Home

Lajme

PLANI HAKMARRËS I GRAMOZ RUÇIT KUNDËR ATYRE QË RRËZUAN SHTATORET E ENVER HOXHËS

No Comments Argëtim Histori

NGA AGRON TUFA

  1. Dokumenti tepër sekret: të gjenden organizatorët

Ky dokument, i shënuar «tepër sekret» publikohet për herë të parë. Dokumenti bën me dije se ministri i sapozgjedhur i Diktaturës, i fundmi në krejt kampin komunist të Europës Lindore, shoku Gramoz Ruçi (ose, siç e kemi dëshmuar me dokumenta, «Cigarja» e Sigurimit), u bën thirrje shokëve të vet të Degëve të Punëve të Brendshme për të nisur një valë arrestimesh pas rrëzimit të shtatoreve të diktatorit Enver Hoxha. Nuk është vetëm shtatorja e diktatorit që u përmbys në Sheshin Skënderbej e mandej u hoq zvarrë drejt Kinoklubit Studenti – trofe për studentët në Grevën e Urisë. Jo, është fjala për përmbysjen e shtatoreve, statujave dhe statuetave të kësaj perëndiçke komuniste në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Shtetit komunist në grahma të fundit i duhet një dorë e fortë, një stalinist i përbetuar, një kriminel, që mund të vrasë pa iu dridhur dora dhe Ramiz Alia e solli nga Tepelena «Cigaren», shokun Gramoz. Fill pas rrëzimit dhe dhunimit të shtatoreve e statujave të diktatorit nëpër tempujt e qyteteve komuniste, në skenë hyn nofullakatrori, spiuni e sekretari i Partisë, për të bërë zap rrokullimën. Ky portret egërshan e tregoi veten menjëherë, sapo mori detyrën, gjykuar nga shkresa e mëposhtme:

DESHIFRIM (TEPËR SEKRET)

  1. 3. 91

D.P. BRENDSHME TIRANË DHE D.P. BRENDSHME

Ju kujtoj se populli pret që organet e punëve të brendshme ta informojnë kush i rrëzoi e dhunoi monumentet dhe bustet e Enver Hoxhës. Porositë e dhëna nuk po zbatohen, puna për këtë problem të rëndësishëm u kufizua tek disa ekzekutues dhe në ditët e para kur kërkohej të zbatohej duke u thelluar për të dalë tek organizatorët. Këmbëngulni të kryeni detyrat. Në një datë të afërt të thirren kryetarët e degëve për të raportuar.

Gramoz Ruçaj

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
  1. Përbetimi i Gramoz Ruçit dhe përgjakja e demokracisë në Shkodër

Nuk do të kalojë një muaj dhe egërshani fanatik «Cigarja», do të formulojë një urdhër tjetër, që do të sjellë përgjakjen e Shkodrës me 2 prill 1991, duke vrarë katër djem të rinj, heronj të demokracisë: Besnik Ceka, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Arben Broci (ky i fundit një figurë e njohur e lëvizjes studentore që solli pluralizimin). Është interesante se vrasjet e bëra nga snajperët e pozicionuar nëpër tarracat e pallateve, kanë qenë të planifikuara sipas urdhërit të ministrit të brendshëm Gramoz Ruçit. Këto vrasje nuk janë bërë menjëherë, por sipas planifikimit nga ora 8.10 deri në orën 11.00 të datës 2 prill 1991. Ata kanë zbatuar skemën e urdhërit të shtjelluar të dhënë nga Gramoz Ruçi në tekstin e mëposhtëm, të një dite më parë:

“Për të vepruar me forcën e shkopit nuk ka askush arsye të pyes përgjegjësin. Goditni ashpër qysh në fillimet e grumbullimeve. Për të paralizuar ata që nga turmat mund të godasin me armë forcat tona, zini lartësitë dominuese me qitës të përgatitur, forcat tona që përleshen me protestues mos shkojnë të armatosura.”

  1. Një Heinrich Himler në krye të Parlamentit shqiptar pluralist

Për përmasat e Shqipërisë staliniste, brenda shkallës së zvogëlimit dhe kohës së pafavorshme për diktaturën komuniste në grahmat e fundit, roli i Gramoz Ruçit ishte ai i një Henirich Himler-i në qeverinë naziste. Vrulli me të cilën e filloi punën, egërsia dhe etja për masakër ishte e njëllojtë me vendosmërinë e pikut të diktaturës, veçse e tradhëtuar në kohë. Që nga dita kur lëshon urdhërin e paraqitur në këtë dokument e deri në përfundimin e palavdishëm të detyrës së ministrit të brendshëm pas disa muajsh, tregon kontradiktën midis egërsisë së tij dhe rrokullimës që kishte marrë diktatura. Megjithatë, pavarësisht kohës tepër të shkurtër, “Cigarja” që u bë ministër i brendshëm, karakterizohet nga etja për arrestime, spastrime, survejime, derisa pas një muaji nga marrja e detyrës e përgjaku demokracinë shqiptare me 2 prill 1991 duke marrë jetën e 4 të rinjve protestues. Nuk është fjala për dalje të situatës nga kontrolli, por për vrasje të planifikuar me snajperë, siç e dëshmon dokumenti i mësipërm. Pavarësisht se i shpëtoi gjyqit të parë, kur çështja u rihap, më 1996, thonë se Gramoz Ruçi kaptoi kufirin shqiptaro-grek i veshur si grua. Pastaj historia e kthimit në vitin 1997 dihet.

E pabesueshmja është se ky himleruc shqiptar mbërriti të bëjë karrierë politike të lartë, aq sa sot e kemi Kryetar të Kuvendit. Një himler shqiptar kryeson Kuvendin ende tash në vitin 2021!

Si është e mundur?

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Në një shkrim të 13 shtatorit 2018 në «Panorama» Jan Jansen (ish-vëzhguesi i Amnesty International përgjatë 14 vitesh (1990-2004) shtron pyetjet e tij thelbësore dhe shpreh habinë për karrierën marramendëse të Gramoz Ruçit. Habia e Jan Jansenit ka të bëjë me lidhjet midis Diktaturës I (komuniste) dhe Diktaturës II (diktatura e dollarit). Pse vallë dhe si është e mundur, që në krye të shtetit janë po ato figura të diktaturës komuniste? Si shpjegohet? Po e sjellim të cituar habinë e këtij eksperti me përvojë të «Amnesty International»: «Duhet të pyesim zotëri Gramoz Ruçin. Ka qenë ministër i Punëve të Brendshme, d.m.th. përgjegjës për Sigurimin, për Policinë, për sistemin gjyqësor dhe sistemin e burgjeve. Në praktikë, përgjegjës për vrasje, tortura, maltretime, burgosje, internime, ridënime, shkurt, për krejt sistemin shtypës të diktaturës I. Tani është në majën e demokracisë, kryetari i Parlamentit shqiptar. Në thelbin teorik, ai duhet të mbrojë demokracinë në Shqipëri, sistemin demokratik. Pyetjet e mia do të kishin të bënin me ndryshimet midis sistemeve dhe për tiparet që ata i kanë të njëjta”.

Sigurisht në këtë kohë gazetari me përvojë i “Amnesty Internatonal”, Jan Jansen-i, nuk kishte si ta dinte që Gramoz Ruçi kishte kaluar sprovën e Sigurimit të shtetit me pseudonimin “Cigarja”. Po habia e tij është krejt e ligjshme për të gjithë ata njerëz që e kanë trurin në vendin e duhur dhe e fusin sadopak në punën e tij, siç e ka jeratisur perëndia.

Ajo që e habit më së shumti ekspertin europian, është Rrugëtimi i këtyre njerëzve. Në vend të Gjykatave shqiptare apo Tribunalit të Hagës si i akuzuar për krime politike të çdo lloj shkalle, “Cigarja” vetëm se ka ngjitur shkallët e karrierës, madje më fort se gjatë diktaturës I (komuniste). Po si është e mundur? Çfarë udhe mistike i ka prirë kësaj race? Kush kanë qenë prijësit e tij, dyert sekrete që i janë hapur si me magji? Cili medium, cili sekt i fuqishëm satanik e ka bartur lart e më lart përmes mjegullave të rënda të tymtajës shqiptare? Sigurisht do të na duhet t’i zbardhim këto kthesa, këto zgëqe e llagëme të nëndheshme, këto lakadredha kacavjerrëse, të cilat pas 30 vitesh nga rënia e Komunizmit na e ngjiti antropoidin tonë në majë të piramidës shtetërore. Dhe ne rrimë e dëgjojmë, udhëhiqemi, i bindemi, sikur kjo të ishte diçka më se normale.

Habia e ekspertit hollandez të Amnesty International shprehet e troçët, e tillë e thjeshtë, siç nuk kanë pasur kurrë guximin ta shtrojnë parvenytë e shtypit tonë me mëditje:

“Si holandez, banor i vendeve të ulëta, nuk e kuptoj. Ne nuk kemi male, d.m.th., nuk kemi maja malesh. Një udhëtim nga maja në majë nuk mund ta kuptoj. Ai mund të ma mësojë se si ka udhëtuar nga maja në majë është vetë Gramoz Ruçi. Supozoj se në mes të maleve ekziston diçka që e quajmë “luginë”? A ka udhëtuar zotëri Ruçi nëpër luginë? A ka marrë përgjegjësi për çfarë ka bërë? Ka kërkuar ai ndjesë? Sipas sistemit të Afrikës së Jugut (pajtimi); apo sipas ndonjë sistemi tjetër? A ka folur për çfarë ka përgjegjësi? Apo unë jam i gabuar, sepse nuk ka “luginë” në mes të maleve? Unë si person jam shumë kureshtar, prandaj pyes: si është e mundur të shkojë nga një majë mali në një majë tjetër pa probleme psikike, a nuk ka ai ndonjë brengë të madhe? Ju lutem, zotëri Ruçi, ma shpjegoni!”.

Sigurisht Jan Jansen nuk ka fort parasysh, që këta antropoidë të Diktaturës I (komuniste) që janë në krye të piramidës së pushtetit të Diktaturës II (të dollarit), kanë rreth vetes avatarët e bandave të krimit, korrupsionit dhe trafiqeve. Avatarët e Gramoz Ruçit kanë bëma të mëdha që nga viti 1997 dhe tashmë janë klan familjar me tentakula të forta: ata vrasin, shtypin, dhunojnë, drejtojnë hartat e trafikut dhe janë të gatshëm të veprojnë ngjashëm sikur e ka pohuar vetë Ruçi në një video: “Pushteti fitohet me grykën e pushkës dhe mbrohet me grykën e pushkës”. Pushteti pra, jo liria. Pushteti i mafies i përbërë nga avatarët e tij të bandës familjare.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Burimi/zemrashqiptare.net/

QYSH SE JAM DASHUNU N’TY, GJITHÇKA KA NDRYSHUE…

No Comments Argëtim Letersi

Letra e dashnisë së Frida Kahlos për të dashtunin e saj Josè Bartoli:
Për ty kam rifillue me jetu, me pikturu, me kenë e lumtun, me hangër ma mirë për me kenë e fortë, që ti të më gjesh ma të bukur, pak a shumë siç isha para do kohëve […]
I jemi Bartoli-Jose-Giuseppe-…deshta me të thanë që e gjithë qenia jeme asht e hapun për ty.
Qysh se jam dashunu me ty, gjithçka ka ndryshue dhe asht përplot me bukuri.
Due me t’i dhanë ngjyrat ma të bukura, due me të puthë.
Kishe dashtë me pa prej syve tuej, me ndigjue me veshët tuej, me ndje me lëkurën tande, me puthë me gojën tande.
Më të pa prej poshtë, due me kenë hija jote, lindun prej thembrës të kamës tande, e cila shtrihet përgjatë tokës ku ti ecë.
Due me kenë uji që të lan, drita që të jep formë, kishe dashtë që substanca jeme të ishte substanca jote, due me të shoqnue, me të ndihmue, me të dashtë dhe në të qeshunën tande me gjetë gëzimin tem.
N’se ndonjiherë vuen kishe dashtë me të mbushë me butësi në mënyrë që të ndjehesh ma mirë.
Kur të kesh nevojë për mue, ke me më gjetë gjithnji pranë vetes.
Më fal nëse të gjitha këto që të shkruej të duken marrëzi, por unë mendoj se në dashni nuk ka as inteligjencë as marrëzi, dashnia asht si një aromë, si rrymë, si shi.
A e din, qielli jem, ti derdhë shi mbi mue dhe unë si toka të përpij.
Përshtati në shqip: Arjola Zadrima

Burim i/ObserverKult

Vaso Papaj – KAPITËT E DURRËSIT DHE LIRIA E KOSOVËS

No Comments Argëtim Histori

Pronari i “Drenicës” së Durrësit, e cila, shërbeu si Qëndër e Rekrutimit të UÇK-së, dhe njëkohësisht pritësi dhe mobilizuesi,Gani KAPITI, në krye të vullnetarëve të UÇK-së të cilët mbërritën te QR “Drenica” Durrës me 13 Prill 1999

Kapitët e Durrësit dhe liria e Kosovës - Bota Sot

Çaste kur mbërrijnë luftëtarët e UÇK te ” Drenica” Durrës Prill 1999

KAPITËT E DURRËSIT DHE LIRIA E KOSOVËS – Tetova Sot

Shkrim me rastin e pervjetorit të mobilizimit të Përgjithshëm për përballimin e ofensives serbe për Çlirimin e Kosovës sipas Urdhërit nr. 151 dt. 31 03 1999 të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së : … 1) Mobilizimi e përgjithshëm në Kosovë e jashtë saj për të gjithë popullin e Kosovës për kompletimin e radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të fillojë me datën 01.04.1999 dhe të vazhdojë në proces… https://ëëë.epokaere.com/urdhri-per-mobilizim-te-pergjithshem-i-bere-20-vjet-me-pare-nga-shtabi-i-pergjithshem-i-uck-se/

Dhe pikërisht po me 01 04 1999 u ngrit dhe filloi nga funksionimi Qendra Kryesore e Mobilizimit te UÇK-së te “Drenica” e Gani KAPITIT,

e cila së bashku me Ganiun dhe gjithë familja e patriotit Sadri KAPITI kanë hyrë në historinë tonë gjithkombëtare për atë punë dhe vepër të vyer dhe shumë të rëndësishme kombëtare që është bërë prej tyre në vitet e Lavdisë sonë Kombëtare, të Luftës dhe të Qëndresës së madhe të popullit shqiptar kundër makinerisë shtetërore kriminale, terroriste dhe genocidiste të Serbisë.

Jemi të gjithë dëshmitarë se si te “Drenica” e Durrësit buzë detit, pronë e Gani KAPITIT arritën me mijra luftëtarë shqiptare nga diaspora dhe trojet shqiptare dhe iu bashkangjitën UÇK-së për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.

Qëndra e mobilizimit “Drenica” e Gani Kapitit u bë edhe epiqendra mediatike ndërkombëtare pasi aty mbërrinin çdo ditë reporterë e gazetarë nga e gjithë Europa, SHBA, Kanada etj., dhe që nga aty ndërkombëtarizohej si kurrë më parë çështja kombëtare shqiptare, sidomos ajo e Kosovës shqiptare dhe lufta e drejtë dhe heroike e popullit martir të Kosovës për liri e të drejtat kombëtare , për liri, pavarësi e bashkim kombëtar.

Në një kohë rekord aty u grumbulluan dhe mobilizuan me qindra e mijra luftëtarë të lirisë.Së bashku me “Drenicën” vëllezërit e tjerë të Gani KAPITIT iu bashkangjitënUCK-së duke vënë në dispozicin të mobilizmit edhe dy lokalet e tjera në Plazhin e Durrësit afër Drenicës, Lokalin “KOSOVA “ të Naimit dhe atë “KAPITI” të Fatmir KAPITIT

Foto: Momente nga mobilizimi, plotësimi i formularëve të rekrutimit të luftëtarëve të UÇK-së në ambjentet e Qëndrës “Drenica”. Prill-Qershor 1999

KAPITËT E DURRËSIT DHE LIRIA E KOSOVËS – Tetova Sot

Kjo ngjarje të sjellë në kujtesë atë zbarkim të ushtarëvë amerikanë e britanikë në Normandi në Qershor të vitit 1944 për çlirimin e popujve të Europës nga nazizmi.

Kështu me 24 Mars 1999 aleanca euroatlantike e NATO-s e udhehequr nga SHBA, pas 57 vitesh të atij zbarkimi qe çoi në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, Perendimi me 24 Mars 1999 ndërmori një veprim, një ndërhyrje vendimtare çlirimtare për popullin shqiptar të Kosovës kundër krimeve barbare, pastrimit etnik dhe kundër genocidit serb mbi popullsine shqiptare të Kosovës, ndëhyrje ushtarake e cila çoi ne kapitullimin dhe dorëzimin e Serbisë dhe Çlirimin e Kosovës me 12 Qershor 1999.

Një javë pas fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi ishJugosllavi “Drenica” e Durrësit u bë qëndra e pritjes dhe mobilizimit të vullnetarëve shqiptarë por edhe të huaj që iu bashkangjitën UÇK-së, këmbësorisë së NATO-s, për çlirimin e Kosovës

Ushtria vrastare serbe dhe bandat gjithfarëshe kriminale paramilitare kriminelësh, plaçkitësish e hajdutësh të mbështetura nga shteti kriminal serb dëbuan mbi 900 mijë shqiptarë të Kosovës nga Atdheu i tyre, mbi 500

mijë të tjerë ndiqeshin e vriteshin nëpër male e pyje, mbi qindra e mijra fshatra e qytete u dogjën dhe u shkatërruan ashtu sikurse kishte bërë edhe më parë dhe gjithmonë harbutëria, verbëria, shovinizmi dhe genocidi serb në Toplicë dhe në Kosovë edhe më parë.Pa ndërhyrjen e NATO-s barbaria kriminale serbe do ta kishte pastruar etnikisht Kosovën me djegie e shkatërrim, me dëbim, me krime , me vrasje e me shfarosje të shqiptarëve.

Kundër shtetit, ushtrisë dhe kundër makinerisë çnjerëzore, kriminale dhe genocidiste serbe luftonte heroikisht populli shqiptar dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

KAPITËT E DURRËSIT DHE LIRIA E KOSOVËS – Tetova Sot

Por me fillimin e bombardimeve të NATO-s, shpresa për lirinë e Kosovës ishte dhe u bë më madhe dhe më e sigurtë si kurrë më parë. Në këto rrethana të reja historike që për herë të parë në histori ishin në favor të shqiptarëve pasi kësaj radhe përkrah shqiptarëve ishte bota demokratike perendimore dhe aleanca më e madhe ushtarake botërore, NATO e udhëhequr nga SHBA. Kjo ishte garanci dhe që u dha shqiptarëve guximin, shpresën dhe sigurinë se më në fund do të shpartallohej Serbia , dhe se do të merrte fund kolonializmi kriminal e çnjerëzor serb mbi Kosovën.

Në këto rrethana të reja u bë e mundur që mijra e mijra shqiptarë nga diaspora dhe perendimi të linin rehatinë e perëndimit dhe të ktheheshin në Kosovë, në atdheun e tyre dhe të të parëve të tyre për të luftuar për lirinë e atdheut, për çlirimin kombëtar dhe me qëllimin e madh për ndarjen përfundimtare me Serbinë dhe për Bashkimin Kombëtar të shqiptarëve.

Këta mijra luftëtarë të lirisë mbërritën te “Drenica”e Durrësit.Te “Drenica” në Durrës 22 vite më parë,në Prill 1999 mbërriti edhe Batalioni “Atllantiku”ngaSHBA

Kapitët e Durrësit dhe liria e Kosovës - Bota Sot

Fatmir Fejzullahu-Mjaku: “Po, që nga aeroporti Rinas e deri në fund të qëndrimit në malin Pashtrik. Prej Rinasit ikëm për në Durrës, ku tek restoranti “Drenica”, aktivistët e logjistikës së UÇK-së na e shtruan një drekë. Menjëherë vluan gazetarët nga mbarë bota, ndër to edhe më prestigjiozet amerikane, angleze, franceze, spanjolle, turke dhe shumë të tjerë, të cilët nëpërmjet të pyetjeve të tyre, e regjistruan entuziazmin dhe vendosmërinë e fuqishme të vullnetarëve të Amerikës, për t’u dalë zot trojeve të tyre etnike.”http://prizrenpress.com/besa-e-pashtrikut-paska-qene-genjeshter/

Kjo ngjarje e madhe historike gjithshqiptare, Lufta e drejtë, patriotike dhe heroike e luftëtarëve të UÇK-së si dhe ndërhyrja e NATO-s e ndërkombëtarizuan botërisht si asnjëherë tjetër në Historinë e shqiptarëve Çështjen Kombëtare shqiptare. Luftëtarët e lirisë së Kosovës para 22 vitesh zbarkuan në Durrës, te “Drenica”e Durrësit që vinin nga perendimi i lirisë dhe i demokracisë për t’i sjellë lirinë, pavarësinë, shtetësinë dhe demokracinë Kosovës dhe popullit shqiptar të saj, ku si aleat tashmë shqiptarët kishin edhe shtetet më të fuqishme të botës demokratike dhe aleancën më të madhe ushtarake të botës, NATO-n.

Tashmë bota, opinioni botëror po njihej për tragjeditë dhe padrejtësitë që Europa kishte bërë mbi shqiptarët dhe mbi trojet shqiptare, për intrigat dhe për pazaret e fuqive të Europës mbi trojet shqiptare bërë në të kaluarën. Bota dhe civilizimi perendimor tashmë po shikonte me sy masakrat dhe barbaritë çnjerëzore të ushtrisë serbe mbi popullin shqiptar, që deri atëhere prej 100 vitesh perendimi kishte heshtur dhe kishte qëndruar indiferent ndaj Serbisë dhe aleates së saj Rusisë për ato tmerre që kishin shkaktuar mbi 100 vite mbi popullin martir të Kosovës.

Në Prill të Vitit 1999 “Drenica” e Durrësit e Kapitëve ishte “vatra më e madhe gjithshqiptare”, si një “Besëlidhje e Madhe” shqiptare në vitin 1999 në fundin e mijëvjeçarit te dyte, si një ngjarje bashkimi gjithshqiptar në shërbim të UÇK-së, Ushtrisë më të re në Europë dhe të luftës për lirinë, çlirimin dhe Pavarësinë e Kosovës , krijimin e shtetit të ri shqiptar të Kosovës.

Këtë vit mbushen 22 vite që kur te “Drenica”e Durrësit u bë pritja dhe mobilizimi i madh i luftëtarëve të lirisë të cilën shumë personalitete të mëdha të historisë, letërsisë, akademisë dhe shoqata shkrimtarësh, poetesh, invalidë e veteranë të luftës, opinionistë e gazetarë shqiptarë dhe të huaj, politikanë e mediatikë e kanë quajtur, “tempull atdhedashurie dhe lirie”, “kështjellë e fortesë”, “monument historie”, “muze përjetësie” etj.

Bedri Tahiri: Z. Xhevahir, pse DRENICA e Durrësit dhe luftëtarët e lirisë, madje edhe vetë dëshmorët dhe familjet e tyre, as sot e kësaj dite, sidomos këtu në Shqipëri, nuk trajtohen si duhet dhe nuk e kanë vendin e merituar?

Akademik Xhevahir Spahiu : Kjo qendër mobilizimi , e propozuar për muze nga poeti Moikom Zeqo, mund të themi se vetvetiu është kthyer në një lloj Tempulli. Këtu vazhdimisht vijnë poetë dhe shkrimtarë nga Tirana, nga Prishtina, nga Shkupi, nga diaspora, shpesh edhe të huaj, intelektualë që i bashkon qenësia shqiptare, gjuha, gjaku, kultura, mbijetesa, ardhmëria. Me sa kam marrë vesh këtu më së paku, për të mos thënë fare, vijnë politikanët.

Për këtë kontribut të madh e të jashtëzakonshëm për cështjen kombëtare, për lirinë e Kosovës, Kapitët e Durrësit, familja e Sadri KAPITIT, meritojnë respekt e mirënjohje nga të dy shtetet shqiptare

Autori V.Papaj – ishKryetar i Qarkut Durrës, ishPrefekt i Dibrës dhe ishDrejtor i Drejtorisë Arsimore Rajonale Qarkut Durrës; publicist dhe shkrimtar.

Barbara Gabriella Renzi: Gjuha e nënës, dialekt i lashtë i shqipes

No Comments Argëtim Histori

“Figlia di donna arbëresh” (Bijë gruaje arbëreshe), përcjell dëshminë e një vajze arbëreshe, e cila aktualisht jeton në Berlin në lidhje me pyetjen se çfarë do të thotë që të jetë vajzë e një nëne arbëreshe.

Studiuesi Ardian Vehbiu në shkrimin e tij sjell të përkthyer rrëfimin e Barbara Gabriella Renzi, e cila është e bija e një gruaje arbëreshe me fisnikëri të rrallë, Elsa Musacchio Renzi, nga Portkanuni (Portocannone) i Molise-s.

Elsa, prej dekadash punon për të mbrojtur, mbështetur e popullarizuar traditat unike të komunitetit të saj, tradita me të cilat, jeton dhe i shijon me gëzim të ripërtërirë çdo ditë. Këtë dashuri ia ka përçuar edhe vajzës së saj Barbara, e cila, pohon se “Të jesh bijë e një gruaje arbëreshe: të jesh pjesë e një kulture dhe ta gjesh veten gjithnjë pjesë të asaj kulture, edhe kur nuk e vë dot re”.

Çfarë do të thotë për mua, që të jem bijë e një nëne arbëreshe?

nga Barbara Gabriella Renzi

Nuk dua ta nis me përkufizime ose me lista fjalësh, mbiemra të tillë që të përkufizojnë fëmijërinë time ose karakterin e sime mëje. Po ju tregoj virtualisht muret e shtëpisë sime. Jo të asaj të tanishmes, meqë para pak kohësh kam lëvizur në Berlin dhe jam ende e rrethuar nga një rrëmujë kutish. Por në të gjitha shtëpitë ku kam jetuar më parë, gjithnjë kam pasur një pjatë druri, të varur në një cep: një send që ma ka sjellë nëna. Paraqet një shqiponjë me dy krerë. Po të shkojmë në kuzhinë, kam në frigorifer një magnet, me kokën e Skënderbeut. Dhe kur kalojmë në dhomën e gjumit dhe hapim një kuti druri, gjejmë aty ca gjëra të çmuara, një palë vathë prej argjendi, të punuara me filigranë. Gjejeni se nga vijnë?

Kur i kërkuan tim biri të shkruante një hartim për një personazh historik të rëndësishëm, gjejeni kë zgjodhi? Aq shumë patën ndikuar tek ai rrëfimet e gjyshes, sa edhe zgjodhi të shkruante për Skënderbeun.

Barbara Gabriella Renzi duke festuar 30-vjetorin

Pasi jetova shumë vjet në Mbretërinë e Bashkuar, u transferova në Gjermani. Im bir, në shkollë, nuk gjeti ambient dhe aq të qetë – asgjë alarmante, gjëra që ndodhin. Por, ai e gjeti rrugëdaljen kështu: u lidh menjëherë me dy fëmijë shqiptarë, Arbër dhe Marko, që ia bënë ditët më të lehta, madje edhe zbavitëse. Në Këln pata rastin të njihem me një zonjë italiane shumë të këndshme, me të cilën u afruam shpejt. Jo ngaqë kemi shumë interesa të përbashkëta, por ngaqë më tërhoqi shumë, për një arsye që në fillim nuk e kuptoja. Pas ca kohësh që takoheshim dhe rrinim bashkë, zbulova që ishte arbëreshe! Përfytyroni si mbeta gojëhapur. Gjithnjë kisha kujtuar se ishte kalabreze, por pastaj, rastësisht, e dëgjova të bisedonte me një të familjes së vet… dhe e zbulova se ishte arbëreshe. Ja çfarë do të thotë, të jesh bijë e një gruaje arbëreshe: të jesh pjesë e një kulture dhe ta gjesh veten gjithnjë pjesë të asaj kulture, edhe kur nuk e vë dot re.

Nëna ime e mësoi italishten, kur shkoi të banonte në Romë: gjuha e saj është ai dialekt i lashtë i shqipes, që flitet në Portkanun. Është krenare për kulturën e saj dhe për trashëgiminë e saj. Të jesh bijë e një gruaje arbëreshe, do të thotë ta bashkëndash gjithë këtë.

Burimi/fanpage.al/

Si u ngritën pallatet mbi lagjen antike të Durrësit

No Comments Aktualitet Lajme

Moikom ZEQO

Vetëm një mendje delirante dhe e pa përgjegjshme mund të konceptojë një projekt të pakuptimtë prej 6 milionë eurosh të quajtur “Veliera” për një zbukurim, në zonën A të zonifikimit arkeologjik, në Durrës, që me ligj është e ndaluar për të bërë ndërtim. Në vend që të realizohet me urgjencë një projekt për kanalet nëntokësore, për të shmangur përmbytjet apokaliptike nga shirat, në këtë qytet – me 6 milionë euro zgjidhet ky problem substancial dhe ekzistencial-pushtetarët që bëjnë edhe urbanistin, edhe arkitektin, edhe gjithçka tjetër në narcicizmin e tyre mendojnë për katrahura betoni dhe kitsch-in e hapësirave.
Është diçka rebeluese, e dhimbshme deri në padurim, një protestë ndaj së keqes, fakti që aktualisht në qytetin e Durrësit po ndodh një katastrofë arkeologjike. Në zonën në afërsi të Portit, në hapësirën e shënjuar dhe nga kulla e rrumbullakët, e njohur si Torra Veneciane, ka kohë që po kryhen punime për të realizuar një farë projekti të çuditshëm me një emër akoma më të pabesueshëm, që lidhet me sheshin “Veliera” (kështu quhen anijet mesjetare me vela).

Thuhet se ka një kontratë midis Bashkisë së Durrësit për monitorimin e punimeve nga Instituti i Arkeologjisë dhe Agjencia e Shpëtimit Arkeologjik. Qeveria po shpenzon për projektin “Veliera” 6 milionë euro për zbukurimin e kësaj zone pranë Portit të Durrësit.
Ndërkohë, si qytetar dhe banor i qytetit të Durrësit, si arkeolog që kam punuar kaq vite në Muzeun Arkeologjik të këtij qyteti, duke i parë edhe monumentet, artefaktet, muret dhe objektet e tjera arkeologjike nën sipërfaqen e çarë të rrugës nuk mund të rri pa e ngritur zërin me shqetësim të jashtëzakonshëm, duke u bërë thirrje të gjithëve, kryeministrit, Bashkisë së Durrësit, tërë arkeologëve dhe specialistëve të monumenteve për të stimuluar dhe amplifikuar të gjitha protestat për të parandaluar ndalimin e këtij projekti të çuditshëm, të karakterit zbukurimor dhe jo substancial dhe urbanistik të qytetit të Durrësit.

Aq më tepër që kam dëgjuar se tërë struktura konceptuar si një betonizim, përtej çdo simetrie apo elementi formal do të ketë (këtë nuk e di me siguri) edhe figurën, shëmbëlltyrën e një anieje me vela të bërë në beton, kuptohet, si një vepër e pakuptimtë dhe e shëmtuar e kitch-artit. Por ajo që më intereson më tepër është cenimi dhe masakrimi i arkeologjisë. Qyteti i Durrësit është qyteti më i lashtë i tërë vijës lindore të bregut të Adriatikut.
Ai është themeluar në shek.VII para Krishtit dhe është padyshim një nga qytetet polis të koleksionit më të ndritur të fundit të Epokës Arkaike dhe të fillimit të Epokës Klasike, në një territor ilir, të fisit të taulantëve, mbreti më i kryehershëm i të cilëve, sipas legjendës, apo mitit të treguar prej Apianit quhej Epidamn.
Ky qytet përmendet në ngjarje të famshme të rëndësisë botërore të dorës së parë, siç është e famshmja Lufta e Peloponezit, të cilës i kushton një pjesë të madhe të veprës së tij Tukiditi, është pika strategjike, ku u bë beteja e famshme e Cesarit me Pompeun në vitin 68 para Krishtit; është qyteti kështjellë ku ushtritë e fuqishme normane të Guiskardit u ndesh me arbrit dhe Perandorinë Bizantine, për të mos harruar faktin që në 1272 Durrësi ka qenë dhe kryeqyteti i Regnum Albaniae (Mbretërisë Shqiptare) të anzhuinëve dhe bujarëve arbër.

Hapësira urbanistike e këtij qyteti për arsye të kufizimit nga deti dhe nga ujërat e ish-kënetës ka qenëe vogël dhe përgjithësisht mbi 50 hektarë ka bërë të mundur strukturimin e qytetit në të gjitha epokat.
Në 1501 qyteti pushtohet nga osmanët dhe përjeton një rrënim gati të plotë. Në shek.XIX një student i ri që u bë një arkeolog i famshëm nga Anglia, Artur Evans vjen në qytetin e Durrësit dhe shkruan dhe boton në librin e tij “Illirians Letters” (“Letrat ilire”) se si administrata e Durrësit otoman digjte kapitelet, skulpturat e mrekullueshme prej mermeri, monumentet e tjera për të bërë gëlqere. Për qytetin e Durrësit Milan Shuflaj ka thënë se ai qe “lulishtja e Adriatikut”, një qytet ku gërshetohen kulturat e mëdha të Europës, qyteti i një peshe të jashtëzakonshme dhe të patjetërsueshme në Mesjetë dhe më vonë.
Në 1508 Marin Barleti në librin e tij për Skënderbeun i bën një homazh të madh arkeologjisë në Durrës dhe është i pari që përshkruan ekzistencën e amfiteatrit. Amfiteatri u zbulua në 1966 dhe është vepra më e madhe inxhinierike dhe arkitekturore e Antikitetit në Shqipëri. Po në 1966 qyteti i Durrësit u vlerësua me një ligj të posaçëm për mbrojtjen me çdo kusht dhe në mënyrë shtetërore “të nëntokës arkeologjike”.
Asnjë qytet shqiptar nuk e ka ligjin për shpalljen “Muze të nëntokës” siç e ka Durrësi, as Shkodra, as Berati, as Gjirokastra etj. Mbi strukturën e amfiteatrit qe fragmenti i një lagjeje të tërë, u prishën tërë ato shtëpi për të dalë në dritë amfiteatri. U zbuluan termat romake të Durrësit, të cilat ruhen akoma dhe sot dhe janë të vizitueshme.
Në vitet ’80 u zbulua qendra e shek.VI, sheshi rrethor me kolonada (rotonda.) Në atë kohë një ish-sekretar i PPSH-së në Durrës donte qe mbi këtë rotondë, të ngriheshin disa pallate, por unë kam reaguar së bashku me kolegët e mi arkeologë dhe arritëm ta ndalojmë këtë mynxyrë.
Dhe rotondoja, sot është e vizitueshme. Për fat të keq gjatë këtyre 25 viteve të gjitha qeveritë e djathta apo të majta, të tërë ministrat e Kulturës pa përjashtim, as e kanë pasur idenë më të vogël, as kulturën për të ruajtur monumentet arkeologjike të Durrësit.

Këtë të vërtetë e them me një trishtim të madh. Klasa jonë politike e drejtuar nga njerëz me dituri sipërfaqësore nuk arriti të mbrojë trashëgiminë kulturore të arkeologjisë në Durrës. Po jap disa shembuj tronditës për të treguar se me gjithë përpjekjet e ndërmarra nga unë, strukturat e monumenteve janë shkatërruar apo kanë humbur.
Kështu, tek ish-Shtëpia e Pionierit, që ka qenë dhe pallati i Princ Vidit, gjatë një prishjeje të pakuptimtë të kësaj ndërtese, e cila duhej ruajtur me doemos, u zbulua papritur Golden Gate (Porta e Artë) e rrugës Egnatia. Kjo ishte porta e trefishtë, ku fillonte rruga Egnatia nga Durrësi në Konstandinopojë. Porta në qendër, qe e madhe për të kaluar karrocat dhe kalorësit, dy porta anash më të vogla për të kaluar këmbësorët.
Ky zbulim qe i një rëndësie botërore, ky qe një zbulim unikal, që do ta shënjonte Durrësin si stacionin primar të rrugës ndërkontinentale të globalizmit romak të quajtur Egnatia, deri në Konstandinopojë. Bëra shumë shkrime në atë kohë, apele, por biznesmenët e pashpirt dhe pushtetarët diletantë bënë çmos dhe ndërtuan mbi strukturën e këtij kryemonumenti një pallat betoni. Rasti tjetër është akoma më tragjik edhe për shkak të një hapësire të madhe që përfaqësonte.

Në ish-lulishten “1 Maji” u zbulua një lagje e tërë e qytetit antik, ku dukeshin qartë rrugët, struktura hipodamike urbane, me punishtet e përpunimit të qelqit, të terakotave, ngjyrave të tekstileve etj. Latinët thoshin: “Scripta manent”, dmth “E shkruara mbetet”. Bëra një numër shkrimesh në atë kohë që të ruhej kjo lagje antike.
Takova ministrat e kohës, specialistët, madje e çova zërin tim edhe në organizatat ndërkombëtare që merren me trashëgiminë botërore. Por ç’ndodhi? Ajo që mua më dukej e pabesueshme. Ajo që mua më dukej e pakonceptueshme. Edhe kjo lagje e tërë antike, e cila përfshinte në jetesën e saj deri në shek.VII pas Krishtit sot është e mbuluar nga struktura ogurzezë prej betoni e një pallati.
Kjo lagje antike e Durrësit të kujton në arkeologjinë evropiane vetëm lagjet e Pompeut antik. Pompeun e mbuloi hiri i vullkanit dhe e ruajti në shekuj, kurse lagjen antike të Durrësit nuk e shpëtoi askush. As shteti, as arkeologët, as ministrat e Kulturës, as shoqëria civile, as shtypi, as mediat. E tmerrshme! Para shumë vitesh në bregun e detit u ndërtua një lulishte e mbiquajtur si parku arkeologjik i Durrësit, ku u ekspozuan shtylla dhe kapitele. Çdo gjë ishte midis gjelbërimit.

Shikoni sot se ç’ka ndodhur në këtë të ashtuquajtur Shëtitore të Durrësit, ku mbretëria e betonit është e plotfuqishme dhe gati e pamposhtur. Por le t’i kthehemi argumentit për zbulimet e fundit pranë Torrës Veneciane. Më vjen keq për kolegët e mi që janë në Institutin Arkeologjik. Më vjen keq sidomos për një instrument të tillë institucional të quajtur si Agjencia e Shpëtimit Arkeologjik. Në këtë të fundit me sa jam informuar, mungojnë specialistët e arkeologjisë.
Dhe kjo nuk është aspak profesionale. Qoftë Ministria e Kulturës, qoftë organizmat e tjerë duhet ta dinë shumë mirë se Durrësi ka të aprovuar me ligj zonifikimin arkeologjik dhe ky zonifikim parakupton mbrojtjen e objekteve që ndodhen në nëntokën e qytetit, sepse ato përbëjnë një trashëgimi të dyfishtë, sa të karakterit kombëtar, aq dhe të karakterit ndërkombëtar.

Kështjella e Durrësit e ndërtuar në kohën e perandorit me origjinë nga ky qytet, Anastasit të Bizantit dhe të vazhduar në përpunimin arkitektonik nga perandori tjetër i madh i Bizantit, Justiniani, përbëjnë shëmbëlltyrën e kështjellës bizantine më klasike, ndoshta në krejt trevat e ish-Perandorisë Bizantine.
Në shek.XIV venecianët ndërtuan kullën e rrumbullakët të njohur si Torra Veneciane. Kjo kullë nuk ka qenë një element i vetmuar, por i strukturuar me mure të tjera dhe tërë zona rreth e qark kullës është e palejueshme që të gërmohet të paktën në një lartësi mbi 200 m nga perimetri i kullës. Për sa i përket procesit të zbulimit arkeologjik, çështja është akoma më e rëndësishme dhe absolutisht shkencore.
Nëse nën sipërfaqen e gërmuar në këtë zonë duken artefaktet të periudhës otomane të shek.XVI, koleksioni i shtresave kulturore dhe arkeologjike zbret më poshtë në Durrësin e periudhës së mesjetës së mesme, të Antikitetit të Vonë, të periudhës romake dhe vetëkuptohet akoma dhe më thellë. Por këto shtresa kulturore janë shkatërruar barbarisht me mjete mekanike të mëdha gërmuese.

Përmenda më sipër arkeologun gjenial, Artur Evans. Ai ka gërmuar edhe në Trojë. Troja u zbulua nga një arkeolog diletant, që nuk i njihte metodat shkencore të imëta të arkeologjisë. Ky qe Shlimani. Ai e gjeti vërtet Trojën, por me gërmimet e tij pa kritere shkencore shkatërroi shumë prova arkeologjike. Ka mbetur e famshme thënia e Artur Evansit se, “Shlimani hyri në Trojë, si një elefant që hyn në një dyqan qelqurinash”.
E bëj këtë shkrim jo vetëm për një apel për vetëdijen qytetare. E di fare mirë që burokratët e pashpirt dhe të pakulturuar të këtij vendi do të bëjnë alibitë e tyre të pakuptimta, do të argumentojnë gjoja se nuk është bërë asnjë shkelje etj. Durrësi duhet shpallur një qytet i rrezikuar, një qytet në emergjencë për arkeologjinë. Për këtë duhet krijuar një komision dijetarësh, specialistësh dhe njerëzisht të ditur, seriozë dhe me vizion të madh kulturor për ta mbrojtur.
Me pikëllim mund të them se njerëz të tillë në administratën tonë të shtetit duket sikur nuk ekzistojnë më. Do të propozoja publikisht një Moratorium për ndalimin e gjithë ndërtimeve të reja në qytetin e Durrësit për 10 apo 20 vite. Kjo do ishte puna më e mençur dhe më e denjë që mund të bënim për gjeneratat e ardhshme për të mos na goditur dhe kritikuar me stigmën danteske. Ka ardhur koha që ata që bëjnë projektet në Durrës dhe kudo, projekte që i ngjajnë “Aegri somnia” (“Ëndrrat e të sëmurit – d.m.th gjepura”) të ndalojnë vrullin e tyre të spektaklit dhe të elementit të kotë dekorativ.
Arkeologjia në Durrës është shkatërruar gati në mënyrë të pariparueshme më. Gjatë këtyre 25 viteve, pushtetarët mediokër dhe të pashpirtë lejuan që të shkatërrohej gjithçka. Këto ditë shfletoja kryeveprën e poetit romak Ovidit (“Metamorfozat”), kënga e VIII, ku është dhe vargu kërthitës: “Aera non potiut Minos, alia omnia clausit”! Që në shqip do të thotë: “Vetëm ajrin nuk mundi, Gjithë të tjerat i mbylli Minosi”! Për një fat të keq dhe tragjik, qyteti i Durrësit që është matrica e gjithë qytetërimit tonë në shekuj ka pasur përballë përherë një Minos të Hadit, që ka synuar ta gëlltisë dhe të shkatërrojë me gjithçka.

Burimi/fanpage.al/

Marin Mema me porosi për politikanët shqiptarë në Maqedoni: “Faleminderit tradhëtarë”

No Comments Lajme Opinion

Nga: Marin Mema

Keni kohë që “rregjeni” duke folur për të drejtat e shqiptarëve në Fyrom kur në fakt keni punuar vetëm kundër interesave të tyre. Keni blerë e shitur vota, interesa, keni masakruar, ushtruar presion, shkarkuar e emëruar shqiptarë në emër të xhepave tuaj.

Jeni ndarë e shpërndarë aq shumë sa keni humbur mandate, keni humbur mundësi, keni humbur shansin për të imponuar që në fillesë Kryeministrin tuaj, Kryeministrin tonë shqiptar në Fyrom ! Nuk mundëm të kërkoj fajtor askërrkund përveç jush, sepse ju jeni fajtorët e vertetë, ju që ngërdhesheni për flamur, por që po atë flamur e shkelni, e përçudnoni e hidhni tej, për ca poste në qeveri, për ca kacidhe në kontot e fryra bankare.

Nuk dënjuat kurrë të uleni e të mendoni për shqiptarët, të bashkoheni në emër të interesit të tyre, të imponimit të një drejtuesi shqiptar që në nisje të garës (sepse në kushtet e një rivaliteti të tillë mundësitë ishin reale) !

Aq shumë u çatë sa humbët mandate në parlament, kur mund të kishit shfrytezuar rivalitetin mes Vmro-Lsdm për të faktorizuar votën e shqiptarëve duke i detyruar të dyja këto forca që të kerkonin mbijetesë përmes një Kryeministri shqiptar.

E mendoni dot “të dashur” tradhtarë? Një kryeminister shqiptar për Shkupin, për Manastirin, per Tetovën, Gostivarin, Kërçovën, Dibrën e madhe, Ohrin, Strugën, Prilepin, Kumanovën e kudo…

Lsdm ka fituar në zona tradicionalisht shqiptare duke shfrytëzuar kandidatë shqiptarë.

A nuk ju vjen turp, juve krerëve të partive politike shqiptare?

Keni falur, trafikuar, shitur vota shqiptarësh, në dëm të shqiptarëve, e tani po falni e shisni edhe vete qytetarët!

Ju nuk kërkoni më shumë punësim për shqiptarët, nuk kërkoni më shumë investime, më shumë pjesmarrje, më shumë angazhim, më shumë të drejta.

Nuk kërkoni një arsim më cilësor, e gjithçka u takon si një popullësi autoktone!

Shqiptarët gjithnjë e më shumë po largohen nga ky vend sepse nuk kanë asnjë mundësi. Kjo është e vetmja zgjidhje që ju u keni lënë.

Kurrë nuk keni kërkuar të mbyllni gropën e madhe që ka boshatisur zona të tëra tradicionalisht shqiptare siç janë Shkupi, Manastiri, Ohri e kështu me rradhe… E pra në këto qytetete faktori shqiptar po shuhet!

Ju nuk jeni shqiptar!

Ju jeni gjithçka përveçse shqiptar, edhe emër është e veshtirë t’ju vësh…

Sot është një ditë e zezë që tregon edhe njëherë se ç’mund të bëjë një politikë e shitur dhe e blerë si rrobë pa vlerë, se ç’mund të bëjnë ca njerëz të veshur me pushtetin e parasë e të dhunës, me pushtetin e konfliktit e mashtrimit, me pushtetin e manipulimit e mbi të gjitha të tradhetisë!

Po ju jeni tradhtarë! E ftoj çdo shqiptar në Fyrom t’ju quajë të tillë, Tradhëtarë!

Pse duhet ta kërkojmë fajin tek të tjerët, kur faji është brenda tek ne, tek ju që s’doni t’ja dini për asgjë …

PS: Shpëtoni vetëm në një mënyrë. Vraponi të bashkoheni menjëherë e t’i impononi njerës apo tjetrës palë qeveri me kushtet tuaja, ose mos pranoni bashkëpunim pa marre postin më të lartë e jo thjesht ca portofole ministrore pa vlere!

Kjo është zgjidhje !! Gjithçka tjetër është tradheti!

shkurt 2017

Burimi/fanpage.al/

Ira S. Kurti – Minstria e Diasporës dhe Ministri!

No Comments Lajme Opinion

Nuk përfaqësoj asnjë tjetër veç mendimit tim personal përsa do shpreh më poshtë:
Para disa ditësh u bë debat i madh mediatik mbi deklaratën e Min. të Diasporës Pandeli Majko kur i jep porosi Albin Kurtit të shohit punët e Qeverisë Kosovës, se Bashkimi Kombëtar është një histori që duhet mbyllur!! Për këtë thënie ai u quajt anti-Shqiptar dhe shumë ja rreshtuan gjithë abuzimet që ka bërë gjatë jetës tij në pushtet duke i përmëndur dhe se sa pasuri të pajustifikuar nga të ardhurat ai kishte (ka akoma). Pse pritën njerzit këtë moment për të denoncuar korrupsionin e një Ministri? Nga na tjetër ku e gjen forcën një Ministër të jap një deklaratë të tillë, kur kjo çështje jo vetëm që s’është e mbyllur përderisa trojet tona akoma kanë frymorë me pasaporta Shqiptare? Pse I trembet Majko Referendumit Popullor?
Njerzit e Diasporës ankohen për shumë çështje veç mohimit të Votës se nuk përfaqësohen në Parlament e se interesat e tyre nuk mbrohen.
Propozimi im do ishte që të paktën Ministri i Diasporës të mos ishte një nga përfaqësuesit e Partive Politike, por një Atdhetar me vizion dhe profesionalizëm që të zgjidhet nga Mërgata jonë direkt. Kandidatin mund ta propozojnë Deputetët e Kuvendit, por të votohet nga Diaspora.
Ministria e Diasporës duhet të zhvilloj programe në mbështetje të Nenit 1, 7 e 8 të Kushtetutës. Ajo duhet të krijojë e zhvilloj një Strategji konkrete për ri-Atdhesimin e shtetasëve të vet dhe sidomos të trurit të vendit!
Çfarë ka bërë deri tani kjo Ministri veç dy Samiteve me thelb propogandistik dhe asnjë gjë reale për bashkëpunim, marrje idesh apo kuadrosh?,
Reagoni me idetë e juaja! Shpëndajeni të marrim sa më shumë mendime nga të tjerët..
Ira S. Kurti

Burimi/Facebook

Kosova-djepi i shqiptarizmit, i lëvizjeve dhe ngjarjeve të mëdha kombëtare

No Comments Lajme Opinion

Nga Skënder Sadri KAPITI

Këtë titull më nxiti për ta shkruar duke marrë shkas dhe arsyetim nga zgjedhjet e 14 Shkurtit 2021 në Kosovë, si zgjedhje model e shëmbull demokracie jo vetëm në Ballkan, por edhe më gjerë si dhe duke parë se si edhe demokracisë amerikane iu tronditet themelet në zgjedhjet e fundit presidenciale mbajtur atje.

Shkurtimisht vetëm po t’i hedhim një sy vështrimi Historisë së Shqipërisë dhe të shqiptarëve rezulton se Kosova është djepi i shqiptarizmit, sepse në Kosovë janë zhvilluar ngjarjet më të mëdha me rëndësi kombëtare dhe jetike për shqiptarët.

Së pari: ishte Lidhja Shqiptare e Prizrenit ajo e cila i dha shtysën kryesore Rilindjes Shqiptare dhe ngjarja me e madhe është po ajo në historinë moderne e cila e bëri problem ndërkombëtar Çështjen dhe ekzistencën e kombit shqiptar.

Së dyti: janë kryengritjet në Kosovë dhe lufta e sakrifica e popullit shqiptar të Kosovës, Kryengritja e Përgjithshme në Kosovë ajo e cila çoi në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.

Së treti: është qëndresa e pamposhtur e Kosovës për liri, pavarësi dhe për Bashkim Kombëtar e cila ishte edhe pengesa kryesore për planet gllabëruese sllavo-greke edhe të Shqipërisë londineze.

Së katërti: ngjarje tjetër e madhe me rëndësi kombëtare është qëndresa heroike e popullit shqiptar të Kosovës gjatë 100 viteve kundër kolonizatorit sllavo-serb, në vitet e pas Shpalljes se Pavarësisë së Shqipërisë dhe gjatë Luftës së Parë Botërore, ndërmjet dy luftrave botërore si dhe në vitet 1945, 1968, 1980 si dhe ajo e lëvizjes rugoviane për demokraci, liri dhe shtetësi të Kosovës të cilat iu kundërvunë edhe regjimit komunisto – titist dhe atij fashisto-komunist te Millosheviçit.

Së pesti: Ishte Rugova dhe LDK-ja e drejtuar prej tij shëmbull edhe për demokracinë në Shqipëri që çoi në rënien e komunizmit antihuman stalinisto-enverist në Shqipëri në vitet ‘90.

Së gjashti: Ngjarja tjetër kulmore në Historinë tone kombëtare, është Lufta heroike e UÇK-së, është ajo e cila e ndërkombëtarizoi si kurrë më parë në Histori Çështjen e Kosovës shqiptare dhe atë të problemit gjithkombëtar shqiptar e cila çoi në Pavarësinë e Kosovës dhe që e vendosi në agjendën edhe ndërkombëtare zgjidhjen e problemit shqiptar , atë të Bashkimit Kombëtar.

Dhe tani së fundmi janë edhe zgjedhjet e lira dhe demokratike të 14 Shkurtit 2021 ato të cilat vulosën triumfin e demokracisë reale e të vërtetë: atë të zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe demokratike duke plotësuar standadet moderne të demokracisë, të cilat edhe e ndanë Kosovën nga sundimi i elitës së vjetër politike të korrupsionit, duke i hapur kështu Kosovës perspektivën e pakthyeshme eurointegruese, demokratike dhe zhvillimore e cila do të inkurajojë dhe shëmbullojë që edhe në Shqipëri, më në fund edhe ajo, të zhvillojë demokracinë e zgjedhjeve të lira dhe me standarde në mënyrë që edhe Shqipëria të ndahet nga tranzicioni traumatik 30 vjeçar.

Sot në Shtetin e Ri shqiptar të Kosovës, populli shqiptar ia ka besuar qeverisjen dhe pushtetin VETËVENDOSJES dhe reformatorëve e patriotëve Albin Kurti e Vjosa Osmani për ta konsoliduar, forcuar dhe ndërkombëtarizuar akoma më shumë shtetin e Kosovës dhe Çështjen kombëtare shqiptare akoma të pazgjidhur.

Me Shtetin e Ri shqiptar të Kosovës shqiptarët tashmë janë faktor dhe lujnë rol kyç në Ballkan. Kosova gjithmonë dhe historikisht ka qenë në anën e duhur të historisë për interesin gjithkombëtar, por për Shqipërinë politike, politikisht nuk mund të thuhet një gjë

Kushti i një mundësie aleance bashkëqeverisëse LVV-LDK (2)

No Comments Lajme Opinion

Nga Skënder Sadri KAPITI

Edhe së pari nëse Vjosa Osmani “rikthehet” dhe më së miri nëse ajo zgjidhet kryetare e LDK-së pasi LDK-së i duhet patjetër VETING-u nëse ajo pretendon që të bëhet alternativë potente politike dhe më pas edhe të bashkeqeverisë me LVV; dhe nëse Vjosa e merr drejtimin e LDK-së apo edhe nëse largohen pengmarrësit e LDK-së si “kalibri” Mustafa me kompani e me kryesi e që do të ishte shans i madh edhe për ripërtërtjen e LDK-së; por edhe tjetra, në pamundësi të mundësisë së parë, dhe nëse Vjosa Presidente edhe nëse ajo kalon edhe në VETËVENDOSJE, apo edhe nëse ajo formon një parti të re, bashkëqeverisja LVV -Alternativa Osmani, ose Kurti-Osmani do të vazhdojë për shumë kohë, sepse kjo i duhet Kosovës.

Nëse LDK reformohet shpejt tani, dhe disa apo te gjithe deputetët e saj i bashkohen dhe e mbështesin Vjosa Osmanin atëhere natyrshëm vjen edhe bashkëqeverisja LVV-LDK (2).

Dhomat e Specializuara : drejtësi apo politikë?

No Comments Lajme Opinion

NGA: ARNAUD BOUTIN DHE JEHONA PNISHI
Përgjigjje të nxjerra nga një intervistë e bërë më 9 dhjetor 2020 me Loïc Trégourès, profesor në Institutin Katolik të Parisit dhe specialist i Ballkanit perëndimor.

Ashtu sikur “[k]auza e drejtë e pavarësisë së Kosovës bënë thirrje për një përgjegjshmëri të lartë morale”, e njëjta gjë vlenë dhe kur duhet “përballur me të kaluarën tonë, gjë që Serbia ende nuk është në gjendje ta bëjë”. Është pikërisht në këtë frymë, të përshkruar nga Loïc Trégourès, specialist i Ballkanit perëndimor, që Dhomat e Specializuara të Republikës së Kosovës janë parashikuar dhe iniciuar.

Elemente mbi krijimin, ndikimin dhe fushëveprimin e Dhomave të Specializuara

Më 3 gusht 2015, Kuvendi i Kosovës e miratoi amendamentin e 24-të të Kushtetutës së Republikës së Kosovës pas ndikimit të raportit të senatorit zviceran Dick Marty në Këshillin e Evropës. Ky amendament miratoj Artikullin 162 për krijimin e Dhomave të Specializuara. Është pikërisht në bazë të pretendimeve të këtij raporti i cili denoncon një trafikim organesh njerëzore të kryer nga UÇK-ja (Ushtria Çlirimtare e Kosovës) që u krijuan Dhomat e Specializuara, të cilat rishtas kanë akuzuar ish-luftëtarët e UÇK-së, të bërë aktorë politik të shtetit pas luftës në Kosovë. Kështu pra, Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit të Kosovës që nga vitin 2007 deri në 2014, Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Kosovës që nga vitin 2014 deri në 2019, Hashim Thaçi, president i Kosovës në vitet 2016-2020, dhe Rexhep Selimi, deputet i partisë Vetëvendosje! janë akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera në Kosovë prej 1 janarit 1998 deri më 31 dhjetor 2000.

Është pikërisht në emër të kësaj përgjegjshmërie morale që klasa politike kosovare dhe opinioni publik pranuan ndëshkimin e çdo krimi lufte ose krimi kundër njerëzimit përmes Dhomave të Specializuara, krijimi i të cilave u mundësua me insistimin e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Mirëpo, ky miratim publik ishte larg pëlqimit të asaj që duket sot të jetë dobësimi i dukshëm dhe çëllimplotë i kauzës së drejtë të UÇK-së.

Kjo nuk është hera e parë që imazhi i UÇK-së vihet në gjykim përballë Gjykatave të ndryshme me akuzimin e ish-luftëtarëve të saj. Në fakt, ishte së pari Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (TPNJ) që ishte i ngarkuar të sjell para drejtësisë njerëzit të supozuar të jenë përgjegjës për shkelje të rënda të së drejtës ndërkombëtare të kryera në teritorin e ish-Jugosllavisë që nga viti 1991. Për shembull, TPNJ-ja ka akuzuar dy herë ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, të cilin e shpalli të pafajshëm në fund të procedurave.

Sido që të jetë, krijimi i Dhomave të Specializuara ngjalli debat në rajon. Për disa, krijimi i tyre është zanafillë e një shprese të re që do të plotëson boshllëqet në vendimet e TPNJ-së në lidhje me ish-luftëtarët e UÇK-së, të cilat konsiderohen të pjesshme dhe të paqëndrueshme. Ndërsa për disa të tjerë, krijimi i tyre konfirmon një vullnet të pandërprerë për të dëmtuar imazhin e kauzës së drejtë të UÇK-së si dhe atë të Kosovës si shtet, duke bërë luftën e UÇK-së për pavarësi jo legjitime. Sepse, kur struktura udhëheqëse e një organizimi të armatosur falë të cilit çlirohet një vend akuzohet, atëherë kjo akuzë dobëson legjitimitetin e shtetndërtimit dhe pavarsisë së tij !

Imazhi i UÇK-së me Dhomat e Specializuara

Përveç që parandaluan Hashim Thaçin të nënshkruajë ndonjë dokument me presidentin serb Aleksandër Vuçiq në Zyrën Ovale, Dhomat e Specializuara luajnë një rol të rëndësishëm në avancimin e negociatave dhe marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Sipas Loïc Trégourès, “Vuçiqi nuk është i interesuar të zgjidhë çështjen e Kosovës dhe opinioni serb nuk është aspak i gatshëm për të, nëse besojmë në studimin e fundit të Bezbednost-it ”. Ai shton se në sytë e presidentit serb dhe të Kishës ortodokse serbe, “Kosova është zemra e Serbisë, status koha [për rikthimin e saj] nuk ka asnjë rëndësi”. Gjoja rajon historik serb pas humbjes së tij nga Perandoria osmane më shumë se 630 vjet më parë, qarqet fetare dhe politike serbe mendojnë se Kosova përfundimisht do t’u kthehet atyre.

Në këtë dinamikë, Dhomat e Specializuara ngjallin dhe më shumë debat. Ato u krijuan si pasojë e raportit të Dick Marty-it i cili akuzoi ish-organizatën ushtarake për trafikim organesh. Por sot, këto dhoma të zhvendosura në Hagë akuzojnë ish-luftëtarët e kësaj ushtrie çlirimtare për krime të shumta, por jo për trafikim organesh. Pra Dhomat e Specializuara nuk bazohen në atë për çfarë ishte dhe akuza kryesore e Dick Marty-it dhe të raportit të tij – trafikimi i organeve njerëzore – që inicoj dhe vet krijimin e tyre. Ky element ushqen sot debate dhe mosbesim mbi mbarvajtjen e misionit dhe vet ekzistencën e dhomave.

Ky dobësim i imazhit të luftës për pavarësi dhe posaçërisht imazhit të Kosovës si shtet, ballë për ballë Serbisë, i sjell dobi kësaj të fundit. Siç thotë Loïc Trégourès me të drejtë, “Sigurisht që ka një padrejtësi në lidhje me mungesën relative të dënimeve të oficerëve serbë”. Ndikimi negativ i Dhomave të Specializuara në marrëdhëniet midis këtyre dy vendeve konfirmohet me faktin që këto të fundit nuk kanë akuzuar ndonjë oficer serb deri më sot.

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, pohoi në vitin 2017 se “dhomat nuk do të ndjekin penalisht asnjë grup etnik. Ato nuk do të padisin asnjë organizatë. Ato do të ndjekin dhe do të mbajnë përgjegjës vetëm persona individual”. Loïc Trégourès thotë se disa njerëz “ngatërrojnë akuzat individuale me UÇK-në. Kjo është shumë e kuptueshme, por sidoqoftë është jo e vërtetë”. Nëse ky pohim mund të jetë i saktë në disa aspekte, ne duhet të kemi parasysh se kjo lloj ndarje mbetet mjaft e vështirë kur shikojmë se pjesa kryesore e strukturës udhëheqëse të UÇK-së akuzohet. Nëse analizojmë vetëm pak këtë çështje, kjo i bie se e gjithë UÇK-ja mund të jetë e kriminalizuar. Duke pasur parasysh këtë dinamikë të analizës, a mund të themi se këto dhoma akuzojnë vetëm individ dhe jo imazhin e UÇK-së ? Sidomos kur shohim pasojat e këtyre akuzave të cilat ndikojnë në marrëdhëniet midis dy vendeve fqinje dhe dobësojnë Kosovën, e cila vazhdimisht vihet në bankën e të akuzuarve në negociatat me Serbinë. Me këto aktakuza ndaj ish-ushtrisë çlirimtare, Kosova gjendet në fakt në taborrin e palës fajtore. Kur jemi tek aktakuzat e të akuzuarve të lartë përmendur, seanca gjyqësore e radhës do të mbahet në vitet që vijnë. Sipas avokatëve mbrojtës në verën e vitit 2022, ndërsa sipas Zyrës së Prokurorit të Specializuar gjatë vitit 2021.

Sa i përket debatit në lidhje me Dhomat e Specializuara, nëse secila nga palët e interesuara gjen argumente që i shkojnë në favor, një e përbashkët mes TPNJ-së dhe Dhomave të Specializuara tërheq vëmendjen : as TPNJ-ja, e as Dhomat e Specializuara, nuk kanë treguar ndonjë efektivitet real në ndjekjen penale të njerëzve që potencialisht kanë kryer krime lufte, krime kundër njerëzimit ose shkelje serioze të ligjit ndërkombëtar humanitar, gjatë luftës në Kosovë. Përballë këtyre fakteve dhe kësaj mungese proporcionaliteti, populli kosovar ka humbur të gjithë besimin në këtë drejtësi tranzicionale të promovuar nga komuniteti ndërkombëtar. Ky problem i efikasitetit gjyqësor, i cili fillimisht u ngrit me TPNJ-në, duket pra se po vazhdon dhe me Dhomat e Specializuara.

Kështu si përfundim mund të thuhet se, mungesa e një paanësie që duken të kenë këto dhoma në punën e tyre gradualisht po godet imazhin dhe trashëgiminë e simbolikës së UÇK-së dhe, si pasojë, tërë imazhin e Kosovës dhe luftës së saj për pavarësi. Konteksti i vështirë në Ballkan dhe nevoja për paqe duhet të jenë një motiv për një punë të paanshme nga ana e Dhomave të Specializuara. Andaj, një trajtim, gjykim, padi ose hetim të palës serbe, në të njëjtën mënyrë që Shqiptarët e Kosovës akuzohen për krime të mundshme të kryera gjatë kësaj periudhe, do ishte një hap drejt një paanësie nga këto dhoma si dhe një shkëndi shprese për një të ardhme më të mirë e stabile për të gjithë rajonin.

Burimi/botasot.info/