Home

Lajme

Ardiana Dhimiter Mitrushi – Sot nuk kam frikë…

No Comments Argëtim Letersi

Kjo pikturë është portreti që më jep shpresë edhe sot, por ka brenda jetën time, vajzën time që udhëtoi padashur me fillimet e mia Toma Vardhami … 😍❤️❤️❤️

Nuk e di pse më lindi kjo pyetje; “A kemi kohë për të vdekur…?! Tmerr dhe sarkazëm therrëse kjo ideja ime e momentit sot!… Pra, sot unë dua t’a prek për pak këtë fenomen, që sa tragjik është edhe jetik. Si një formë jetike, kjo ka qenë e pranishme tek ne të gjithë dhe është bërë pjesëmarrëse me humbje nënash, baballarësh, gjyshërish, gjysheve, burrit, gruas, fëmijeve, fisit, fqinjeve apo të njohurish, dhe të panjohurish.
Sa gjurmë të dhimbshme merrnin jetët tona, format ishin të ndryshme, por ndjesitë pikëllonin si aisbergë në diell pa stuhi. Historitë mortore gjëmonin me klithma dhe me dritën e fundit të shpresës, por që shuanin dhe rrëmbenin edhe një jetë. Disa të tjerë e gjenin shpresën mes ngjyrash jeshile dhe blu të ujërave, përrmes luleve shumëngjyrshe, por që rrëzoheshin në humnera dhe tunele pa dritë… Disa e projektonin shikimin, tek figurat e ndryshme simbolike të Zotit që i ftonte në mbretërinë e tij…
Unë pata një fat të madh, pasi nëna që më lindi nuk ma morri jetën, por m’a dhuroi edhe pse me kushte të një fëmije të lënë jetim. Unë vetë jam një grua dhe nana më e lumtur në botë që i dhurova jetë dy fëmijëve të mi’.
Shpesh ne nënat keq interpretohemi, keq trajtohemi dhe kjo nëpërmjet krimit manipulues, të kushtëzuar, po për mua u ushtrua i pa shpirt nga babai i fëmijëve të mi’. Ai më bëri t’a vuaj për jetë dështimin e detyruar të fëmijës tonë të tretë, i cili ishte vetëm një fetus tërësisht i formuar, por ai nuk desh të ndjente mëshirë. Mëshira e tij ishte vetvetja, ish’ narsisizmi prej përbindëshi, ish’ çfryrja e ekstazave në orgjitë e katakombeve të “shpirtërave të lirë”.
Kjo “liri” seksuale nuk mund të kish ndjenja për familje më, por masakrime dhe hakmarrje ndaj njerëzve që ushtronin një kujdes të plotë për ‘të. Sytë i ishin errur kaq shumë sa edhe në kryengritjen time më të vogël, ai merrte forca për një sulm akoma më agresiv për t’ më shkaktuar më shumë dhimbje, mbase dhe marrjen e jetës time si fitore, por keqardhja kish gabuar derë dhe trokiste pa heshturazi pa zë…
Në mendje shpesh më vinte një frazë e gjyshes time; “Ah!… moj bijë mos e paç fatin e jetimit…, por pse të jesh ti kjo moj çupë, pse ti?!…”.
Këto dhimbje, por edhe arsye të tjera madhore, më bën të marr vendimin e ndarjes martesore. Fëmijët e mi’ nuk e merritonin një njeri ordiner dhe pa karakter për baba.
Mua si nënë, më duhej të mbroja fëmijët që ishin të dy akoma të mitur dhe, kurrë nuk do të mund t’ia falja vetes nëse do të lejoja dhunën dhe manipulimin mendor si një fenomen normal në vazhdimësi, por që nesër t’u bëhej një shprehi jetike fëmijëve tanë. Kjo do të ish në kundërshtim të plotë me atë që unë predikoja si shpëtim social dhe, një ironi profesionale…
Shpesh me vete lutesha në pendesa; “Më fal o Zot që isha kaq e dobët përpara monstrës së pa civilizuar… më fal!…”.
Sa shumë qaja nga rebelimi i vetmisë dhe pasiguria e vetvetes, por buzëqeshjet e dy engjujve zgjonin tek unë shpresën me të cilën udhëtova e vetme edhe si foshnje e sapo lindur jetim.
Ekspozimi im në jetën profesionale m’a shtonte tmerrin e gjykimit, po ashtu edhe humbjen e privatësisë time në arenat sociale. Ironia e fatit qeshte kur këshillimet e mia ishin po aq të kamufluara, por që gjumi nuk më zinte.
Si një fajtore e pa shpresë qaja kur shikoja veten në pasqyrë, sepse nuk guxoja të shikoja realitetin brutalisht ashtu siç ish. Unë justifikohesha me dogmat patriarkale që: “Ne femrat shqiptare jemi brymosur të mos rrëfehemi dhe, të mos flasim kurrë edhe sikur të jemi në buzë të varrit, pasi jemi gra dhe e meritojmë çdo ndëshkim edhe kur nuk kishim faj…”.
Por, ndërgjegjja ime kish zënë të bënte revolucionin e rradhës, po fshikullonte zgjimin tim të drobitur dhe, e tmerruar thërriste: “ Çfarë po bën kështu?!…, ti ke fëmijë zgjohu, ti nuk je atje, je këtu, je në vendin e lirisë!…”.
Ndërsa humnera po më përpinte pak nga pak përditë, momenti edhe pse në grykë të varrit nuk e njohu më pendesën. E dija që nuk do të kishte më kthim mbrapa, nuk do të kishte më dhunë, nuk do të kishte më as vetëndëshkim për pafajësi.
Këtë rradhë ishte instikti i nënës që ulërrinte si e marrë, ishin fytyrat e pafajshme që më kërkonin, e ndjeja jehonën e lirisë. Në këtë betejë kaq të egër unë sakrifikova gjithshka, madje edhe jetën time, por thirrjet për fitore ishin zërat e fëmijëve, zëri i nanës së panjohur që diku m’ këndonte, mbase e ndizte një qiri…
Sa shumë shpirtra paska njeriu, por nuk mund t’a dijë edhe me sa beteja do të përballet përsëri. Nëse mua vdekja vërtetë do të më deshte, çudi ajo u mendua dhe, sakaq thërriti; “Ik…, ik…, nuk je për mua, shko gjej nanën e humbur, por mos harro ke fëmijë…”.
Për pesë vjet me rradhë luftoja betejën me trupin tim. Ndërsa doktorët përgjatë seancave operative qanin dhe luftonin me humjen e jetës time, por trupi im çuditërisht i rikthehej jetës, humanizmit dhe dashurisë dypalshe, mos vallë ish’ një mrekulli?!… Unë nuk e di pse i kthehesha jetës, ndoshta më thërriste prezenca e fëmijëve për të cilët duhej të sakrifikoja akoma dhe në pafundësi.
Kaluan vitet, por pse akoma ndjej mall për ty?!…
Për vdekjen u përlote në mediat, e cila për pak pushtoi trupit tënd. Qeshe për amanetet e pa lëna, falenderon Zotin që t’a shpëtoi emrin nga vdekja me emrin lavdi…
Lexoj kohët e fundit dhe, gëzoj që je kujtuar për njeriun, për njerzillëkun e të qenurit njeri… Por, nuk dua t’ia besoj dhe pranoj vetes, që vetëm pranë vdekjes instiktet vetëveprojnë, reflektojnë dhe zënë qajnë dhe, nga frika bëjnë ujdi…
Sot i lutem Zotit që të t’a sjellë momentin të vish tek unë përsëri me paqe dhe urtësi. Unë e dua nanën si nanë, por jo për famën që do dhe e gëzon vetëm ti…
Thjeshtësia e çështjeve jetike duhet t’a lëmë të vijë natyrshëm, siç bën nana për çdo fëmijë… Unë e di do t‘ju dua më shumë dhe do t’ju dua në pafundësi…
Ardiana Mitrushi 08/02/2021…

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *