Home

Lajme

Dritan Demiraj – Zgjedhjet e sotme në Kosovë ishin treguesi më i qartë i standartit demokratik

No Comments Lajme Opinion

Të nderuar bashkëkombas!
Zgjedhjet e sotme në Kosovë ishin treguesi më i qartë i standartit demokratik dhe i nivelit të lartë të demokracisë së qytetarëve të Kosovës.
Fitorja e thellë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe e koalicionit të Kryeministrit Kurti dhe Presidentes në detyrë Znj. Vjosa Osmani konfirmuan vlerësimin e lidershipit të tyre të suksesshëm nga populli Kosovës.
Suksese z. Albin Kurti dhe znj. Vjosa Osmani për këtë fitore kaq të thellë dhe domethënëse.
Padyshim që qeveria e ardhshme do të përballet me sfida të mëdha si përmirësimi ekonomik i Kosovës, stabiliteti i mëtejshëm politik, nisja e reformave të thella në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, forcimit të mëtejshëm të sigurisë kombëtare, reformave në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, rritjen e investimeve të huaja, vijimin e njohjeve ndërkombëtare, ndalimin e largimit të rinisë nga vendi, forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me SHBA-të, liberalizimin e vizave, rritjen ndjeshëm të bashkëpunimit në të gjitha fushat me qeverinë e Shqipërisë, etj.
Padyshim që bashkëpunimi i Kryeministrit Albin Kurti me Kryeministrin Lulzim Basha nuk do të jetë një bashkëpunim fake si me Ramën, por do të jetë një bashkëpunim që do të sjellë rezultate të ndjeshme sociale, ekonomike, politike, sigurie dhe diplomatike duke e forcuar ndjeshëm faktorin Shqiptar në rajon dhe jo vetëm, duke përshpejtuar reformat dhe integrimin e të dyja vendeve në BE dhe NATO (Kosova).
Gjithashtu ndjehem i përkushtuar personalisht që të vazhdoj të jap kontributin modest në fushên e sigurisë dhe të mbrojtjes njêlloj si më parê.
D.D. Tiranë.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *