Home

Lajme

Kosova voton, 88 prokurorë dhe 40 zyrtarë në gadishmëri për të mbrojtur votën e lirë

No Comments Aktualitet Lajme

Prokurori i Shtetit njofton se është duke përcjellë me vëmendje procesin zgjedhor i cili është duke u mbajtur sot për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Në njoftimin për media thuhet se nga ora shtatë e mëngjesit e ditës së sotme, janë të angazhuar 88 prokurorë dhe staf mbështetës, të cilët janë duke përcjellë për së afërmi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe janë në gjendje gatishmërie që të reagojnë në çdo rast ku ka pengim të procesit të votimit.

“Prokurori i Shtetit, me qëllim të parandalimit të çdo parregullsie që lidhet me të drejtën e votës, fton qytetarët, mediat dhe shoqërinë civile, të bashkëpunojnë dhe raportojnë te Policia dhe Prokuroria të gjitha pretendimet për keqpërdorim të votës”, thuhet në njoftim.

Laura Pula, koordinatore nacionale e zgjedhjeve nga Prokuroria e Shtetit ka bërë të ditur ditë më parë se sistemi prokurorial është angazhuar në mbrojtjen e votës së lirë për qytetarët e Kosovës.

Ajo shtoi se Prokuroria dhe Policia e Kosovës do të arrestojnë dhe ndalojnë të gjithë votuesit dhe zyrtarët përgjegjës në çfarëdo mënyre tentojnë apo ndikojnë në keqpërdorimin e votës së lirë të sovranit.

Burimi/maska.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *