Home

Lajme

Agim Jakupi – Zgjedhjet apo zgjidhja

No Comments Lajme Opinion

Reformat janë proces politik që rrjedhin në kohë. Për ta duhet angazhim, kohë dhe mund. Mirëpo, hapsira kosovare gjatë kohë ka qenë e ngulfatur nga zhvillimet që më në fund politikën e kanë bërë të kuptohet si teknikë për nënçmim të popullit, populli të jetë në varshmëri të plotë, i poshëruar dhe i burgosur në vete dhe ndërkombëtarisht. Idetë politike që për qëllim kanë krijimin e një hapsire të gjerë veprimi duke dashur të krijojnë perandori në vete, kanë humbur baraspeshën dhe shoqëria ka ardhur në një moment tjetër. Nga veprimet e tilla, ndërtimi dhe funksionimi i shtetit është ballafaquar me shumë sfida dhe probleme. Ndryshimi vjen nga ju, familjet e juaja, shtëpijat e juaja…

Ç’është e vërteta, gjatë kohë mungon shpirti edukues i elitës politike. Qytetarët që nga pavarësia u përballen me “dhëmbët” e udhëheqjes, ikja masive e të rinjve, ekonomia buzë greminës, bujqësia në rënie, punëtorët e munduar nga “shefat” e pa prekur, arsimi nën llupën e politikës, mjekësi gjysmake, bile shkuan edhe më larg sa penguan edhe faljen e namazit të xhumasë dhe me burgosjen e disa hoxhallarëve në emër të terrorizmit. Kjo shkallë, në munges të ndërgjegjies të politikanëve, po i vë qytetarët para dilemave…

Nga këndvështrimi jonë, qytetarët e Kosovës përballen me zgjedhjet dhe me zgjidhjen e 14 shkurtit. Janë dy momente: i pari ka të bëje me natyrën e varshmërisë dhe e dyta ka të bëje me ballafaqimin kundër varshmërisë. E para, krijohet në kohë, kur një qytetar poshtërohet, dhunohet, duke iu mohuar edhe të drejtat më elementare (shembull e kemi vajzat e përjashtuara nga shkolla përshkak shamisë), vjen një ditë që qytetari dashurohet pas poshtërimit, e kërkon dhe përfytyron si të drejtë, bile edhe shkeljen më të madhe e të drejtave të tij, e konsideron si drejtësi!

E dyta është zëri që jehonë për ndryshime për zhvillim ekonomik, për qytetari dhe bashkëjetesë duke pranuar edhe oponentin politik pjesë e shoqërisë duke e respektuar dhe duke mos prekur në ndjenjat qofshin kombëtare apo fetare.

Mirëpo, gjatë fushatës nuk u shfaq ndonjë platformë dhe nuk u prezentua program udhëheqës. Për çudi kemi një AAK që del për krytar shteti edhe pse zgjedhjet janë parlamentare! Mandje, kemi një “bashkim” të të gjithëve kundër LVV. Militantët e partive politike më tepër u morën me sulme kundër liderit të VV, Albin Kurtit, që në çdo moment u munduan me anë të videove gjysmake, fjalime të prera për të dal jshtë kontekstit, për të treguar urrejtje. Por, gjithë këtë e

kuptojm si tendencë për të poshtëruar personalitetin e Albin Kurtit. Dhe kjo bëhet, pikërisht nga ata që më shumti kanë fituar nga politika duke u bë pjesë e tenderave, si dhe për të mbuluar moskapacitetin e tyre për të udhëhequr dhe zgjidhur problemet shoqërore dhe shtetërore të Kosovës.

Edhe përkundër të gjitha vlerësimeve nga e kaluara, pozitive dhe negative, urojmë që këta zgjedhje të jenë paqësore dhe demokratike, të jenë në harmoni dhe të paraqesin realitetin objektiv politik të Kosovës, si dhe në këta zgjedhje të jetë fituese Kosova!

Agim Jakupi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *