Home

Lajme

Është koha për Epokën Kurti-Osmani

No Comments Lajme Opinion

Skënder S.Kapiti

Gjykatësi i madh është koha.

Koha tregohet e pamëshirshme dhe ajo zbulon të vërtetat, mashtrimet, krimet ,dështimet dhe është po koha ajo e cila nxjerr ne pah realitetet e keqija dhe që i ndëshkon ato si rrangalla e vjetërsira të dalë boje.

Aq më shumë akoma gjykatësit kohë nuk i shpëton dot as politika.

Koha tashmë ka provuar e vertetuar se politika e vjetër që e ka sunduar Kosovën është konsumuar dhe ka dështuar në të gjitha dejtimet, dhe epoka e elitës së vjetër politike PAN e PLAN tashmë ka ikur e perenduar madje edhe shumë turpshëm.

Dhe, me 14 Shkurt fillon epoka e re të cilën mund ta quajmë epoka KURTI-OSMANI si epoka e ndërtimit të një Republike të Re, të konsolidimit të shtetit e të demokracisë pasi elita e vjetër politike ka dështuar në ndërtimin e Republikës.

Dhe është e sigurtë se referendum i 14 Shkurtit do të jetë një votim e vullnet gjithëpopullor per realizimin e verdiktit popullor për demokracinë dhe republikën, pra për shtetin e të gjithë qytetarëve të Kosovvës, për shtetin për të cilin kanë sakrifikuar prej shekujsh brezat.

Republike do të thotë gjë e të gjithëve , që u përket të gjithë pjestarëve të një komunitertit apo shteti. Në Kosovë kjo nuk është realisht kështu pasi Republika ka vetëm emërtesëm Republikë, ajo në gjithë këto vite ka qenë republikë e personalizuar dhe e privatizuar nga pushteti I papërgjegjshëm, nga mafio-oligarkia dhe korrupsioni.

Prandaj dhe 14 Shkurti 2021 është dita kur do të shëmbet pseudorepublika dhe do të fillojë të ngrihet Republika e vërtetë, Republika e re, republika me të vërtetë demokratike.

Kjo Republikë e pas 14 Shkurtit do të jetë sistem politik mirëqeverisës dhe demokratik pasi reralisht nuk ka pasur dhe as nuk ka funksionuar një republikë funksionale dhe demokratike reale më pare, gjatë këtyre 20 viteve . Kjo më sakt do të realizohet nëse Kurti dhe Osmani do i vënë themelet dhe ndërtojnë një shtet mirëfunksional ligjor e demokratik e që automatikisht ata do të ndërtojnë një shtet modern demokratiko-republikan dhe si të tillë ata historia do t’i shënojë si reformatorët që reformuan dhe konsoliduan sistemin demokratik , atë Republikan , dhe do të bënin epokë, dhe e cila do të shënohej si epoka Kurti-Osmani.

Kjo mund të quhet si një epokë e re , me emrin e dy promotorëve të saj të Z. Kurti dhe Znj. Osmani te të cilët është shpresa dhe besimi se shqiptarëve të Kosovës do t’u kthehet demokracia republikane. Një gjë të tillë unë e kam shkruar që me 17 Nëntor 2020 në shkrimin me titull:

Vizioni dhe misioni i Kurti-Osmanit – Republikanizmi dhe çmontimi i korrupsionit dhe shtetit privat e tribal

Kurrë nuk ka zhvillim në një shtet kur ligjin e bëjnë dhe e sundojnë korrupsioni, nepotizmi, krahinizmi dhe injoranca, tipare këto të pushtetit e të politikës se epokës tribale e mesjetare, para republikane, para demokratike e para moderne.

Kosova është trajtuar nga elita politike si një shtet privat dhe tribal dhe jo si shtet republikan.

Kjo pasi: postet dhe detyrat e larta shtetërore, administrative,pasuritë kombëtare dhe paraja publike, ligji dhe drejtësia në Kosovë janë prona, të drejta, autoritete dhe privilegje për një pakicë njerëzish me lidhje klanore, fisnore, partizane dhe krimi,korrupsioni e hajnije.

Parlamenti, qeveria , presidenca dhe drejtësia kanë funksionuar si agjensi private të shpërndarjeve dhe shpërblimeve me paranë publike dhe të posteve atyre individëve që kanë lidhje familjare e fisnore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *