Home

Lajme

Organizata Shqiptarët e Bashkuar me seli në Detroit të Miçigenit të SHBA-së me Apel

No Comments Aktualitet Lajme

KOSOVA KA NEVOJË PËR NDRYSHIME RADIKALE HISTORIKE DHE DEMOKRATIKE

Nëse votojmë Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, në Kosovë nuk do të ketë më qytetarë të përbuzur, të diskriminuar, të varfër, të papunë, lypësarë, të pabarabartë përpara ligjit, as në asistencë sociale “as të gjallë e as të vdekur” e as pensionist me “100 euro” , që nuk mjaftojnë as bukë thatë e as për ilaçe.

Pra, POPULLIT dhe KOSOVËS, nevojitet t’u prijnë më të mirët dhe SHPËTIMTARËT e tyre: ALBIN KURTI dhe VJOSA OSMANI!

Prandaj, bashkatdhetarë të Kosovës, JU thërrasim të gjithëve ( vëllezër e motra tona të nderuara në mbarë Kosovën), që me 14 shkurt 2021, të dilni masovikisht dhe të votoni Lëvizjen Vetëvendosje me ALBIN KURTIN dhe me VJOSA OSMANIN në krye, sepse këta liderë politikë janë SHPËTIMI I POPULLIT dhe I SHTETIT TË PAVARUR dhe SOVRAN TË KOSOVËS (17 shkurt 2008).

Pra, 14 SHKURTI është koha e kthesës së madhe historike të shtetit të ri të Kosovës, të dalim bashkarisht të votojmë më të mirët, ALBIN KURTIN dhe VJOSA OSMANIN, sepse këto dy figura të mëdha kombëtare, asnjëherë deri më sot nuk i kanë tradhtuar vlerat e lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës (UÇK-në); nuk e kanë tradhtuar interesin e përgjithshëm të popullit dhe të shtetit të Kosovës. Përkundrazi, që nga kyçja e tyre në politikë vazhdimisht kanë luftuar dukuritë negative antipopull, antishtet, antidrejtësi, antibarazi, antidemorkaci dhe anti-SERBI.

Lufta e vazhdueshme politike e Albinit dhe e Vjosës si në pozitë, ashtu edhe në opozitë, në mënyrë koherente ishte përqëndruar në: luftimin e krimit të organizuar, të korrupsionit, të nepotizmit, të oligarkizmit, të burokratizmit, të kapjes së shtet, të politizimit të institucioneve dhe të organve të drejtësisë, të plaçkitjes së pasurisë së popullit dhe të shtetit…. etj.

Prandaj, bashkatdhetarë të nderuar, pavarësisht se kush bëri përpjekje që t’i njollosin dhe t’i denigrojnë ALBIN KURTIN dhe VJOSA OSMANIN në sy të opinionit, gjatë fushatës parazgjedhore, me qëllim për të fituar ndonjë votë të shkretë për ta tejkaluar pragun për të hapur derën e Parlamentit të Kosovës, JU APELOJMË që me dorën në zemër dhe mendjekthjellur, pa asnjë dyshim dhe droje, t’i VOTONI KËTO DY PERSONALITETE TË PASTRA, ME ETIKË, ME KARAKTER, ME DIJE DHE ME INTERESIM JETIK PËR MBROJTJEN E INTERESAVE VITALE TË POPULLIT DHE TË SHTETIT TË RI TË KOSOVËS.

-Kosovë, Urime Zgjedhjet Parlamentare të 14 shkurtit 2021, qofshin të qeta, të mbara, të drejta, paqësore e demokratike me fitoren historike të ALBIN KURTIT dhe të VJOSA OSMANIT.

-URIME ALBIN, URIME VJOSA, ME FAT VETËVENDOSJE, E MERITONI TË JENI NË BALLË TË POPULLIT DHE TË KOSOVËS!

ME JU NDIHEMI TË GJALLË, NË MIRËQENIE, TË SIGURT, NË PROSPERITET DHE PADROJTJE NË SHTËPITË TONA TË KOSOVËS SË LIRË (13 SHKURT 2021).

KRYETARI,

Rrok DEDVUKAJ, d.v.

Burimi/zhurnal.mk/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *