse në viset tona nuk vlejnë ligjet dhe rendi. Kinse po i ndiekim bandat e shpifura drejtueisi i ushtrisë dhe xhandarmërisë në Qarkun e Prishtinës, ku bënë pjesë Nahia e Llapit i është nënshtruar një ploje të paparë mizorishë, të çdo lloji. Është fjala për mbi 26000 banorë që kanë mbetë pa kulm mbi kokë, në pikë të dimirit. Kjo tragjedi tantalsite ndodhë për t` i detyruar shqiptarët të shpronësohen, shpërmgulën dhe shfarosen, për ta sllavizuar zemrën e Shqiptarisë, Kosovën Dardane.

Shkojmë me radhë duke i numruar lokalitetet një nga një:

1.Fshati Bellepojë; Në këtë fshat janë masakruar:Nëna e Ibishit, Fazilja, gruja Fatimja, dhe 6 kufoma që nuk ka kush për t` i identifikuar. Në fshat janë therrë me bajoneta: Grueja e Ramdanit, Eminja 20 vjeçe, Nëna e Sinanit Qamilja 51 vjeçe, grueja Fazlija 30 vjeçe, vjaza Hrishaja 12 vjeçe, vajza Mihanja 10 vjeçe, vajza e Dinorës Nazifja 22 vjeçe, djali Asllani 20 vjeç, djali Mustafa 12 vjeç, gruaja e Shaqirit Hatixhja 51 vjeç, vajza Rabija 18 vjeç, Hanifja 14 vjeç. Është mbytë me torturë Mahmut Ejupi 15 vjeç, Jashar Shabani 14 vjeç, Salih Mehmeti 12 vjeç. Këta në grumbull janë therrë me bajoneta.Për së vdekuri u është shprazë edhe nga një plumb në xhoks.

Në këtë fshat janë varë edhe këta fatëzi: Ramdani 4 vjeç, Hashim Mehmeti 3 muajsh, Ajvazi 20 vjeç, Gruja Rabija 20 vjeç, e ëma Azizja 45 vjeç. Është diegë për së gjallë në zjarrë Abdullah Ibrahimi 55 vjeç, tregtar nga Prishtina. Është masakruar gruaja e Jasharit Dinorja 38 vjeç, gruaja e Namanit Hatixhja 43 vjeç. Është mbytë me torturë dhe i është ngulur një hu në gjoks, si kryq Emin Ademi 41 vjeç, gruaja e Ramdanit, Hafija 50 vjeç. Kufoma është me kryq në ball.

Nga ky fshat ËRRFIA (Shtetërrethimi) ka vijuar mizoritë ndaj musafirëve nga fshatin Tërnavë. Të masakruarit janë dekompozuar nga egërsinat dhe nuk ka kush t` i identifokojë. Kufoma që nuk janë të Bellepojës janë 12. Të gjitha janë varrosë në një gropë.

2.Fshati Popovë i kishe 55 shtëpi. I tëri është diegur. Në një skaj të fshatit kanë mbetë 5 shtëpi të padjegura. Të masakrarit e identifikuar janë: Nuhë Osamni, Fatime Osamni, Zukëmia (nëna), Metija (vajza 3 vjeçe). Janë vrarë mizorisht: Murat Halili 70 vjeç, Maliq Ibrahimi 28 vjeç, Sherif Arifi 58 vjeç, Osman Harisi 5 vjeç, Azim Hamiti 22 vjeç, Bajram Gamo 70 vjeç (muhaxherë), Abit Agushi 42 vjeç, Sherifja 40 vjeç, Sherif Saidi 55 vjeç, grueja e Shakut Mihanja 56 vjeç, Bajram Hamitit 60 vjeç, grueja e Hysenit Zemiha 30 vjeç, Riza Sadiku 56 vjeç, Hazir Hasani 8 vjeç, Azim Hasani 5 vjeç, Akika-vajza e Hasanit 21 vjeç, Hasan Abidi 55 vjeç, Zejnel Musliu 65 vjeç, Mehrima (Nëna e Tahirit 70 vjeç, Gjyleja, gruaja e Tahirit 38 vjeç, Hamdia, djali i Tahirit 3 vjeç.

  1. Fshati Lupç i Epërm të gjithë lagja e Menxhiqëve janë dëmtuar. Sidomos Azem Menzhiqit i janë vrarë të dy fëmijët. Të nacionalitetit Jevxh janë diegur 6 shtëpi. Në zjarr janë hudhë 4 persona . Disa pleqë janë kidnapuar dhe fati i tyre nuk dihet. Tërë fshati është plaçkitë. Lagja Dushi, është diegë pjesërishtë. Por banorët ishin arratisë në male. Pasuria u është diegë.

4, Fshati Majanc, është plaçkitë i tërë. Hoxha i fshatit me që është urdhëruar të bëjë kryq e nuk ka bërë është ekzekutuatr dhe iu ka ngulë një kryq në gjoks. Me rastin e varrimit kryqi i është larguar nga trupi.

  1. Fshati Penuhë është dëmtuar çdo e dyta shtëpi. Banorët ishin arratisë në male.
  2. Fshati Nikaj (Gllamnikë) është bastisë dhe janë diegur 9 shtëpi. Popullsia është arratisë kah Popova. Tre pleq janë ekzekutuar në rrugë. Afer xhamisë është gjetur një grumbull kufomash që nuk dihet të cilit fshat janë.
  3. Fshati Sekiraçë është plaçkitë i tëri edhe pse dy xhandar që kishin marrë rrushfet u kishin premtuar se nuk do të ngucët askush. Dy gra shumë të moshuara janë gjetur të masakruara në rrugë nga qentë e fsahtit. Gratë ishin therrë me bajoneta.
  4. Fshati Llaushë është plaçkitë i tëri. Nga fshati janë vrarë dy haxhi me tespi në dorë. Të dy pleqëve prifti serbë u kishte vu kryq në ballë, që do të thot se viktima është kthyer në pravosllavë pas vdekjës.
  5. Fshati Dumnicë është bombarduar. Xhamia është kthyer në shtallë të kuajëve. Nga banorët 8 burra të lidhur janë marrë dhe fati i tyre nuk dihet.
  6. Lokaliteti adminstrativ Podjevë, janë diegë 6 shtëpi. Janë vrarë, gruja e Adbid Agushit me 1 fëmi 15 vjeç. Në një lagje tjetër janë masakruar: Murat Maliqi, Ibrahimi dhe gruaja e Muratit, emri i së cilës nuk dihet sepse nuk ka kush për ta identifikuar (8 janar 1921).
  7. Fshati Ballofc është diegë lagja e Vllasalive e tëra. Familja e Ramë Vllasës është marrë peng dhe është dërguar në burg, me kusht që Rama të dorëzohet. Janë marrë peng edhe 6 vllazër të familjës Vllasa. Ata janë dërguar në Prishtinë. Nuk janë vrarë por do të deportohën në Kampin e Nishit. Banorët e lagjeve tjera janë arratisë nepër male. Shtëiat janë plaçkitë. Në kalim fshati Hericë është kërcnuar se do të masakrohet, por ka pasë korruptim të xhandarëve. Janë vrarë dy kalimtarë dhe janë plaçkitë bagti të shumta nga serbët e andej kufirit vjetër.
  8. Fshati Ladofc është diegë i tëri. Burrat e fisit Kelmend janë seleksionar një nga një dhe janë deportuar në drejtim të panjohur(8 janar 1921).
  9. Fshati Shajkofc është në flakë e tym nga zjarri. Xhamia është rrënuar. Nga fshati janë deportuar në drejtim të panjohur 18 burra të moshës 19-45 vjeç. Nga fshati janë marrë 6 gra dhe ato nuk janë kthyer më (8 janar 1921). Hoxha i fshatit është kidnapuar dhe nuk dihet fati i tij dhe 9 xhematëlive të tij.
  10. Fshati Gërdofc u janë diegë shtëpit e Bahtir dhe Veli Govorit. Të gjithë antarët e familjës janë masakruar dhe për dy ditë nuk është lejuar varrimi.
  11. Fshati Sharban është diegë i tëri, sepse në te paskan bujtë Ramë Vllasa dhe qeta e tij për tri ditë. Mu për këtë janë vrarë e hudhë në zjarrë për së gjalli: Rexhep Haziri 14 vjeç, Qazim Haziri 8 vjeç, nëna e tyre Hamidja 50 vjeç. Është mbytë mizorisht Bahtir Behluli 24 vjeç, e ëma e tij Lametullahja 60 vjeçe, gruaja e Asimit 23 vjeç, Mustafë Ramadani 50 vjeç, Zylfie Qazimi 50 vjeç, gruaja e Asllanit, Zarifja 51 vjeç, vjaza Hava 15 vjeç, vajza tjetër Haila 10 vjeç. Janë masakruar Sherif Jasahri 80 vjeç sespe i ka pshty kriminelët.Të vrarët kanë në trup therrje me bajoneta.

Të masakruarit tjera janë: Abdyrrahman Mehmeti 50 vjeç, nipi Selimi 4 vjeç, nipi tjetër 2 vjeç (nuk i dihet emri), gruaja Hyryshahja 45 vjeçe, vajza Gjyklyshahja 12 vjeçe, vjaza Rabia 4 vjeçe, Grueja e Ramdanit, Kada 51 vjeçe, gruja e Tahirit, Azeminja 30 vjeçe, djali 1 vjeç, Abdyrrahman Shaqiri 7 vjeçar, nëna Zejna 60 vjeçara. Janë hudhë në zjarr: Gruaja e Shabanit Rabija 30 vjeçare. Ajo ishte shtazënë dhe xhelatët e masakruan.Djali i Shabanit 12 vjeç, është hudhë në zjarr. Informatori i gazetës “HAK”

që botohej në SHKUP, nuk kishte arritur për t` i identifikuar edhe 54 kufoma që ishin gjysëm të deigura.

Është rrënqerhës deklarimi i Qamile Barishorit-Bajramit, kur i thot gazetarit “HAKUT” se: “E mora nënën gjysëm të deigur në zjarr dhe provoja për t` i ngrohë duart. Por duart e të vdekurit nuk po ngrohëshin”!.

  1. Fshati Prapashticë ka psuar më së tepërmi gjatë mizorive dhjetëditëshe. Në lidhje me këtë, edhe në shtypin e kohës: HAK (Shkup), PRAVDA (Sarajevë), BESA SHQYPTARE (SHKODËR), SHKUMIMI (ELBASAN) e nja 8 gazeta evropiane janë marrë me krematoriumin në Parashticë. Në të gjitha publikimet që janë konsultuar jipet një shifër për vuiktimat. Fjala është për 1020 persona nga tërë Krahina e Llapit dhe Gallapit. Burimet flasin, sidomos për mizorinë që psoi hoxha i fshatit Adem Efendija.

Nazim Gafurri informon se nga ky lokalitet së pakut janë masakruar 550 persona. Kufomat e tubuara edhe nga lokalitetet tjera janë hudhë në një humnerë.Si më të dëmtuarta numrohën familjët e Tahir Fanës, Beqir Bajramit, Qazim Fetahut, Mustafë Jahës,Ibrahim Bajramit janë deportuar në Leskofc….

17.Fshati Keçekollë ka psuar në disa lagje, por popullsia ishte arratisë në male dhe rastësisht ka shpëtuar. Në këtë lokalitet janë plaçkitë dhe pastja janë diegë 5 shtëpi. Ka pasë edhe vrasa në rugë, por ata nuk janë identifikuar.

18.Fshati Orllan janë dëmtuar 4 familje. Prona e tyre, sidomos bagëtia janë grabitë. Vrasa në njerëz për shkak se janë korruptuar tre xhandarë, nuk ka pasë.

  1. Fshati Ballban janë dëmtuar 11 persona. Të gjithë janë vrarë me bajonta në fyt.
  2. Fshati Kushevicë janë dëmtuar 6 familje. Prej tyre 9 burra janë deportuar në Leskofc. Fati i tyre nuk dihet.
  3. Fshati Keçekollë ka psuar shumë. Çdo i dyti banor është masakruar. Të vrarët nuk ka pasë kush për t` i identifikuar, sepse frigoheshin nga ushtria që e ka granatuar këtë fshat edhe për një javë rresht.
  4. Fshati Makofc ka psuar gjinia femrore e cila është rrahur deri në alivanosje.

Në Arkivë, Fondi i Komittit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, dokumenti vërteton se në Qarkun e Prishtinë janë varë 4600 persona nepër shtëpia dhe kudo nepër rrugë; janë burgosur 3650 persona, ku ka edhe fëmi 3 muajsh. Në kampin e Nishit, nga janarai 1921 e deri më 1923 janë deportuar 604 familiarë të prisëve të Qetës Kryengritëse Nacionalçlirimtare Shqiptare.

Rerspekt për Leon dhe të gjithë gazetarët objektiv; respekt për NAZIM GAFURRIN (e vranë serbët me atentat më 1928 në Prishtinë), që ia bëri të njohur botës, tragjedinë shqiptare, përmes gazetës “HAK”, që botohej në Shkup. Ajo gazetë, duhet të ribotohet e tëra, sespe përmes saj flet: toka, njerëzit dhe xhaku i shqiptarit, që ka rriedhë si lum pa pushim deri te Ushtria e Adem Demaçit dhe Adem JASHARIT-Lregjendarit 1993-1999.

Përfundim

Nga viti 1807 kur “Pravitelstvujushqi Sovjeti” i Serbisë mori vendim për spastrimin e të huajëve. Nga kjo kohë e deri më 1995, politika, kisha dhe ushtria serbe i ka përpiluar 35 programe për shpronsimin, shpërnguljën dhe shfarosjën e shqiptarëve. Atë politikë, Serbia parafashiste, fashiste dhe neofashiste (sot) e ka në çarkullim. E kur do të përfundojë kjo politikë?. I njoh të 35 programet 1844-1995. Por pa i paguar Serbia dëmet e luftës, vetëdijësimin nuk do ta kuptoj si detyrë civilizuese. Me gjithë këtë, në radhët e serbëve ka arsyeshmëri në çdo kohë. Por politika ruse, sidomos nuk ka interes që Ballkani të kthehet në zonë paqe, sepse me këtë Peterburgu i mbulon mizoritë dhe ambicjet e veta në Bosfor dhe Dardanele, sespe ëndrron për ta zëvendsuar politikën bizantine.

Për fund një porosi Shqiptarisë: të investojmë në ekonomi, arsimim të popullit dhe shëndetësi. Por mbi të gjitha, duhet ta ndajmë edhe kafshatën e bukës, për ta forcuar ushtrinë dhe policinë, kuptohet me strategji mbrojtëse, për të siguruar mbrojtëje dhe rend, për të gjithë qytetarët e Republikës Kosovës.

Prishtinë më 21 Janar 2021

Derguar nga Kolonel Dilaver Goxhai