Home

Lajme

Në prag të festimeve për Pavarësinë e Kosovës, Arbnora Fejza-Idrizi nga Skenderaj, është duke tentuar të thyej rekordin e tretë në Librin e rekordeve (Guinness), kësaj radhe me një punim shumë të veçantë.

No Comments Argëtim Kuriozitet

Me teknikën origami, ajo ka realizuar flamurin e Kosovës të madh mbi 1,200 metra katrorë. Arbnora Fejza-Idrizi ka treguar për mënyrën e realizimit të këtij punimi.

Ajo ka bërë të ditur se për t’i përgatitur letrat me të cilat është realizuar ky punim i ka marrë kohë katër muaj.

“Për katër muaj, unë së bashku me një nxënëse Edonën, kemi punuar nga katër orë në ditë për t’i bërë gati 127 mijë e 400 copa letre dhe flamurin e kemi realizuar 1200 metra katrorë”, u shpreh ajo.

Fejza-Idrizi ka bërë të ditur se e gjithë kjo po bëhet për nder të 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“Duke shikuar listimet e rekordit se çfarë rekorde po bëhen në botë pash se një shkollë në Mongoli mbante rekordin për një flamur gjigand dhe mendova që për nder të festës së pavarësisë t’ia bëj dhuratë shtetit tim. Që me flamurin gjigand ta paraqes Kosovën në botë. Kam dashur që t’i tregoj botës se edhe pse jemi vend i vogël mund të realizojmë vepra të mëdha”, u shpreh Fejza-Idrizi, për Telegrafin.

Ajo ka treguar se të shtunën kanë arritur ta finalizojnë tërë punimin e këtij flamuri brenda dite, së bashku me një ekip prej 25 vetave ku kanë qenë nxënës dhe studentë.

“Ka qenë e vështirë sepse radhitja është dashur të vëzhgohet kohë pas kohe dhe në çoftë se tejkalohen rendet atëherë kemi pasur mundësi me pas vështirësi tjera sepse atëherë devijon puna”, u shpreh Fejza-Idrizi.

Copat e letrës të cilat janë vendosur për të realizuar këtë flamur gjigand, Arbnora Fejza-Idrizi thotë se i kanë vendosur pa përdorur ngjitës.

Burimi/korca-today.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *