Home

Lajme

Alma Papamihali – Do ishte nje humbje e radhes per mjekesine shqiptare

No Comments Aktualitet Lajme

Se pse kam përshtypjen që doktori i shumë-përfolur kardio-kirurgu Edvin Prifti është thjesht një „kurban“ për të treguar qe asgje nuk na shpeton. Ky mjek është i një standarti perëndimor, që me zotësinë e tij dhe ngritjen profesionale, ka shpëtuar mijëra jetë shqiptarësh. Bëhet fjalë për operime dhe ndërhyrje në zemër, (një kardiokirurg) dhe jo për mjekun e shtëpisë që i fut 10 mijë leksh ne xhep kur shkruan një ilaç, që ta jep edhe farmacisti pa recetë. Po të jetonte në Gjermani, me të njëjtën punë që ka bërë në Shqipëri, ky mjek profesor, do kishte dhjetëfish të lekëve që i qenkan kapur, do kishte vilen e tij, makinen luksoze, dhe cdo privilegj tjeter jetesor…sepse jane te rralle kirurget e zemres (ata te suksesshmit) ketij organi jetësor, qe ka ne dore kualitetin e jetes se cdo njeriu. Do ishte nje humbje e radhes per mjekesine shqiptare (duke pasur parasysh largimin e mjekeve jashte vendit) që doktor profesor Prifti, mos kontribuonte ne sherbim te pacienteve shqiptare.
Apo e kam gabim, nuk eshte kardiolog ky, por eshte shefi i Tires apo infermierja qe vodhi portofolin nga xhepi i pacientit tek spitali „Shefqet Ndroqi“.
Shkruar nga Alma Papamihali

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *