Home

Lajme

Banorët e Komsisë në Burrel si në mesjetë, kanë vetëm një kërkesë: Duam drita

No Comments Aktualitet Lajme

Energjia elektrike në komunën Komsi në Burrel po bëhet një problem i vazhdueshëm. Prej disa muajsh në këtë Komunë drita në shumicën e kohës nuk ka, se sa ka.

Sapo të fryejë një erë apo të ketë disa reshje shiu, dritat stakohen. Shkak kryesor janë linjat e amortizuara dhe mos ndërhyrjs në to prej shumë kohësh. Ndërkohë banorët paguajn çdo muaj për këtë shërbim.

Instancat përkatëse nuk japin asnjë shpjegim në lidhje me këtë fenomen që duket se nuk do ketë zgjidhje për shumë kohë, edhe pse është bërë disa herë mediatike si problem, përsëri “errësira” vazhdon.

Banorët e komunës Komsi tashmë janë rikthyer tek kërkesat e para 30 viteve, ku kërkonin vetëm që të kishin drita dhe asgjë tjetër.

Burimi/maska.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *