Home

Lajme

Qytetarë të Kosovës, shkoni masivisht në votime, pasi është detyrë kombëtare dhe demokratike!

No Comments Lajme Opinion

Nga Skënder Sadri KAPITI , Durrës

Qytetarë të Kosovës, shkoni nesër masivisht në votime, mundësisht shkoni të gjithë Ju që keni të drejtë votimi!

Nesër kini rastin që të flisni, të veproni dhe të vendosni për qeverisjen e ardhshme për 4 vite sepse të gjithë kanë nevojë për verdiktin tuaj si votues për ta nxjerrë Kosovën nga ky batak rrënues dhe udhëkryq ku e ka zhytur Kosovën politika e keqe e gjithë këtyre viteve, gjë për të cilën tashmë është ndërgjegjsuar më shumë se kurrë qytetaria dhe shoqëria kosovare.

Prandaj nuk duhet treguar neglizhencë dhe as indiferentizëm sepse vota është forca, vula dhe vlera më e madhe demokratike prej së cilës varet edukata, përgjegjsia, zgjedhja e kualitetit dhe mirëqeverisja për të cilën vota popullore zgjedh dhe e voton.

Shkoni dhe votoni për ndryshimin, për progresin, për dinjitetin, për përgjegjshmërinë, për ardhmërinë, për shtetin, për Republiën, për drejtësinë, dinjitetin, për krenarinë dhe njëkohësisht edhe ndëshkoni tradhtinë, krimin, hajninë, korrupsionin; pra ndëshkoni me votë për ta cliruar Kosovën, shtetin, patriotizmin dhe demokracinë nga tradhtarët, hajnat, të inkriminuarit, nga hajdutët, gënjeshtarët, intrigantët dhe mashtruesit; shkoni dhe votoni për të larguar e përzënë nga pushteti, nga politika, diplomacia, nga akademia, nga drejtësia, nga parlamenti dhe nga administrata të gjithë ata të cilët Kosovën e kanë vjelur, rjepur, vjedhur,varferuar, plackitur e rrënuar; shkoni dhe votoni edhe kundër nepotizmit, hipokrizisë dhe injorancës që kanë kapur inteligjencën, shtetin, drejtësinë dhe kompetencën.Qytetarë të Kosovës shkoni në votime sepse kështu ju kryeni detyrën kombëtare, patriotike dhe demokratike!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *